Me kerkese/sugjerim te Brarit po postoj pjese nga libriLexim te kendshem.
-1-
Ishte hera e parė, qė kur mbretėria ndodhej nė duart e tij, qė ai kalonte ditėt e para tė fillimit tė vitit nė pallat. Gjithė mbretėria sapo kishte festuar ngjarjen mė tė madhe tė vitit. Ishte urdhėrimi i pėrjetshėm nga Perėndia, qė kurse i kishte ēliruar nga egjiptasit, qė njerėzit tė pėrkujtonin ēdo vit Pashkėn, shpėtimin e tyre. Ishte me tė vėrtetė njė nga ēastet mė tė bukura tė vitit, pėr tė kujtuar madhėshtinė, mirėsinė dhe besnikėrinė e Perėndisė ndaj Izraelit, por edhe njė nga mė tė vėshtirat. Ēdo fillim viti, ai me ushtrinė e tij, dilnin kundėr vendeve qė Perėndia u kishte premtuar tu jepte, ndėrsa sivjet diēka e ēuditshme e kishte mbajtur nė pallat.
Mbreti ndihej disi i vetmuar dhe kishte dėshirė tė thellohej nė mendime, pėr ato qė kishin ndodhur. Viti qė kishte kaluar, kishte qenė i mbushur me ngjarje qė i kujtonin fitore, mall, mbajtje premtimesh e, mbi tė gjitha, mirėsi nga Perėndia, tė cilin ai e adhuronte me gjithė forcėn e qenies sė vet.
Ai ishte rritur nė mes tė pėrkėdheljeve tė prindėrve dhe ēapkėnllėqeve tė vėllezėrve. U rrit nė njė kohė kur vetėm dashuria dhe hiri mund tė ruanin familjen dhe jetėn. Populli dhe vendi i tij ishin nė zgjedhė, por jo ai dhe shpirti i familjes sė tij. Ata ishin tė lirė nė Perėndinė e Izraelit, qė ata adhuronin dhe prisnin shpėtimin e gjithė popullit prej tij. Ēdo ditė, Davidi mbėshtetej nė prehrin e sėmės dhe, me ata sytė kureshtarė, priste tė dėgjonte ēhistori shpėtimi do ti rrėfente ajo. Ai mahnitej me mrekullitė qė populli i tij kishte pėrjetuar gjatė viteve me Perėndinė dhe, i rrėmbyer nė pasionin e Zotit, pyeste njeriun qė, sipas mendjes sė tij, dinte gjithēka: Nėnė, po pse tani ne vuajmė, a nuk i mbajnė mend njerėzit shpėtimet e Perėndisė? Ajo ia ledhatonte kaēurrelat dhe, me njė zė tė ngrohtė, i thoshte: Biri im, njerėzit janė tė dobėt dhe tė paduruar. Ata harrojnė mirėsinė dhe ndjekin udhėt e tyre, kur nuk kuptojnė. Po kėshtu, edhe ky popull, ka harruar tė mirėn dhe ėshtė fundosur nė dobėsinė e vet. Ruaj zemrėn tėnde nė vullnetin e Zotit dhe gjithmonė do tė gjesh hir dhe mirėsi nė rrugėt e tij.
I kujtohej nėna njė qenie e ēuditshme, e brishtė si vetė ai, e fortė si asgjė tjetėr, e zhveshur nga vetė jeta kur ishte me tė, e thellė dhe e pafund nė dashuri ndaj frutit tė barkut tė saj. Ajo vėshtronte blunė e thellė tė syve tė tij, qė i tregonin sa shumė e donin dhe kujtonte se, si dikur, edhe ajo vetė kishte dhuruar dashuri pa kushte dhe pa dyshim. Nė atė blu tė thellė tė atyre syve ajo mahnitej dhe bekonte atė mrekulli qė vetė Perėndia i kishte dhuruar. Ai ishte i dashuri, ishte Davidi.
Nuk ishte i vetmi bir i saj e, megjithatė, pėr tė ai ishte si i parėlindur. Nė ėndrrat dhe dėshirat e saj ajo i njihte rrugėt e bijve tė vet, dhe e dinte se Davidi ishte krenaria e gjithė shpresave; nė shpirtin e saj ajo ishte nėna e mbretit, nėna e fitimtarit, nėna e atij qė duhej nga zemra e Perėndisė. E lumtur nė tė vėrtetėn dhe e pėrulur nė hir, ajo gėzonte ,gėzonte frymėmarrjen e tij, lėvizjet, pėrkėdhelitė dhe vėshtrimet e syve tė tij, gėzonte tek i shihte ndriēimin e flokėve kaēurrela, qė ishin si tulipanė tė kuq mbi fytyrėn e tij tė ėmbėl. Ajo gėzonte dhe pėrpiqej tė pėrpinte kohėn pėr tė mos humbur asnjė ēast me fėmijėn e saj, qė rritej nga dita nė ditė. Ndėrsa ai, ai ndiqte ēdo veprim tė sajin, qė bėnte qiellin nė sytė e tij tė qeshte dhe tė rritej nga dashuria. Lėvizte duart e vogla si pėr tė imituar pėrkėdhelitė e saj dhe, lodronte me mirėsinė e shpirtit tė nėnės. Shihte veten nė sytė e saj dhe ndiente tė ishte bebja e tyre; ai ishte pasqyrė e dashurisė, ishte shkėlqimi i ėndrrave, ishte pėrulėsia e zemrės sė saj. Kur ajo e perqafonte, ai mėsoi se vetėm Perėndia mund tė dhurojė tė tillė krahė tė pafundėm ngrohtėsie, nė zėrin e saj ai ndjeu tingullin e kėngės, nė fjalėt e saj dėgjoi poezinė, nė fytyrėn e saj njohu dashurinė, nė shpirtin e saj ai jetoi jetėn dhe ishte mirėnjohės qė i ishte dhuruar ajo qenie. Ai, Davidi, i dashuri nga zemra e Perėndisė, pa tė ardhmen e vet nė urimet dhe bekimet e zemrės sė nėnės sė tij.
Duke u endur nėpėr tarracėn e pallatit, ngriti sytė me dėshirė drejt qiellit dhe u magjeps nga moria e pafundme e yjeve qė, si xhevahirė, stolisnin hapėsirėn e paanė. I pafuqishėm tė lėvizte buzėt, pėshpėriti nė frymėn e vet: O Zot, i dashuri im! A sėshtė njė mrekulli qė ti ke krijuar njė botė kaq tė mahnitshme pėr ne njerėzit qė sjemi veēse pluhuri i saj?! Ja, unė jam kėtu para teje dhe qėndroj i hutuar. E di qė nuk duhet tė isha kėtu. Sduhet ta kisha lėnė Joabin dhe ushtrinė time nė betejė, pa qenė dhe unė me ta. Mė fal pėr kėtė mosbindje ndaj detyrės qė kam dhe, te lutem, jepu ti fitoren bijve tė tu!
Njė yll qė binte, i tėrhoqi vėmendjen dhe e ndoqi me sytė e pėrlotur nga turpi. E ndjeu veten si ai yll qė ishte larguar nga zinxhiri i dritės dhe binte nė vetmi.
Krijoni Kontakt