Një seri tërmetesh në Iranin perëndimor kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 personave dhe lënduar më shumë se një mijë.
Tërmetet që kishin epiqendër provincën e Lorestanit arritën në shkallën gjashtë ballë sipas shkallës Rihter.
Guvernatori i zonës tha se spitalet ishin mbushur plot.
Numri i të vdekurve pritet të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë me punën e tyre.
Shumica e shtëpive këtu janë të ndërtuara me baltë dhe tulla dhe ato bien shumë lehtë në rast presioni.
Por autoritetet iraniane thonë se shumë banorë vendas mbijetuan pasi ata kaluan natën e të enjtes jashtë, pasi ndjenë lëkundjet e para në mbrëmje.
Punonjës të ndihmës së shpejtë thonë se uji, linjat telefonike dhe energjia elektrike është ndërprerë në këto zona.
Ata kanë nevojë për batanije dhe ujë për të mbijetuarit.
Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Iranin ishte në vitin 1990 në dy provinca veriperëndimore.
Ai shkaktoi vdekjen e afro 35 mijë personave dhe plagosi më shumë se 100 mijë të tjerë.
Krijoni Kontakt