Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121

    Përlëshore e Ungjillëzimit

    TINGULLI IV

    (greqisht)

    Σήμερον της σωτηρίας ημών τό Κεφάλαιον, καί τού απ' αιώνος Μυστηρίου η φανέρωσις. Ο Υιός του Θεού, Υιός της Παρθένου γίνεται, καί Γαβριήλ τήν χάριν ευαγγελίζεται. Διό σύν αυτώ τή Θεοτόκω βοήσωμεν. Χαίρε Κεχαριτωμένη, ο Κύριος μετά σου.


    (shqip)


    Sot është kreu i shpëtimit tonë dhe shfaqja e misterit të qëmotëshme; i Biri Perëndisë bëhet i Bir' i Virgjëreshës dhe Gavrili hirin ungjillëzon.
    Prandaj dhe ne me atë le t'i thëresim Hyjlindëses; Gëzohu, o Hirplotë;
    Zoti është bashkë me ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-03-2006 më 01:53

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Në imitim të Nënës së Zotit

    Lidhja mes shpatës e Kryqit gjendet shpesh në Ungjill. Kur njerëzit e penës shkruajnë “Kryq e shpatë”, Kryqi simbolizon një mënyrë pasive të durimit të vuajtjeve, ndërsa shpata sugjeron veprimin. Në Ungjill është e kundërta. Kryqi ngrihet me vullnet të lirë, d.m.th. në mënyrë aktive nga Biri i Njeriut, ndërsa shpata që shpon zemrën simbolizon vuajtjen, e cila nuk zgjidhet vullnetarisht, por durohet pasivisht. Në qoftë se Kryqi i Krishtit i pranuar vullnetarisht bëhet për Në-nën e Tij një shpatë me dy presa, e cila i tejshpon zemrën, kjo nuk ndodhi se e zgjodhi atë lirisht, por sepse nuk mund të mos vuante vuajtjet e Birit të saj.
    Kisha Orthodhokse mban në thellësi të ndërgjegjes së saj misterin e Nënës së Zotit. Ajo shikon tek e Tërëshenjta jo vetëm nënën që vuan në këmbët e Kryqit të Birit të saj, por gjithashtu Mbretëreshën e qiellit “më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet”. Kisha e konsideron Virgjëreshën si Nënën e çdo qenieje të gjallë, mishërimin personal të Kishës, trupin njerëzor të Krishtit. Me vellon e saj e Tërëshenjta mbulon tokën dhe bëhet vetë nënë e tokës. Një imazh që merr një kuptim të ri kur reflektojmë mbi kryqin. Toka e Golgotës e shpuar nga kryqi, e mbytur nga gjaku, a nuk është vallë zemra nënore e tejshpuar nga shpata? Po, Kryqi i Golgotës tejshpoi zemrën e nënës. Më e rëndësishmja është të kuptojmë se çfarë është Golgota për Nënën e Perëndisë. Krishti vuan pasionin e Tij si vullnetar. Maria vuan bashkë me Të. Ai mban mëkatet e botës. Ajo bashkëpunon me Të. Jisui u kryqëzua në mish edhe Maria u kryqëzua me Të. Kjo është masa e vuajtjeve në Golgota: Kryqi i Birit në gjithë peshën dhe masën e tij bëhet një shpatë me dy presa që tejshpon zemrën e Marisë.
    Në Golgota fjalët e Ungjillëzimit: “Ja shërbëtorja e Zotit”, nuk tingëllojnë si një fitore, sepse ideja që e shoqëron - “gjithë brezat do më lumërojnë” - fshihet brenda. Në Golgota Maria është shërbëtorja e Birit të Perëndisë. Është e njëjta bindje e dritës së Ungjillëzimit, e njëjta pjesëmarrje në ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë, por ndërsa Ungjillëzimi lajmëron Lindjen dhe merrnin pjesë himnet engjëllore “Lavdi Perëndisë në më të lartat…”, në Golgota është një pjesëmarrje në vuajtjen e Krishtit, në Kenozën (zbrazjen) e Perëndisë. I gjithë misteri i Marisë është në këtë bashkim me Udhën e Birit të saj, që nga Ungjillëzimi dhe Lindja e deri në lavdinë e përjetshme dhe qiellore të Ngjitjes, duke kaluar nga Golgota te Ngjallja. Gjithmonë me këtë bindje: “U bëftë vullneti yt”. Shërbëtorja e Zotit hapi zemrën ndaj udhës së Shpëtimtarit, ndaj kryqit.
    Fillimisht ne shohim Kishën e Krishtit, trupin e Krishtit, i cili është Nëna e Tij. Kështu nëna provon ndaj Kishës atë që ndien ndaj Birit të saj. Nënë e njerëzimit hyjnor - Kisha - tejshpohet nga vuajtjet e trupit të Krishtit, nga vuajtjet e çdo anëtari të këtij trupi. Thënë ndryshe, kryqet e panumërta që njerëzit ngrenë për të ndjekur Krishtin, kthehen në shpata që tejshpojnë përjetësisht zemrën e Kishës. Shën Maria vazhdon të vuajë me çdo shpirt njerëzor, si në ditën e Golgotës. Ajo qëndron shumë pranë nesh: çdo kryq i yni është shpatë për të. Shpirti ynë duhet të marrë pjesë jo vetëm në udhën e Birit, por edhe në atë të Marisë. Kjo nënkupton se ai duhet të marrë Kryqin e tij të zgjedhur vetë.
    Nga njëra anë Kryqi i Golgotës të përjetohet si një pjesëmarrje në vuajtjet e Birit të Njeriut. Nga ana tjetër shpirti duhet të pranojë shpatat, të cilat janë kryqet e vëllezërve të Tij. Të shikojmë tek tjetri në të njëjtën kohë Perëndinë dhe Birin. E Tërëshenjta e arriti këtë. Le të ecim në gjurmët e saj dhe të shikojmë sa ngjan imazhi i shpirtit tonë me imazhin e saj, të shikojmë tek vëllai ynë Perëndinë Atë e Birin. Perëndinë, sepse çdo njeri u krijua në imazhin e Tij, Birin, sepse duke lindur Krishti në shpirtin njerëzor ai e integron tërë trupin e Krishtit, e çdo njeri në veçanti.
    Kryqi i të afërmit tim është shpata që tejshpon shpirtin tim. Këtë shpatë nuk e zgjedh unë, i afërmi im e ka zgjedhur, duke e ngritur në kurriz si një kryq.
    Ja bazat mistike të marrëdhënies me tjetrin. Kjo mëmësi në të cilën jemi thirrur nuk duhet të na çojë në krenari, sepse nëna nuk është superiore ndaj birit të saj. Nuk është fjala këtu për ndonjë bëmë shpirtërore. Mëmësia shpreh vetëm dëshirën e përulur e bindëse, për të marrë pjesë në kalvarin e tjetrit, të pranosh këto vuajtje jo vullnetarisht, të hapësh zemrën ndaj goditjeve të shpatës. Dhe për ta thënë më thjesht akoma, mëmësia është dashuri. Nuk është se ne e rëndojmë kryqin tonë, as të kryejmë ndonjë çudi personale apo një detyrë. Ky qëndrim buron nga aftësia jonë për të zbuluar tek tjetri imazhin e Perëndisë, të dëshirës sonë për ta adoptuar.
    Nëna e Zotit, e cila është burimi i çdo vepre dashurie, na mëson të pranojmë përulësisht kryqin e të tjerëve. Ajo thërret secilin nga ne që të përsërisë me të qoftë i mbytur në gjak dhe me zemër të tejshpuar fjalët: “Ja shërbëtorja e Zotit”. Kjo është masa e dashurisë, limit drejt të cilit duhet të shkojë shpirti. Mund të themi se është i vetmi qëndrim i mundshëm dhe me të vërtetë njerëzor ndaj të afërmit. Kur mbajmë kryqet e të tjerëve si dyshimet, zitë, tundimet, rëniet, mëkatet e tjetrit, atëherë mund të flasim për këtë qëndrim të duhur ndaj të afërmit tonë. Po ashtu Krishti është i vetmi që mbajti denjësisht Kryqin e Tij në këtë botë, Nëna e Perëndisë më këmbë, para kryqit është e vetmja që pranoi denjësisht shpatën e tejshpuar që përbën kryqi i tjetrit. Shenjtërisë unike të Krishtit i përgjigjet shenjtëria e përjetshme dhe e pamatshme e Marisë.

    Nga motër Mari Skobtsov
    (Përktheu E. Pani)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •