Bijtė e dom Oriones nė Shqipėri
1. Prej shkrimeve tė dom Oriones
24.07.1920 Dom Sterpit: Kardinal Marini, Prefekt i Kongregatės pėr Lindorėt, propozon njė Mision nė Shqipėri (14, 54).
11.05. 1935 Dom Sterpit: Pėr Shqipėrinė do tė thoja tė pranonim. As nė Uruguaj dhe as nė Brazil nuk ka Mision tė vėrtetė. Kėtu janė mė tė qytetėruar dhe mė tė zhvilluar se atje: tė qytetėruar sipas qytetėrimit modern (18,95 2 27, 223).
15.05. 1935 Dom Sterpit: Pėr sa i pėrket Shqipėrisė them tė pranojmė. Bėhet fjalė, tani pėr tani, pėr tre meshtarė dhe ndonjė vėlla laik. Do ti shkruaj quam citius Kongregatės Propaganda Fide. Por tani pėr tani, nuk ėshtė rasti tė flasim pėr shtypin (18, 98).
10.06. 1935: Mendoni pak se kė mund tė dėrgojmė nė Shqipėri. Duhet tė jenė tė shėndetshėm, pasi mendoj se nė ato vende ka sėmundje, duhet tė jenė meshtarė tė sigurt pėr nga morali, devotshmėria dhe doktrina, qė mund tė mėsojnė, tė jenė veprues, tė zellshėm dhe qė tė mos mbyten nė njė pikė ujė (19,99).
14.06. 1935 Dom Sterpit: Pėr Shqipėrinė do ti shkruaj Propagandės, sė shpejti. Nevojiten tre meshtarė dhe do tė duhej tė dėrgonim dikė qė tė mund tė bėhej edhe Ipeshkėv. Do tė doja tė vija njė kusht: domethėnė tė na siguronin njė Vikariat Apostolik dhe unė, do tė siguroja dėrgimin e njė personeli tė zgjedhur (18, 112).
19.06. 1935: Dom Xhemelit: Ka tė ngjarė se do ta pranojmė Misionin nė Shqipėri. A e ndien tė vihesh nė krye tė tij? (23, 94).
20.07. 1935: E pranoj Misionin qė na propozohet nė Shqipėri. Tre meshtarėt qė na janė kėrkuar do tė hapin shkollėn fillore pėr fėmijėt italianė (48, 122).
05.08. 1935: Dom Sterpit: Propaganda duhet, sidomos, tė na sigurojė se Misioni nė Shqipėri, do tė ngrihet nė rang Prefekture, Vikariati Apostolik apo Dioqeze, besuar njė pjesėtari tė kongregatės sonė, pėr tė mos u gjendur atje, tė hedhur pak kėtu e pak atje, nė mėshirė tė nuk e di se kujt, dhe si priftėrinj tė shpėrbėrė dhe shekullarė. Njė gjė e tillė ka rėndėsi madhore (18, 126).
04.09. 1935: Dom Sterpit: Meqė Eprori qė duhet tė shkojė nė Shqipėri, njė tė nesėrme i duhet tė jetė tė paktėn Vikar apo Prefekt Apostolik - nėse jo mė shumė - dom Xhemeli mė duket mė i pėrshtatshmi dhe mė i sigurti; dhe pastaj ėshtė mjaft i kujdesshėm dhe i rrahur me jetėn (18, 140).
16.09. 1935: Dom Sterpit: Jam shumė i gėzuar qė, pėr sa i pėrket Shqipėrisė, po dėrgoni mė parė dom Xhemelin, i cili do tė njihet mirė me gjendjen. Por unė nuk jam mė aq i gatshėm. Nėse territori, qė do tė na besojnė, ėshtė afėr Durrėsit, ku ėshtė Ipeshkvi, si mund tė jetė njė Vikariat Apostolik? Nuk do tė jetė kurrė i tillė. (18, 149).
02.10. 1935: Nė Shqipėri nuk do tė shkojmė, nėse gjėrat nuk janė tė qarta dhe nėse pozicioni ynė nuk ėshtė jo vetėm i sigurt, por tė ketė edhe atė zgjidhje qė duam nė njė tė ardhme jo tė largėt (18, 156).
14.10. 1935: Pėrgatituni nė Hyjin pėr tė vėnė kėmbėn nė Shqipėri (18, 175).
21.12. 1935: Dom Sterpit: Kam lexuar Relacionet e dom Xhemelit dhe shoh se nuk do tė shkohet nė vendin qė duhej tė na ishte besuar neve. Duhet tė synojmė aty ku mund tė kemi njė Mision tonin, nėse jo, do tė mbesim nė mėshirė tė famullitarėve shqiptarė, sdo tė arrijmė asgjė dhe do tė na duhet, herėt a vonė, tė largohemi prej aty tė dėshtuar. Kongregata jonė duhet tė ketė njė tė ardhme nė Shqipėri, nėse jo, atėherė duhet tė gjejmė njė mėnyrė dhe tė mos shkojmė (18, 209).
28.10. 1936: Dom Sterpit: Do tė doja tė dija nėse dom Xhemeli ėshtė nisur apo jo pėr Shqipėri; nėse shkon dhe me kė shkon (19, 134).
01.05. 1937: Dom Sterpit: Pėr sa i pėrket Shqipėrisė tani pėr tani nuk kemi si tė pranojmė. Lexojeni mirė letrėn e Vizituesit apostolik, pėrveēse nėse ai thotė se duhet tė pranojmė (19, 232).
20.09. 1937: Karontit abat: Nė Shqipėri, nėse nuk kemi njė shpresė tė bazuar mirė se mund tė kemi, brenda njė periudhe jo shumė tė gjatė, njė strehim misionar, ku mund tė bėjmė njė jetė bashkėsie dhe njė ripėrtėritje nė shpirt, do tė thoja se ėshtė mė mirė tė tėrhiqeshim (50, 36).
21.10. 1938: Njė aspiranti pėr meshtar: Nuk e di nėse e dini se tashmė nė Shqipėri kemi nisur njė Mision, tė dėrguar nga Propaganda Fide (47, 247).
24.09. 1939: Dom Sterpit: Nesėr, nėse vjen Vizituesi apostolik, do tė flas edhe pėr Shqipėrinė (19, 329).
11.10. 1939: Dom Xhemelit: Vizituesi apostolik nuk ėshtė i mendimit qė ne tė pranojmė Famulli; mendon se ėshtė mė mirė tė marrim njė Jetimore (23, 97).
11.10. 1939: Imzot Nigrisit: Vizituesi apostolik mendon se nuk ėshtė e rastit tė pranojmė njė famulli. Shkėlqesia e Tij Parini, qė e njoh prej vitesh, mendon se ėshtė mė mirė njė Jetimore; nėse njė gjė e tillė do tė mund tė realizohej, do tė isha shumė i kėnaqur (23, 97d).
18.10. 1939: Dom Bidone po pėrgatitet pėr Shqipėri (84, 70).
20.09. 1937: Karontit abat: Pėr famullinė qė na kanė ofruar, kam menduar pėr jo. Do tju lutesha tė mė thoni nėse mund tė filloj bisedimet pėr Jetimoren (50, 50).
2. Propaganda Fide
Dokumenti i parė qė Arkivi na paraqet ėshtė ai i Kongregatės Propaganda Fide, me firmėn e Kard. Fumazoni Biondit dhe tė Sekretarit Karl Salotit. Dokumenti mban datėn 27 prill 1935 dhe fton dom Orionen pėr tu pėrkujdesur nga ana fetare pėr grupet e italianėve qė ndodheshin nė Shqipėri, duke hapur shkolla fillore dhe duke bėrė veprimtari misionare.[1]
Ja teksti i Sacra Congregatio de Propaganda Fide:
Shumė i nderuar dom Luigji Orione, Epror i Pėrgjithshėm i Bijve tė Provanisė Hyjnore.
Shumė i nderuar Zotėri, i janė tė njohura kėsaj Kongregate tė Shenjtė meritat e Institutit tė ri rregulltar BIJTĖ E VEPRĖS SĖ VOGĖL TĖ PROVANISĖ HYJNORE, tė cilin ju denjėsisht drejtoni, ashtu siē njeh mjaft mirė miratimin me tė cilin janė mirėpritur nismat pėr tė bėrė tė mirėn, ndėrmarrė prej kėtyre rregulltarėve, kėtu nė Romė dhe nė pjesė tė tjera tė Italisė.
