K R Y Q I I P A R Ė
Tė pranohet gjykimi
Dėgjo Jezusin si tė flet: Mua mė gjykuan dhe mė dėnuan. Mė gjykuan sunduesit shtetėrorė dhe fetarė bashkė me popullin i cili dėgjonte predikimet e mija, kurse miqtė dhe apostujt e mi ikėn. Deri para pak kohe mė lavdėronin, i admironin mrekullitė e mija, ėndėrronin tė mė prekin dhe mė premtonin miqėsi besnike. Tash janė kthyer kundėr meje dhe nga Pilati kėrkojnė tė mė gozhdojė nė Kryq. Pilati, njė i huaj nė vendin tim, deshi tė mė liroj. Por, bashkėvendasit e mi e detyruan tė mė denojė.
Njerėzit pėr rreth teje, e edhe miqtė e tu mė tė afėrt, do tė tė gjykojnė edhe denojnė. Kjo nuk do tė thotė se gjithmonė je fajtor. Ėshtė e paevitueshme tė mos gjykohesh. Kjo ėshtė vetėm edhe njė njohuri qė nuk mund tė mbėshtetėsh plotėsisht nė njerėzit. Mbėshtetja e sigurtė dhe e pa thyeshme ėshtė vetėm Zoti. Pėr kėtė ky kryq tė liron nga njerėzit nė tė cilėt mbėshtetesh dhe tė thėrret tė mbėshtetesh nė mua. Kur njerėzit tė gjykojnė, mund tė kalosh nė anėn time. Sepse edhe mua mė gjykuan dhe mė dėnuan. Mos u mbroj kur tė gjykojnė. Gjykimi nuk mund tė tė shkatėrroj, nuk tė len vetėm por tė shpie tek unė dhe tė ēon nė lavdi. Ky ėshtė Kryqi i parė i Imi dhe i yti. Mos u frikėso! Ai gjykim – janė dyert e tua kah unė. Nė atė gjykim tė gabuar do tė mė takosh mua. Atėherė askush mė nuk mund tė tė gjykoj.
KRYQI I DYTĖ
Tė pranohet e pėrditshmja
Kam mundur tė mbrohem ose tė kėrkoj tė mė mbrojnė. Munda tė them: jam i pafajshėm, pse tė duroj? Por, e pranova kryqin pa murmuritje.
Kryqi ėshtė ēdo moment i jetės tėnde. Mund ta pranosh ose ta refuzosh. Mund tė ikėsh prej tij ose ti dalėsh nė takim. Unė e pranova. Tani e din ku do tė mė gjesh. Forca yte nuk qėndron nė ikje. Ēdo moment kėrko tė pėrcaktohesh, ti lėsh tė gjitha ēka janw tuat e tė vijsh pas meje. Ky ėshtė kryqi i dytė. Tė rrallėt e njoftojnė. Njerėzit kėrkojnė kryqa tė jashtėzakonshėm, e kryqi ėshtė kėtu – nė pranimin e tė pėrditshmės. Nėpėr kryqin e pranuar fiton mėshirė tė madhe dhe feja yte rritet porsi pėrroi i vėrshuar.
KRYQI I TRETĖ
Tė kesh guxim tė rrėzohesh
Ėshtė vėshtirė tė rrėzohesh. Tė gjithė dėshirojnė tė mbesin nė kėmbė dhe tė ngadhėnjejnė. Unė jam Zot, e prap rrėzohem nėn kryq i pafuqishėm. Tė gjithė i shiqonin mrekullitė tė cilat i bėja dhe mė admironin, e tani mė shikojnė tė rrėzuar, tė pėrbuzur, tė mundur.
Kij guxim tė rrėzohesh duke mos e fshehur rrėzimin tėnd, por pranoje. Nė botė nuk mund tė jesh ndryshe! Aty je pėr tė vdekur. Sepse “kush e humb jetėn e vet, do ta gjej” Pse frikėsohesh nga rrėzimet e tua? Pse frikėsohesh ti shikosh njerėzit nė sy kur je i mundur, kur tė tjerėt janė mė tė menēur se ti? Pse frikėsohesh nėse tė shtrėngojnė mėkatet? Ti po lufton qė tė tregohesh i mirė. Shiko – kur je duke u rrėzuar, vjen tek unė mos u frikėso! Rrėzimi nuk ėshtė fundi. Pse e merr aq trgjik rrėzimin? Pėr ēka ke turp? Rrėzimi ėshtė qė tė bėhesh mė i afėrt pėr mua, qė tė tė ngris. Kur ta kuptosh se edhe unė unė u rrėzova, atėherė nė rrėzimin tėnd do ta dallosh fytyrėn time dhe bashk do tė jemi ngadhnjimtarė ndaj rrėzimeve dhe mėkateve. Me rėndėsi ėshtė vetėm qė nė rrėzime tė mos mbetesh vetėm, por tė vijsh tek unė.
Krijoni Kontakt