Sot, 31 mars, Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Amosin profet
Amosi, profet e shkrimtar, lindi kur shteti i krijuar nėn mbretėrimin e Saulit, ishte ndarė nė dy mbretėri: Izraeli nė veri e Juda nė jug. Profeti jetonte nė Tekoa, pranė Betlehemit, kur Zoti e urdhėroi tė linte punėn e bujkut e tė blegtorit e tė shkonte pėr tė predikuar nė mbretėrinė e veriut. Amosi pranoi menjėherė, ndonėse nuk kishte parafolur kurrė nė emėr tė Zotit.
La tokėn e bagėtitė e hyri nė mbretėrinė e Izraelit nė kohėn e Jeroboamit II (783-743), kur vendi ishte nė kulmin e lulėzimit tė jetės shoqėrore e fetare. Sė paku nė dukje. Shenjtėroret e Bet-Elit e tė Danit ishin pėrplot me besimtarė, me dhurata e me rite solemne. Amosi, duke i qėndruar besnik thirrjes sė Zotit, arriti nė Bet-El pikėrisht pėr ta shkatėrruar festėn e tė pasurve, pėr ti turpėruar ata qė ishin nė kulmin e kėnaqėsisė. Pėr kėtė ishte ngarkuar. Duke hyrė nė mes tė turmės, nisi tė profetizonte kobe pėr armiqtė e Izraelit e pėr mbrapshtitė e tyre. E kjo i kėnaqi dėgjuesit e tij. Por shumė shpejt Amos nisi tė flasė edhe kundėr vetė dėgjuesve, tė cilėve u kujtoi se e shtypin tė drejtin pėr njė grusht para; e shesin tė varfrin pėr njė palė sandale; e shkelin skamnorin si pluhurin e tokės. Pasuria e tyre ka nė themel padrejtėsinė: shitjen mashtruese, peshėn e rreme, ēmimin e pandershėm, shfrytėzimin e tė varfėrve, fajdenė e pashpirt, skllavėrimin e borxhlinjve. Po, Zoti i mbarė popujve do ti ndėshkojė armiqtė e Izraelit, por edhe kjo mbretėri hajdutėsh duhet ta paguajė deri nė njė mbrapshtinė e vet. Nuk mjafton kulti fetar, as zbukurimi i tempujve, feja duhet jetuar vėrtetėsisht e Zoti duhet kėrkuar, duhet adhuruar me vepra, jo me fjalė. Profeti bėn thirrje Kėrkojeni Zotin e do tė jetoni. Pėr ata qė nuk duan tė ecin nė kėtė rrugė, parafolja e Profetit ėshtė e tmerrshme. Ja ēprofeci i bėn Amosi Amazisė, kryepriftit tė Bet-Elit: Thotė Zoti: gruaja jote do tė ēnjerėzohet rrugash, bijtė e bijat tua do tė bien nėn teh tė shpatės, prona jote do tė ndahet me litar, ti do tė vdesėsh nė tokė tė pėrlyer e populli i Izraelit do tė mėrgohet nė vise tė largėta. E profecia e tij do tė vėrtetohej kur mbretėria e veriut do tė pushtohej nga asirėt nė vitin 722 para Krishtit.
Po Amosi? Mund tė mendojmė se u kthye nė atdhe: lajmin e kishte dhėnė, misionin, pėrmbushur. Ishte njė lajm me vlerė pėr tė gjitha kohėrat e edhe sot na duket sikur e dėgjojmė duke i folur njerėzimit nga Bet-El-i i lashtė.
Krijoni Kontakt