Caritas-i Shqiptar

www.caritasalbania.org

Caritas-i Shqiptar ėshtė njė OJF e themeluar dhe e promovuar prej Kishės Katolike nė Shqipėri, ku aderojne bashkėpunėtorė, rregulltarė dhe shekullarė. Ka filluar sė ekzistuari nė fillim tė viteve ’90, e stimuluar dhe si shprehje e lehtėsimit tė nevojave pėr tė dalė nga varfėria e skajshme e Shqipėrisė. Forca motivuese e Caritas-it Shqiptar, qėndron nė dashurinė e Jezu Krishtit pėr tė varfėrit. Shtrirja e shpejtė nė tė gjithė territorin shqiptar, pa asnjė specifike diferencuese ndaj pėrkatėsive tė njerėzve, e ka bėrė Caritas-in njė OJF prestigjoze e tė mirėnjohur nga Veriu deri nė Jug tė Vendit. Fillimisht, me Seli u vendos nė Rrugėn “Bajram Curri” dhe mė pas nė Rrugėn e Kavajės (sot Ambulanca “At Luigji Monti”).
Prej mė se 8-tė vjetėsh u ndėrtua Selia e re nė Rrugen “Don Bosco”, ku aktualisht, zhvillohen tė gjitha veprimtaritė drejtuese e koordinuese pėr tė gjithė territorin Shqiptar. Miratimi dhe njohja juridike, prej legjislacionit Shqiptar, daton nė Janar tė 1993-shit, ndėrsa anėtarėsimi me tė drejta tė plota prej Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, u nėnshkrua me 1994. Me rivendosjen e ndarjes sė rregullt tė Dioqezave, pėr lehtėsim dhe operativitet tė punės, Caritas-i Shqiptar themeloi edhe degėt e tija pėrkatėse, me veprimtari konform kufijve Dioqezane. Nėn vartėsinė e Caritas-it Shqiptar funksionojnė 7 zyra lokale: Caritas Tirana, Caritas Shkodra, Caritas Pult-Bajza, Caritas Sapa, Caritas Lezhė, Caritas Rrėshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi nė tė gjithė Shqipėrinė.
Nė strukturat Caritas e me ndėrhyrje tė koordinuara plotėsisht, nė Shqipėri, ushtrojnė veprimtarinė edhe Caritas-et e huaja, si: Caritas Italiana, Caritas Austria, Caritas Svicera, Caritas Gjerman, Caritas-i Francez, CAFOD, CRS, Caritas Spanja, etj., roli i tė cilave ka qenė shumė i ndjeshėm. Si njė Organizatė e drejtėpėrdrejtė e Kishes Katolike, ku ushtrohet karizma e frymės pėr ta dashur tė afermin ashtu si veten, nė te gjitha nismat e ndėrmarra prej Caritas-it, spikat pėrshpirtėria e krishterė. Falė kėsaj pėrshpirtėrie, kjo Organizatė, nė harkun 10 vjecar tė punės gėzon mirėnjohjen dhe simpatinė nga i gjithė populli, pa dallim feje, race, krahine dhe ideje.