Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Tërmet i fuqishëm godet Iranin

    Një seri tërmetesh në Iranin perëndimor kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 personave dhe lënduar më shumë se një mijë.
    Tërmetet që kishin epiqendër provincën e Lorestanit arritën në shkallën gjashtë ballë sipas shkallës Rihter.

    Guvernatori i zonës tha se spitalet ishin mbushur plot.

    Numri i të vdekurve pritet të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë me punën e tyre.

    Shumica e shtëpive këtu janë të ndërtuara me baltë dhe tulla dhe ato bien shumë lehtë në rast presioni.

    Por autoritetet iraniane thonë se shumë banorë vendas mbijetuan pasi ata kaluan natën e të enjtes jashtë, pasi ndjenë lëkundjet e para në mbrëmje.

    Punonjës të ndihmës së shpejtë thonë se uji, linjat telefonike dhe energjia elektrike është ndërprerë në këto zona.

    Ata kanë nevojë për batanije dhe ujë për të mbijetuarit.

    Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Iranin ishte në vitin 1990 në dy provinca veriperëndimore.

    Ai shkaktoi vdekjen e afro 35 mijë personave dhe plagosi më shumë se 100 mijë të tjerë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Së paku 66 të vdekur në tërmetin në Iran, SHBA-të ofrojnë ndihmë

    Teheran, 14:50

    Së paku 66 persona humbën jetën, ndërsa 1.000 janë plagosur në një varg tërmetesh që sot në mëngjes goditën pjesën perëndimore të Iranit, lajmëroi radioja shtetërore iraniane.

    Bilancin më të ri të të pësuarve e lajmëruan persona zyrtarë medicinalë nga provinca Lurestan. Sipas mediumeve iraniane, spitalet në qytetet Darud dhe Boruxherd janë përplot dhe nuk mund të pranojnë më shumë pacientë dhe kërkohet ndihmë nga qytetet përreth.

    Sekretarja shtetërore amerikane Kondoliza Rajs sot ofroi ndihmë amerikane për viktimat e tërmetit. "Amerika është e gatshme t`u ndihmojë qytetarëve iranianë në tërmetin e tmerrshëm", deklaroi Rajs gjatë vizitës në Angli.

    Ajo shtoi se SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë ndihmë humanitare kudo në botë kur ndodhin fatkeqësi të këtilla.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Po i paralajmeron Allahu....."Mosni ore , mos me bombe atomike!....." Nuku degjojne qe nuku degjojne te paudhet....

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Po i paralajmeron Allahu....."Mosni ore , mos me bombe atomike!....." Nuku degjojne qe nuku degjojne te paudhet....
    nuk eshte pune e allahut, puna eshte se irani gjendet pikerisht ku takohen pllajat euro dhe aziatike. irani eshte si japonia nuk eshte stabel nentoke.

    kete e dine vete shkencetaret iraniane, arme atomike, nahhh cik e veshtire.

    nje arsye qe irani nuk mund te testoje nese shperthen bomba e tij apo jo eshte mund te i shkaktoje vetes probleme ne rradhe te pare.

    ne rradhe te dyte irani nuk ka nje kulture armesh berthamore qe rrit problematiken e ketyre armeve ne vete iranin. as pakistani as india pavareisht cfare trumbetohet nuk kane kapacitet nuklear ushtarak.

    ruset kishin 40 vjet me teknologjine nukleare dhe kane pasur disa dhjetra probleme me te ne civile dhe ate ushtarake.

    bombe atomike? lere sec thote politika. irani po mundohet te mos djege nafte per energji elektrike, qe ekonomikisht i kushtonin iranit shtrenjte. kaq! ajo qe duhet thuhet eshte se nafta eshte "ar i zi".

    te ju bej nje pyetje une juve te tere: sa % e energjise elektrike ne shba nxirret nga centralet berthamore?
    besoni apo sdoni te besoni juve, me pak se 50%.

    rreth 50% e tjere del nga djegja e qymyrit. fatmiresisht, shba mban kampion ne bote per rezervat e qymyrgurit por si ne rusi si ne amerike teknologjia nukleare e energjise elektrike ka sjelle dhjetra probleme. ca sthuhen, ca thuhen.

    nuk ka dale fare ne shtyp, por kur ngeli NY pa drita 2 dite, nje nga centralet... eh lere .

  5. #5

  6. #6
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Ore atje po vdesin njerez ju beni politike dhe hidhni romuze.....eshte e padrejete te vdesesh ne kete menyre (me kujtohet termeti ne turqi ne 1999.kamqene ne epiqendren e tij.i mblidhnim te vdekurit sikur po mblidhnim dru ne pyll).
    prandaj dhe zoti nuk ekziston.....keto jane punet e memes natyre....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Mbaj mend termetin ne Athin ne 1999,
    Eshte shume gje e frikshme mbaj mend fjetem jasht per 4 dite (si gjith te tjeret!) se po te behej dhe termeti me i vockel pallati rrezikohej te binte! Mbas pak ditesh u kontrollua dhe doli qe ishte safe te futeshim prap, po une sdoja te futesha me atie se kisha mar temerr dhe prandaj dhe nderuam shpi!

    Per ne Iran po me vjen shume gjyna, po me natyren smeresh dot.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Tani qe ishte eklipsi i djellit, ca profete Anglez kane thene qe eshte shenja qe po i vjen funsi botes!

  9. #9
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar më parë nga romeoOOO
    Tani qe ishte eklipsi i djellit, ca profete Anglez kane thene qe eshte shenja qe po i vjen funsi botes!
    Aman se e kemi humbur durimin e fundit te botes....e pritem ne 2000shin mo sa u lodhem.....po na vjen fundi neve vete......

Tema të Ngjashme

  1. Termet ne Shqiperi(Durres-Golem)??
    Nga ViKi 24 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 15:18
  2. Desktopë të fuqishëm: Sisteme të shpejtë dhe të lirë, me Core i7
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 04:57
  3. Termet ne ishullin e Java: Mijera te vdekur e te plagosur
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 05:36
  4. Tërmet në Tropojë
    Nga Era1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 06:41
  5. Perseri Termet
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 03:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •