Jeta në ferr
**************************************************
*******
*******************************
Elda është 37 vjeç, por duket sikur ka 50. Rrudhat e thella në fytyrën e saj të plakur para kohe bëjnë të ditur se sa ka vuajtur në jetë. Elda pandërprerë shikon rreth vetes, flet me zë të ulët, sikur ka frikë se dikush tjetër do ta kuptojë gabimisht atë që do ta flasë.
“Që nga muajt e parë të martesës ai filloi të shkojë nëpër kafene me shokët dhe të kthehet në shtëpi në orët e vona të mbrëmjes. Atëherë vetëm bërtiste dhe shante. Nuk kaloi shumë kohë, filloi edhe të më rrihte. Na lindi fëmija i parë, djali. Thashë, ndoshta do të ndryshojë. Prej atëherë kaluan 15 vjet dhe po të mos vdiste nga pirja e alkoolit, unë ende do të prisja që ujku të shndërrohet në qengj”, e fillon Elda rrëfimin për ferrin.
Bashkëshorti i ndërroi jetë para gati se gjashtë muajve. “Alkooli e vrau, por më la mjaft kujtime që të kujtohem në të”, shprehet duke i ngritur krahët e këmishës. Në të dyja duart kishte shenja të prerjes me thikë. E ngriti pak fustanin – edhe aty prerje. Kujtime të përjetshme nga bashkëshorti i cili e ka bërë këtë edhe kur ka qenë esëll.
“Vallë, për argëtim, vallë e shtynte egërsira në të, kush e di. Do të vinte, do të më kapte për dore, do të më urdhëronte të ulem pranë tij dhe të mos lëshoja asnjë zë. Fillonte të më therte nëpër duar dhe nëpër këmbë. Filloi të vizatojë figura nëpër trupin tim. Me orë të tëra. Ndonjëherë do të kënaqej vetëm me këtë, ndonjëherë fillonte të më godiste me shqelma dhe grushta. Nuk durohej. Është mëkat, por, të ta them të drejtën, ndjeva lehtësi kur vdiq”, shprehet Elda. As që derdhi lot, e as që dridhej.
Bashkëshorti, të cilit nuk dëshiron t`ia përmend as emrin, e ka dhunuar me përkrahje të prindërve të tij. Ata, siç shprehet Elda, e kanë mësuar se burri ka të drejtë të ngrejë dorë mbi gruan. Ajo duhet ta dëgjojë.
“Mendoja të shkurorëzohem, por pa punë, e dija se kjo do të jetë edhe më keq. Ku të shkoj? Prindërit e mi janë njerëz të varfër, gjithmonë kanë qenë të varfër. Për ta isha një gojë më pak për t'u ushqyer. Shpesh mendoja të bëj vetëvrasje, por kur më binte ndër mend për fëmijët, shumë shpejt hiqja dorë nga mendimi i tillë. Tani, dënimi arriti. Kur më vjen rëndë, i shikoj vragët dhe kujtohem për ofendimet. Dhe e di se kam shpëtuar”, përfundon Elda.
********************
Ky eshte nje rast real, ne dhjetra e dhjetra te tilla................
A mendoni se bashkejetesa , ( martesa ...)u jep te drejten morale te cdo gjeje kundrejt bashkeshortit, aq sa dhunen ta quani dicka te perligjur e normale?
Krijoni Kontakt