Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 83
  1. #51
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Ka thene Imami Muhammed ibn Idrijs esh-Shafi'i:
    "Allahu xh.sh. ka qene pa vend, e krijoi vendin dhe ai sic ishte ne Amshim eshte sikurse para se te krijonte vendin, nuk atribuohet me ndryshueshmeri ne Qenien e Tij (Dhat) dhe as me nderrim te Cilesive te Tij (Sifat)". perfundoi
    (Ittihaf es-Sadeh el-Muttekijn, 2/24 )

    Ndersa per Imam Ahmed ibn Muhammed ibn Hanbel esh-Shejbanij, e ka permendur Ibn Haxher el-Hejtemij:
    "Dhe ajo qe eshte perhapur mes injoranteve qe i perkasin Mez'hebit te tij, se paska folur se Allahu ka ane apo gjera te tilla, eshte genjeshter dhe shpifje per Imamin" perfundoi
    (el-Fetawa el-Hadijthijeh, f.144)
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #52

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ketu duhet te na ndricojne shkrimet e kudsit LoL

  3. #53
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Ka thene Shejhu Ali ibn Khalef el-Malikij i njohur si Ibn Batal nje nder komentuesit e Bukhariut (449 h.):
    "Bukhariu eshte perpjekur ne nje nder kapitujt te replikoje Xhehemijet trupezues ne lidhje me ajetet te pa qarta eksoterikisht dhe ka deklaruar se Allahu nuk eshte trup keshtu qe s'ka nevoje per vend qe te qendroje mbi te, Ai ka qene pa vend, eshte atribuar me Lartesine atribut nderi, ngritja per tek Ai do te thote lartesim duke i mohuar vend." perfundoi
    (Fet'h el-Bari 13/416)
    Ka thene imami Ebu Xha'fer Muhammedibn Xherijr et-Teberij (310 h.):
    " eshte treguar se "el-Kadijm" (Allahu) krijoi cdo gje dhe se Ai eshte nje qe ka qene para cdo gjeje dhe do te jete pas cdo gjeje, i Pari para cdo gjeje dhe i Fundit pas cdo gjeje, Ai ka qene pa ekzistuar koha dhe epoka, as nata e as dita, as erresira e as drita, as toka, as qielli, as dielli as hena as yjet, cdo gje pervec tij eshte e krijuar e percaktuar dhe e formuar, i vetem ne krijimin e cdo gjeje, pa ortak....."
    (Tarijkh et-Taberij 1/26)
    ka thene Tahawiju:
    "Eshte i lartesuar - Allahu- ndaj kufizimeve, shkaqeve, formave, pjeseve dhe perberjeve, nuk e kapin ate gjashte anet (majtas djathtas etj.) sic kane pjesa tjeter e ekzistenteve."
    (Akijdetu et-Tahawijeh)
    Ka thene Hafizi Ibn Hibban:
    "Falenderimi i takon Allahut qe nuk ka kufij te kufizohet dhe te perfshihet, dhe as momente jetesore qe te zhduket, Ate nuk ka asnje prej vendeve (Mekan) dhe as e perfshijne dallget e kohes (Zeman)"
    (eth-Thikat 1/1)
    ka thene gjithashtu:
    "ka qene - Allahu - pa vend dhe pa kohe"
    (Sahih Ibn Hibban, shih "el-Ihsan bi tertijb Sahijh Ibn Hibban 8/4)
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #54
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Hudhi nje sy rapsod qe te ndryshosh gabimet

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52537

    Gjithashtu dhe besimit te kater Imameve

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32225





    9:129.
    Po nėse ata refuzojnė (atė qė ua sjell) atėherė thuaj: All-llahu ėshtė pėr mua mjaft, s'ka tė adhuruar pos Tij, vetėm te Ai jamė mbėshtetur, e Ai ėshtė Zot i Arshit tė madh!"
    10:3.
    Vėrtet Zoti juaj ėshtė All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė ditėsh e pastaj qėndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndėrmjetėsues nuk do tė ketė vetėm poqese lejon Ai. Ky, Madhėria e Tij ėshtė All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atė! A nuk merrni mėsim?
    11:7.
    Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenė (mė parė) mbi ujė, qė t'ju sprovojė, se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. Nėse ti u thua: "Ju do tė ringjalleni pas vdekjes!" Ata qė nuk besuan thonė: "Kjo (ēka na thua) nuk ėshtė tjetėr vetėm se magji e hapur.

    13:2.
    All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato. Ai mbizotėroi Arshin dhe nėnshtroi diellin e hėnėn qė ēdo njėri udhėton deri nė njė afat tė caktuar; Ai rregullon ēėshtjen (e gjithėsisė), sqaron argumentet, qė tė jeni tė bindur pėr takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.

    20:5.
    Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh.

    23:86.
    Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?"
    23:116.
    I lartė ėshtė All-llahu, Sunduesi i vėrtet, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i Arshit bujar.
    25:59.
    Ai krijoi qiejt e tokėn dhe gjithēka qė gjendet nė mės tyre brenda gjashtė ditėsh, e pastaj mbizotėroi Arshin. Ai ėshtė Mėshiruesi. Pėr kėtė pyete ndonjė shumė tė dijshėm.

    27:26.
    All-llahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pos Tij, Zot i Arshit tė madh.

    32:4.
    All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn dhe gjithė ē'ka ndėrmjet tyre, brenda gjashtė dite, pastaj mbizotėroi Arshin. Pėrveē Tij nuk keni ndonjė ndihmėtar tjetėr e as ndėrmjetėsues, pra a nuk jeni kah mendoni!

    39:75.
    E do t'i shohėsh engjėjt tė rreshtuar pėrreth Arshit, e madhėrojnė me falėnderim Zotin e vet. E nė mes tyre (njerėzve) kryhet gjykimi me drejtėsi dhe thuhet: "(prej tė gjithėve) Falėnderuar qoftė vetėm All-llahu, Zoti i botėve!"
    40:7.
    Ndėrsa ata (engjėjt) qė e bartin Arshin dhe ata qė janė pėrreth tij, lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): "Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falu atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn tėnde, e edhe ruaj ata nga dėnimi i Xhehennemit!
    40:15.
    Ai (All-llahu) ėshtė i pozitės mė tė lartė, zoti i Arshit; Ai me urdhėrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij qė do nga robėrit e vet, pėr t'ua tėrhequr vėrejtjen ndaj ditės sė takimit (tė kijametit).

    43:82.
    Larg asaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, Zoti i Arshit, nga ajo qė ata i pėrshkruajnė

    57:4.
    Ai ėshtė qė krijoi qiejt dhe tokėn vetėm pėr gjashtė ditė, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di ēka futet nė tokė dhe ēka del prej saj, ēka zbret nga qiellit dhe ēka ngritet nė tė, dhe Ai ėshtė me ju kudo qė tė jeni, All-llahu ėshtė pėrcjellės i asaj qė punoni.
    69:10.
    Ata kundėrshtuan tė dėrguarin e Zotit tė tyre, e Ai i dėnoi ata me njė dėnim edhe mė tė madh (prej dėnimeve tė mėparshėm).
    69:17.
    Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd.
    81:20.
    Qė ėshtė i fortė dhe qė ka vend tė lartė te Zoti i Arshit.
    85:15.
    Ėshtė i Zoti i Arshit, tė madhėruar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 23-04-2006 mė 08:49

  5. #55
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Ka thene Kadiu Ebu Beker Muhammed el-Bakil-lanij el-Malikij (403 h.):
    "Nuk themi se Arshi per Te (Allahun) eshte vend dhe qendrim, sepse Allahu ka ekzistuar pa vend dhe kur krijoi vendin nuk ndryshon nga c'ishte" perfundoi
    (el-Ittisaf fi ma jexhib i'tikaduhu we la jexhuz el-xhehlu bihi, f. 65)
    Ka thene AbdulKahir et-Temijmij el-Isfrajinij:
    "eshte Ixhma e Ehli sunnetit se Allahun nuk e kap as vendi e as koha"
    (el-Ferk bejne el-Firak f.333)
    Ka thene Ebu Beker Ahmed ibn el-Husejn el-Bejhekij esh-Shafi'ij:
    "Ajo qe eshte transmetuar ne fund te hadithit eshte tregues se Allahu nuk ka vend dhe se njeriu kudo qe te jete Ai eshte afer,.......dhe nuk eshte e vertete njohja e Allahut me te qenurit e Tij ne ndonje vend, ajo qe kane shpjeguar disa prej shokeve tane duke ia mohuar Allahut vendin vjen nga fjala e profetit :
    "Ti je eksoteriku dhe s'ka asgje mbi ty, dhe Ti je isoteriku dhe s'ka asgje nen ty"
    perderisa s'ka asgje nen te dhe asgje mbi te do te thote qe Ai s'ka vend"
    (el-Esma' we es-Sifat f.400)
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #56
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    O forumo!!!!

    lexon shqip ti? s'e ka mohu njeri qe Arshi eshte i Allahut, ashtu sic je edhe ti i Tij,
    Zotrote ke bere copy/past dhe nuk di se c'shkruhet aty,....

    1- une nuk kam thene qe Arshi nuk eshte i Allahut
    2- pastaj Istewa nuk ka kuptimin "Qendroi" sepse,
    3- ajetet qe ke sjelle thone:
    "All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato. Ai mbizotėroi Arshin "
    pastaj thua: "20:5.
    Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh"
    me pas:
    "25:59.
    Ai krijoi qiejt e tokėn dhe gjithēka qė gjendet nė mės tyre brenda gjashtė ditėsh, e pastaj mbizotėroi Arshin. Ai ėshtė Mėshiruesi. Pėr kėtė pyete ndonjė shumė tė dijshėm"
    shkojme me poshte:
    57:4.
    Ai ėshtė qė krijoi qiejt dhe tokėn vetėm pėr gjashtė ditė, pastaj mbisundoi Arshin

    ja dhe i gjith kuptimi i asaj qe une i jam referuar dijetareve dhe kam dashur te them qe ti nuk po e kupton akoma:
    69:17.
    Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd.
    81:20.
    Qė ėshtė i fortė dhe qė ka vend tė lartė te Zoti i Arshit.


    nese Zoti do te ishte mbi Arsh engjejt do ta mbanin Zotin

    Istiwa pra eshte sundimi dhe jo qendrimi
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #57
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    ah se harrova!!!
    te te bej nje pyetje,.....mos valle keto qe kam sjelle une per imamet jane te rrejshme?
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #58

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Rapsodi ku po bazohesh ti njeher qe je kaq i sigurte ne ato qe na sjell ketu?

  9. #59
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Perkthimi i shqiptarit Ahmeti eshte i dobet ne shume versete.

    9. الاستواء على العرش El-Isteua (lartesimi, ngritja mbi arsh).

    Kjo ėshtė njė cilėsi fielije qė ka ardhur nė 7 ajete nė Kur’an dhe nė disa hadithe tė Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem).

    Ajetet Kur’anore ku ėshtė permendur kjo cilesi:

    “I Gjithėmėshirshmi u ngrit lart mbi Arsh.“ [Ta ha:5]
    “Pastaj Ai u ngrit lart mbi Arsh (Fronin e Tij madhėshtor)“ [El- Arafė:54, Junus:3, Rrad:2, Furkanė:59, Es- Sexhde:4, El-hadidė:4]

    Nga sunneti kemi hadithin e Ebu hurejrės se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e mori per dore dhe i tha: o Ebu Hurejra, vėrtetė Allahu i krijoi qiejt dhe tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre nė gjashtė ditė dhe pastaj u ngrit mbi Arsh nė ditėn e shtatė.”- trs En- Nesaiu dhe Albani ka thėnė se isnadi (zinxhiri i transmetimit) i tij ėshtė i mirė.

    Buhariu ka transmetur nga Muxhahidi qė isteua do tė thotė: u ngrit lart mbi arsh. Nė lidhje me kėtė transmetim Albani thotė: Kjo thėnie ėshtė kundėrpėrgjigje ndaj disa shkrimtarėve bashkekohore tė cilėt i ē’orirentojnė dhe mashtrojnė njerėzit duke ju thėnė se selefet nuk kanė folur rreth ajeteve dhe cilėsive dhe nuk i kanė komentuar ato absolutisht.
    Sipas tyre selefet vetem i lexuan pa u thelluar nė meditimin dhe nė kuptimin e tyre. Kjo ėshtė ideja e “tefuidit”- qė e ka hedhur poshte Ibn Tejmije nė librat e tij.
    Ėshtė ė vertetė se selefėt nuk i kanė komentuar me komente te shoqėruara me pėrngjasim dhe pėrshkrim tė formės madje kėtė e kanė ndaluar rreptėsisht siē ka ardhur nga Imam Maliku dhe tė tjerė.

    El- lalekaj-ju nė es- Sunneh ka transmetuar nga Bishėr Ibn Umer (i cili ėshtė thikatun-i besueshėm dhe ka vdekur nė vitin e 207 tė hixhrit) se ka thėnė: kam degjuar mė shumė se njė nga mufesirėt ( komemtatorėt e Kur’anit) duke thėnė: “mėshiruesi Isteua mbi arsh. Qė do tė thotė: U ngrit mbi arsh.”

    Shtojcė:

    Arshi ėshtė krijesa mė e madhe qė e ka krijuar Allahu i Lartėsuar e ka pėrmendur nė shumė vende nė Kur’ansi p.sh. nė fjalėn e Tij : "Zotėruesi i Arshit tė lavdishėm." [Buruxh: 15] dhe nė fjalėn e Tij: "Dhe melekėt do tė jenė nė anėn e Tij dhe tetė melekė atė ditė dotė mbartin lart Arshin e Zotit tėnd."..." [El-Hakkah: 17]

    Po ashtu edhe Profeti e ka pėrmendur nė hadithe tė sakta si p.sh. hadithi nė sahihun e Buharit: “Kur ti kėrkoni Allahut xhenetin i kėrkoni Atij xhenetin ‘Elfirdeus’, sepse ai ėshtė mė i larti xhenet dhe mė i mesmi xhenet, mbi tė gjendet Arshi i tė Gjithmėshirshmit.”

    Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė interpretohet Arshi si diēka qė nėnkkupton pushtetin e Allahut, sepse nėse do tė ishte kėshtu si do tė komentohet fjala e Allahut: “Dhe melektė do tė jene nė anėt e atij; dhe tetė melėkė atė ditė do tė mbartin lart Arshin e Zotit tėnd.” [El-Hakkah: 17] dhe fjala e Tij: “Dhe Arshi ishte mbi ujė.” [Hud: 7]. A mund tė thuhet qė atė ditė pushtetin e Tij do ta mbajnė tetė melekė?! A mund tė thuhet qė pushteti i Tij ishte mbi ujė?! A mund ta bėjė kėtė interpretim ai qė arsyeton dhe e din ēfarė thotė?
    Ėshtė e rėndėsishme tė dijė ēdo njeri qė Allahu nuk e ka krijuar Arshin (fronin) dhe nuk ėshtė lartėsuar mbi tė sepse ka nevojė pėr tė apo sepse Arshi e mban Atė,apo se Arshi e kufizon. Tė gjitha kėto janė imagjinata tė pasakta. Ato mund tė pėrfytyrohen nė tė drejtėn e njeriut sepse ka nevoj pėr fron ndėrsa Allahu ėshtė i pėrkryer nuk ka nevojė pėr asgjė. Ai ka thėnė nė Kur’an: "Vėrtet Allahu nuk ka nevojė pėr asgjė prej gjithėsisė." [Al-Imran: 97]

    Madje Arshi dhe tė gjitha krijesat kanė nevojė qė ti mbajė Allahu. Imam Tahaui ka thėnė: “Allahu nuk ka nevojė pėr Arshin dhe pėr asgjė tjetėr pėrve tij. Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė dhe ėshtė mbi ēdo gjė dhe asgjė nuk mundet ta pėrfshijė Allahun.

    Si pėrfundim Allahu nuk ėshtė i lartėsuar mbi Arsh se ka nevojė pėr tė, por ėshtė lartėsuar pėr urtėsinė qė i di Ai vetė.

    Vėrejtje:

    Nė lidhje me fjalėn e Allahut: “Ai ėshtė i cili krijoi pėr ju gjithēka nė tokė pastaj Ai Isteua ila (u ngrit lart mbi) qiell.” [El bekare] do tė bėjmė dy sqarime:

    I pari: Nė komentin e fjalės isteua ila nga dijetarėt e selefėve janė transmetuar dy komente:

    Komenti i parė: U ngrit lart mbi qiell. Ky ėshtė transmetuar nga shumica e tyre.

    Komenti i dytė: Synoi krijimin e qiellit. Kėtė koment e ka pėrmendur Ibnu kethiri nė tefsirin e tij. Megjithėse komenti i parė ėshtė mė i saktė sikur qė ka thėnė Ibnu Tejmije, komenti i dytė nuk do tė thotė qė ėshtė ndryshuar kuptimi i drejtpėrdrejtė i tekstit tė cilėsive tė Allahut sepse para fjalės isteua ėshtė pėrmendur parafjala ila e cila e bėn kuptimin: “synoi” tė pranueshėm dhe tė pėrshtatshėm. Dijetarėt e selefėve qė kanė dhėnė kėtė komentim pėr kėtė arsye e kanė dhėnė. Atyre nuk u shkonte ndėr mend se kuptimi i drejtperdrejtė i teksteve tė cilėsive tregon pėr pėrngjasim prandaj ta interpretonin siē mendojnė tė humburit! Kėta dijetarė mėgjithėse pėr kėtė ajet dhanė kėtė koment besojnė qė Allahu ėshtė mbi Arsh, kjo tregon qė qėllimi i tyre nuk ka qėnė ai qė e mendojnė tė humburit.

    I dyti: Allahu i lartėsuar para se tė krijonte krijesat dhe ndėr to edhe Arshi ka qėnė nė lartėsi, sepse lartėsia ėshtė “dhatij-jeh” (e pėrherėshme, e pa shkėpuetshme) kėshtu qė pas krijimit tė Arshit u Lartėsua mbi tė me njė Lartėsi e cila cilėsohet e veēantė. Kjo ėshtė pėrgjigjia qė i jepet atij qė mendon se lartėsia e pėrherėshme bie nė kundėrshtim me lartėsimin mbi Arsh. [Marrė nga Mexhmuul fetaua]

  10. #60
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    une u referohem dijetareve qe kane shkruar per ceshtjet e akaidit dhe besoj se i kam sjelle me pik dhe presje me faqe e me paragrafe qe t'i hapin syte njerezia.
    psh:
    KA thene imami Ebu Is'hak esh-Shijrazij (476 h.):
    "Istiwa-ja e Allahut nuk eshte qendrim dhe as prekje sepse te dyja keto cilesi jane cilesi te krijesave, Zoti eshte i Amshuar dhe kjo tregon se Ai ka ekzistuar pa vend, me pas e krijoi vendin dhe Ai eshte po ashtu sic ishte"
    (Shereh el-leme'a 1/101)
    ose, ka thene Imami i haramejnit Ebu el-Me'ali Abdulmelik ibn Abdullah el-Xhuwejnij:
    "el-Bari xh.sh. vetekziston, i lartesuar pa patur nevoje per ndonje vend te vendoset."
    (el-Irshat ila Kawati'a el- Edil-leh, f. 53)

    Keto pra La Luna jane te kuptushme, duhet te dish se edhe une kam mbaruar nje shkolle qe quhet "Sheriat" dhe e njoh gjuhen arabe me mire se shqipen
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Domosdoshmėria e tė njohurit tė teuhidit dhe shirkut.
    Nga referi_1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 17:17
  2. Qėndrimi i dijetarėve ndaj teuhidit
    Nga referi_1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 18:57
  3. Dua nje shpjegim per antenat wireless
    Nga fatua01 nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 13:11
  4. Shpjegim Per Nje Enderr
    Nga susglob nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 09:17
  5. Ndo nje shpjegim??
    Nga Leila nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-11-2003, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •