
Postuar më parë nga
Albo
Se pari, te gjithe ju duhet te gezoheni qe ne Shqiperi shqiptaret e ndryshojne fene e tyre sipas qejfit dhe deshires se zemres. Pse? Sepse kjo deshmon qe me ne fund shqiptaret jetojne ne LIRI dhe jo ne nje liri te manget, por ne nje liri te plote. Arsyeja tjeter perse duhet te gezoheni eshte se ata te paret tuaj ne kohen e sulltanit qe guxonin te ndryshonin besimin musliman, i priste vdekja me prerje koke ose me varje ne litar. Kurse ata te krishtere orthodhokse qe nuk pranonin te konvertoheshin me hir ose me pahir, perfundonin edhe ne hell te pjekur per se gjalli. Keshtu qe vleresojeni lirine qe brezi yne i shqiptareve po jeton, pasi nuk ka qene asnjehere keshtu, te pakten ne 600 vjetet e fundit.
Se dyti, kur njerezit jetojne ne liri, ata jane te lire te mendojne, besojne, shprehin mendime, mesojne mbi gjithcka qe u do e bardha zemer. Eshte njesoj si te nxjerresh nje zog nga kafazi ku ai ka mbetur i mbyllur per 600 vjet dhe ti thuash qe qielli eshte i yti. Nxjerrja e zogut nga kafazi eshte nje ogur i mire per te, por ogur i keq per ata qe e mbajten ne kafaz per 600 vjet. Dhe kjo liria e rigjetur i shqiptareve eshte nje liri e frishme per ata qe deshen ti shisnin shqiptaret si skllever qe nuk e kishin as te drejten e fjales, dhe as te drejten e krijimit te identitetit te tyre kombetar.
Se treti, liria ka shume dimensione ne jeten e secilit prej nesh dhe dimensioni shpirteror eshte vetem nje prej tyre. Kur flasim per "konvertime" apo "ndryshim feje", jemi duke folur per ndryshim identiteti. Feja luan nje rol paresor ne jeten e shume njerezve qe besojne dhe ajo nuk mund te shihet si e ndare nga dimensionet e tjera. Ajo qe une e quaj "krizen e identitetit" shqiptar, nuk eshte vecse perzierja e dy dimensioneve: fetar + etnik. Ne rastin e shqiptareve, konvertimet nuk po ndodhin vetem ne linja tradite, ato po ndodhin edhe ne linje etnike. Liria e besimit e shoqeruar me lirine e tubimeve dhe lirine e minoriteteve, ka bere qe gati te gjitha minoritetet kombetare ne vend te rigjejne identitetin e tyre te humbur. Tre minoritetet me te medha ne vend jane ai arumun, turk, grek. Minoriteti turk zyrtarisht nuk ekziston ne vend, por gjithmone e me shume me kohen ky minoritet po kristalizon identitetin e vete ne vend. Identiteti i sapogjetur etnik, qe eshte i nderthurur ne menyre te pazgjidhshme me identitetin fetar, eshte nje force shtytese qe ka bere te mundur edhe konvertimet ne besime te caktuara.
Se katerti, forca kryesore shtytese qe i shtyn shqiptaret drejt besimit eshte mungesa e nje bote shpirterore per nje kohe te gjate, sidomos tek shqiptaret ne Shqiperi qe jetuan ne vendin e vetem te veteshpallur ateist ne bote, diktaturen komuniste te E. Hoxhes. Ajo qe ishte molle e ndaluar per nje kohe kaq te gjate, sot eshte nje burim kurioziteti qe fillon si eksplorim e rritet me kohen.
Se pesti, eksperienca e jetes shqiptare eshte nje drame pa fund dhe si e tille krijon shume trauma te perseritura ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Dhe keto mini-kriza te perseritura krijojne nje pasiguri te madhe mbi veten, nje pasiguri te madhe mbi te ardhmen, ndjenja pesimizmi dhe inferioriteti. E gjithe kjo energji negative qe injektohet ne mendjet dhe zemrat e gjithe shqiptareve, nxjerr ne plan te pare nevojen e gjetjes se nje paqe se brendshme. Kur njerezit nuk gjejne dot nje paqe te jashtme ne shoqerite ku jetojne, ata mundohen te gjejne nje paqe te brendshme ku ato problemet e jetes se perditshme nuk depertojne dot.
Se gjashti, nje tjeter shkaktar i konvertimeve fetare tek shqiptaret eshte perballja me rolin qe luan feja ne jeten e shoqerive te huaja ku keta shqiptare kane shkuar si emigrante. Eshte nje gje te mesosh per besimin musliman duke lexuar Kuranin ne Shqiperi, eshte dicka tjeter te mesosh per besimin musliman kur jeton ne Turqi. E njejta gje vlen edhe per emigrantet ne Greqi, Itali, Amerike e me rradhe. Ana praktike e besimit, tradita fetare, eshte ekspozimi i pare i nje jo-besimtari me nje besim te caktuar.
Se shtati, arsyeja tjeter perse ne Shqiperi ka shume konvertime eshte se Shqiperia eshte kthyer nen je magnet misionaresh te gjithe besimeve te botes. Shkaku? Imazhi qe rregjimi komunist i fali vendit ne syte e botes: "Shteti i pare i veteshpallur ateist ne bote"; dhe arsyeja tjeter, izolimi prej me shume se 50 vjet nga pjesa tjeter e botes. Vershimi i misionareve ne Shqiperi eshte nje tjeter faktor qe rrit numrin e konvertimeve ne vend.
Cfare ka ndryshuar?
Liria eshte forca me e madhe per ndryshim dhe jeta e shqiptareve ka ndryshuar shume, po ndryshon dhe do te ndryshoje edhe ne vitet ne vazhdim. Bota e tyre shpirterore nuk ben perjashtim nga keto ndryshime. Dhe te gjitha keto ndryshime, jane shume pozitive nese me pyesni mua. Arsyeja eshte e thjeshte: ky ndryshim nuk po diktohet nga askush por po vjen si rezultat i konsumimit te lirise se cdo shqiptari. Propagandiste ka patur dhe do te kete, por perseri jane shqiptaret ata qe zgjedhin besimin qe duan.
Eshte pamundur qe te vleresosh se cfare ka ndryshuar kur vjen fjala tek feja, pasi jo vetem qe nuk ka shifra te sakta zyrtare, por nuk kemi as shifra te sakta historike me te cilat mund te bazohemi per te mund te pare se cfare ka ndryshuar. Shifrate vetme zyrtare qe perdoren edhe sote kesaj dite nga disa, jane shifrat e kohes se Zogut, 80 vjet me pare!
Te matesh numrin e besimtareve eshte gati e pamundur, por te vleresosh punen e institucioneve te komuniteteve fetare ne vend eshte nje pune e mundshme. Dhe cdo komunitet fetar ne vend sot ka nje strukture te ringritur nga hici, tradita e besimit eshte rikthyer, dhe emancipimi fetar i shqiptareve te dale nga sistemi komunisto-ateist eshte nje progres i ngadalshem perpara. Me emancipim fetar kam parasysh edukimin e shqiptareve qe te mesojne te respektojne te drejten e tjetrit per te besuar ne Zot apo per te qene i nje besimi ndryshe nga tuaji.
Kush e dikton ndryshimin?
Eshte qesharake te lexosh mendimin foshnjor te disave qe nuk e kane per gje qe me nje fjale goje ti kthejne shqiptaret ne X besim apo Y fe. Ju kujtoj, se as Vete Perendia nuk e ben nje gje te tille. Nuk e ben, pasi Ai respekton vullnetin e lire te cdo qenie njerezore qe ecen mbi toke. Afrimi i njeriut me Perendine fillon me hedhjen e hapit te pare nga njeriu. Dhe besimtari fillon e rritet shpirterisht vetem duke shkrire vullnetin e tij njerezor me ate te Perendise derisa nje dite vullneti i tij njerezor nuk ekziston me, dhe ai jeton per te vene ne vend Vullnetin e Perendise.
Ajo qe ju duhet te kerkoni te gjeni ne mesin e shqiptareve, eshte pikerisht kete Vullnetin e Perendise qe vihet ne vend fale sherbetoreve te Tij te zgjedhur. Ky Vullnet eshte forca e vertete e ndryshimit shpirteror tek shqiptaret dhe vetem ai besim qe mban te ndezur fort flaken e Perendise, do te ndricoje me fort se te tjeret erresiren shpirterore shqiptare.
Albo
Krijoni Kontakt