Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Davidi dhe Bath Sheba

    Me kerkese/sugjerim te Brarit po postoj pjese nga libri Lexim te kendshem.

    -1-
    Ishte hera e parė, qė kur mbretėria ndodhej nė duart e tij, qė ai kalonte ditėt e para tė fillimit tė vitit nė pallat. Gjithė mbretėria sapo kishte festuar ngjarjen mė tė madhe tė vitit. Ishte urdhėrimi i pėrjetshėm nga Perėndia, qė kurse i kishte ēliruar nga egjiptasit, qė njerėzit tė pėrkujtonin ēdo vit Pashkėn, shpėtimin e tyre. Ishte me tė vėrtetė njė nga ēastet mė tė bukura tė vitit, pėr tė kujtuar madhėshtinė, mirėsinė dhe besnikėrinė e Perėndisė ndaj Izraelit, por edhe njė nga mė tė vėshtirat. Ēdo fillim viti, ai me ushtrinė e tij, dilnin kundėr vendeve qė Perėndia u kishte premtuar t’u jepte, ndėrsa sivjet diēka e ēuditshme e kishte mbajtur nė pallat.

    Mbreti ndihej disi i vetmuar dhe kishte dėshirė tė thellohej nė mendime, pėr ato qė kishin ndodhur. Viti qė kishte kaluar, kishte qenė i mbushur me ngjarje qė i kujtonin fitore, mall, mbajtje premtimesh e, mbi tė gjitha, mirėsi nga Perėndia, tė cilin ai e adhuronte me gjithė forcėn e qenies sė vet.

    Ai ishte rritur nė mes tė pėrkėdheljeve tė prindėrve dhe ēapkėnllėqeve tė vėllezėrve. U rrit nė njė kohė kur vetėm dashuria dhe hiri mund tė ruanin familjen dhe jetėn. Populli dhe vendi i tij ishin nė zgjedhė, por jo ai dhe shpirti i familjes sė tij. Ata ishin tė lirė nė Perėndinė e Izraelit, qė ata adhuronin dhe prisnin shpėtimin e gjithė popullit prej tij. Ēdo ditė, Davidi mbėshtetej nė prehrin e s’ėmės dhe, me ata sytė kureshtarė, priste tė dėgjonte ē’histori shpėtimi do t’i rrėfente ajo. Ai mahnitej me mrekullitė qė populli i tij kishte pėrjetuar gjatė viteve me Perėndinė dhe, i rrėmbyer nė pasionin e Zotit, pyeste njeriun qė, sipas mendjes sė tij, dinte gjithēka: “Nėnė, po pse tani ne vuajmė, a nuk i mbajnė mend njerėzit shpėtimet e Perėndisė?” Ajo ia ledhatonte kaēurrelat dhe, me njė zė tė ngrohtė, i thoshte: “Biri im, njerėzit janė tė dobėt dhe tė paduruar. Ata harrojnė mirėsinė dhe ndjekin udhėt e tyre, kur nuk kuptojnė. Po kėshtu, edhe ky popull, ka harruar tė mirėn dhe ėshtė fundosur nė dobėsinė e vet. Ruaj zemrėn tėnde nė vullnetin e Zotit dhe gjithmonė do tė gjesh hir dhe mirėsi nė rrugėt e tij.”

    I kujtohej nėna … njė qenie e ēuditshme, e brishtė si vetė ai, e fortė si asgjė tjetėr, e zhveshur nga vetė jeta kur ishte me tė, e thellė dhe e pafund nė dashuri ndaj frutit tė barkut tė saj. Ajo vėshtronte blunė e thellė tė syve tė tij, qė i tregonin sa shumė e donin dhe kujtonte se, si dikur, edhe ajo vetė kishte dhuruar dashuri pa kushte dhe pa dyshim. Nė atė blu tė thellė tė atyre syve ajo mahnitej dhe bekonte atė mrekulli qė vetė Perėndia i kishte dhuruar. Ai ishte i dashuri, ishte Davidi.

    Nuk ishte i vetmi bir i saj e, megjithatė, pėr tė ai ishte si i parėlindur. Nė ėndrrat dhe dėshirat e saj ajo i njihte rrugėt e bijve tė vet, dhe e dinte se Davidi ishte krenaria e gjithė shpresave; nė shpirtin e saj ajo ishte nėna e mbretit, nėna e fitimtarit, nėna e atij qė duhej nga zemra e Perėndisė. E lumtur nė tė vėrtetėn dhe e pėrulur nė hir, ajo gėzonte…,gėzonte frymėmarrjen e tij, lėvizjet, pėrkėdhelitė dhe vėshtrimet e syve tė tij, gėzonte tek i shihte ndriēimin e flokėve kaēurrela, qė ishin si tulipanė tė kuq mbi fytyrėn e tij tė ėmbėl. Ajo gėzonte dhe pėrpiqej tė pėrpinte kohėn pėr tė mos humbur asnjė ēast me fėmijėn e saj, qė rritej nga dita nė ditė. Ndėrsa ai, ai ndiqte ēdo veprim tė sajin, qė bėnte qiellin nė sytė e tij tė qeshte dhe tė rritej nga dashuria. Lėvizte duart e vogla si pėr tė imituar pėrkėdhelitė e saj dhe, lodronte me mirėsinė e shpirtit tė nėnės. Shihte veten nė sytė e saj dhe ndiente tė ishte bebja e tyre; ai ishte pasqyrė e dashurisė, ishte shkėlqimi i ėndrrave, ishte pėrulėsia e zemrės sė saj. Kur ajo e perqafonte, ai mėsoi se vetėm Perėndia mund tė dhurojė tė tillė krahė tė pafundėm ngrohtėsie, nė zėrin e saj ai ndjeu tingullin e kėngės, nė fjalėt e saj dėgjoi poezinė, nė fytyrėn e saj njohu dashurinė, nė shpirtin e saj ai jetoi jetėn dhe ishte mirėnjohės qė i ishte dhuruar ajo qenie. Ai, Davidi, i dashuri nga zemra e Perėndisė, pa tė ardhmen e vet nė urimet dhe bekimet e zemrės sė nėnės sė tij.
    Duke u endur nėpėr tarracėn e pallatit, ngriti sytė me dėshirė drejt qiellit dhe u magjeps nga moria e pafundme e yjeve qė, si xhevahirė, stolisnin hapėsirėn e paanė. I pafuqishėm tė lėvizte buzėt, pėshpėriti nė frymėn e vet: “O Zot, i dashuri im! A s’ėshtė njė mrekulli qė ti ke krijuar njė botė kaq tė mahnitshme pėr ne njerėzit qė s’jemi veēse pluhuri i saj?! Ja, unė jam kėtu para teje dhe qėndroj i hutuar. E di qė nuk duhet tė isha kėtu. S’duhet ta kisha lėnė Joabin dhe ushtrinė time nė betejė, pa qenė dhe unė me ta. Mė fal pėr kėtė mosbindje ndaj detyrės qė kam dhe, te lutem, jepu ti fitoren bijve tė tu!”
    Njė yll qė binte, i tėrhoqi vėmendjen dhe e ndoqi me sytė e pėrlotur nga turpi. E ndjeu veten si ai yll qė ishte larguar nga zinxhiri i dritės dhe binte nė vetmi.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #2
    Ishte njė kohė e vėshtirė, te vėllezėrit ishin tė gjithė nė shėrbim nė ushtrinė e mbretit dhe luftonin kundėr filistenjve. I vetmi ishte Davidi qė kishte mbetur nė shtėpi dhe kulloste delet e tė atit. Herė pas herė i vizitonte vėllezėrit, u ēonte ushqim apo veshje dhe u jepte zemer me shpirtin e , qė ata tė dilnin fitimtarė nė betejat e tyre. Por, besimi dhe dėshira e tij nuk ishin gjithēka pėr luftėtarė si vėllezėrit e tij, qė kishin humbur shpresat dhe fuqitė nė njė luftė ku armiku ishte mė egoist se egoja e tyre, mė idhujtar se perėndishmėria e tyre, mė krenar se pėrulėsia e tyre, mė frikacak se guximi i tyre. Njė filiste, me trupin e njė vigani, dhe me zėrin e njė tirani, kishte dalė nė mes tė fushės sė betejės dhe, i krekosur, shpaloste fuqinė dhe mendjemadhėsinė brenda veshjes sė tij tė hekurt. Askush nga bijtė e Izraelit nuk guxonte t’i hidhte sytė kėtij mburracaku bertites, qė me masėn e trupit dhe me ngjirėsinė e zėrit tė tij kishte fituar njė betejė tė pafilluar. Kur ia dėgjoi zėrin, i rrėmbyer nė pasionin e vet dhe i zhytur nė besimin qė kishte tek Perėndia, Davidi u kėrkoi vėllezėrve ta ēonin pėrpara mbretit. Ata e njihnin mirė Davidin, ai ishte kėmbėngulės nė kėrkesa dhe i arrinte qėllimet, ndaj nuk u perpoqėn ta ndalonin, duke menduar se ēfarėdo shėrbimi qe tė ofronte, mbreti do t’ia refuzonte pėr shkak tė moshės sė re.

    Duke ecur pėr nė ēadrėn e mbretit, sillte nė mendje ēastet kur kishte mbrojtur delet e tė atit nga bishat e fushės dhe i fliste vetes fjalėt qė do t’i thoshte mbretit, si dhe besimin qė do t’i tregonte atij tek Perėndia, qė asnjėherė nuk e kishte lėnė kėtė djalosh tė mos kujdesej pėr tufėn e tij. Tek u afruan te dera e ēadrės, rojet i ndaluan, i pyetėn dhe pastaj i lejuan tė hynin. Njė nga vėllezėrit iu drejtua mbretit qė ishte aq i dėshpėruar dhe i zhgėnjyer:

    -Imzot dhe mbreti im, vėllai ynė Davidi ,qė ka ardhur sot pėr tė na vizituar, dėshiron tė tė ofrojė njė shėrbim tė cilin unė dhe vėllezėrit e mi nuk e miratojmė.

    Davidi ndiqte me vėmendje ēdo lėvizje tė mbretit. Ishte i mahnitur nga madhėshtia e kėtij njeriu, qė ishte zgjedhur nga Perėndia pėr tė qenė udhėheqėsi i popullit tė tij, por qė tani rrinte me kokėn poshtė dhe me dorėn nė mjekėr. Tek mendohej, ngriti sytė dhe foli me ngadalė:
    -Biri im, biri i orėve tė mia tė trishtuara, ē’tė ka sjellė sot nė kėtė ditė tė zezė pėr ushtrinė time? Unė e di qė ti i bie mirė harpės dhe kėngėt e tua janė paqja ime, por ē’mund tė bėsh ti mė tepėr se kaq pėr tė shpėtuar nderin e luftėtarėve tė mi? A nuk kanė luftuar krah meje nė ēdo betejė kėta trima qė ti i sheh sot tė mbrapsur nga thirrjet e njė tė parrethpreri, a nuk e njohin ata vrullin e luftės dhe rrugėn e fitores? Biri im, si mund tė vish tek unė dhe ē’mund tė mė ofrosh qė mund t’i bėjė kėta luftėtarė dhe kėtė ushtri tė ngrihet nė kėmbė pėrsėri?

    Sytė e tij ishin tė rrėzuar nga lodhja dhe zėrin e kishte tė mbytur nga dėshpėrimi i njė beteje qė ishte mė e ashpėr se ēdo tjetėr mė pėrpara. Ai kishte kaluar orė tė tėra duke iu lutur Perėndisė t’ia dorėzonte atė pėrbindėsh, por asnjė, as ai vetė, nuk guxonin t’i dilnin pėrpara nė dyluftim.

    -Mbreti dhe zoti im, nuk vij tek ti me krenari dhe nuk vij tek ti me mburrje, pėrndryshe nuk do te isha me tepėr se ai filiste qė blasfemon emrin e Perėndisė tonė. Vij pėr tė tė thėnė se atė qė ka premtuar Perėndia, nuk e kthen mbrapa. Unė nuk kam luftuar me njerėz, kam luftuar vetėm me egėrsira dhe e di qė unė nuk kam forcė tjetėr pėrveē asaj force qė mė jep Perėndia, kur unė ndjek premtimin e tij. Tufa e atit tim ėshtė premtimi im dhe asnjė dele nuk mė ka humbur deri mė sot, sepse Perėndia m’i ka ruajtur, mė ka mėsuar si t’i luftoj egėrsirat dhe tė ruaj ē’ėshtė imja dhe dhuratė e tij. Frikė kam, por mė shumė se frikė kam besim, mė shumė se frikė kam dėshirėn e Perėndisė pėr kėtė betejė. Dhe e di qė kjo betejė ėshtė jona. Unė kėrkoj bekimin tėnd qė tė dal dhe ta mposht atė delenxhi tė veshur nė hekur. Dhe nė rast se nuk beson Perėndinė, beso kaq, se nuk do tė humbasėsh asgjė, kjo betejė duhet tė fillojė. Mė jep bekimin ta filloj unė!

    Sauli nuk ktheu pėrgjigje, i nguli sytė tek shtati i Davidit dhe shtangu nga besimi dhe forca e shpirtit tė tij. Ai e njihte Davidin, ai ishte ngushėlluesi i tij, dhe tani ky po i ofronte shpėtimin e mbase edhe vetė jetėn e tij.

    Ai ishte njė djalosh me njė zemėr plot melodi dhe fjalė kėngėsh, qė bėnin ēdo ligėsi tė largohej, ēdo vėshtirėsi tė sheshohej, ēdo errėsire tė ndriēohej, ēdo pengesė tė kthehej nė zgjidhje, ēdo armik nė mik dhe ēdo urrejtje nė dashuri. Ky djalosh po i tregonte mbretit se nuk kishte frikė nga frika, as druajtje nga guximi, ai ishte gati tė merrte Perėndinė, tė sulej pėrpara e t’i vinte gjoksin ēdo tė keqeje. Tek shihte sytė e tij tė vendosur dhe shpirtin e tij tė mbushur besim e kėmbėngulje, Sauli mendoi: “Kush jam unė tė ndaloj atė qė Perėndia do tė bėjė me kėtė njeri? Ja, Ai na ka folur, por ne nuk e kemi dėgjuar. Tani qė njė njeri qė ka veshė, ka dėgjuar dhe do tė bindet, kush jam unė tė mos e lejoj?”
    -Biri im, shko dhe na sill fitoren qė tė ka premtuar Perėndia!
    Kėto ishin fjalėt e tij, bekimi i tij dhe pranimi i tij. Davidi nuk do ta harronte kurrė kėtė ēast qė e bėri burrė dhe pjesėtar tė luftės sė popullit tė vet, tė njė populli qė vuante dhe qė digjej pėr liri dhe pėr fjalėn e Perėndisė.

    Ai mendonte zgjedhjen e Saulit dhe si Perėndia e kishte bėrė atė tė parin mbret tė Izraelit, tė parin njeri tė kurorėzuar me lavdi pėr Perėndinė dhe me fron pėr nderin e Perėndisė. Sauli ishte njeri me zell pėr popullin dhe i etur pėr drejtėsi, me njė etje qė i kushtoi gjithė ē’i kishte dhuruar Perėndia. Por Davidi kurrė nuk e gjykoi mbretin e tij, ai e ndoqi nė beteja qė nga ajo ditė qė ai e bekoi e deri nė atė ditė kur ai humbi jetėn e vet nė malin Gilboa. I zhytur nė humbje dhe nė vajtim, Davidi mallkoi malin dhe urreu atė fushė beteje ku mori fund njė jetė e vajosur nga Zoti. Ai kujtoi trimėrinė e Saulit dhe dashurinė e Jonathanit, birit tė Saulit, i thirri Perėndisė pėr jetėt e tyre dhe mbajti zi pėr vdekjen e tyre. Asgjė nuk mund tė ngushėllonte shpirtin e tij. Humbja e mbretit, ishte humbje krenarie dhe humbja e Jonathanit, humbja e njė pjese tė zemrės sė tij. Ai nuk mund te gjente prehėr tė shfrente vajtimin e tij, pėrveē dheut dhe nuk mund tė mbante zi pėrveē se me hi, me shpirtin e grisur dhe me zemrėn tė copėtuar. Ai dhe gjithė populli vajtuan rėnien e shqiponjės sė Izraelit, goditjen e madhėshtisė sė luanit.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #3
    Ēdo festim kishte mbaruar dhe ai e kishte zemrėn tė mbushur me ngjarjet e asaj dite qė e kishin bėrė mė tepėr se mbret, e kishin bėrė tė zgjedhurin e popullit tė vet. Tek kthehej pėr tė ndarė gėzimin me familjen e tij, ajo i doli pėrpara me njė fytyrė ku hidhėrimi dhe ironia kishin bėrė banesėn e tyre. Ajo ishte si njė ene ari e mbushur me helm, ecte me njė bukuri tė venitur nga brengat e sė kaluarės dhe afrohej si njė hije qė priste njė ringjallje tė papremtuar. Ai shihte nė sytė e saj tėrbimin e tė atit dhe dashurinė e pastėr tė Jonathanit, vėllait tė saj, shihte pėrndjekjen e urrejtjes dhe mbėshtetjen e dashurisė, ai shihte luftėn e tij me armikun, shihte qėndrimin nė dashuri qė ajo i kishte dhuruar nė fillim, shihte tradhtinė qė e kishte bėrė atė grua tė njė burri tjetėr.

    -Sa e nderove veten sot, o mbret i Izraelit qė u zbulove para syve tė shėrbėtorėve ashtu siē do tė zbulohej njė harbut?
    Ai nuk donte tė fliste, por nė tė njėjtėn kohė njė zė brenda tij buēiste sikur do t’i ēante gjoksin.
    -Unė nuk u zbulova pėrpara askujt, por pėrpara Perėndisė, dhe po, do ta bėj veten tė pavlerė pėr tė. Sa pėr shėrbėtorėt, ata do tė jenė qė do tė mė nderojnė.

    Ajo qėndroi e ngrirė nė pėrbuzjen dhe pėrēmimin qė kishte ndaj tij dhe u largua pėr tė qenė pėr tė thjesht njė e kaluar. Njė e kaluar qė e kishte dashur nė fshehtėsi pėr madhėshtinė dhe trimėrinė e tij, njė e kaluar qė e kishte dashur dhe e kishte mbrojtur kur mbreti donte ta vriste, njė e kaluar qė nuk mund tė gjente paqe nė lavdinė e tij si mbret dhe nuk mund tė pajtohej me humbjen e jetės sė atit tė saj, i cili ishte ai qė e kishte mėsuar atė tė ishte krenare dhe kryelartė, ishte i vetmi mbret qė ajo njihte. Ajo u largua si njė dhimbje e largėt, si njė e kaluar qė i dhuroi atij burrėrinė, kurse asaj helmin dhe humbjen e gjithė ē’kishte qenė jeta e saj pėrpara se ai tė hynte nė tė i kurorėzuar mbret.
    Ndėrsa mendonte dashurinė qė ajo i kishte dhėnė, urrejtjen dhe pėrbuzjen e saj, shterpėsinė e shpirtit tė saj, kuptoi se ishte akoma duke ecur nė tarracėn e pallatit dhe diku, me bishtin e syrit, pa diēka qė po lėvizte.

    Kureshtja ia ktheu vėshtrimin nė njė dritare pakėz tė hapur, prej ku dallohej nė gjysmerrėsirė shtati i derdhur i njė gruaje tė hijshme, fytyra e sė cilės rrėzėllente ėmbėlsi nė atė pėrqafim tė natės me shkėlqimin gėlues tė hėnės. Iu duk sikur qerpikėt e syve tė tij po preknin ēdo bulėzė uji qė kishte njomur trupin e saj, kurse lėmimi dhe butėsia e lėkurės qumėshtore i mbushnin gjithė trupin me njė forcė tė rrjedhshme gjaku. Flokėt e saj tė artė, sytė qė ėmbėlsonin natėn, buzėt si verė e ėmbėl, faqet si fruta tė freskėta , qafa e hollė si e njė mjelme, shpatullat e drejta, gjoksi i ngrehur, barku si njė lėndinė bari tė vesuar, beli si ujė i rrjedhshėm, kurse dy kėmbėt si dy shtylla mermeri tė lėmuara me mjeshtėri, e bėnė tė kuptonte se asnjėra nga gratė qė kishte, s’ishte e pėrsosur si ajo, s’ishte e dėshiruar si ajo. Ai ishte i shtangur dhe i pėrhumbur pėrpara gjithė ē’shikonte dhe e ndiente veten tė bėnte njė luftė nė tė cilėn humbte me dėshirė.

    Njė rrymė flladi tė freskėt tė mbrėmjes e bėri tė mblidhte veten, megjithėse brendia e tij ishte e trazuar. Lėvizi kėmbėt, qė mezi iu bindėn dhe me mendjen tė pushtuar nga kjo grua, u shty pėr nė dhomėn e tij. Ēuditej me veten, kurrė s’kishte dėshiruar kėshtu njė grua dhe aq, mė tepėr s’e kishte menduar ndonjėherė kaq thellė bukurinė e saj. Pėrpiqej t’i mbushte mendjen vetes se gratė e tij ishin aq tė bukura sa ajo, por imazhi i saj i qėndronte i vetėm si njė dritėhije e butė nė shpirt. A ishte e martuar? E kujt tė ishte, vallė? Kėto dy pyetje e bėnė tė ndihej i sfilitur se ndoshta me tė vėrtetė ishte gruaja e dikujt. Ndiente turp pėr dėshirimin qė i ishte krijuar pėr tė dhe trishtohej kur mendonte se ndoshta s’do tė mund ta kishte dot tė tijėn. Hodhi sytė pėrreth dhe pa se pa kuptuar ishte shtrirė nė shtrat. Asnjėherė nuk i ishte dukur krevati aq i madh dhe aq bosh, ndėrkohė qė ėndrrat dhe mendimet mbushnin hapėsirėn e dhomės. I frikėsuar se mos ndoshta Zoti kuptonte kėtė dėshirė tė papritur, u pėrpoq t’i mblidhte njė nga njė tė gjitha sa kishte shkuar nėpėr mendje dhe t’i varroste nė detin e thellė tė shpirtit tė tij. Ndjeu se e donte atė grua, ndjeu se kishte nevojė pėr tė, ndjeu turp pėr ndjenjat e tij, sepse ajo mund t’i pėrkiste dikujt tjetėr. Ndjeu turp pėrpara Zotiti tė tij, aq sa pėr herė tė parė nuk i foli pėr diēka kaq tė bukur qė kishte pėrjetuar, ndjeu , sepse zemra e tij kėtė radhė po rrihte nė padrejtėsi. Nuk i foli Zotit asnjė fjalė, madje nuk mund t’i kėrkonte tė falur. I prekur thellė nga dėshirimi, ndjeu t’i kalonin nė trup mornica, kurse sytė iu pėrlotėn nga pikėllimi. Errėsira po e torturonte me mendime dhe ndjenja qė nuk i kishte njohur mė parė. Kishte turp dhe dėshirė pėr gjithė sa ndiente dhe mendonte.

    -Urdhėroni, imzot, shėrbėtorja juaj, - ishte zėri i saj qė mbushi dhomėn si me cicėrima.
    Ai iu afrua butėsisht dhe ia hoqi shaminė qė ajo mbante nė kokė. Flokėt e saj tė butė si ar i derdhur tashmė ai po i prekte, fytyrėn e saj, trupin e saj, ai tashmė po i ndiente brenda vetes.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #4
    Me pasionin e njė ēasti, ai kishte dėnuar vetveten dhe gruan qė dashuroi. Si mund ta fshihte fajin? Kujt mund t’i kėrkonte ndihmė? E dinte se Perėndia ishte vendi i tij i fshehtė, por jo tani. Ai ishte bėrė i neveritshem ndaj vetes me diēka tė bukur. A do tė mund ta pranonte Perėndia, kur ai nuk pranonte veten e tij? Jo, tashmė ishte i vetėm dhe duhej tė mendonte diēka qė tė mos dėmtonte as veten, as tė dashurėn, as fėmijėn.

    I heshtur, i hutuar, i zėnė nė grackėn e shpirtit tė vet, ai kujtonte besnikėrinė e Zotit, kujtonte besnikėrinė e vet, kujtonte atė qė e kishte bėrė tė veēantė nga Sauli, besėlidhjen qė ai kishte me Perėndinė, njė besėlidhje dashurie dhe besimi.

    Nuk kishte kaluar shumė kohė qė kur ishte bėrė mbret i fisit te tij, kur gjithė drejtuesit e fiseve tė tjera erdhen tek ai me dhurata dhe pėrulėsi duke e pranuar si mbret tė tė gjithė popullit dhe i ndėrtuan njė pallat nė qytetin qė ai i vuri emrin e vet, Qyteti i Davidit. Zdrukthtarė dhe muratorė nga mė tė njohurit derdhėn mjeshtėrinė e tyre nė atė pallat, ku ai vendosi familjen e tij dhe jetoi besnikėrine e Perėndisė qė e bėri mbret tė Izraelit. Shumė herė kishte ecur nėpėr hapėsirat e atij pallati, shumė herė kishte medituar mbi tarracė, shumė herė kishte dėgjuar tė qeshurat dhe tė qarat e fėmijėve qe mbushnin korridoret. Sa herė kishte degjuar hapat e lehtė tė konkubinave tė tij, qė ecnin kokulur si lule qė prisnin zėrin e tij te ēelnin. Sa herė udhėheqėsit e ushtrise se tij kishin tundur themelet e atij pallati nė rrėmbimin e tyre pėr tė sjellė lajme nga luftimet qė bėnin. Sa shumė pėrjetime, sa shumė premtime mbante ky pallat. Ndėrsa tani, tani ai po e mbushte me imazhin e asaj qė i kishte pushtuar gjithēka, madje edhe besnikėrinė. Ai ėndėrronte ecjen e saj qė do tė bėnte tė trokisnin edhe pllakat nga gėzimi, ėndėrronte ajrin tė lėvizte nga rrobat e saj, hapėsirėn tė mbushej mė zėrin e saj, shtėpinė tė mbushej me krijesėn qė do t’i sillte ajo.
    Por si do tė mund ta bėnte tė tijėn? Si mund tė nxirrte nė dritė atė qė ishte tradhti dhe vdekje pėr tė dy?
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    Barku iu mbush me njė si gėzim tė trembur dhe ajo e pėrkėdheli me butėsi duke i folur: “Ti fėmija im, fėmija i shkeljes sime, ti, pafajėsia e fajit tim, ti, bekimi i mallkimit tim, dashuria e brengės sime, gėzimi i hidhėrimit tim, ti, jeta e humbjes sime, fėmija i mbretit tim...” Dėshpėrimi e pushtoi dhe nuk e la tė thoshte sa shumė e donte. Ndiente nevojė ta linte kokėn nė kraharorin e Azubahut dhe qėndroi aty bashkė me ngashėrimet e saj, derisa rraskapitja e dergji brenda vetes pėr t’i dhėnė pėrsėri forca nė lindjen e njė dite tė re, por qė do tė mbartte me vete zinė dhe vetminė e saj.

    Dhe vėrtet, ajo ditė u largua bashkė me lajmin qė kishte sjellė. E nesėrmja solli me vete tė tjera pyetje dhe dyshime, tjetėr dritė, tjetėr jetė, tjetėr tė ardhme. Njė tė ardhme qė dukej e paprekur nga e kaluara, e pa trembur nga dhimbja, e mbushur me po atė dashuri qė vinte tė gjente brenda saj.

    Ajo qėndronte e ulur, e veshur me tė zeza, qė i bėnin flokėt e saj tė dukeshin si rreze dielli nė njė natė pa hėnė. Shikonte Azubahun qė po pėrgatiste bukėn pėr ditėn e Shtunė. Vajin e kishte vėnė pranė miellit, pak kripė e shtypur qėndronte nė njė pjatė tė vogėl balte. Vete kishte qėndruar me gjunjėt tė mbėshtėtur pėrtokė dhe me duart e saj shtypte brumin qė zbutej dhe zbardhej. Gjithė fuqinė e saj e derdhte aty, derisa e bėnte si petė, gati pėr tė pjekur.

    Tek e shihte dhe mendonte jetėn e saj qė po shtypej ashtu si ajo brumė, dėgjoi njė trokitje tė lehtė nė derė. I bėri me shenjė Azubahut tė mos lėvizte dhe u ngrit pėr ta hapur. Njė djalė i vogėl, me sy tė gjelbėr, qė dukeshin si njė pyll ku mund tė humbisje pėr tė gjetur bukurinė e tij, me fytyrėn qė i ndriēonte nga gėzimi, me duart e ndotura, qė mbanin njė ene vaji, foli:
    -Shabbat Shalom! Mė dėrgoi nėna tė mė jepni pak vaj pėr bukėn. Dielli po perėndon dhe nuk mund tė shkojė tė blejė.
    -Shabbat Shalom!- tha ajo dhe qeshi me vogėlushin, i cili u qėndroi besnik fjalėve qė e ema e kishte mėsuar tė thoshte dhe u kthye pėr tė parė Azubahun qė ishte ngritur dhe kishte marrė vajin nė dorė.
    -Urdhėro, biri im dhe i thuaj nėnės tė mos e ktheje, se na e kthen Perėndia. Shabbat Shalom!
    Vogėlushi u largua duke ecur me kujdes pėr tė mos derdhur vajin qė i dhanė. Bath-Sheba e ndoqi me sy derisa u bė njė me rrugėn, hodhi sytė pėrreth dhe u kujtua se kishte disa ditė qė nuk kishte dalė jashtė shtėpisė. Ajri i rrihte fytyrėn e zbehtė, era i bėnte flokėt tė lėviznin poshtė shamisė sė zezė qė kishte nė kokė dhe rrobat merrnin njė ndriēim nga dielli. Ngriti sytė nė qiell, ai ishte i vrenjtur. Iu duk sikur nė atė mjegull resh dėgjoi Perėndinė t’i fliste: “Qielli ėshtė mbi retė, dielli del mbas stuhisė dhe ti do tė kalosh stinėn tėnde tė zisė pėr tė parė gėzimin nė stinėn e vet.” Fėmija nė bark po lėvizte sikur tė kishte dėgjuar ato fjalė. Ajo hyri brenda dhe u ul pėrsėri pėr tė parė Azubahun tek pėrgatiste bukėn. Por dera trokiti pėrsėri dhe kėtė radhė mė fort se herėn e parė.

    -Mos u ngri bija ime, - tha Azubahu dhe u ngrit pėr tė hapur derėn. Mbeti e habitur kur pa shėrbėtorin e mbretit qė qėndronte me njė letėr nė dorė.
    -Urdhėro brenda, - tha ajo duke parė rreth e rrotull.
    Ai hyri, ndėrsa Azubahu mbylli derėn.
    -Mbreti, imzot, mė ka dėrguar pėr tė marrė Bath-Shebėn nė pallat. Ai kėrkon qė ti tė bėhesh gruaja e tij.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #6
    Ishte mbrėmje, ai po dilte me njė kėngė nė gojė nga dhoma e Tamarės pėr tė shkuar nė dhomėn e Bath-Shebės qė tė pėrkėdhelte fėmijėn qė u kishte lindur. Tek afrohej, dėgjoi zėrin e saj qė po i fliste foshnjės me njė ėmbėlsi qė vetėm zėri i njė nėne mund ta ketė:
    “Njė ditė Zoti pa nė qiell njė yll shumė tė bukur dhe shumė tė ndritshėm. E mori nė dorė dhe e uli poshtė nė tokė dhe ma dha mua, e futi nė barkun tim dhe njė ditė ai yll doli prej meje nė formėn e njė fėmije. Ky fėmijė je ti, je ti, Solomoni im!”
    Davidi ndjeu zemrėn t’i mbushej plot dritė, plot shpresė. Buzėqeshi dhe tha me zė tė ulėt:
    -Le tė quhet, pra, Solomon!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Une dhe myslimani.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 18:23
  4. Islami Apo Krishterimi
    Nga Klevis2000 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 07:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •