Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    E diela e nderimit tė Kryqit

    Nė Kishėn e Shenjtė Orthodhokse, e diela e tretė e Kreshmės sė Madhe njihet si "E Diela e Nderimit tė Kryqit". Duke shėnuar gjysmėn e Kreshmės, kjo ditė ka si qėllim qė tė na rifreskojė dhe tė na kurajojė qė tė vazhdojmė udhėtimin tonė drejt Pashkės. Dikush mund tė pyesi me tė drejtė: "Si ėshtė e mundur qė Kryqi, njė instrument i vuajtjes dhe vdekjes, mund tė na ofrojė rifreskim dhe kurajim?" Nė mėnyrė qė kryqi tė na ofrojė kėto tė dyja, duhet qė tė mund ta shohim si njė mjet pėr tė arritur njė qėllim tė lavdishėm: Ringjalljen e Krishtit dhe Shpėtimin tonė.

    Kisha na kujton sot se tek kalojmė Kreshmėn e Madhe, jemi si ata qė lodhen teksa udhėtojnė dhe ulen e ēlodhen poshtė degėve tė njė peme tė bukur. Ulen nė hijen e degėve dhe ēlodhen pak, dhe pastaj vazhdojnė pėrsėri udhėtimin me njė fuqi tė rifreskuar. Po ashtu, Pema Jetėdhėnėse -- Kryqi -- vendoset para nesh nė kėtė kohė qė tė na ofrojė pushim dhe ēlodhje. Udhėtimi ynė ėshte ende i gjatė, por fuqia e Kryqit na ofron njė fortifikim shpirtėror pėr javėt e agjėrimit qė na presin.

    Kėtė tė dielė, ėshtė zakon qė tė zbukurojmė Kryqin me lule dhe ta vendosim atė nė njė vend qėndror nė Kishė qė tė nderohet nga besimtarėt. Teksa pėrulemi pėrpara Kryqit sot, le tė sjellin ndėr mend mendimin e thellė tė shprehur nga Shėn Efraim Siriani: "Le tė bėjmė shenjėn e Kryqit Jetėdhėnės mbi vete sot. Le tė mos i largohemi Kryqit pėr asnjė moment, dhe as tė mos bėjmė gjė pa tė, por pavarėsish nėse jemi duke rėnė pėr tė fjetur apo duke u ngritur nga gjumi, duke ngrėnė apo duke pirė, duke udhėtuar nė tokė, lundruar nė det apo duke kapėrcyer lumenj, duhet qė gjithmonė ta zbukurojmė veten me shenjėn e Kryqit Jetėdhėnės."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-03-2006 mė 02:23

Tema tė Ngjashme

  1. Lartėsimi i Kryqit Jetėdhėnės - 14 shtator
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-10-2023, 02:23
  2. Historia e Kryqit tė famshėm tė Labovės
    Nga ALBA nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  3. Sot, 85-vjetori i Kryqit tė Kuq Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 05:11
  4. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:23
  5. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga Ermal 22 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 13:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •