Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Librë e të Kremteve të Mëdha

    TE KISHES ORTHODOXE - KTHYER NGA GREQISHTJA PREJ PRIFTIT ORTHODOX FAN S. NOLI - BOSTON, MASS 1911

    (Ky liber eshte nje nga thesaret me te cmuara qe kam nga stergjyshi im)

    VIESHTE E PARE

    1 - nisja e Indiktit ose motit kishetar te ri. Mbledhja e Hyjelindeses se Miasenenve. Kujtim i Simeon Shtyllitit.
    2 - Joan Agjerimtari. Patrik i Konstantinopojes dhe Mamant Deshmori.
    3 - Anthim Hierodeshmori, peshkop i Nikomedise.
    4 - Moisi Profeti dhe Babyla Hierodeshmori, peshkop i Antiokise
    PERLESHOR E PROFETIT. - TINGELL II
    Dyke kremteruar kujtimin e profetit Moisi, o Zot, me anen e tij po te lutemi: Shpeto shpirtet tona.
    5 - Zaharia Profeti i-at i Parerendsit.
    6 - Kujtim i cudise se Krye-engjellit Mehill ne Kolose.
    7 - Parakremtet e Lindjes se Shen-Marise. Sozont Deshmori

    PERLESHOR E HYJLINDESES - TINGELL IV
    Pas: Kateplagi Iosif.
    Prej renjes se Jesseut dhe prej brezit te Davidit vash e hyjshme Mari na lindet sot; perandaj gezohet bota dhe perseritet dhe gezohen bashke qielli e dheu. Levdojeni o fiset e kombeve. Joaqimi ngazellohet dhe Anna kremteron dyke thirrur; Shterpa piell Hyjlindesen dhe ushqenjesen e jetes s'one. Hyjlindesen dhe ushqenjesen e jetes s'one.
    Shkurtore - Pas: I parthenos simeron.

    sot Virgjeresha dhe Hyjlindese Maria, nuserorja e pa zghighur e dhenterit te qiellshme, lindet prej shterpse me vullnet te hyjeshme per t'u pregatitur si qere e Fjales Perendi; se per kete u deshtinua Der e hyjshme dhe mem e jetes se vertete.
    8- LINDJA E ZONJES S'ONE SE PERMISHENJTE HYJLINDESE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 30-03-2006 më 21:58
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #2
    ..... Ungjill i Mengjesit (Pas Lukajt)

    M'ato dit, u-ngrit Mariama, e vate ne malesi me nxitim ne nje qytet te Judese dhe hyri ne shtepi e Zaharise dhe pershendoshi Elisabeten. Dhe me te degjuar Elisabeta pershendoshjen e Marise, kerceu foshnja ne barkut te saj. Dhe u-mbush Elisabeta me Shpirt te Shente dhe thirri me ze te math e tha: E bekuar je ti ne mest te grave dhe e bekuar pem e barkut tent. Dhe nga me ngjau kio qe te vije em e t'im-Zot te mua? Se ja, porsa erdhi zer'i pershendoshjes s'ate ne veshet e mi, kerceu foshnja me ngazellim ne barkut t'im, dhe lum ajo qe te besoje, se do te jete mbushja e te folurave prej Zotit tek ajo. Dhe tha Mariama; Shpirti im madheshton Zotin dhe mendja ime u-ngazellua me Perendine Shpetimtarin t'im, se hodhi syne mi perunjesin e sherbetores se tij. Se ja qe tani e tutje tere brezat do t'me lumerojne. Se me beri madheshtira i Forti dhe emer i tij esht' i shenjte. Dhe mbeti Mariama bashke me te afero tre muaj dhe u kthye te shtepi e sak

    Psalm 51 pa ze. Lavdi: Me nermjetimet e Hyjelindeses.. Tani gjith ajo
    Pastaj: Perdellyes, perdelle-me o Perendi...
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  3. #3
    E vetezeshme - Tingell Terthor II

    Kio dite esht' e Zotit, ngazellojuni, o popuj; se ja nuserorja e drites dhe bibla e Fiales se jetes dolli prej gjiri; dhe porta qe lindi dhe veshtron nga lindja pret hyrjen e Priftit te math, se ajo vetem dhe vetem Krishtin do te shpiere brenda ne bote per shpetim te shpirteve tona.
    Zbritesore: Moisiu dyke pervijosur kryq. Ne vent Me te ndercimen kendohet Kenga IX me keta dy Irmoj:


    Tingell II

    Ty, qe linde Perendine, yllin para diellit, qe ardhi ner ne truperisht, si i dhe trup prej gjirit pa treguar, ty, o Hyjlindes e bekuar dhe e permikulluar, po e madheshtojme.
    E cudicime eshte per nenat virgjeria, dhe e huaj per virgjereshat femije-lindja; po me ty, o Hyjlindese qe-te-dyja u-ekonomisne. Perandaj gjithe racat e dheut po te madheshtojme.

    Dergimsore
    Pas: Gynaikes akoutisthete

    Ngazellohen anet e gjithe botes sot me lindjen tende o Vashe Mari, Nen e Perendise dhe nus e pa-marrtuar; me te cilen perndave dhe sharjen e trishtuar te pafemijesise se prinderve tent dhe mallkimin me te lindur te stergjyshes Eve.
    Perseritu, o Adam, dhe madheshtoju o Eve; Profeter bashke me Apostuje vallezoni dhe me te drejte; gas i perbashkme eshte ne bote te Engjejve dhe te njeresve; prej te drejteve Joaqim dhe Anne lindi sot Hyjlindesja

    Lavderime

    Kendohen keto Vargesore te Pershembellta me kater pas: o tou paradoxou thaumatos.

    O cudi e mahnicime! burimi i jetes lindet prej shterpes; hiri po vien te pemesoje me shkelqim; ; ngazelloju Joaqim se u bere prind i Hyjlindeses; s'ka tiater si ty prej prinderve te dheshme, o i Hyjndriture; se Vajza hyjpritese, tendesim i Perendise, mal i tereshente, me anen tende u-dhurua ner ne.
    O cudi e mahnicime! pema prej shterpes qe shkelqeu me urdherin e Krietarit te gjithesise dhe te Terefuqishmit, perndau me fuqi shterpesin e te mirave te botes. Nena, vallezoni me nene e Hyjlindeses, dyke thirrure: Gezoju o Hireplote, Zoti eshte bashke me ty, qe i fal botes me anen tende perdellimin e math.
    Shtylle tempernze e shpirtshme dhe en e ndricme qe shkelqen me hir, Ann e lavderuar u-rrefye dhe lindi bregun e virgjerise me te vertete, lulezimin e hyjshme, qe i cpaguan faqeza gjithe virgjereshat qe deshirojne hirin e virgjerise me bukurin e virgjerise dhe u fal gjithe besnikeve perdellimin e math.

    Lavdi dhe Tani: Kio dite esht' e Zotit(sheko me siper)
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •