Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 86
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Konvertimi matet me cilesi dhe jo sasi. Konvertimi me jo cilesor brenda Shqiperise londineze, eshte ai protestant dhe ai ortodoks per ata emigranta qe jane ne Greqi.

    Nga ajo qe une kam vene re, me eshte krijuar pershtypja se konvertimet me cilesore i kane muslimanet, pra shqiptare jo musliman, apo shqiptare ateiste me tradite muslimane qe e rifitojne identitetin e tyre islam. Ervin Hatibi eshte nje prej tyre dhe ky, jo i vetmi, nuk krahasohet per nga cilesia me ASNJE nga ato ore ore luleboret qe konvertohen ne 'evangjelist'.

    Pastaj vijne ortodokset me shembullin me te mire, Joan Pelushin, pastaj vijne katoliket.


    Protestantet kane bere buje ne anen sasiore, por nuk e di se sa do ti qendroje kohes. Vecse uroj, qe kur te mos i qendroje dot me kohes, shkaperdarjet e tij te jene ne dobi te krishterimit.


    Shqiptaret kosovare qe jane me men ne koke, nqs duan te konvertohen ne kristiane, duhet te kene si prioritet katolicizmin.

  2. #12
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Per mendimin tim ka dy gjera qe ia vlejne te permenden

    1-Fete e medha qe kane numer te konsiderueshem ndjekesish ne Shqiperi jane sjell prej pushtuesve qe kane qendruar ne perioda te gjata kohore.Romake,"Bizantin",Sllav,Turq,Grek

    2-Fete kane zevendesuar njera tjetren pasi kane gjetur terrenin e pershtatshem tek shqiptaret, shpirteror dhe material.
    Ndryshuar për herë të fundit nga F_LASKU : 01-04-2006 më 04:54
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  3. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kam punuar shume me te huajet ketu ne Skandinavi.
    Gadi te gjithe qe konvertojne, perqafojne protestanizmin.
    Sidomos ata qe vine nga Kosova. Shpesh as nuk e dine dallimin, por ndoshta edhe pse eshte vendi protestant ose pse jane me liberal se tjert.
    Cka eshte inetersante se e rujne ne fshehtesi kete pune, ndoshta frigohen per represalie, apo kush e din pse. Historia perseritet.
    Sic duket, e ke bere nje here, eshte lehte ta bejsh edhe here tjera.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe nje here po e perseris per sot:

    hiqni dore nga mendime mesjetare ne nje kohe qe mbaheni edhe per moderne.


    Mund te flitet per perkatesi fetare me permasa kombetare dhe te trashegueshme, vetem ne nje shoqeri qe jeton ne mentalitetin e nje lidhje te natyrshme mes identitetit shtet-fe-politike, si psh bizantino-grek, franko-katolik, otomano-musliman.

    Vetem njerez te tille mund te flasin natyrshem mbi koncepte te tilla si "te paret e mi ishin te kesaj feje por u konvertuan ne filan tjeter fe, keshtu qe automatiskisht une jam pjese e kesaj feje te dyte", apo se ate qe bene parardhesit ne aspektin fetar mbart automatiskisht merita apo faj per pasardhesit.


    Feja ne esencen e vete primare eshte personale, nje qendrim vetjak ndaj nje bindje, e cila nuk mund te percillet automatikisht thjesht me ane te lindjes.

    Si e tille, nuk ka tragjedira apo merita kolektive ne kete fushe.


    Ndersa ne aspektin e nje feje me tipare politiko-historike si identitet, atehere po!

  5. #15
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Duke u nisuar nga historia qe edhe ju e dini, shqiptaret nder popujt e pare e pranuan krishterimin, para romakeve, gjermaneve, anglezeve, sllaveve etj.
    Nga cila histori nisesh ti ore NoName kur thua qe shqiptaret ishin nder popujt e pare qe e pranuan krishterimin? Madje ti shkon deri aty sa te thuash se shqiptaret krishterimin e pranuan edhe para romakeve?! Ku bazohesh ti per keto qe shkruan? Per me teper, si e spjegon ti NoName faktin qe fjalet qe kane te bejne me krishterizmin ne fjalorin e gjuhes shqipe, jane teresisht me origjine latine? Bile edhe ne ato raste kur egzistojne fjale autentike shqipe, ne nje liturgji te krishtere perdoren vetem fjale latine.

    Sikur proto-shqiptaret (iliret) te ishin konvertuar para romakeve duhej te ndodhte e kunderta e asaj qe ka ndodhur, pra duhet te mbizoteronin fjalet autentike shqipe, jo ato latine. Prezenca e latinishtes ne fjalorin kishtar te shqipes, sipas historianeve dhe gjuhetareve, tregon se proto-shqiptaret nuk u konvertuan ne te krishtere nga ndonje shenjt si Shen Pali, ne nje mision te perkthimit te 'fjales se zotit' ne gjuhen e tyre shqipe, pasi qe nje mision i tille do te kerkonte perkthimin e bibles ('fjales se zotit') ne gjuhen e atyre qe ishin subjekte te konvertimit, pra shqiptareve. (Nje proces i tille ndodhi me disa popuj te tjere qe u konvertuan nga misionare, si psh gotet dhe me vone sllavet). Me proto-shqiptaret nuk ndodhi e njejta gje, domethene nuk pati perkthim te bibles ne gjuhen proto-shqipe, se nuk pati 'shenjt' qe ti konvertoje shqiptaret. Prania e latinizmave ne fjalorin kishtar te shqipes, deshmon se proto-shqiptaret krishterimin e moren drejtpersedrejti nga nje popullsi latinishtfolese me te cilet ata ishin ne kontakt te vazhdueshem, dhe ne raport me te cilet ishin inferiore (te sunduar).

    Per me teper, konvertimi i proto-shqiptareve ne te krishtere nuk ndodhi ne shekujt e pare te eres sone, sic propagandohet nga disa 'historiane', por ndodhi vetem pas zyrtarizimit dhe institucionalizimit te krishterimit nga Konstantini, kur u shtua presioni per tu konvertuar mbi popujt e nenshtruar. Krishterimi ne shekujt e pare te eres se re (I-III), ne Gadishullin Ballkanik ishte i kufizuar vetem ne disa zona urbane te viseve bregdetare te banuara kryesisht nga popullsi latine dhe grekofone.

    Nuk mund te kete konvertim ne mase, ne rast se nuk inkurajohet, mbeshtetet dhe sanksionohet nga shteti dhe institucionet shteterore, aq me shume kur perhapja e fese behet ne nje gjuhe te panjohur per masat e gjera dhe te shtypura. Konvertimi ne krishterizem, pas shpalljes se saj si fe zyrtare e Perandorise Romake, inkurajohej dhe ushtrohej nga autoritetet perandorake pasi sillte bindshmeri ndaj institucioneve religjiozo-shteterore dhe lojalitet ndaj perandorit. Nje proces i ngjajshem me perhapjen e krishterizmit mes shqiptareve ne Ballkan, do te ndodh me vone gjate sundimit Otoman, kur ndodh perhapja ne mase e islamit.

    Konstantini i Madh ishte me gjak iliroshqipare...........
    Si e percakton ti etnin shqiptare te Konstantinit? Per mendimin tim Konstantini duhet te kete qene i romanizuar, pra nje vllah...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fejer_nagy : 01-04-2006 më 07:47

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une mendoj se fenomeni i nderrimit te fese nuk eshte i ri tek shqiptaret. Feja nuk zuri vend thelle ne shpirtin e tyre. Po keshtu, pozita gjerografike, duke bere qe ata te ndodheshin ne mesin e Perandorise Romake, shkaktoi qe ata te mos e identifikonin dot veten teresisht as me Katolicizmin Perendimor as me Ortodoksine Lindore.

    Kjo beri qe dhe Islami te depertonte me lehtesisht ketu.

    Po keshtu, periudha e komunizmit i fshiu dhe nje here tjeter dallimet fetare.

    Hyrja e Kishave Ungjillore vitet e fundit, gjeti terren te pershtatshem ne Shqiperi, por dhe keto te fundit me sa duket kane dale nga moda pas viteve '90.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 01-04-2006 më 08:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Së pari, jo te gjithe shqiptaret e kanë ndërruar fenë e tyre, pasi ka edhe shqiptare qe e kane ruajtur besimin e tyre si te shenjte per 2000 vjet.

    Se dyti, per cilet shqiptare e ke fjalen, per ate gjysmen qe ngeli pas vales se pushtimit otoman, apo per ate gjysmen tjeter aristokrate qe u largua drej brigjeve te Italise e Peloponezit ne Greqi? Do ta kesh hapur per kete gjysmen qe ka ngelur ne Shqiperi, pasi ajo gjysma tjeter, edhe sot e kesaj dite e ka ruajtur identitetin e vete fetar dhe etnik edhe pse jeton ne vend te huaj, edhe pse jeton ne zemren e Romano-Katoliczmit, edhe pse jane bere perpjekje te vazhdueshme per te latinizuar "greko-katoliket", sic i quan Vatikani. Jane arbereshe te besimit orthodhoks bizantin, por ne vartesi te Vatikanit.

