TĖ DHĖNA TĖ PJESSHME PĖR FAMULLINĖ E BARBULLUSHIT
Famullia e Barbullushit, si shumė famulli tė dioqezės sė Shkodrės, ėshtė e lashtė. Duke shfletuar librin Letra dhe dokumente tė Pjetėr Bogdanit, nė letrėn 100, faqe 187, gjejmė nė mes tė tjerave njė korrespondencė tė Bogdanit, shkruar nė Barbullush, i cili aso kohe po pėrjetonte shumė tė zeza. Letra mban datėn 19.10.1666. Por rezulton se nė kėtė famulli shėnimet nė regjistra tė ndryshėm pėr lėvizjen demografike kanė filluar tė mbahen qė nė vitin 1881, d.m.th. 120 vjet mė parė. Kėto janė mbajtur kryesisht pėr pagėzimet (lindjet); martesat dhe vdekjet.
Sė pari ka filluar ti mbajė Dom Gaspėr Bufli, i cili i ka plotėsuar regjistrat nė gjuhėn latine. Megjithatė, po tė vėrehen me vėmendje mund tė kuptohet gjendja e jeta e kėsaj famullie.
Sėmundjet e ndryshme infektive dhe shfarosėse tė shfaqura nė Evropė, nuk munguan ta pėrshkojnė edhe Barbullushin. Ndėr mė tė pėrhapurat qenė: tuberkulozi, malarja, lija, kolera, murtaja, spanjola, shumica vdekjeprurėse dhe me pasoja tė rėnda. Kjo vėrtetohet mė sė miri nė shėnimet qė gjenden nė regjistrat e kėsaj famullie, ku ka pasur edhe 2 vdekje nė ditė, nė tė njėjtėn familje. Burimi i pėrhapjes sė kėtyre sėmundjeve duhet kėrkuar tek vėshtirėsitė ekonomike tė asaj kohe: mungesė ushqimi, kushte jo tė favorshme pėr jetesė e banim, si dhe nė mungesėn e kulturės mjekėsore.
Pėr ilustrim: Lush Kolė Gjushi vdes nė vitin 1919; po atė vit i vdes edhe nėna e gruaja, pra shuhet njė familje. Kol Ndrecės i vdesin nė tė njėjtėn ditė 2 vajza: njėra 13 vjeēe e tjetra 15 vjeēe.
PASQYRĖ DEMOGRAFIKE E NJĖ PJESE TĖ BARBULLUSHIT
VITET LINDJET MARTESAT VDEKJET JETA MESATAR
1883-1889 096 65 169 32.68
1890-1899 265 94 164 39.03
1900-1909 264 91 139 38.61
1910-1919 233 59 123 35.42
1920-1929 236 54 163 28.04
1930-1939 271 - - -
1940-1949 377 - - -
1950-1959 333 - - -
1960- 263 - - -
Totali 2.328
Jeta mesatare deri nė vitin 1929 ėshtė 34.83.
Shėnim: Nga marsi i vitit 1912 deri nė vitin 1914, pėr arsye tė luftrave tė ndryshme nuk janė bėrė regjistrime; po kėshtu mungojnė edhe ato tė vitit 1915. Rifillojnė nė prill deri nė tetor tė vitit 1952.
- Nga vitet 1940 1949 ka njė rritje pagėzimesh, pasi mungonin meshtarė nė shumė fshatra tė tjerė.
- Regjistrat e martesave dhe tė vdekjeve qė nga viti 1930 kanė humbur.
Pasqyra e sipėrme na jep deri nė njėfarė mase gjendjen e lėvizjes demografike tė famullisė sė Barbullushit pėr periudhat qė u pėrmenden mė sipėr; por nuk duhet tė merret e plotė, pasi, siē theksuam nė shenimet pėrkatėse, sidomos pėr lindje, ne mungesė tė meshtarėve, ka raste qė tė jenė pagėzuar nė kėtė famulli fėmijė tė lindur nė fshatra tė tjera dhe qė nuk i pėrkasin famullisė sė Barbullushit.
Dihet se Barbullushi ka afėrsi territoriale me njė tjetėr famulli tė vjetėr, siē ėshtė ajo e Kuklit, nė tė cilėn pėr njė kohė mjaft tė gjatė ka punuar dhe shėrbyer si famullitar meshtari, gjuhėtari dhe patrioti i shquar DOM NDRE MJEDA. Me punėn dhe kontributin qė ka dhėnė ky meshtar nė kėtė famulli, ka bėrė qė tė shtohen ndjenjat e atdhedashurisė, tė cilat, nė forma tė ndryshme, janė shfaq nė popull dhe nė individė tė veēantė, veēanarisht nė vitet e para tė shek. XX. E nė kėtė aspekt mund tė paraqesim individė apo grupe njerėzish:
1. JACI I NDUE GEGĖS (emri i vertėt ėshtė Gjon). Qėndronte i armatosur dhe nuk donte nė asnjė mėnyrė ti nėnshtrohej qeveritarėve turq. Prandaj shumė shpejt u bė objekt ndjekjesh nga ana e kėtyre tė fundit. Nė njė pėrpjekje, rrethohet nė afėrsi tė malit, nė Jushė, ku fillon pushkėn, duke u plagosur nga ekspedita me e madhe nė numėr qė kishte pėrgatitur qeveria turke. Largohet fshehtas nga ai vend, ashtu i plagosur dhe zė vend nė njė gropė tė njė furre gėlqereje. Turqit shkojnė pas gjurmėve, dhe pas njė qėndrese heroike i rrethuar, vritet, pasi kishte vrarė njė oficer dhe plagosė njė tjetėr. Tė dy tė vdekurit i mbulojnė me gur dhe i lėnė aty.
2. Njė kangė qė kėndohet vazhdimisht nė dasma e festa nga FILIP GACI. Mė vonė, sė bashku me LAZĖR GJONIN, bėn fjale pėr njė oficer turk, me kombėsi shqiptare, i cili futet nė lagjen Dedaj pėr tė liruar njė shtėpi pėr llogari tė njė tjetri. Me kėtė rast kėrset pushka dhe vritet NDREKA, vėllai i PJETĖR SIMONIT, nė moshė shumė tė re. E nė kėtė rast Pjetri e ndjek oficerin, e gjen dhe e vret. Arrestohet, internohet ne Stamboll, por pas disa kohe kthethet nė shtėpi, martohet, duke lene edhe trashėgimtarė. Ja njė pjesė e kėsaj ngjarjerje, e pėrjetėsuar nė kėngė nga rapsodi popullor:
Hajt, o hajt, Pjetėr Simoni,
se ne Stambolle, po tė ēon vapori.
Qėndro, Pjeter, more vėlla,
se ty Ndrekėn ta kanė vra
3. Njė grup atdhtarėsh presin postėn e Turkut nė Shkallėn e Kuklit, vrasin shoqėruesit e saj dhe i grabisin. Kundėr tyre niset njė ekspeditė turke dhe arreston ne Kukėl Kol Gjonin dhe nė Barbullush vllezerit Ndrekė dhe Cub Jakun dhe sa kalojnė pėrtej kodrave, nė Xaj, i pushkatojnė.
4. Ngjarje me rėndėsi nė jetėn e Barbullushit ėshtė pėrpjekja pėr tė organizuar njė kryengritje tė madhe kundėr turqve, nga fundi i vitit 1911 dhe fillimi i vitit 1912. Besimtarėt katolikė braktisėn shtėpitė e tyre, duke u vendosur nė Sukubinė (Mal i Zi), duke i kėrkuar Krajl Nikollės arme. Por kėtu punėt ndryshuan: Mali i Zi vuri kushte, duke kėrkuar qė ata tė viheshin nė shėrbim tė kėtij tė fundit. Kėta e refezuan dhe njė shembull tė mirė nė kėtė drejtim dha Lush Kolė Gjushi, qė i pari hodhi poshtė kėtė ofertė.
5. Mjaft i njohur nė Barbullush ėshtė edhe bashkėfshatari NDOC DEDA, i pagėzuar me emrin NDOC ZEF NDOJA. Siē dėshmon shėnimi qė ka lėnė nė regjistrin e pagėzimit famullitari i asaj kohe, Dom Palė Shantoja, i lartėpėrmenduri lindi nė Barbullush mė 23 dhjetor 1890 dhe ėshtė pagėzuar mė 27 po tė kėtij muaji. Disa tė dhena tė shkurtra biografike pėr tė dėshmojnė, se ai mbeti jetim qė i vogėl. Pas vdekjes sė babės, nėna doli nė Shkodėr, sė bashku me Ndocin, pėr tė cilin u kujdes qė ta rriste, natyrisht me shumė mundime. Vendosja pėr banim ne Shkodėr nė afėrsi tė shtėpisė sė patriotit Luigj Gurakuqi, ndikoi shumė nė jeten e tij. Nė Shkodėr kreu arsimin fillor, thuhet se kreu edhe shkollėn e mesme (pa u pėrcaktuar vendi dhe profili, ndoshta teknike), por zotėrimi i dy gjuhėve tė huaja: italisht dhe frėngjisht, tė bėn tė mendosh se shkollėn e mesme mund ta ketė bėtė jashtė shteti. Vitet kalojnė dhe Ndoci rritet, bėhet i aftė pėr tė kryer shėrbimin ushtarak. Megjithatė i ka pėrherė parasysh porositė e Luigj Gurakuqit, i cili me anė tė njė letre dėrguar Dedė Gjo Lulit arrin ta bashkojė me kėtė tė fundit, i cili inkuadrohet nė ēetat e patriotit nė fjalė duke marrė pjesė nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe qė pėrfundon me ngritjen e flamurit kombėtar nė Bratilje tė Deēiēit, mė 06.04.1911, nga patrioti Dedė Gjo Luli, plot 90 vjet mė parė. Pasi perfundon kjo kryengritje, gjen rastin tė kthehet nė Barbullush e tė strehohet tek Rrok Gjon Kaēa, daja i vet. Ėshtė sėrish ky luftėtar qė shfaqe gatishmėrinė pėr tė marrė pjesė nė kryengritjen kundėr Esat Pashės, por nuk ia arrin qėllimit qė ta thyej kete feudal. Nė kėto kushte detyrohet tė shkojė nė Kallmet tė Lezhės, ku bashkohet sėrish me Dedė Gjo Lulin. Duke ndjekur ngjarjet e mėpastajme, flasin pėr qėndrimet e Dedės pėr tė hyrė nė bisedime me ushtritė serbe dhe largimin e Ndrekės nė Breg tė Matit, kapjen, ēarmatosjen, dėrgimin nė Gėziq dhe dorėzimin tek ushtarėt e Esat Pashės, dėrgimin nė Durrės, mė pas nė Itali, rikthimin nė Shqipėri, etj.
6. Kėshtu u ndėrthuren ngjarjet e kėtij patrioti, derisa ky i qėndroi afėr Kolės (djalit tė Dedės), pasi ishte i sėmurė, edhe sepse kėshtu i kishte premtuar Dedės. Pas vdekjes sė Kolės, kaloi nė ēetėn e Osman Haxhisė, e cila luftonte pėr lirimin e Vlorės, qė u arrit nė fund tė gushtit, por qė pėrfundoi me festimet e mėdha tė datės 3 shtator 1920. Emri i Ndoc Dedės rezulton edhe tek pjesėmarrėsit e luftės sė Koplikut kundėr Serbėve, po nė vitin 1920. Jetoi duke punuar si konduktor nė rrugėn Shkodėr-Pukė, duke marrė pjesė nė ndėrtimin e urave, derisa doli nė pension. Vdiq dhe u varros nė Shkodėr mė 02.05.1667.
Tė dhėna pėr kishėn
1. Emri i pajtorit ZOJA E NGJITUR NĖ QIEL Barbullush.
2. Kisha ėshtė ndėrtuar nė vitin 1963 nga Dom Ndre Plau.
3. Ėshtė ristrukturuar dhe pajisė me banka nga Dom Luigj Lajsi nė vitin 1942.
4. Ėshtė prishur dhe pėrshtatur pėr oficinė bujqėsore.
5. Ėshtė pastruar dhe ka shėrbyer si kishė qysh nė vitin 1991 nga Vėllezėrit e Nėnė Terezės.
6. Ėshtė ndėrtuar nga Motrat e Zemrės sė Papėrlyer tė Zojės" dhe ėshtė shuguruar nga Imzot Angelo Massafra mė 11.10.1998.
7. Territori ėshtė rrethuar dhe mbajtur nga Motrat. Shėrbesat fetare kryhen nga Dom Ernest Troshani.
8. Murgeshat kujdesen pėr mirėmbajtjen e saj dhe ėshtė shumė e bukur.
MESHTARĖT QĖ KANĖ SHERBYER NĖ FAMULLINĖ E BARBULLUSHIT
QYSH SE KANĖ MBAJTUR REGJISTRIMET JANE:
1. Dom Gaspėr Bufli, 1881 - 1882, Italisht, Latinisht
2. Dom Pjetro Ivanaj, 1883 - 1887, Italisht
3. Dom Pal Shantoja, 1888 - 1892, talisht
4. Dom Mark Klari, 1892 1905, Italisht
5. Dom Pjetro Tusha, 1905 1906, Italisht
6. Atė Agostino Glasnoviē, 1906, Italisht
7. Dom Giuseppe Puka, 1906, Italisht
8. Dom Nikoll Radovano, 1906 1911, Italisht
9. Dom Pjetėr Sukreli, 1912, Italisht
Pa prift, 1914 1914
10. Dom Zef Skllaku, 1915 1918, Shqip
11. Dom Zef Sukreli, 1918 1929, Shqip
12. Dom Ndre Plani, 1930 1936, Shqip
13. Dom Kolec Prenumshi, 1937 1941, Shqip
14. Dom Luigj Zojsi, 1942 1949, Shqip
15. Dom Zef Gilaj, 1949 1950, Shqip
Pa prift, 1950 1951
16. Dom Pjetėr Gruda, Prill-Korrik 1952, Shqip
17. Dom Nikoll Dragusha, 1952 1955, Shqip
18 Dom Trijac Gjoka, 1955 1956, Shqip
19. Dom Zef Gilaj, Qershor-Tetor 1956, Shqip
20. Dom Laser Dedi, 1956 1957, Shqip
21. Dom Ernesht Troshani, 1958 1965, Shqip
22. Dom Mikel Gjergji, 1965, Shqip
Krijoni Kontakt