g55
....
Ujrat e ėmbla qė humbasin nė detin e kripur
Ujėsjellėsit tė Vlorės ka 6 vjet qė nuk i bėhen investime duke e lėnė pa perspektivė. Qytet - fshat ka 10 stacione pompimi uji por populli ujė nuk pi. Megjithėse nuk janė bėrė riparime rikonsruksione, rimonte, rrjeti ka ngelur nė gjendjen e vitit 1950. Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit u prish mė 1997. Banditėt me kallashnikov gėrmuan nėn dhe si urithi dhe vodhėn magazinėn me bazė tė mjaftueshme materiale si tubacione, rekorde, elektromotorra, pompa qė shėrbenin nė prapavijė pėr gadishmėrinė e lartė tė pėrmirėsimit tė gjendjes. Dėmi i vjedhjes llogaritet mbi 500 milionė lekė dhe sot ata e shikojnė vehten tė pasuruar padrejtėsisht duke u bėrė pronarė pallatesh. Vlora posedon natyrisht rezerva tė mėdha uji- artificialisht vuan pėr ujė. Burimet kanė aftėsi me qytetin nė rritje sot me 150 000 banorė dhe pas 10 vjetėsh duke llogaritur edhe lėvizjen e pakontrolluar urbane nė 300 000 banorė. Eshte pėr t'u theksuar se kaq burime tė shumta tė marra sė bashku krijojnė njė bashkėsi tė tillė rrjedhe qė mund tė shfrytėzohet pėr njė situatė energjitike, ku mund tė prodhohet energji elektrike me ndėrtimin e njė hidrocentrali si ai i Smokthinės mbi lumin Shushica. Ka pasur shqetėsim nė kohė tė PD pėr ti disiplinuar kėto ujėra nga ana gjeollogjike, hidrollogjike por sa u hodhėn hapat e para nė realizimin e studimit mė 1997 kėta njerėz tė nderuar u mėnjanuan u decentralizua mendimi ekonomiko - inxhinerik dhe kopetencat kaluan nė dorė tė PS-ė. Parimi neokomunist se nuk duhen "demokratėt" pruri tė kėqija mė tė mėdha.
Vendodhja e burimeve tė Vlorės
Janė nė pjesėn jugore tė qytetit nė fund tė masivit malor tė malit Shashica. Eshte njė vendburim hidrik qė njihet prej shekujsh. Pėr Vlorėn ėshtė njė muze natyral i njė bukurie tė paqethur, hyjnor ku rrjedh uji mineral si lėng kryesor qė a rritur njė rracė tė pastėr. Masivi i Shashicės zė njė sipėrfaqe tė madhe disa qindra ha me kuotė maksimale 800 metro mbi nivelin e detit. Zona e Ujit tė ftohtė nga Rrapi i Vasil Velos shtrihet deri tek kalaja. Ky ėshtė kufi zbarkues gjeologjik i ujrave. Ndėrtimi i Masivit Shashicės ėshtė gėlqeror CaCo3 me ēarje karstike. Pėr kuriozitet gjeologjik, shpjegojmė se Shashica furnizohet me rrugė nėntokėsore me ujin e malit Cekut, Qorremajės me lartėsi mbi 1700 metra mbi nivelin e detit. Origjina e mbushes se rezervuareve natyror janė rreshjet e shiut, dėborės dhe tė gjitha shkarkojnė nė Ujin e Ftohtė. A nuk duhet tė njihen vlerat ndėrkombėtare tė kėtij uji? Edhe diktatura tek burimi-stacioni, shtroi 200 metra tubacione pėr tė furnizuar tregun e huaj me njė sasi 100 000 tonė ujė nė ditė. Cudi me qeverisjen e sotme nuk prodhon pėrralla me "kucedrėn" e ujit? Nga mungesa e ligjit, pengesat doganoro-portuale, kontratat, marrėveshjet prishen. Absurditet. Thuhet se investitorėt i ndjek Papa (ZOTI e Shėnjtėroftė mė shumė Shėnjtėrine e tij se nuk e "bekoj" kėtė ujė... thonė neokomunistėt?! Pėr momentin tregun e brendshėm e furnizojnė agallarėt e kuq tė ujit nga Vlora, Fieri, Lushnja, Tirana. Pėrfitimet i ka administrata e tė gjitha niveleve nė Vlorė. Ata kanė kopetenca tė pakufizuara nė dėmet e tyre.
Cilat janė humbjet hidrike?
I- Burimi i parė me kapacitet (Debitė) 40 litra/sekondė i ndėrtuar mė 1941 nga italianėt i pa shfrytėzuar derdhet nė det.
II dhe-2 dhe 3-Burimi i dytė dhe i tretė me kapacitet 140 litra/sekondė. Shfrytėzohet me 130 litra/sekondė...10 litra/sekondė derdhen nė det.
IV Burimi i katėrt me kapacitet 140 litra/sekondė. Shfrytėzohet me 40 litra/sekondė dhe 100 litra/sekondė derdhen nė det.
V.-Burimi i pestė, kapaciteti 150 litra/sekondė. Nuk shfrytėzohet. Derdhet nė det.
VI-Burimi i gjashtė, kapacitet 350 litra/sekondė. Shfrytėzohet totalisht.
VII.Burimi i 7 kapaciteti 250 litra/sekondė. Nuk shfrytėzohet. Derdhet nė det.
Diferenca e pėrgjithshme nė tabelė tė kapaciteteve qė shfrytėzohet dhe asaj qė derdhen nė det, ėshtė pėr tė gjitha burimet sė bashku 550 litra sė bashku. Alarm i madh pėr cdo stinė kur Vlora ėshtė "komshi" me burimet dhe i thahet buza pėr ujė. Zhveshja nga kopetencat e drejtuesve demorkatiė si autor tė njė studimi tė saktė hidrik tė dokumentuar, arsyetuar i ka tė sigurta humbjet. Sot ekonomia e tregut pėr 1 metėr kub ujė tė pijshėm kushton njė dollar amerikan, i marr rifuxho me Tanker. Sikur tė shitej sasia 550 litra/sekondė Italisė Jugore qė vuan pėr ujė bėhej afėrsisht 42 500 dollarė dhe Fatos Nanua nuk dėmtonte nga ana natyrore, ekonologjinė e Syrit tė Kaltėr me gjithė gjeografinė e tij nga burimi e deri nė derdhjen e lumit Bistrica nė Detin Jon. Ky studim i ėshtė vėrėn pėrpara Bashkisė, Prefekturės, Ministrisė, Kryeministrisė... atyre u ėshtė dukur jashtė cdo pėrfytyrimi pėr njė organ shtetėror. E shikon problemin nga kėndi partiak sundues por nuk mendojnė se situata shtyhet akoma mė tutje kur e keqja dhe poshtėrsia qė i bėhet Vlorės ėshtė alarmante.
A mund tė nėnshtrohet gjithė natyra?
Fusha qindra ha e Shashicės, ėshtė e prishur. Duke zbritur mė poshtė janė prishur masive pyjore me gjelbėrim tė pėrjetshėm dhe skatėrruar ekologjikinė e zonės. Sistemi rrėnjor ishte filtėr pėr ujėrt e shirave, dėborės qė furnizojnė burimet e Ujit tė Ftohtė. Pamja e sotme ėshtė vrarė me maja, pllaja shpate tė zhveshura ku duken vetėm dherat e zhveshura. 1997 na la pa gjelbėrim po na "dhuroi" revolucionin e vonuar qė prishi urbanizimin natyror. Mbi sipėrfaqet e Burimeve tė Ujit tė Ftohtė nė njė lartėsi mbi nivelin e detit janė zėnė me ndėrtime pa leje. Njerėz tė pandėrgjegjshėm, deficent e kanė denatyruar pamjen me 500 shtėpi. Barbarėt kanė zbritur nga malet me kope bagėtish. Kanė ndėrtuar stane, kasolle, kolibe...WC. E gjithė zona turistike dominohet si nė kooperativat bujqėsore.E gjithė pamja nuk ka infrastrukturėn e nevojshnme qytetare ligjore, urbane, inxhinierike, arkitekturore,ndėrtimore, komunale. Vktimė e veprimve tė paligjshme, mafioze ėshtė populli i Vlorės. Ai jeton nėn psikologjinė e ndotjeve nga ujėrat e zeza. Tė jetojnė 500 shtėpi apo tė vdesin 150 000 qytetarė avash-avash?
A ka mbrojtje shėndeti i Vlorės?
Me pamjen e"re' ka ndryshuar dhe struktura filtruese e shtresės sė zonės. Gėlqerorėt janė karstik tė pėrshkueshėm. Si ndėrtim gjeologjik fomracionet janė cakėll, zhavorre, argjile tė kuqe me pėrzierje ranorėsh dhe nė thellėsi lejojnė depėrtimin e ujrave sipėrfaqėsore. Nga dobėsimi i filtrit natyror ujėrat e zeza tė gropave septike, kanalizimeve, bagėtive, zbarkojnė tek Burimet e Ujit tė Ftohtė. E gjithė zona ėshtė nėn kėrcėnimin e prėditshėm tė ujrave tė zeza. Studimi i njerėzve tė ditur e thonė shkencėrisht, mbėshtetur nė literaturė bashkohore se vendburimeve duhet tu largohesh pėr vednbanim 1500 metra nė distancė ajrore. Ky studim serioz nė kėtė drejtim ėshtė mbėshtetur nė traditėn shqiptare. Mbreti Zog i i-rė kur ndėrtoi ujėsjellėsine parė me investime italiane pėrdori ndėrtime nė buzė tė detit dhe jo nė fushėn ku janė ndėrtuar 500 shtėpi. E keqja nuk qėndron vetėm nga kalimi i ujrave tė zeza me prodhueshmėri tė lartė barbaro-kafshore duke filtruar tek Burimet por kur e thithin pompat e stacioneve elektrike e cojnė tek 7 rezervuarėt me volum 15000 metėr kub ujė. Ai rrjedh pastaj nėpėr tubacione e vete direkt tek konsumatori. Tubacioni i I ėshtė ndėrtuar nė vitin 1941 i dyti i ish trios "Zonės Industriale tė PVC" mė 1972 dhe i riu mė 1989. Ai i Italisė i ka bėrė ditėt e Perėndisė, dy tė tjerėt edhe pse janė prej gize kanė dalė jashtė pėrdorimit, amortizimin e kanė 90 pėr qind megjithėse pi ujė populli i Vlorės. Ardhacakėt mė shumė pėr nevoja ujitje tė bacave i kanė cpuar kėto tubacione deri nė 6000 raste dhe vadisin . Meqenėse Vlora ėshtė 0.5 metra nėn nivelin e detit, nėpėr tubacione depėrtojnė edhe ujėra tė tjera. Prap pre mbetet populli i Vlorės qė buan tė zijtė e ullirit pėr ujin. Kur uji rrjedh nė cezmat e cdo shtėpije ėshtė njė lėng heterogjen me pėrzierje trupash tė huaja si fekale, korrozione metalesh, mbeturina kėnetore. Nė Spitalin e Vlorės do tė gjesh tė shtruar me intokacione, tifo, verdhės, paraqit. I veti shėrbim i thjeshtė ( qė nuk kushton) dhe ėshtė nė udhėkryq, ėshtė klorifikimi. Nuk bėhet mė rregull. Pėrdorimi me fushata, hedhja pa dozė e kimikatit e ngjyros ujin deri sa ngjan me solucionin e shuar tė gėlqeres. Situata nuk po disiplinohet dhe herė pas here ka shpėrthime yhidrike tė ujėrave tė zeza. Deputetėt e Vlorės ngrejnė kartonat nė parlament se do tė bėjnė investime me njė fond 60 milionė dollarė por me sa shohim lėngu i bardhė i gėlqeres qė rrjedh nė ēezmat do tė dizifektojė kolerėn...pėrballė tė drejtave jetike tė njeriut qė s'po plotėsohen.
besnik velaj (gazeta55)
Krijoni Kontakt