Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    In memoriam: Monsinjor Simeone Duka

    Ne Zare te Kroacisė, Kryeipeshkvi i Shkodėr–Pultit kujton Monsinjor Simeone Dukėn dhe kryevjetorin e vdekjes sė Gjon Palit II


    Sot (me 31 mars k.v.) nė qytetin e Zarės, nė Kroaci, u kremtuan salikimet e Monsinjor Simeone Dukės, vdekur mė 28 mars nė Romė. Mė pas i ndjeri u varros nė vendlindje. Meshen e drites dhe ritet e salikimit i ka udhehequr kryeipeshkvi i Kryedioqezės Shkodėr-Pult, Imzot Angelo Massafrėn, i cili kujton figurėn e Prelatit tė ndjerė, po ashtu ne te njejten dite kujton edhe Papėn Gjon Pali II nė pėrvjetorin e parė tė vdekjes.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    U kthye nė Shtėpinė e Atit mė 28 mars Monsinjor Simeone Duka




    Me hidhėrim e fe – siē shkruhet nė ‘L’Osservatore Romano’ - mė 28 mars, nė banesėn e tij nė Romė, ndėrroi jetė Monsinjor Simeone Duka, arbėnesh nga Zara, i mirėnjohur pėr njė veprimtari tė jashtzakonshme nė shėrbim tė Kishės nė Itali, Kroaci e Shqipėri. Prelati vdiq nė moshėn 90-vjeēare.

    Mesha e parė e salikimeve tė Prelatit tė ndjerė, e kryesuar nga imzot Gjino Reali, u kremtua sot, nė orėn 10. 30 nė katedralen e La Stortės nė Romė. Salikimet e fundit do tė kremtohen nesėr nė Kishėn e salezianėve nė Borgo Rico, ndėrtuar nga i ndjeri e do tė kryesohen nga imzot Ivan Prendja. Mė pas trupi i Monsinjor Dukės do tė pushojė nė paqe pranė familjarėve.

    Po emri i tij nuk mund tė harrohet: ai ėshtė i shkruar nė ballin njė numri tė madh kishash nė Itali, Shqipėri e Kroaci. Besimtarėt e shumtė qė shtegtojnė nė Kishėn e Zojės sė Shkodrės, sigurisht e kanė lexuar kėtė emėr tė shkruar nė tė majtėn e Portės kryesore, sepse falė bujarisė sė tij u rindėrtua Shenjtnorja Kombėtare e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, Pajtores sė shqiptarėve.

    Shtėpinė ku banonte nė Romė, ia la trashėgim Kongregatės pėr pėrhapjen e fesė, pėr ta pėrdorur nė ndihmė tė Kishės shqiptare. Ėshtė pėr t’u kujtuar se ai nuk e harroi kurrė identitetin e tij shqiptar e prandaj bashkėpunoi me tė gjithė klerikėt e laikėt bashkėkombas qė takoi, posaēėrisht me Dom Zef Shestanin, Dom Prenkė Ndrevashajn e Imzot Frano Illinė.

Tema tė Ngjashme

  1. IN MEMORIAM: Martin Camaj
    Nga NoName nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 16:04
  2. In Memoriam
    Nga ZANOR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 01:41
  3. IN MEMORIAM: Ate Jakob Marlekaj OFM
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:50
  4. IN MEMORIAM: Imzot Gjon Nikolle Kazazi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 10:17
  5. Mario Luzi. In memoriam
    Nga laguna blu nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •