Besimtarėt pėrgatiten tė kremtojnė kryevjetorin e vdekjes sė Papės Vojtila.
- Tė dielėn, nata e lutjes nė Sheshin e Shėn Pjetrit me Benediktin XVI -
Populli i Zotit, plot emocion e mirėnjohje, pėrgatitet tė pėrkujtojė kryevjetorin e vdekjes sė Gjon Palit II; tė dielėn e ardhshme nė Sheshin e Shėn Pjetrit do tė mbahet nata e lutjes nė praninė e Benediktit XVI.
Besimtarėt e mbarė botės pėrgatiten tė kujtojnė pėrvjetorin e parė tė vdekjes sė Gjon Palit II. Ēasti kulmor i tė gjitha kremtimeve do tė jetė nata e lutjes, organizuar nga dioqeza e Romės, nė Sheshin e Shėn Pjetrit, mbrėmjen e sė dielės, 2 prill. Rruzares Shenjte do ti prijė kardinali Ruini. Mbrėmja e lutjes do tė fillojė nė orėn 20. 30 me leximin e disa shkrimeve tė Karol Vojtilės. Nė orėn 21 Benedikti XVI do tė dalė nė dritaren e studios sė tij pėr tė bashkuar zėrin me turmėn e besimtarėve nė vijim tė Rruzares Shenjte. Mė pas, nė orėn 21. 37, pikėrisht nė atė orė kur njė vit mė parė ndėrronte jetė Gjon Pali II, Benedikti XVI do tu drejtojė fjalėn tė pranishmėve dhe do tė japė Bekimin e tij apostolik. E nė sa vijojnė tė shtohen dėshmitė e dashurisė pėr Papėn Vojtila, me tė njėjtin ritėm vijon edhe Ēėshtja e lumnimit tė Shėrbėtorit tė Zotit, Gjon Palit II. Po nė ē pikė ėshtė arritur deri tani? Tė ndjekim postulatorin e Ēėshtjes, Imzot Slavomir Oder, nė intervisten e tij:
***
- Pas hapjes sė ēėshtjes, natėn e Shėn Pjetrit e tė Shėn Palit, dhe krijimit tė gjykatės pėrkatėse, nisi pa humbur kohė puna e kėsaj gjykate. U pėrpilua lista e dėshmitarėve e filluan tė dėgjohen dėshmitė e tyre. Tani jemi pikėrisht nė fazėn e dėgjimit tė dėshmitarėve, ndėrsa paralelisht, punon edhe komisioni historik, i cili po mbledh dokumentet qė lidhen me Shėrbėtorin e Zotit. E pastaj, rruga e tretė qė po ndiqet, ėshtė ajo e mrekullisė: ēėshtja ėshtė hapur nė Francė.
***
- A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr kėtė ēėshtje?
***
- Bėhet fjalė pėr zhdukjen e simptomave tė sėmundjes sė Parkinsonit, nga e cila kishte nisur tė vuajė prej disa vitesh njė murgeshė e re. Pas lutjeve tė lartuara nga e gjithė bashkėsia pėr ndėrmjetėsim kėto shenja u zhdukėn menjėherė e plotėsisht.
***
- Monsinjor Oder, a mund tė shpejtohet koha e procesit pėr lumnimin e Gjon Palit II?
***
- Absolutisht jo. Do tė ishte njė punė e nxituar. Bėhet fjalė pėr njė personalitet tepėr tė njohur, jashtėzakonisht tė madh, qė ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė historinė e Kishės e tė njerėzimit; e numri i dėshmitarėve nuk ėshtė i pakėt. Vėshtirėsitė teknike pėr tė koordinuar planin e punės tė gjykatės me atė tė dėshmitarėve nuk na lejojne, tani pėr tani, tė bėjmė kurrfarė parashikimi nė kėtė drejtim.
Krijoni Kontakt