Mijëra qytetar shqiptarë të Luginës së Prshevës, kanë marrë pjesë sot në protestën gjithëpopullore në Bujanoc, të organizuar nga Shoqata e Vetranëve, Invalidëve dhe Familjarëve të Dëshmorëve të UÇPMB-së dhe subjekteve politike shqiptare të cilat ushtrojnë aktivitet politik në këtë rajon. Protestuesit me pankarta në dorë marshin protestues e kanë filluar nga Lapidari i Komandant Lleshit në Tërrnoc, për të arritur në fund në qendër të qytetit.
Para masës së tubuar, u kërkua lirimi i ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, si dhe përshpejtimi i zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Protesta e sotme erdhi si pasoj e dënimit të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë, përkundër lirimit të tyre nga paraburgimi, për shkak të vonesave ligjore që paraprakisht I kishte bërë gjykata e Qarkut në Vranjë. Ndërkohë, tre të liruarit e fundit për nesër më 31 mars, janë ftuar të paraqiten në qendrat e burgimit. Protesta e sotme ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident të regjistruar, përkundër masave të shtuara të sigurisë.
RTK 30/03/2006 13:31:33
Krijoni Kontakt