Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Gjon Klimakun





Gjoni lindi rreth vitit 579 nė njė vend tė panjohur, vdiq mbi Malin Sinai nė vitin 649.
E nisi rrugėn e jetės murgare nė moshė fare tė re, ndėrsa nė moshėn 60 vjeēare u zgjodh abat i manastirit ku jetonte dhe krijoi veprėn e tij asketike kryesore, titulluar “Klimax tou Paradeisou” apo “Shkalla pėr nė Parajsė”. Prej kėndej nisi tė thirrej “Klimaku” qė do tė thotė “ai i shkallės”, epitet qė mbeti i lidhur pėrgjithnjė me emrin e tij. Pėr shenjtin kemi shumė pak tė dhėna: edhe data e lindjes dhe e vdekjes nuk janė tė sigurta. Nuk i njihet as familja, as vendi ku pa dritėn sė pari. Dihet vetėm se pati njė vėlla me emrin Gjergj, edhe ai murg.

Gjoni jetoi nė atė kohė kur Italia ishte e ndarė ndėrmjet Longobardėve e Perandorisė sė Lindjes: pasardhėsit e Klodoveut sundonin Galinė e lashtė, qė tashmė, si tokė e frankėve, njihej me emrin Francė; Spanja sundohej nga mbretėrit vizigotė. E pikėrisht nė kėtė kohė, nė Arabi nis tė bėhet i njohur emri i Muhametit (578- 632). Kur nė viset e lartpėrmendura ndodhin kėto ngjarje, Gjonin e gjejmė nė gadishullin e Sinait, murg 30 vjeēar, ndėrmjet shumė murgjėrve, ca tė lidhur me jetėn e bashkėsisė, tė tjerė, mbyllur nė lutje vetmitare. Ai i provon tė dyja kėto forma tė jetės murgare e pastaj zė vend nė manastririn e Raithu, nė jug-lindje tė zonės. Por sapo mbush 60 vjetėt, thirret tė drejtojė njė manastir tjetėr mė tė madh e mė tė njohur: atė tė Malit Sinai. E atje, i nxitur nga abati i Raithu-sė, pėrfundon “Shkallėn” qė do tė bėhej tepėr popullore e do tė pėrkthehej nė gjuhėn latine, sirike, armene, arabe e sllave. Gjoni nuk luajti kurrė nga manastiri, ndėrsa fama e tij mori dhenė, duke u pėrhapur nė mbarė botėn e krishterė, falė librit e mėsimeve tė tij, tė cilat nė tė vėrtetė nuk kėrkonin popullaritet tė lehtė e nuk falnin askėnd. Tė gjithė ata qė besojnė se jeta e murgut s’ėshtė tjetėr, veēse njė mėnyrė e devoēme pėr tė kaluar kohėn, Shenjti i sqaron se kjo jetė ėshtė njė shtrėngim i paprerė i natyrės njerėzore e njė frenim i pėrhershėm i ndjenjave. Por njė shtrėngim i tillė ngjall shpresa tė mėdha, sepse lotėt e pendimit janė gati-gati si njė pagėzim i ri.

“Shkalla” e tij pėrbėhet nga tridhjetė kėmbė e simbolizon rrugėn qė duhet tė bėjė shpirti i njeriut drejt pėrsosurisė. Nė kėtė vepėr Shėn Gjoni na la trashigim njė sintezė tė qartė tė doktrinės shpirtėrore tė pararendėsve tė tij dhe njė dėshmi tė shquar tė jetės monastike dhe eremite. Kėsaj vepre ai i shton edhe njė doracak pėr eprorėt, pėr tė cilin mendohet se u frymėzua nga nga njė vepėr e ngjashme, e pikėrisht nga “Rregulli baritor” i papės Gregori i Madh, pėrkthyer nė greqisht nė Antioki. Papa Gregori e njohu Gjonin nga larg: i shkroi njė letėr plot me lavdata, e ndihmoi tė zgjėrojė strehėn e shtegtarėve duke i dėrguar tė holla pėr 15 shtretėr tė rinj sė bashku me mbulesat pėrkatėse. Gjon Klimaku nisi t’u jepte mėsim nė manastirin e tij, tė gjithė atyre qė dėshironin ta dėgjonin. Por dishepujt mė tė shumtė nuk i fitoi me mėsime. Ishte libri ai, qė duke u pėrhapur anė-e-kėnd botės sė krishterė, ia shtoi numrin e ithtarėve nga Lindja nė Perėndim. “Shkalla” u bė njė nga librat mė tė kėrkuar tė kohės, u studiua me zell, pėr shkak tė qartėsisė dhe tė sintezės doktrinore si dhe pėr vlerėn e pėrvojės vetjake tė Gjonit. Ndonėse nuk dihet saktėsisht data e vdekjes sė Shenjtit, si tė krishterėt e lindjes, ashtu edhe tė perėndimit e pėrkujtojnė nė tė njėjtėn datė: mė 30 mars.
Emri Gjon vjen nga hebraishtja e do tė thotė “dhuratė e Zotit”; simbolet e Shėn Gjon Klimakut janė shkopi baritor dhe shkalla.