    Foshnja qe ushqehet me qumshtin e gjirit te nenes se vet, fle i qete. Kurse ai foshnja fatkeq qe ende nuk e ka provuar shijen e qumshtit te gjirit, qan e perpelitet gjithe naten.

    Albo

    Ha

    Po ata latino-katoliket te kishin bere si greket sote, e dje, qe kane nje sistem te tere qe ti te nderosh fene..................a do ta kishin nderuar Arbereshet po te qe ky presion si ne greqi.....PO...[e kuptohet ne mesjete qe ca te drejta kishe si individ]

    Ashtu si dhe ne shqiperi qe u beme te gjithe ateist PSE?!

    Keshtu jepi dhe ca te drejte latino katolikeve se nuk eshte e drejta ne nje ane, e si rastesi........ne anen qe je ulur ti......po do te kuptosh gjerat.

    Femija do pije ate qumeshte qe i japin............i japin dhe qumesht qe seshte i nenes..........e ai e pi ........se femi eshte.

    E ca femi ....njohin per nene ......jo ate realen.......po ate qe i ushqen.
    .................................................. .................................................. .......................


    Mos i komplikoni kote gjerat............ato jane te thjeshta...........ne kemi qene ne udhekryqe ku jane perplasur perandori etnike e fetar lindja me perendimin.............prandaj kemi kete..............individi eshte individ .........zakonisht vendet i kane bere unike me fene mbreterit ne mesjete......ku kane lene vetem nje.........psh spanjollet , mbreti mylli gjithe xhamite e myslimanizmin, i beri te gjithe te krishter, megjithese ne spanje njerezit duken ne fytyre jane nje kryqezim arabesh e europianesh......po keta i quan dote europian te vertetete...........vetem nga feja? jo.

    Po keshtu dhe ne ballkan , ka pasur plot sllav grek etj mysliman, po kur u krijuan keto shtete, ato bene politike unifikimi e lane vetem nje fe.

    Greqia kur u be si shtet, gjysma e asaj qe eshte sot, shumicen e kishte myslimane, po bene politike shteterore dhe e ndryshuan.

    Per shembull; Perendimi te na kishte dhene Pavaresine ne Lidhjen e Prizerenit [sic jua dha pa lufte po me marveshje Bullgarise e Serbise], e te vendoste nje diktator psh sic qe Enver Hoxha, e ti kerkonte qe shqiptaret te qene nje fe te gjithe, e perendimore.

    A dyshon njeri se kjo nuk do qe berre! E ne sot do kishim nje fe si komb e i madh si vendet e tjera te ballkanit.

    Jepni Cezarit ate qe i takon Cezarit ....., ka thene Jesu Krishti

    Edhe ne ti japim Perandorive e perplasjeve Lindje Perendim [ne perendim edhe ortodokset cilesohen lindor]

    ate qe i takon atyre

    e mos abuzojne me individet shqiptar e ngarkojme atyre keto pesha qe as ja ngarkon dote e as u takon, se nuk kane qene ata percaktus te atyre gjerave, ata me teper kane qene viktima te koherave e te ketyre perplasjeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 01-04-2006 më 11:37
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  8. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    fejer_nagy,
    tema eshte ne lidhje me faktin perse shqiptaret kane kaluar permes disa feve. Une dhashe nje mendim i cili duket se eshte i ndryshem nga i juaji. Perpiqu te lexosh mendimin tim ne mesazh dhe jo c'fare te pelqen te mendosh sipas deshires.

    Pra, mundohu te pranosh mendimin ndryshe dhe e dyta lexo mendimin e cdo forumisti dhe jo mendimin tend.

    Ju e kini deforumuar mesazhin tim. Une nuk kam bere thirrje qe njerezit te shkojne ne Greqi dhe te "nderojne fene". Perkundrazi. Po ashtu krishterimi te shqiptaret (lexo: Iliri) eshte permendur nga vete shen Pali ne epistolat e tij.

    Nuk shprehem per "nderrim feje publike" sepse shqiptaret 'myslimane' nuk kane se cfare te nderrojne ne fakt. Ata formalisht figurojne si te tille. Kete e tregon fakti qe shume pak zbatojne kanunet e islamit.

