Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs up Kufiri Kosovë-Maqedoni një çështje jo e ngutshme, vlerësojnë analistët amerikanë

    Nga pikëpamja e analistëve në Washington ndër çështjet të papërcaktuara në Ballkan, por jo e ngutshme është edhe definimi i kufirit të Kosovës me Maqedoninë, ndërkohë që shtrohet pyetja kur do të ishte momenti më i përshtatshëm. Kanë mbizotëruar dy mendime që janë reflektuar edhe tek qarqet e interesuara në Amerikë se : pala maqedonase kërkon demarkacionin përfundimtar para definimit të statusit, ndërsa Kosova do që kjo çështje të rregullohet pas pavarësimit të saj.


    Marrëveshja e Serbisë me Maqedoninë lidhur me kufirin e Kosovës, katër vjet më parë, vlerësohet si një pazar pa hanxhiun dhe e paqëndrueshme.Charles Kupchan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown shfaq më shumë shqetësim për të ardhmen e shumetnicitetit në Maqedoni se sa kufijve të tashëm. Ai thotë se përkundër marrëveshjes së Ohrit, çështja e Maqedonisë megjithatë nuk e ka kaluar krizën. Përqindja etnike e Maqedonisë së shpejti mund të jetë 50 – 50, do të thotë përgjysmë shqiptarë dhe maqedonas, dhe, është vështirë të mbahet një shtet kur gjysma e popullatës janë qytetarë të rendit të dytë. Ky është shqetësim shumë më i madh se çështja e demarkacionit të kufirit, thotë Kupchan. Ai mendon se pavarësia e Kosovës do ta ndihmonte Maqedoninë dhe stabilizimin e rajonit, sepse do t’i qetësonte shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Edhe ndihmëssekretari i Shtetit për çështje politike dhe të drejtat e njeriut, Daniel Fried, thotë se çështja e pazgjidhur e kufirit të Kosovës me Maqedoninë nuk përbën ndonjë problem të veçantë në kuadrin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Kjo është pjesë e procesit dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bërë plotësisht të qartë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të tolerojnë asnjë lloj pretendimi nacionalist që do ta kthente rajonin në luftërat ballkanike, tha Freid për programin në anglisht të Zërit të Amerikës.


    RTK 01/04/2006 13:14:27

  2. #2
    Sulejman Gashi, SHBA

    Kufiri Kosovë-Maqedoni një çështje jo e ngutshme

    Përqindja etnike e Maqedonisë së shpejti mund të jetë 50 – 50, do të thotë përgjysmë shqiptarë dhe maqedonas dhe është vështirë të mbahet një shtet kur gjysma e popullatës janë qytetarë të rendit të dytë. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë plotësisht të qartë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të tolerojnë asnjë lloj pretendimi nacionalist që do ta kthente rajonin në luftërat ballkanike.

    Nga pikëpamja e analistëve në Washington ndër çështjet të papërcaktuara në Ballkan, por jo e ngutshme është edhe definimi i kufirit të Kosovës me Maqedoninë, ndërkohë që shtrohet pyetja kur do të ishte momenti më i përshtatshëm.

    Kanë mbizotëruar dy mendime që janë reflektuar edhe tek qarqet e interesuara këtu në Amerikë se : pala maqedonase kërkon demarkacionin përfundimtar para definimit të statusit, ndërsa Kosova do që kjo çështje të rregullohet pas pavarësimit të saj.

    Marrëveshja e Serbisë me Maqedoninë lidhur me kufirin e Kosovës, katër vjet më parë, vlerësohet si një pazar pa hanxhiun dhe e paqëndrueshme.

    Charles Kupchan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown shfaq më shumë shqetësim për të ardhmen e shumetnicitetit në Maqedoni se sa kufijve të tashëm. Ai thotë se përkundër marrëveshjes së Ohrit, çështja e Maqedonisë megjithatë nuk e ka kaluar krizën. Përqindja etnike e Maqedonisë së shpejti mund të jetë 50 – 50, do të thotë përgjysmë shqiptarë dhe maqedonas, dhe, është vështirë të mbahet një shtet kur gjysma e popullatës janë qytetarë të rendit të dytë.
    Ky është shqetësim shumë më i madh se çështja e demarkacionit të kufirit, thotë Kupchan. Ai mendon se pavarësia e Kosovës do ta ndihmonte Maqedoninë dhe stabilizimin e rajonit, sepse do t’i qetësonte shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni.

    Edhe ndihmëssekretari i Shtetit për çështje politike dhe të drejtat e njeriut, Daniel Fried, thotë se çështja e pazgjidhur e kufirit të Kosovës me Maqedoninë nuk përbën ndonjë problem të veçantë në kuadrin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Kjo është pjesë e procesit dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bërë plotësisht të qartë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të tolerojnë asnjë lloj pretendimi nacionalist që do ta kthente rajonin në luftërat ballkanike, tha Freid për programin në anglisht të Zërit të Amerikës.

    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Apr 01, 06 | 11:18 am

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •