Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2006
    Postime
    1

    Koment - Standardet para referendumit (Malesi)

    Standardet para referendumit: Pėrmbajtja e statusit tė ardhshėm tė Malit tė Zi varet nga afria e mazhorancės ndaj minoriteteve

    Koment nga Viktor N. Ivezaj

    Departamenti i Shkencave Politike
    Wayne State University
    Detroit, Michigan, SHBA
    viktor.ivezaj@wayne.edu

    29 Mars 2006

    Nėse kemi mėsuar diē nga historia mbi kėto pesėmbėdhjetė vitet e fundit, tash e kemi tė qartė se nėse shteti pretendon tė mbajė tėrė shoqėrin sė bashku, shumica duhet t'ua njohė minoriteteve tė drejtėn e trajtimit tė barabartė si individė dhe si komunitete. Kėto mėsime demonstrojnė sa ka ndikim efektiv pėrfaqėsimi i minoriteteve nė tė gjitha nivelet e vendimmarrjesė, nė qėndrueshmėrinė e sforcuar tė vetėqeverisjes me pėrfaqėsues tė minoriteteve, apo vetėqeverisje tė veēanta tė minoriteteve, edhe atėherė kur bėhet ndarja e pushtetit brenda strukturės institucionale tė shtetit, qė do tė pėrmirėsonte mangėsitė e demokracisė, nė shtetet multietnike. Ngado nė Evropėn Lindore, po vie (pėrhapet) njė valė e re e tranzicionit demokratik qė nėkupton miratimin e vendimeve tė minoriteteve, nga mazhoranca, tash ky koncept po fiton vrullshėm nė popullaritet kudo nė Evropėn Lindore dhe papritur po e bėnė tė prekshme prezencėn nė shtetet ish komuniste tė Evropės Lindore, pėrfshirė Malin e Zi.

    Zhvillimet nė Mal tė Zi kanė vėnė nė shėnjestėr diskutimet se sa ėshtė i pėrgatitur vendi tė ēaj valėt e demokracisė dhe tė lė anash tė kaluarėn turbulente. Pika e fokusimit e kėtyre debateve ėshtė pėrqėndruar nė fatin e marrėveshjesė sė Beogradit (e cila kohė mė parė shėnojė trevjetorin e lindjes), dhe a duhet tė mbėshtetet apo tė shpėrbėhet. Kundrejt aspiratave pro-unione tė serbėve, Mali i Zi po bėnė njė fushatė tė vėshtirė pėr tė shkurajuar martesėn e hidhur pėr tė synuar pavarėsinė si mjet tė vetėm pėr sukses politik dhe ekonomik, lėvizja unilaterale ishte karrem i kriticizmit nga zyrtarėt e BE-sė, partive opozitare nė parlament, dhe grupeve multietnike ngado nė kėtė republikė tė vogėl. Sadoqė suksesi nė masė tė madhe do tė varet nga kapacitetet e Malit tė Zi pėr tė forcuar dhe menagjuar institucionet ekonomike dhe ato tė qeverisjes, duke pėrfshirė zhvillimin e bashkėsisė (komunitetit) dhe qeverisjen lokale, ajo do tė kushtėzon observimin e kėrkesave nė rritje tė qytetarėve multietnik qė tė inkorporohen nė proceset politike, ekonomike, sociale dhe civile. Pėr tė deklaruar Mali i Zi se ka plotėsuar kėto objektiva do tė ishte ekzagjerim, por t'i thotė sė paku. Nė fakt, nėse asgjėkundi tjeter ka dėshtuar keqazi nė reformat sociopolitike si dhe nė trajtimin e tė drejtave tė minoriteteve, dhe pa mėdyshje shqiptarėt nė regjionin jugor tė malėsisė sė Madhe vazhdojnė tė jenė viktima tė neglizhencės, heqjes sė drejtės sė votimit dhe asimilimit.

    Pa iu pėrkushtuar gjykimeve pėr davarisjet ndėretnike dhe pasojat qė mund tė rriten, elita politike e Malit tė Zi ka vendosur tė mos pėrfillė vėrejtjet qė sinjalizojnė shqetėsimet e opozitės dhe nxitimin pėr referendum, pėr ēka pretendojnė qė tė gjitha fatkeqėsitė e vendit t’i fshehin nėn mbulesė. Njėra nga lėvizjet e mėdha tė papritura ėshtė kundėrshtimi i politikanėve tė Podgoricės qė tė kthehen prapa dhe vlerėsimi qė mbajnė nėn kontroll ēėshtjen shqiptare, para se tė vazhdojnė tė gėnjehen duke besuar se mbretėron njė situatė paqesore me grupin mė tė madh etnik. Megjithatė dalja nga referendumi do tė hapte debate tė shumėta nga grupet mė tė mėdha etnike serbėt dhe boshnjakėt, ėshtė gjithashtu me vlerė konstatimi se dėshtimi poashtu do tė qetėsojė kėrkesat pėr multietnicitet qytetar, do tė preludon konsekuenca mė tė mėdha pasigurie se sa qė ka drojė komuniteti ndėrkombėtar pėr mė tė keqen: polemizimi (debati) i rezultateve pėrfundimitare do tė vė nė spikamė lėvizjet pėrqarėse pėr tė ndarė shtetin gjeografikisht pėrgjatė vijave etnike. Masat parandaluese pėr tė mos ndodhė kjo janė skicuar me kujdes nė Vjenė, por propozimi i Solanės dhe Lajcekut qė sugjeron mundėsin qė vendi lejohet tė shkėputet nga federata nėse 55 pėrqind tė votuesve pėrcaktohen pėr pavarėsi dhe 50 pėrqind tė elektoratit tė marrin pjesė nė votime, nė thelb ėshtė disejnuar pėr tė aranzhuar martesėn nė mes tė Malit tė Zi dhe Serbisė, e dhėnė, qė bėnė gati tė pamundur grumbullimin e votave tė mjaftueshme qė do tė krijonin distancė votash ndaj opozitės pėr tė ndarė shtetin Por parashikimet e referendumit janė vetėm njė pjesė e dhėmbjes nė rritje tė Malit tė zi. Si shtesė e lojėrave qė po luhen jashtė Podgoricės, janė shqetėsimet brengosėse pėr zhvillimet nė jugun e kryeqytetit ku minoriteti shqiptar me tė drejtė vote po kėrkon alternativa pėr dėshtimet politike, sociopolitike dhe ekonomike qė ka stagnuar qė moti zhvillimin e tyre dhe vazhdon tė rrezikon me tė madhe ekzistencėn e tyre.

    Nė komunitetin shqiptar brenda dhe pėrreth Tuzit, ose Malėsisė sė Madhe, shkalla substanciale e decentralizimit administrativ do tė jetė komponent vendimtare nė sigurinė e mė se 13,000 shqiptarėve qė marrin pjesė nė tė ardhmen e Malit tė Zi, pa marrė parasysh se a kalon apo dėshton referendumi. Mungesa e pėrgjigjesė nė kėrkesat e shqiptarėve pėr njė plan urban tė ristrukturuar ku Malėsia do tė njihej qartė si bashki, ka nxjerrė nė pah ashpėrsitė e kriticizmit nga elita politike e shqiptarėve nė Tuz dhe ka shtuar kėrkesat e panumėrta tė pėrmbledhura nė thirrje pėr reforma nė arsim, nė punėsim, nė shėndetėsi, nė ndėrtim banesash dhe nė gjyqėsi. Elita e shqiptarėve dhe pėrfaqėsuesit politik i kanė bė me dije Podgoricės qė mungesa e dėshirės pėr tė adresuar kėto ankesa do tė kontribon nė rritjen e pakėnaqėsive kundrejt shumicės dhe do tė kėrcnon distancimin e tyre nga proceset politike. Me kėto apele qė po hasin nė vesh tė shurdhėr, intelektualėt janė tė vendosur tė kėrkojnė zgjidhje brenda ligjeve vendore dhe ndėrkombėtare, zgjidhja mė e arsyeshme pėr problemet me tė cilat ballafaqohen sot shqiptarėt ėshtė t'u jap atyre fuqi tė plotė pushteti pėr t'u kujdesur ata pėr nevojat e veta, qė do tė nėnkuptonte decentralizimin e Podgoricės dhe formimin e komunės sė ndarė, qė do tė plotėsonte, do tė pėrshtaste mė sė miri dhe do tė rregullonte dukshėm ēėshtjet qė preokupojnė shqiptarėt. Propozimi i Malit tė Zi vitin e kaluar nė projektligjin pėr kryeqytetin, qė sugjeron qė Tuzi tė mbetet nėn njėsi e Podgoricės, me tė madhe ėshtė konsideruar si projekt i disejnuar qė pėrkohėsisht tė "qetėson" shqiptarėt lokal derisa tė kalon referendumi. Efekti i kundėrt i kėsaj ndėrmarrjeje ka shkaktuar skepticizėm te shqiptarėt pėr motivet e Podgoricės, dhe si rezultat i kėsaj ka dekurajuar shqiptarėt nga proceset gjithėpėrfshirėse vendimarrėse, qė do tė jenė dėshtuese pėr partinė nė mazhorancė nė ditėt e mbetura deri nė referendum.

    Njėkohėsisht, Mali i Zi duhet tė kuptojė qė nėse dėshiron t'i tejkalojė me sukses kėto diversitete nė shoqėri ėshtė qė tė zvoglojė kontrollin nga qendra (Podgorica) dhe tė pėrcaktojė mė shumė kompetenca politike dhe institucionale nė nivel lokal (Malėsi). Struktura konstitucionale ku shqiptarėt kanė veto nė vendimet politike qė prekin ata do tė zbuste disa nga problemet ndėrmjet minoriteteve dhe shumicės. Rėndėsia e decentralizimit kohėt e fundit ka nxjerre nė pah dhe ka fituar nė pėrmbajtje nga negociatat pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, qė do tė varen nga kompetencat lokale me qėllim qė komunitetet tė participojnė mė shumė nė tė gjitha trupat e pushtetit, sidomos nė sektorin legjislativ dhe nė polici. " Ministri i Kosovės pėr pushtet lokal Lutfi Haziri deklaroi kohėt e fundit se pushteti lokal ėshte veēori e rėndėsishme e strukturės politike tė shtetit, dhe e drejtė e ligjshme, " do tė jetė ofertė serioze (pėr konrollė tė pushtetit lokal) pėr grupin etnik tė serbėve, kėshu qė do t'i integron dhe do tė bėhet pjesė e procesit dhe shembull nxitės nė nivel tė administratės lokale. Kjo nėnkupton se ata do tė qeverisin nė nivel lokal, do tė organizojnė shėrbimet dhe do tė rregullojnė mėnyrėn e jetės". Nė Maqedoni, konflikti qė gati futi vėndin nė luftė tė pėrgjithshme civile ktheu drejtimin nėn konditat qė pakica shqiptare tė zgjėroj pushtetin (tė marrė kompetenca mė tė mėdha) nė vendet ku ata janė tė pėrqėndruar si shumicė, kėshtu qė bashkitė e Maqedonisė ishin ristrukturuar falė bashkėpunimit nė ndėrtimin e marrėdhėnieve ndėretnike. Kėto angazhime rajonale demonstrojnė qartė kahjen e komunitetit ndėrkombėtarė nė ndėrmarrjen e masave pėr mirėvajtjen e tranzicionit tė pushtetit paqesisht, qė do tė shėrbenin si ndihmesė situatės sė ndėrlikuar nė Malėsi ku me vėmendje pėrcillen zhvillimet nė rajon qė ishin mė heret tė kapluara nga lufta etnike.

    Nė Mal tė Zi, politikat e bashkive janė bėrė ashtu qė tė jenė sa mė tė ndėrlikuara saqė edhe specialisti bashkiak ėshtė nė dilemė se si t'i pėrshkruaj ato. Shumica e bashkive nė Mal tė Zi janė konsiderueshėm tė mėdha dhe disproporcionale kur tė krahasohen me kombet tjera Evropiane, ku ėshtė bė rangimi i banorėve nga 2,947 nė bashkinė e Savnikut deri nė 169,132 nė Podgoricė. Sipas regjistrimit tė vitit 2003 pėrbėrja etnike shqiptarėve nė Mal tė Zi ishte 47,682 (7.09%) ndėrsa nė bashkinė e Podgoricės ishin 12,951, afėrsisht aq sa jetojnė nė rajonin e Malėsisė. Shqiptarėt nuk e shohin ēėshtjen e decentralizimit si interes vetėm tė vetin, por si nevojė kruciale pėr tė gjitha grupacionet etnike, dhe pėrgjithėsisht pėr demokratizimin e Malit tė Zi dhe aftėsinė e mbrojtjesė sė tė drejtave institucionale tė shqiptarėve. Megjithė apelet e tyre pėr bashki, shqiptarėt e kanė tė qartė dhe nuk imagjinojnė veten si entitet tė pavarur por dėshirojnė tė jenė pjesė e Malit tė Zi, ku pėrfaqėsimi i tė gjitha grupeve nė tė gjitha nivelet e pushtetit dhe tė administratės publike ėshtė thelbi i ēfarėdo marrėveshjeje tė ndarjes sė pushtetit, qė ėshtė aspekt esencial pėr garantimin e tė drejtavė tė tyre si minoritet. Duke praktikuar lirinė pėrmes participimit nė ēėshtjet publike ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ua shton njerėzve interesimin personal pėr tė menduar pėr tė tjerėt nė shoqėri. Vetėqeverisja lokale detyron njerėzit tė veprojnė sė bashku dhe tė ndiejnė varėsin e njėrit pėr tjetrin. Kėto kėrkesa bien nėn sferėn e ligjeve evropiane tė disejnuara veēanėrisht pėr tė mbrojtur minoritetet etnike. Kapitulli evropian pėr vetėqeverisjen lokale, nėnshkrues i sė cilės ėshtė Mali i Zi, definon qartė ligjet qė rregullojnė kushtet dhe procedurat pėr formimin, abolimin dhe integrim te bashkive. Duke vlerėsuar kėto kushtėzime, ėshtė e qartė qė Malėsia plotėson tė gjitha kriteret e nevojshme pėr t'u klasifikuar nė komunė tė ndarė.

    Si pikėnisje ėshtė zhvillimi historik dhe tradita, qė mund tė arrihet atėherė kur komuniteti lokal (nė kėtė rast Malėsia) tė deklarojė vullnetin e saj tė lirė. Sipas Kushtetutės sė Malit tė Zi dhe ligjeve evropiane qė u atribohen vetėqeverisjes lokale, "Bashkia pėrfaqėson entitetin e integruar gjeografikisht dhe ekonomikisht, pėr popullatėn lokale, gravitimin e tyre nga qendra, kushtet zhvillimore dhe ekologjike tė vėndit dhe pėr realizimin e pėrbashkėt tė nevojave personale." Duke vėshtruar problemin nga ky kontekst ėshtė enigmatike pse Malėsia ka mbetur pa bashki kaq gjatė. Sidoqoftė shumica e analistėve urban duke pėrfshirė edhe veten do tė argumentojmė qė institucionet e pushtetit lokal do tė ndihmonin tė zgjidhen vetėm disa nga problemet me tė cilat pėrballen shqiptarėt nė Malėsi, dhe shumė analistė tė jashtėm nxjerrin nė pah ndėrlikueshmėrit e thella qė ekzistojnė nė shoqėri qė janė pėrtej kompetencave tė komunės

    Shqiptarėt nuk duhet tė gėnjehen se komuna do t'ua zgjedhė tė gjitha problemet. Nė Komuėn e Ulqinit, ku shqiptarėt pėrbejne 85% tė popullesis, kryetari i policisė dhe gjygjtari kryesorė i gjykatės lokale, kurrė nuk kane qene shqiptarė. Komuna do tė ishte e mirėseardhur si koncept pėr tė tejkaluar vėshtirėsit e ndryshme me tė cilat do tė pėrballen nė nivel lokal, dhe jo si zgjidhje pėrfundimtare pėr problemet e tyre. Rrezikshmėria qė paraqitet ėshtė kėllėf me dy tehe: E para, ėshtė nė natyrėn e negociatave qė Podgorica mund t'i shpie mė tutje. Elita politike e Podgoricės duhet tė pėrmbahet nga pėrdorimi i garancioneve pėr komunėn si "dhe tė gjitha" pazarllėqet me patate tė skuqura, nė vendėse tė kuptojė problemin e shqiptarėve si problem edhe malazez. Izolimi i Malėsisė vetėm do tė ēon nė rritjen e pabarazive nė zhvillimin ekonomik, politik dhe social. E dyta, hallet e mėdha me tė cilin pėrballen shqiptarėt pa mėdyshje mund t'i zgjidhė komuna, edhe ato brenda enklavave tė komunitetit.

    Sė pari, krizat e mėdha me tė cilat pėrballen shqiptarėt nuk ėshtė vetėm kundėrshtimi i Podgoricės pėr t'u dhėnė atyre kontroll mė tė madhe pėr ēėshtjet e tyre sociopolitike via-komunė; nė fakt gjendja e tyre e padurueshme ėshtė hallkė zingjirore pėr mospajtimet e ashpra qė ekzistojnė brenda komunitetit shqiptar. Kur tė vlerėsohet trajtimi i shqiptarėve nė komunitetet pėrgjatė Ballkanit, shqiptarėt e Malėsisė kanė qenė mė pak tė diskriminuar dhe si rezultat ata kurrė nuk janė konsideruar si problem i nxehtė qė sfidon status quo-n. Pos mungesės sė zgjimit kombėtar tė shqiptarėve nė Mal tė Zi , pėrēarjet kanė vazhduar tė krijojnė ndarje tė theksuara nė mes tyre, nė njėrėn anė, i atyre qė insistojnė qė tė mos prishet status quo-ja dhe i atyre, qė kuptojnė se status-quo-ja ėshtė strategji vendimtare qė do ta fshijė tėrė popullatėn, nga asimilimi i detyrueshėm dhe emigrimi. Sesa janė kėto pretendime korrekte ose jo, dhe cila ėshtė e vėrteta, megjithėse disa nga mendjet mė tė talentuara shqiptare nga Malėsia kanė zgjedhur tė fokusojnė forcat e tyre intelektuale nė favor tė kauzės malazeze, ku ata ishin tė evidentuar pėr mbėshtejen e politikės qė pengonte zhvillimin nė shumė vėnde ku ata ishin arsimuar. Podgorica ka shpėrblyer me konsistencė kėta simpatizues duke i emėruar nė pozita tė larta tė pushtetit, praktikė qė tingllon shumė e afėrt kur tė mendojmė prapa nė ditėt e pushtetit Otoman. Ata intelektualė qė kanė refuzuar tė rekrutohen brenda qarkut korruptiv janė pėrpjekur tė ndėrmarrin inciativa pėr tė ndryshuar gjendjen pėrbrenda, ose tė emigrojnė jashtė, qė si pasojė, kurrė mė nuk janė kthyerė. Pyetja qė deri mė tani shpesh konsiderohej si e vėrtetė duhet tė rishikohet "Ēka do tė thotė tė jesh shqiptar?" Por, duke kėrkuar pėrgjigja nė kėtė pyetje mund tė prodhon efekte shqetėsuese sepse kur tė zgjohet pėrfundimisht vetėdija shqiptare, do tė tromaksen kur tė kuptojnė ēka do tė thotė tė jesh shqiptarė nė Malėsi, qė pėr habi kanė marrė nuanca sllave.

    Sė dyti shqiptarėt duhet tė kuptojnė se bindjet false tė bashkangjitura mendimit popullor se pavarėsia e Malit tė Zi do tė pėrmirėson statusin e tyre socio-ekonomik dhe politik ėshtė keqkuptim. Me ose pa Serbinė, gjendja e shqiptarėve nuk do tė pėrmirėsohet derisa parlamenti malazez tė marrė iniciativa qė propozim draftet tė shqyrtohen seriozisht dhe tė pėrmbledhen nė projektet e disejnuara, ashtu qė tė specifikojnė rolin e gjėrė tė shqiptarėve nė shoqėri. Synimi primar i Gjukanoviqit ėshtė tė siguron pozitėn e tij nė pushtet, dhe tė konsolidojė status quo-n, gjė qė ėshtė interes i tij (mė i mirė), nė atė mėnyrė qė mos tė rrezikohet mbajtja e republikės nėn sqetull, nga partia e tij. Duhet tė kuptohet qė ēėshtja e referendumit nuk do tė pėrshpejton me urgjencė vullnetin e popullit, por vullnetin e liderėve politik tė Malit tė Zi tė udhėhequr nga Gjukanoviqi, i cili megjithatė tenton tė prolongon pushtetin e tij tė pakufizuar pėrmes deklarimit tė vullnetit tė popullit. Fushata e tij pėr pavarėsi pėrqėndrohet nė shpresėn se komuniteti ndėrkombėtar do tė pranojė Malin e Zi nė familjen e demokracisė perėndimore pasi qė tė kryen ndarjen nga Serbia dhe nga gabzheri i pėrbashkėt nė tė kaluarėn. Ky ėshtė i njeti mentalitet qė ai po e pėrdore pėr manipulimin e votės shqiptare pėr referendum, duke premtuar prėmtime te njejta qė ai u premtoj gjate votimit presidenciale tė vitit 1997, ku votat shqiptare ishin determinues pėr fitmin e tij kunder Bullativiqit, me c’rast 5000 vota ishin pėrcaktuese pėr presidentin e ri tė Malit tė Zi. Gjithashtu, shqiptarėt janė tė mis-reprezentuem nė cdo sfer tė punsimit publik, ku simbas Deėgs sė Helsinkit Pėr tė Drejtat e njeriut nė Serbi, “ vetėm 0,03%-0,05% tė shqiptarve janė tė punsur nė sektorin publik nė Mal tė Zi.” Cka Bashkėsija Ndėrkombetare duhet tė marrė parasysh, se ende nė Mal tė Zi nuk ėshtė inicuar ndo njė program qė do tė pėrmisoj reprezentimin disproporcional tė shqiptarve nė sektorin publik; edhe pse, Kushtetuta e Malit tė Zi qart e thekson se minoritetet duhet tė jen tė punsuar nė sektorin publik ne proporcion me pėrberjen e popullsis sė vendit.

    Sė treti institucionet ekzistuese duhet tė moderohen pėr tė vepruar brenda kornizės sė Republikės Federale si dhe nė bazė tė udhėzimeve Evropiane. Njė ndėr disparitetet, qė dallohen me tė madhe, nė institucionet e Malit tė Zi ėshtė mungesa e pėrfaqėsuesve tė minoriteteve nė polici, gjyqėsi, burokraci, nė media-mjetet e informimit dhe nė akademi. Njė ndėr anekdotat kyēe qė Mali i Zi duhet tė implementojė ėshtė si tė zgjidhė kushtet e vėshtira sociale dhe raportet etnike qė janė vazhdimisht nė rrezik nga dridhjet qė mund tė dalin jasht kontrollit. Komuniteti shqiptarė duhet tė nojohtohet me programin e punės me qytetarė dhe me obligimet e tyre ligjore ashtu qė qytetarėt nė nivel lokal tė mund tė marrin pjesė (tė participojnė) nė sistemin e tė drejtės penale dhe tė mos bien viktimė tė mosnjohjes. Mediat e dala shqiptare duhet tė zgjėrohen jashtė lokaliteteve shqiptare tė vėshtrimit nė orvatje pėr tė ilustruar diversitetin kulturor pėr ata qė nuk njohin traditėn dhe veēoritė e kulturės shqiptare, projekt qė do tė rivendoste pėrceptimet negative tė publikut shumicė qė janė zakonisht tė shoqėruara me injorancė dhe ndėrprerje tė kontakteve. Programet akademike nė nivel universitar qė stimulojnė studimet e kulturės shqiptare duke ofruar kredi pėr kurse, do tė jepnin njė kontribut tė fuqishėm pėr udhėheqėsit e ardhshėm qė tė njihen me historinė dhe dallueshmėritė e grupit mė tė madh etnik minoritar nė shoqėri. Realiteti ėshtė se shqiptarėt nuk po lėvizin tjetėrkah, dhe prezenenca e vazhdueshme e tyre si dhe kontributi nė tė gjitha sferat e shoqėrisė meriton respekt.

    Sė katėrti rreziku mė i madhė qė karakterizon qeverinė malazeze ėshtė korrupcioni individual i zyrtarėve qė janė nė funksione dhe i atyre nė agjensi qeveritare. Le tė mos harrojmė se shkas qė Jugosllavia hyri nė shumė konflikte gjatė historisė ishte identiteti-baza qė manipulohej nga politikanėt cinik qė pretendonin tė arrinin pėrfundimet vetiake (tyre). Deri mė tash luftėrat e pėrgjakshme me tėrė egėrsinė nė Bosnjė qė u pėrsėritėn nė Kosovė u ndezėn nga politikanėt si Millosheviqi i cili pretendonte tė rriste pushtetin personal. Sot, kėto kujtime janė vėshtirė tė fshihen nga kujtesa ngase ideologjitė e regjimeve tė vjetra janė ende tė freskėta dhe funkcionojnė nėn maskėn e tė ashtuquajturit tranzicion "demokratik" tė Gjukanoviqit, ideologji e keqtrajtimit qė pėr njė kohė tė gjatė ka mashtruar komunitetin ndėrkombėtar me paramendimin se status quo-ja nuk e kėrcnon paqen dhe sigurinė nė rajon. Kjo ėshtė bė pėr arsye qė minoritetet tė jenė tė kujdesshme tė pranojnė ēdo ndryshim qė nuk i pėrfshin ata si pjesėmarrės aktiv nė sistemin politik. Me pėrmbajtjen e minoriteteve pėr pjesėmarrje nė sferat e veprimtarisė sė pushtetit, rreziku pėr pėrmbysje sociale dhe politike ėshtė i shquar eminent.

    Nė anėn tjetėr fundi i kėtij kazani politik ekziston mė shumė si aspekt enigmatik i korrupcionit qė bile ėshtė vėshtirė tė pėrfshihet nga standardet demokratike perėndimore. Shumica e ankesave tė shqiptarėve kanė mbetur tė pa regjistruara nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur politikė qė pėrfaqėsojnė interesat e tyre, mė i dalluari pėr tė keq ėshtė edhe kryetar i partisė politike shqiptare, Ferhat Dinosha. Qė nga nisma demokratike, fakti qė Dinosha ėshtė zgjedhur nė zyrė nga populli ėshtė tregues se ai meriton tė pėrfaqėsojė zgjedhėsitė, realiteti nuk mund tė mohohet. Nėse ai shmanget nga vullneti i elektoratit dhe legjislon nė kahje qė nuk pėrfillė pėlqimin (miratimin) e zgjedhėsve, rregulla mė e paraparė logjike nga teoria demokratike ėshtė tė largohet nga zyra nė ciklin e ardhshėm elektoral. Pėr tė argumentuar diē mė tepėr qė kundėrshton kėtė, ėshtė e padobishme - e pavlefshme ngase ai cenon besimin popullor, qė politikani i zgjedhur mund tė nxjerr ligje kundėr vullnetit tė po atyre njerėzve qė e kanė vendosur atė nė zyrė. Problemi qė ngritet ėshtė ku tė gjindet kandidati kompetent qė do tė fitonte legjitimitetin me miratimin e popullit dhe tė gjeneron vota tė mjaftueshme pėr tė mposhtur parodinė e Dinoshės dhe Gjukanoviqit. Tash qė Dinosha ka nxjerrė nė shesh dobėsitė para shqiptarėve dhe malazezėve, njėjtė, qėndrimi i tij i mėtejmė do tė shtėrngonte ēdo pėrpjekje pėr tė lėvizur pėrpara qysh kur legjitimiteti i tij ėshtė moleps pėrgjithmonė. Nėse zgjedhjet e ardhshme dėshtojnė pėr ta pėrmbysur kėtė figurė kontraverse, atėherė ngjanė se Malėsia ėshtė hargjuar nga kandidatėt e aftė tė cilėt pėrfaqėsojnė me sukses vullnetin e popullit. Pavarėsisht nga profesioni i ndonjėrit, ėshtė absurd tė besohet qė pėr tė legjislatuar si shqiptarė nė parlamentin qė dominon me shumicė sllave ėshtė diēka e lehtė, por jo tė bėhesh faktorė ndalues, dhe dhėnia e vetėm njė vote nė parlament mund tė jetė vitale pėr tė pėrcaktuar "kush merr ēka, kur dhe si" pėrndryshe Gjukanoviqi nuk do ta lobonte Dinoshėn pėr votėn e tij sa herė qė legjislacioni njoftohet se mund tė shkaktojė reakcion kundėrshtues nė Malėsi. Nė kėtė kontekst, ėshtė e rėndėsishme pėr Gjukanoviqin tė sigurojė "Votėn e Malėsisė" ashtu qė ai mund tė mbrojė ēdo legjislacion kontraverz si tė pranueshėm pas aprovimit politik tė pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga Malėsia. Sa mė gjatė qė Dinosha vazhdon tė vesh dorėzat qė e mbajnė atė "ngrohtė", dora gjithnjė do tė lėvizė nė atė drejtim qė e dirigjon dorėza.

    Pėrfundimisht, ligji ndėrkombėtar nuk preferon situatėn e tanishme tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Pėr deri sa pamundėson gjasat pėr gjenocid, pastrim etnik ose taktikė represive nga ana e shtetit, drejtėsia ndėrkombėtare dhe evropiane do tė dėgjojė avash sfidat pėr tė cilat besohet se duhet tė mbahen nė nivel lokal. Kėshilli i Evropės mė 1995 nė Kornizėn Konvencionale pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Nacionale, nė pajtim me standardet e OSCE, po i vėnė kushte vendit pėr t'iu "bashkuar perėndimit", dhe veēanėrisht pėr t'iu bashkangjitur Unionit Evropian. Megjithatė janė larg bisedimet pėr atė se ēka duhet tė pėrmbajnė kėto standarde. Eshtė e padiskutueshme, qė medoemos duhet tė zgjidhen kėrkesat qė kanė tė bėjnė me territorin dhe vetėqeverisjen, apo pėrcaktimin zyrtar tė gjuhės. Mali i Zi ka deklaruar se do t'i rrespekton plotėsisht kėto standarde, por ende po vazhdon tė centralizon pushtetin nė atė mėnyrė qė tė gjitha vendimet po merren nė forume dhe po kontrollohen nga grupi nacional dominant. Ēka shqetėson mė sė tepėrmi ėshtė se Mali i Zi ka organizuar gjithashtu arsimimin e lartė, akreditimin profesional, dhe zyrat politike nė atė mėnyrė qė pjesėtarėve tė minoriteteve ua ka imponuar asimilimin linguistik pėr tė arritur sukses profesional dhe fuqi politike. Shkurtazi kėto norma legale nuk po u adresohen pėrplasjeve ndėrmjet tė kėrkesave pėr vetėqeverisje tė minoriteteve dhe tė centralizimit politik tė shtetit qė para sė gjithash gjeneronte destabilizim dhe konflikte ndėretnike. Pėr kėto arsye perspektiva pėr ndryshime ka gjasa tė japė rezultate (1) duke shfrytėzuar rrugėt (kanalet) lokale politike pėrmes tė cilave parashtrohen dhe zgjidhen ankesat nė atė mėnyrė qė tė pamundėsohet diskriminimi i grupeve nė baza etnike dhe religjioze , ose (2) organizimi kolektiv i komuniteteve t'i bėjė publike ankesat pėrmes protestave, tubimeve tė gjėra, mitingjeve e tė tjera. Ngaqė kultura shqiptare po ngulmon pėr ndėrrime duket se po jep shenja pozitive, gjendja shoqėrore nė Malėsi pasqyrohet me tė arritura nga akcionet e pėrbashkėta. Demonstratat qė u organizuan nė Tuz tetorin e kaluar nuk befasuan askend, dhe paralajmėruan Podgoricėn qė ēėshtja shqiptare ka nevojė pėr shqyrtim tė menjėhershėm. Nė arterie tė njėjta diaspora shqiptare organizojė demonstratat e veta nė stil madhėshtor nė Detroit dhe Washington DC. Asociacioni shqiptaro-amerikan nė Detroit, organizata mė e madhe dhe mė ngulmuese nė SHBA qė merret nė mėnyrė specifike me ēėshtjet e pazgjidhura tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, ėshtė konceptuar ashtu qė si synim ka ndriqimin e pabarazisė dhe shqetėsimeve pėr tė drejtat tė njeriut, politikė qė po vazhdon tė zbatohet nga elita politike e Malit tė Zi. Suksesi i arritur ka zgjuar interesim te njė numėr i madh i zyrtarėve amerikanė dhe organizatave jo qeveritare, tė cilėt kanė filluar tė kuptojnė se pavarėsia e Malit tė Zi nuk shqipėron patjetėr Malin e Zi demokratik. Me referendumin qė po afrohet shpejt, shqiptarėt nė Malėsi po shprehin vullnetin e mirė edhe njėherė pėrmes peticionit dėrguar qeverisė nė pėrpjekje pėr tė ngehur zėrin pėr ankesat e tyre pėrtej nivelit lokal.

    Nė anėn tjetėr mos tė na shesin mend, Mali i Zi nuk ėshtė Kosovė-ku vaji ironizues ėshtė pėrcaktues i qartė pėr komunitetin ndėrkombėtarė. Asgjė mė pak, se ē'po ndodhė sot nė Malėsi po merr konotacione tė ngjashme me atė qė ėshtė luajtur nė vitet 1990-ta. Represioni social ekonomik, politik dhe qytetar ka arritur pikėn e vlimit nė Malėsi ku qytetarėt janė detyruar tė braktisin vendlindjen e lashtė pėr njė jetė mė tė mirė jashtė. Nuk duhet tė ketė mėdyshje mė pra pse ka shqiptarė mė shumė qė jetojnė nė Detroit se sa qė janė nė tėrė Malin e Zi. Kjo formė "burokratike e pastrimit etnik" ka ndėrruar nė mėnyrė drastike pėrbėrjen (kompozicionin) e shqiptarėve, ku vendet me dendėsi mė tė madhe tė popullimit siē janė Koja dhe Trieshi janė njėmend tė zbrazura. Katandisjet afatgjata kanė paguar tagrin, Malėsia e Madhe qė ishte e ngopur me shqiptarė dhe rajonet e Grudės, Hotit, Trieshit, Kojės dhe Luharit tash kontestohen nga Mali i Zi kinse ato pėrbėhen vetėm nga Gruda dhe Hoti, qė ėshtė konstatim i rrezikshėm qė ka xhindosur shumė shqiptarė. Ēdo pėrpjekje pėr tė ndarė vendet historike tė shqiptarėve nėn ēfarėdo rrethane administrative ose gjeografike kėrcnon tė fundosė ēfarėdo negociate tė arsyeshme ndėrmjet Podgoricės dhe Malėsisė. Si element shtojcė i kėtij argumenti ėshtė shqetėsimi pėr manipulimet me refugjatėt e luftės. Duke u bazuar nė tė dhėnat e komisionerit tė lartė pėr refugjatė, ishin 28,493 persona tė zhvendosur nė Mal tė Zi, gusht 2004. Jashtė kėtij numri 4,400 janė rom; 6,483 serb; dhe 4,074 musliman. UNCHR gjithashtu ka shpallė se pėrafėrsisht 50,000 jetojnė pėrgjatė Serbisė dhe Malit tė Zi qė zyrtarisht nuk janė regjstruar dhe qė duhet t'i shtohen numrit tė mėsipėrm. Njė numėr i madh i kėtyre personave tė zhvendosur kanė kaluar nė Malėsi dhe janė vendosur ne rajonin e Konikut dhe Vranjes duke u ndihmuar tashpėrtash financiarisht nga qeveria malazeze. Kėta kolonė, tė shumtėn musliman tė Bosnjės, kanė destabilizuar kompzicionin etnik nė mėnyrė domethėnėse ku komuniteti shqiptar po rrezikohet tė bie nėn kufirin e shumicės. Nėn kėto kushte, banorėt historik shqiptarė janė tė rrezikuar qė tė humbin tė drejtėn e pronėsisė nga pjestarėt e grupacioneve tė jashtme. Ēdo shqyrtim pėr tė ardhmen e Malėsisė duhet tė inkorporojė pyetjen si tė arrihet ujdia me personat e zhvendosur.

    Historia e Ballkanit ka demonstruar qartė se kur minoritetet ndihen pa pushtet dhe lihen anash strukturės shoqėrore tė ndarjes sė pushtetit, ato do tė pėrpiqen tė pėrfitojnė autonominė lokale shpėrthejnė nė pėrpjekjet pėr ta ndėrruar statusin e minoritetit nė mazhorancė (shumicė). Si konsekuencė, sa mė gjatė qė minoritetet tė ndihen tė lėna (tė papėrfshira), aq mė tė fuqishme do tė bėhen aspiratat e tyre. Kėto precizojnė brengosjet dhe po shaktojnė shqetėsim nė vazhdimėsi pėr observuesit ndėrkombėtarė dhe dijetarėt tė cilėt pėrpiqen tė gjejnė zgjidhje se si tė veprohet me qeveritė qė janė bastione tė represionit. Mali i Zi nuk ėshtė pėrjashtim. Shumė nga ēėshtjet tė cilat janė tė komentuara kėtu janė bėrė subjekt i studimeve shkencore dhe kanė filluar tė krijojnė hapėsirė nė shumė konferenca ndėrkombėtarė pėrreth globit. Studimi pėr gjendjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė prezentuar nė konferencėn e parė globale nė Stamboll, Turqi, nė kuadėr tė sė cilės ėshtė mbajur sesioni i veēantė pėr minoritetet ku ėshtė pėrfshirė referati shkencor i titulluar, "Integrimi politik i minoritetit shqiptar nė Malin e Zi post-komunist". Me prirje tė ngjashėme, disa nga temat e prezentuara nė kėtė koment do tė pėrgatiten pėr kongresin e ardhshėm tė 20-tė botėrorė nė Fokuoka, Japoni, nė referatin e titulluar, "Dėshtimi pėr tė plotėsuar kėrkesat Evropiane nė tė drejtat e minoriteteve: Rasti i shqiptarėve tė Malit tė Zi. Hulumtimi ekzaminon politikėn e Malit tė Zi ndaj minoritetit shqiptar dhe prekė nė tri ēėshtje kyēe qė do tė ishin vitale pėr vlerėsimin e progresit nė drejtim tė integrimit Evropian: (1) roli i elitave politike, partive dhe institucioneve, (2) infrastruktura politike: decentralizimi dhe pushteti lokal, dhe (3) influenca e nacionalizmit dhe etniciteti nė pėrfaqėsimin politik.

    Por studimi akademik nė kėtė fushė ėshtė vetėm njė nismė qė ndihmon pėr tė kuptuar problemet mjaft ekzagjeruese qė janė prezente nė shoqėri, nuk jipen zgjidhje tė qarta-prerazi. Hapi i parė, i ngjashėm, pėr shqiptarėt dhe malazezėt ėshtė tė pajtohen se cilat janė problemet ekzistuese (ku disa prej tyre janė tė pėrmbledhura dhe janė nė lidhshmėri), mė pastaj duhet tė mirret vendimi si tė trajtohen (zgjidhen) ato. Aq mė pak, nėse shqiptarėt nuk shiqojnė sy nė sy atėherė shkeljet siē ėshtė e drejta pėr tė pėrdorur gjuhėn nė gjykata dhe administratė lokale; formimi i shkollave pėr minoritete, universiteti, klinikat mjekėsore, dhe mediat; zgjėrimi i vetėqeverisjes lokale dhe rajonale; garantimi i pėrfaqėsimit legjitim politik; dhe ndėrprerja e politikės sė kolonizimit e disejnuar pėr tė pėrmbytur minoritetet nga vendbanimet e tyre historike me kolonė, nga grupi dominant, nuk ėshtė arsye qė mjafton qė ata tė ngriten dhe tė kėrkojnė mbrojtje, atėherė ky autor vlerėson qė asimilimi ka arritur qėllimin maksimal (pėrfundimtar), dhe Malėsia e Madhe nė veri tė kufirit shqiptar ėshtė shuar. Nėse Mali i Zi nuk i merr parasysh pasojat e kėtij evolucioni tė dėmshėm pėr tė ardhmen, atėherė nuk kanė mėsuar asgjė nga historia, dhe ajo do tė vazhdon tė pėrsėritet vetvetiu me pėrmasa shumė mė tė thella dhe katastrofike.

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ketu i pash do foto nga protesta ne Tuz
    http://www.malesia.org/ngjarjet/miti...mune/index.htm
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Malazezte, duhet ti njohin Malesise statusin e komunes. Uroj qe kjo te behet sa me pare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Koment vs Koment
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 21-05-2010, 10:11
  2. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  5. Standardet e Kontabilitetit Shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •