Kisha ka nevojė pėr meshtarė dhe tė shuguruar pėr misionin e saj tė shenjtėrimit tė botės
(kėshtu thuhet nė mesazhin e Papės pėr Ditėn Botėrore tė Lutjes pėr vokacionet, qė do tė kremtohet me 7 maj).
Misioni i meshtarit ėshtė i pazėvendėsueshėm sepse tejēon dhe zgjat praninė e Krishtit nė gjirin e Kishės. Kėtė pohoi Benedikti XVI nė mesazhin e parė pėr Ditėn Botėrore tė Vokacioneve qė do tė kremtohet me 7 maj. Papa vuri theksin edhe tek zgjedhja e jetės rregulltare: mėnyrė e dukshme - tha Ati i Shenjtė - e shugurimit marrė nė pagėzim.
* * *Mėsimi rrjedh nga Ungjilli dhe ėshtė i pėrjetshėm: urata ėshtė e fshehta qė bėn tė lindin vokacione tė reja nė ēdo periudhė tė kishės. Edhe sot, pra, nevoja pėr t’i kėrkuar Hyjit “punėtorė pėr tė korrat e tij” ėshtė gjallėrisht e dallueshme dhe “nuk tė habit fakti se atje ku ka lutje me afsh, lulėzojnė vokacionet.” Kėto janė konsideratat pėrfundimtare tė Benediktit XVI nė Mesazhin e tij kushtuar atyre qė kanė zgjedhur Krishtin ose qė janė ende nė zgjedhje e sipėr tė rrugės sė tyre. Papa pohon pa farė dyshimi se “pėr t’iu pėrgjigjur thirrjes sė Zotit dhe pėr t’u vėnė nė rrugė nuk ėshtė e nevojshme tė jesh perfekt.” “Brishtėsia dhe caqet njerėzore – shpjegon Ati i Shenjtė – nuk pėrbėjnė njė pengesė, me kusht qė tė kontribuojnė pėr tė na bėrė mė tė vetėdijshėm se kemi nevojė pėr hirin shėlbues tė Zotit.”
T’i shkosh prapa Zotit si meshtar apo si i shuguruar ėshtė njė mundėsi “me tė vėrtetė mahnitėse”, shkruan Benedikti XVI, i cili njeh gjithashtu se mahnitja nga hyjnorja ėshtė “e vėshtirė pėr t’u pėrceptuar sot” nėn “peshėn e dymijė vjetėve histori.” Sidoqoftė vijon Papa, pėrpara syve tė atyre qė e ndjejnė se Zoti i do, mbesin shembujt e “shumė burrave dhe grave” qė pėrgjatė shekujve, “tė shndėrruar nga dashuria hyjnore ia kushtuan jetėn e vet ēėshtjes sė Mbretėrisė [Qiellore]. ”Te tė thirrurit e tyre - vėren Papa – gjehet shumėllojshmėria e vokacioneve gjithnjė tė pranishme nė Kishė” sipas shėmbėlltyrės sė Virgjėrės. Por tė gjithė tė krishterėt -vėren pak mė tutje Benedikti XVI - janė “fis i zgjedhur”, janė populli i Zotit. Tė gjithėve u drejtohet thirrja pėr shenjtėrinė, e cila ėshtė “universale” pėr nga natyra. Kisha vetė, - ripohon Papa - , “ėshtė e shenjtė, edhe pse gjymtyrėt e saj kanė nevojė tė pastrohen”, nė mėnyrė qė shenjtėria tė ndriēojė te ta “deri nė shkėlqimin e vet tė plotė.”
Nė gjirin e popullit tė Zotit bie nė sy, pra, thirrja meshtarake si shenjė e atėsisė sė Zotit, sė krijesave tė tija. Prandaj, “misioni i meshtarit nė kishė ėshtė i pazėvendėsueshėm” e, edhe pse nė disa zona tė botės Kisha po vuan nga mungesa e klerikėve, “nuk duhet tė tkurret kurrė – nėnvizon Papa – siguria se Krishti vazhdon tė nxisė njerėz” tė impenjuar, nė vazhdėn e Apostujve, nė predikimin e Ungjillit, nė mėsimin e Fjalės, nė tė dhėnit e sakramenteve.
Mesazhi mbyllet me lavdėrimin nga Papa tė vokacionit tė pėrcaktuar si “special” pėr jetėn e shuguruar, qė tėrheq burra e gra “pėr t’i shkuar prapa vetėm Krishtit”, pėrmes shėrbimit ndaj tė sėmurėve dhe tė rinjve.
Krijoni Kontakt