    Pra behu realist dhe shiko shkaqet perse shqiptaret 'myslimane' po e rigjejne fene e 'humbur'. Keshtu do te kesh mundesi te mbetesh brenda temes se ketij filli.



    Me respekt!
    NoName

  9. #19
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Shqiptaret historikisht kane ecur me moton : Ktheji krahet nga fryn era.....
    Per me shume lexo Edith Durham, High Albania

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Se pari, te gjithe ju duhet te gezoheni qe ne Shqiperi shqiptaret e ndryshojne fene e tyre sipas qejfit dhe deshires se zemres. Pse? Sepse kjo deshmon qe me ne fund shqiptaret jetojne ne LIRI dhe jo ne nje liri te manget, por ne nje liri te plote. Arsyeja tjeter perse duhet te gezoheni eshte se ata te paret tuaj ne kohen e sulltanit qe guxonin te ndryshonin besimin musliman, i priste vdekja me prerje koke ose me varje ne litar. Kurse ata te krishtere orthodhokse qe nuk pranonin te konvertoheshin me hir ose me pahir, perfundonin edhe ne hell te pjekur per se gjalli. Keshtu qe vleresojeni lirine qe brezi yne i shqiptareve po jeton, pasi nuk ka qene asnjehere keshtu, te pakten ne 600 vjetet e fundit.

    Se dyti, kur njerezit jetojne ne liri, ata jane te lire te mendojne, besojne, shprehin mendime, mesojne mbi gjithcka qe u do e bardha zemer. Eshte njesoj si te nxjerresh nje zog nga kafazi ku ai ka mbetur i mbyllur per 600 vjet dhe ti thuash qe qielli eshte i yti. Nxjerrja e zogut nga kafazi eshte nje ogur i mire per te, por ogur i keq per ata qe e mbajten ne kafaz per 600 vjet. Dhe kjo liria e rigjetur i shqiptareve eshte nje liri e frishme per ata qe deshen ti shisnin shqiptaret si skllever qe nuk e kishin as te drejten e fjales, dhe as te drejten e krijimit te identitetit te tyre kombetar.

    Se treti, liria ka shume dimensione ne jeten e secilit prej nesh dhe dimensioni shpirteror eshte vetem nje prej tyre. Kur flasim per "konvertime" apo "ndryshim feje", jemi duke folur per ndryshim identiteti. Feja luan nje rol paresor ne jeten e shume njerezve qe besojne dhe ajo nuk mund te shihet si e ndare nga dimensionet e tjera. Ajo qe une e quaj "krizen e identitetit" shqiptar, nuk eshte vecse perzierja e dy dimensioneve: fetar + etnik. Ne rastin e shqiptareve, konvertimet nuk po ndodhin vetem ne linja tradite, ato po ndodhin edhe ne linje etnike. Liria e besimit e shoqeruar me lirine e tubimeve dhe lirine e minoriteteve, ka bere qe gati te gjitha minoritetet kombetare ne vend te rigjejne identitetin e tyre te humbur. Tre minoritetet me te medha ne vend jane ai arumun, turk, grek. Minoriteti turk zyrtarisht nuk ekziston ne vend, por gjithmone e me shume me kohen ky minoritet po kristalizon identitetin e vete ne vend. Identiteti i sapogjetur etnik, qe eshte i nderthurur ne menyre te pazgjidhshme me identitetin fetar, eshte nje force shtytese qe ka bere te mundur edhe konvertimet ne besime te caktuara.

    Se katerti, forca kryesore shtytese qe i shtyn shqiptaret drejt besimit eshte mungesa e nje bote shpirterore per nje kohe te gjate, sidomos tek shqiptaret ne Shqiperi qe jetuan ne vendin e vetem te veteshpallur ateist ne bote, diktaturen komuniste te E. Hoxhes. Ajo qe ishte molle e ndaluar per nje kohe kaq te gjate, sot eshte nje burim kurioziteti qe fillon si eksplorim e rritet me kohen.

    Se pesti, eksperienca e jetes shqiptare eshte nje drame pa fund dhe si e tille krijon shume trauma te perseritura ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Dhe keto mini-kriza te perseritura krijojne nje pasiguri te madhe mbi veten, nje pasiguri te madhe mbi te ardhmen, ndjenja pesimizmi dhe inferioriteti. E gjithe kjo energji negative qe injektohet ne mendjet dhe zemrat e gjithe shqiptareve, nxjerr ne plan te pare nevojen e gjetjes se nje paqe se brendshme. Kur njerezit nuk gjejne dot nje paqe te jashtme ne shoqerite ku jetojne, ata mundohen te gjejne nje paqe te brendshme ku ato problemet e jetes se perditshme nuk depertojne dot.

    Se gjashti, nje tjeter shkaktar i konvertimeve fetare tek shqiptaret eshte perballja me rolin qe luan feja ne jeten e shoqerive te huaja ku keta shqiptare kane shkuar si emigrante. Eshte nje gje te mesosh per besimin musliman duke lexuar Kuranin ne Shqiperi, eshte dicka tjeter te mesosh per besimin musliman kur jeton ne Turqi. E njejta gje vlen edhe per emigrantet ne Greqi, Itali, Amerike e me rradhe. Ana praktike e besimit, tradita fetare, eshte ekspozimi i pare i nje jo-besimtari me nje besim te caktuar.

    Se shtati, arsyeja tjeter perse ne Shqiperi ka shume konvertime eshte se Shqiperia eshte kthyer nen je magnet misionaresh te gjithe besimeve te botes. Shkaku? Imazhi qe rregjimi komunist i fali vendit ne syte e botes: "Shteti i pare i veteshpallur ateist ne bote"; dhe arsyeja tjeter, izolimi prej me shume se 50 vjet nga pjesa tjeter e botes. Vershimi i misionareve ne Shqiperi eshte nje tjeter faktor qe rrit numrin e konvertimeve ne vend.


    Cfare ka ndryshuar?

    Liria eshte forca me e madhe per ndryshim dhe jeta e shqiptareve ka ndryshuar shume, po ndryshon dhe do te ndryshoje edhe ne vitet ne vazhdim. Bota e tyre shpirterore nuk ben perjashtim nga keto ndryshime. Dhe te gjitha keto ndryshime, jane shume pozitive nese me pyesni mua. Arsyeja eshte e thjeshte: ky ndryshim nuk po diktohet nga askush por po vjen si rezultat i konsumimit te lirise se cdo shqiptari. Propagandiste ka patur dhe do te kete, por perseri jane shqiptaret ata qe zgjedhin besimin qe duan.

    Eshte pamundur qe te vleresosh se cfare ka ndryshuar kur vjen fjala tek feja, pasi jo vetem qe nuk ka shifra te sakta zyrtare, por nuk kemi as shifra te sakta historike me te cilat mund te bazohemi per te mund te pare se cfare ka ndryshuar. Shifrate vetme zyrtare qe perdoren edhe sote kesaj dite nga disa, jane shifrat e kohes se Zogut, 80 vjet me pare!

    Te matesh numrin e besimtareve eshte gati e pamundur, por te vleresosh punen e institucioneve te komuniteteve fetare ne vend eshte nje pune e mundshme. Dhe cdo komunitet fetar ne vend sot ka nje strukture te ringritur nga hici, tradita e besimit eshte rikthyer, dhe emancipimi fetar i shqiptareve te dale nga sistemi komunisto-ateist eshte nje progres i ngadalshem perpara. Me emancipim fetar kam parasysh edukimin e shqiptareve qe te mesojne te respektojne te drejten e tjetrit per te besuar ne Zot apo per te qene i nje besimi ndryshe nga tuaji.


    Kush e dikton ndryshimin?

    Eshte qesharake te lexosh mendimin foshnjor te disave qe nuk e kane per gje qe me nje fjale goje ti kthejne shqiptaret ne X besim apo Y fe. Ju kujtoj, se as Vete Perendia nuk e ben nje gje te tille. Nuk e ben, pasi Ai respekton vullnetin e lire te cdo qenie njerezore qe ecen mbi toke. Afrimi i njeriut me Perendine fillon me hedhjen e hapit te pare nga njeriu. Dhe besimtari fillon e rritet shpirterisht vetem duke shkrire vullnetin e tij njerezor me ate te Perendise derisa nje dite vullneti i tij njerezor nuk ekziston me, dhe ai jeton per te vene ne vend Vullnetin e Perendise.

    Ajo qe ju duhet te kerkoni te gjeni ne mesin e shqiptareve, eshte pikerisht kete Vullnetin e Perendise qe vihet ne vend fale sherbetoreve te Tij te zgjedhur. Ky Vullnet eshte forca e vertete e ndryshimit shpirteror tek shqiptaret dhe vetem ai besim qe mban te ndezur fort flaken e Perendise, do te ndricoje me fort se te tjeret erresiren shpirterore shqiptare.

    Albo

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •