-
28 MARS: Shen Siksti III pape
Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Sikstin III papė
Meshtar romak, Siksti u zgjodh Papė mė 31 korrik tė vitit 432. Ishte i treti papė me kėtė emėr. Sapo u ul nė fronin e Shėn Pjetrit, u kujdes posaēėrisht pėr ndėrtimin e kishave tė reja dhe pėr ndreqjen e atyre ekzistuese. Rindėrtoi dhe zbukuroi bazilikėn Liberiane, tė cilėn ia kushtoi Virgjėrės Mari, Nėnės sė Zotit. Prej kėndej emri Shėn Maria e Madhe qė mban sot njėra nga bazilikat mė tė mėdha tė Romės e tė botės.
Siksti III pėrfundoi edhe ndėrtimin e Kishės sė Shėn Sabinės dhe ngriti bazilikėn e Shėn Lorencit nė Luēina. U quajt kėshtu, sepse u ndėrtua ngjitur me shtėpinė e matronės romane, Luēinės. Rindėrtoi edhe batisterin e bazilikės sė Shėn Gjonit nė Lateran, ndėrtuar nga Kostandini i Madh nė formė rrethi, duke i dhėnė formėn e tetėkėndėshit. Me kėtė formė ka arritur deri nė ditėt tona. Pati fatin e madh tė mos e shikonte plaēkitjen e Romės nga Vandalėt, sepse ndėrroi jetė mė 19 gusht tė vitit 440, pak para sulmit tė kėtyre fiseve barbare. U varros nė Kishėn e Shėn Lorencit jashtė mureve tė Romės.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt