Joey shtyu deren e katit te dyte qe te nxirrte tek shkallet. Dera ndaloi pergjysem. Zgjati koken jashte per te pare ē'kishte ngecur perposht, dhe u kthye rrembimthi brenda duke lene deren te bente perplasjen e saj cingerritese. Joey i kishte faqet te skuqura qe nga e djeshmja ne anije, por jo aq sa te mos i vija rč friken nga kapja ne befasi.
-Ēfare pe aty?
-Merr policine me mire. Duket sikur eshte ne gjume, po ku i dihet.
Joey ishte nga vendi ku armet lejoheshim me kushtetute qe t'i lehtesohej shtetit barra per ruajtjen e lirive personale te njeriut. Te trembej, ishte gje qe nuk ia kisha pare ne lekure qyshkur ngaterroi nje dite nje projekt aq sa nuk rregollohej mė ne kohe per shfaqjen e te nesermes. Hapa deren.
-Qelbka ere, po eshte gjalle.
-Ēohu! Zgjohu!
Ai levizi vetem flegrat e hundes per te ngjeshur dhe nje tog tjeter ajri brenda. Kushedi ē'endrra per gjelle shtepie a dyshek te lare ushqeu ajo fryme ajer. Kyēin e dores se majte e kishte si te ngrene nga ndonje merimange gjigande, nga ato qe po te kishin dhembe bluanin dhe kocken. Floket gri ia kish terhequr ca dera kur kishte bere mbrapsht dhe kishin bere nje rruge te hekurosur mbi tapetin jeshil. Era me bente te dyshoja se kish qene i kalbur prej kohesh, megjithese dy ore me pare kur kisha zbritur per nje cigare atyre shkalleve, nuk kishte qene aty.
-Merr ambulancen me mire. Mbase nuk e fusin brenda.
-Vetem ta heqin qe ketu.
Ishte dita e pare per muaj te tere qe e kishim bere me fjale te iknim nga puna para gjashtes. Ambulanca na kish pyetur nėse ishte rast urgjence, pastaj ia mori me ngč dhe ia behu me sirenat shuar nja dhjete minuta me vone.
Duhej te ishte thuthuq. Buza e poshtme i varej mbi mjekerr dhe mbi te qendronte gjuha duke i bere dhembet te ndiheshin si vizitore te rastit. Ishte vendas, nga ata qe kompesoheshin per traumat qe u shkaktuan te bardhet nja dy-treqind vjet me pare, dhe token qe u moren. Syte tejet te rrumbullaket, me bebezen aq shume te shtriqur, sa e bardha ishte kthyer vetem ne nje rreth te holle kornize. Nuk kisha degjuar indian te quajtur Bob me pare, po as ndihmuesit e shpejte nuk duket qe e besuan. Bobi "s'kishte pire asnje gje, s'kishte marre asnje droge, nuk banonte ne shesh-pushimin e shkalleve te zyres sone dhe thjesht e kishte zene gjumi aty"
Ata veshen nga nje pale dorashka anemike operacioni dhe u munduan te benin Bobin te drejtpeshohej mbi kercinj. Une dhe Joey ulem te ēaren e postes nga kishim kundruar deri atehere dhe hapem deren.
-Edhe sa kohe tjeter iu duhet? Kam per te mbyllur deren e poshtme.
M'u pergjigjen me po te njejtin zė pa timbėr qe nuk mberrin asnjehere ne veshet e mi. Keshtu mesova te lexoj buzet dikur, kur pergjigjia ne raste te tilla ishte e pashmangeshme.
-Joey, mbylle pak deren e poshtme, ler dritaren e siperme hapur gjithe naten. Ah sikur te kaloje nje qelbes kendej pari sot, te pastroje ca ajrin!
Bobi u gjet poshte sakaq dhe kaperdiu nje gllenjke nga birra qe kish pasur ne xhep per t'u zgjuar. Ambulanca iku po aq paqesisht sa erdhi. Ora gjashte me kapi ne zyre dhe kesaj rradhe...
Krijoni Kontakt