Ata, deri tani, nuk patėn rast tė ndėrmerrnin Vepra Misionare nė territoret qė varen prej kėtij Dikasteri tė Shenjtė. Ndoshta tani ka ardhur koha e volitshme pėr tju ftuar qė tė merrni pėrsipėr njė punė, qė, edhe pse e pakėt nė fillim, mund tė ketė nė vazhdim njė zhvillim shumė mė tė gjerė.
Bėhet fjalė pėr pėrkujdesjen fetare qė duhet tu bėhet disa qendrave nė Shqipėrinė e Jugut, ku banojnė shumė punėtorė italianė. Hollėsitė e kėtij propozimi janė shprehur nė promemorien bashkėngjitur kėtij dokumenti.
Dua ta quaj tė pjekur kėtė gjė, dhe, nėse ėshtė e mundur, ti jap kėtij Dikasteri tė Shenjtė pėrgjigje pohuese, ashtu si me gjithė shpirt dėshirohet.
Nė pritje, pėrshėndes me gėzim Zotėrinė tuaj shumė tė nderuar dhe shumė tė devotshėm nė Zotin.
Kardinal Pietro Fumazoni Biondi Prefekt
Karl Saloti Arqipeshkėv Titullar i Sekretariatit
(bashkėngjitur)
S. CONGREGATIO DE PROPAGANDA FIDE
Pėrkujtesė
Arqipeshkvia e Durrėsit pėrfshin njė territor mė tė madh se gjysma e krejt territorit shqiptar, nė tė cilėn ndodhen pesė dioqeza latine.
Pjesa jugore ėshtė gati krejt e braktisur, pėr mungesė klerikėsh dhe mjetesh.
Ėshtė menduar qė kjo pjesė tė shkėputet pėr tė bėrė njė mision, apo njė dioqezė, tė pavarur dhe pritet mendimi i Delegatit Apostolik.
Ndėrkohė dėshirojmė me gjithė shpirt, dhe me ngut, tu vijmė nė ndihmė nga ana shpirtėrore italianėve tė shumtė qė gjendet nė Korēė, Bevoll dhe Shijak[2].
Tashmė janė premtuar edhe ndihmat, si mė poshtė vijon:
a. pėr Korēėn, Legata mbretėrore italiane do tė jepte, mesatarisht, 165 lireta nė muaj;
b. pėr Devollin, Ndėrmarrja Italiane Petroli Albania (NIPA) do tė strehonte meshtarin dhe njė ndihmė mujore nė para;
c. pėr Shijakun, enti Industrial Bujqėsor Shqiptar (EIBSh) do tė duhej edhe tė fillonte mėsimin fillestar fėmijėve italianė.
Do tė ishte e dėshirueshme qė tre Meshtarėt ti pėrkisnin tė njėjtit Institut, me qėllim qė tė mund tu besohet, nė vazhdim, Misioni i projektuar nė pjesėn jugore tė Arqipeshkvisė sė lartpėrmendur tė Durrėsit.
Por le tė kthehemi pak prapa. Nė vitin 1934 Delegati Apostolik i Shqipėrisė, imzot G.B. Della Pietra, jezuit, iu drejtua Selisė sė Shenjtė, duke bėrė tė ditur numrin krejt tė pakėt tė meshtarėve dhe mungesėn absolute tė klerit italian, tė nevojshėm pėr grupet italiane nė Shqipėri. Imzot Saloti, sekretar i atėhershėm i Kongregatės Propaganda Fide e mori pėr zemėr ēėshtjen e pėrkujdesjes fetare tė kėtyre grupeve dhe iu lut dom Oriones qė ta pranonte misionin nė Shqipėri.
Por dom Orione ishte nė Amerikė; kjo shpjegon edhe pse praktikat u zgjatėn pak si shumė.
Shtytjet mė tė mėdha i ishin bėrė dom Oriones prej imzot Leone G.B. Nigrisit, Nunc Apostolik i Shqipėrisė nė atė kohė. Dom Orione i kishte siguruar se vepra do tė kishte filluar, dhe se ai vetė, sapo tė kishte mundėsi, do tė kishte shkuar nė Shqipėri pėr ti dhėnė fillim kėsaj vepre. Ndėrkaq dom Orione u sėmur, dhe kur duhej tė nisej pėr Shqipėri, sėmundja e tij u rėndua shumė dhe mjekėt i ndaluar ēdo lėvizje (shkurt 1940). Njė muaj mė vonė Themeluesi shkoi te Zoti (12 mars 1940).[3]
3. Dalja pėr zbulim
Nė vitin 1935 u bė njė udhėtim i parė nga dom Xhemeli nė Shqipėri pėr tė shqyrtuar de visu situatėn e pėr tė vendosur lidhjet e para.[4] Durrėsi, Shkodra, Tirana dhe Vlora qenė etapat kryesore. Ai vizitoi edhe Shijakun: Doja ta mbyllja eksplorimin tim tė parė duke vizituar atė qė me shumė siguri do tė kishte qenė vepra e parė orionine nė Shqipėri [ ]. Fola edhe me Gustavo Paletin, drejtorin e Ndėrmarrjes, i cili mė tregoi territorin e gjerė ku do tė vepronim, qė banohej nga bashkėkombasit tanė: fusha e bonifikuar ishte tejet e gjerė, por ende mbretėronte malaria, shpesh shumė e rrezikshme: e quanin ZONA E VDEKJES [ ]. Pas 14 ditėsh u ktheva nė Itali.
Dom Xhemeli ia bėri tė ditura tė gjitha kėto dom Sterpit dhe bėri njė relacion pėr Propaganda Fide-n; u takua edhe me Kard. Fumazoni Biondin. Me gojė shtoi edhe disa pėrshtypje tė tjera, qė i quajti me vend tė mos i paraqiste me shkrim. Kardinali Mė rrahi shpatullat - vazhdon dom Xhemeli - dhe shtoi: E dimė, e dimė, i dashur Atė. Por Shqipėria ka njė mėkat tė madh pėr tė larė: mohimin e fesė!. Mė bėnė shumė pėrshtypje ato fjalė, dhe mė janė kthyer shpesh nė kujtesė kur mė vonė unė vetė qenė i pranishėm nė shumė skena tė forta ku kam vuajtur shumė.
4. Fillimet
Nė tetorin e vitit 1936 shkruan dom Xhemeli morėm veprėn e Shijakut: mision katolik me tė drejta famullitare, pėrkujdesje shpirtėrore tė Italianėve tė EIAA-sė, shkolla fillore tė EIAA-sė (tė pėrziera), orator (tė pėrzier), pėrkujdesje pėr ruajtjen e fesė mes katolikėve, dhe pėrhapjen e fesė mes ortodoksėve dhe myslimanėve. Nė fillim qeshė unė, pastaj dom Spada.[5]
Nė vitin 1939 pranuam jetimoren e Zemrės sė Shenjtė nė Shkodėr, ku nė fillim qe dom Laxarini e pastaj unė.
Nė vitin 1940 morėm ndėrmarrjen bujqėsore tė Bushatit, ku ndodhej edhe njė kishė. Aty shkoi dom Farinaso, tė cilin e donin tė gjithė, sidomos sepse e thoshte shumė mirė Meshėn.
Po nė vitin 1940, morėm nė Shkodėr, edhe shtėpinė pėr tė moshuarit, nė tė cilėn ishte edhe Shtėpia jonė e formimit, probandati dhe seminari i klerikėve, e cila quhej SHTĖPIA CEKA, prej familjes sė fisshme sė cilės i pėrkiste. Aty u vendos dom Aliēe.
Nė famullinė e Kallmetit qe dom Luigji Laxarini pėr rreth 6 muaj nė vitin 1945.
Po nė vitin 1940 dom Bidone u kujdesua pėr tė hapur njė shkollė profesionale nė Durrės.
Nė vitet 1941-1942, kėto ishin bashkėsitė fetare:
Misioni katolik nė Shijak
Dom Sante Xhemeli
Dom Paolo Bidone
Jetimorja Zemra e Shenjtė nė Skkodėr
Dom Luigji Laxarini
Dom Adriano Aliēe
Kleriku Mario Bixheli
Kleriku Franēesko Karozio
Kampi bujqėsor nė Bushat
Dom Gjovani Farinaso
Koadiutori Enea Nikelini
Koadiutori Karlo Serra
Koadiutori Livio Pangraci
Koadiutori Antonio Tozi
Nė vitet 1943-1944
Misioni katolik nė Shijak
Dom Xhulio Spada
Jetimorja Zemra e Shenjtė nė Shkodėr
Dom Luigji Laxarini
Kleriku Agostino Anēilari
Kampi bujqėsor nė Bushat
Dom Gjovani Farinaso
Shtėpia Ceka nė Shkodėr
Dom Sante Xhemeli
Kleriku Luigji Betioli
Kleriku Arēeste Mioni
Kleriku Mario Penca
Kisha e Shėn Palit nė Durrės
Dom Paolo Bidone
5. Vizita e dom Sterpit nė Shqipėri
Pasi vdiq dom Orione, imzot Nigrisi nguli kėmbė pėr realizimin e veprave qė ishin projektuar mė parė.
Njėri prej mendimeve tė para tė dom Sterpit qe vizita nė Shqipėri, sapo u zgjodh Drejtor i pėrgjithshėm i Kongregatės prej Kapitullit tė parė tė pėrgjithshėm (Montebelo tė Bataljes, 3-9 gusht 1940).
Mė 1 tetor 1940 dom Sterpi ndodhet nė Bari me dom Piēininin; hipin nė vapor, por bllokohen me urdhėr tė autoriteteve ushtarake. Mė nė fund, mė 3 tetor nė darkė (nuk ishin larguar aspak prej vaporit) nisen drejt Shqipėrisė. Udhėtimi ishte i rrezikshėm pėr shkak tė ndonjė silurimi apo sulmi ajror tė mundshėm. Mė 4 tetor, nė orėn 10.00 mbėrrijnė nė Durrės, ku mikpriten prej Arqipeshkvit imzot Prendushit, pėrfaqėsuesit tė Qeverisė, Prefektit, Kryetarit tė Bashkisė, Miqve e Bamirėsve tė shumtė. Janė gjithashtu tė pranishėm edhe dom Xhemeli, dom Bidone, dom Laxarini, dom Farinaso, dom Spada e Vėlla Karl Serra[6]. Po kėtė ditė shkojnė nė Shijak. Mė 5 tetor shkojnė nė Tiranė, mė 6 tetor nė Shkodėr, mė 7 tetor nė Elbasan e Korēė. Mė 8 tetor, pasi u hodh poshtė mundėsia e rrezikshme pėr tu kthyer me vapor, dom Sterpi dhe dom Piēinini nisen pėr Romė-Ēiampino me aeroplan. Gjatė udhėtimin pikasen prej njė aeroplani anglez, por arrijnė ti ikin. Pasi shkon nė Onjisanti, nė darkėn e po asaj dite dom Sterpi niset pėr Venecie.
6. Dėbimi[7]
Me ardhjen nė pushtet tė Enver Hoxhės (20 tetor 1944) u shfaqėn simptomat e para shqetėsuese, si ndalimi i shtypit katolik dhe kėrcėnimi i shkrirjes sė shoqėrive katolike. Megjithėse jepnin sigurimeve tė vazhdueshme se institucionet katolike nuk do tė prekeshin. Por faktet pėr fat tė keq nuk iu pėrgjigjėn fjalėve tė bukura.
Filluan tu binin nė qafė shoqėrive katolike nė veri dhe misioneve nė jug. Tė shumta qenė bastisjet dhe kontrollimet e instituteve.
Pas dėbimit tė Delegatit Apostolik, nė korrikun e vitit 1945, u mbyllėn kopshtet, jetimoret dhe shkollat qė drejtoheshin prej motrave dhe rregulltarėve, u dėbuan rregulltarėt dhe motrat italiane.
Me gjithė shfaqjet e pėrsėritura tė afektit dhe tė simpatisė pėr veprėn qė kishim bėrė nė jetimore, kampe bujqėsore, shkolla, etj. dhe sigurimet e vazhdueshme se nuk do tė na kishin shqetėsuar, madje do tė na kishin mbėshtetur, mė 19 janar 1946, nė orėn 11.00, u lajmėruam tė linim Shkodrėn dhe shtėpitė e tjera pėr tu kthyer tė nesėrmen pėr Itali. Pesė orė mė vonė, dy roje, dėrguar prej komandės sė Mbrojtjes sė Popullit, ruanin jetimoren tonė tė djemve, me qėllim qė asgjė tė mos merrej me vete dhe qė tė vėzhgoheshin tė gjitha lėvizjet e personelit drejtues. Mundėm tua dorėzonim familjarėve jetimėt katolikė, por shteti i mori prej aty dhe i solli sėrish nė jetimore pėr tė formuar njė jetimore tė pėrzier, duke e kthyer kishėn nė sallė vallėzimi. Na u lejua qė tė merrnim vetėm gjėrat mė tė nevojshme personale.
Mbrėmjen e datėn 20 janar ishim nė Durrės: bashkė me 9 prej nesh (11 tė tjerė i kishin kthyer ne Atdhe mė parė) ishin edhe 96 rregulltarė italianė. Qėndruam 48 ditė nė pritje tė vaporit, tė mbikqyrur nė njė hotel, duke ngrėnė sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė e duke fjetur ku tė ishte e mundur.[8] Mė nė fund pas shumė telashesh arritėm tė ktheheshim nė Itali.
7. Kthimi nė vendin e shqiponjave
Para vizitės nė Shqipėri (25 prill 1993), Gjon Pali II kishte bėrė thirrje qė tė ndihmohej Kisha martire nė Shqipėri duke filluar veprėn e ungjillėzimit. Vepra e dom Oriones, edhe pėr arsye afektive, iu pėrgjigj pozitivisht kėrkesės sė Atit tė Shenjtė.
Prej procesverbalit tė Kėshillit provincial tė datės 17 korrik 1991, mbajtur nė Romė, lexojmė: U lexua relacioni qė Provinciali [dom Gjon De Meo] me datė 15 korrik 1991 i dorėzoi Gjeneralit mbi udhėtimin e bėrė nė Shqipėri, sė bashku me dom Romolo Marianin, mė 6-13 korrik. Ka perspektiva jo tė pakta pėr tė ngulur njė ēadėr nė Durrės.
Prej relacionit tė shkurtėr dėrguar Drejtorit tė pėrgjithshėm, dom Gjyzepe Mazieros, arrijmė tė kuptojmė qėllimin e udhėtimit: njohja me vendet ku kishin punuar bashkėvėllezėrit tanė dhe njohja e situatės sė re; shkuarja nė familjet shqiptare qė ishin mikpritur nė Shenjtėroren e Zojės sė Kurorėzuar tė Foxhės.
Vendet e vizituara janė: Tirana, Durrėsi, Elbasani, Bushati, Shkodra.
Dy takime tepėr mallėngjyese me Nėnė Terezėn e Kalkutės, e cila kishte hapur nėntė bashkėsi nė Tiranė, Elbasan dhe Shkodėr! Me kėtė rast Nėnė Tereza na ftoi qė ta hapnim misionin tonė edhe nė tokėn shqiptare. Nėse do Zoti, iu pėrgjigj provinciali. Sigurisht - pėrsėriti Nėnė Tereza - nėse do Zoti!.
Mė 23 qershor 1992, Provinciali [don Antonino Vilari] referoi nė Kėshill mbi udhėtimin e bėrė nė Shqipėri, sė bashku me dom Munjain dhe dom Marianin, si dhe mbi mundėsinė konkrete pėr tė filluar njė vepėr apostullimi nė Elbasan. U hap njė diskutim i gjatė mbi mundėsinė apo jo dhe mbi mėnyrat e njė angazhimi tė Provincės nė Shqipėri. Nė fund u votua propozimi qė Provinca tė ngulė njė ēadėr nė Shqipėri: me njė rezultat 5/5. Mbi mėnyrat dhe kohėt do tė duhej tė merreshim vesh me Kėshillin e pėrgjithshėm dhe me Nuncin apostolik.
Nė Kėshillin provincial tė datės 28 korrik 1992 Eprorėt miratuan hapjen e misionit nėn udhėzimet e Nunzit Apostolik Ivan Dias[9] nė Elbasan.
8. Data tė rėndėsishme
12-19 gusht 1992: dom Vilari dhe dom Munjaj shkojnė nė Elbasan. Kėtu bashkėsia jonė rregulltare do tė merret me pėrkujdesjen baritore tė zonės dhe tė bashkėsive tė Motrave.
18 tetor 1992: hapja zyrtare e misionit nė Elbasan me detyrėn e pėrkujdesjes baritore tė kėsaj zone, ungjillėzim dhe themelim tė Kishės.
4 tetor 1993: Nunci Apostolik, Ivan Dias, falėnderon dom Vilarin pėr emėrimin e dom Salvator Kajones si famullitar tė Elbasanit.
25 mars 1994: Nunci emėron dom Xhyzepe De Guljelmon Coordinatorem operum pastoralium in Administratione Apostolica Albaniae Meridionalis Bashkėrenditės i veprave baritore nė Administrimin Apostolik tė Shqipėrisė sė Jugut.
4 maj 1995: Letra e Nuncit dėrguar dom Vilarit nė lidhje me ndėrtimin e kishės famullitare Shėn Piu X. Ajo ėshtė kisha kryesore e krejt rrethit tė Elbasanin, qė nė tė kaluarėn njihej si kėshtjella e Islamit. Kurse tani, falė Provanisė Hyjnore, brenda nė qytet gjenden gjashtė bashkėsi rregulltare dhe tri nė rrethina, gjithsej 4 meshtarė dhe 31 rregulltare.
2-9 shkurt 1996: vizita kanonike provinciale nė bashkėsinė e Elbasanit.
12 mars 196: nėnshkrimi i marrėveshjes nė Tiranė pėr ngarkimin e njė Famullie kushtuar Shėn Piut X nė qytetin e Elbasanit dhe pėrkujdesjen baritore tė Stacioneve misionare tė po kėtij qyteti (Arqipeshkvi Ivan Dias, Administrator Apostolik dhe Dom Antonino Vilari, Drejtor Provincial).
2 shkurt 1997: shugurimi i kishės sė re, qė merr emrin Famullia Shėn Piu X. Bashkėsia tani pėrbėhet nga dom Xhyzepe De Guljelmo, dom Franko Galicia, dom Mario Baljo dhe kleriku Gjovani Paqe.
14 shkurt 1998: Ipeshkvi i Shkodrės, Imzot Anxhelo Masafra, i shkruan Imzot Domeniko Peēiles, ipeshkėv, dhe pėr dijeni Provincialit tė ri, dom Luigji Fiordalizos: Unė kam folur qysh mė pėrpara me Provincialin e Etėrve Orioninė, i cili ėshtė shprehur i gatshėm pėr tė hapur Shtėpinė e dytė nė Shqipėri, pikėrisht nė Shirokė, sigurisht sipas njė marrėveshjeje.
22 shkurt 1998: Drejtori i pėrgjithshėm, dom Roberto Simionato, miraton hapjen e bashkėsisė sė dytė rregulltare nė Shirokė: shtėpi formimi dhe angazhim baritor nė disa fshatra sipas udhėzimeve tė ipeshkvit.
6 prill 1998: Provinciali, nė Kėshill, njofton se ka vendosur ti lėrė dom De Guljelmon, dom Galician dhe dom Korradon nė Elbasan, ndėrsa dom Rolando Reda dhe dom Mario Baljo do tė shkojnė pėr tė formuar bashkėsinė e re nė Shirokė. Atyre do tu bashkėngjitet kleriku i parė shqiptar, Dorian Mjeshtri.
21 qershor 1998: hyrja zyrtare e bashkėsisė nė Shirokė.
--------------------------------------------------------------------------------
BIBLIOGRAFIA:
[1] Bėhet fjalė pėr materialin e ruajtur nė Arkivin e Selisė Gjenerale tė Veprės sė Vogėl tė Provanisė Hyjnore (Via Etruria 6, Romė). Redaktimi i tekstit tė mėposhtėm ėshtė kufizuar vetėm nė pėrmirėsime tė vogla me natyrė gramatikore.
[2] Shijak ėshtė njė tkurrje e emrit Shėn Jak, njė prishje e emrit SANTIAGO, emėr qė i ėshtė dhėnė kėsaj zone prej disa spanjollėve, qė dikur jetonin kėtu.
[3] Por diēka vendimtare lidhur me Shqipėrinė, dom Orione e kishte bėrė. Mė 1 janar 1940 kishte dėrguar nė kėtė tokė dom Xhemelin, i cili ishte ngulur nė Shijak, nė ndėrmarrjet bujqėsore tė Veprės Kombėtare tė Luftėtarėve. Kjo Vepėr, duke marrė pėrsipėr ta rimėkėmbte bujqėsinė shqiptare, kishte sjellė disa qindra italianė bashkė me familjet e tyre, nevojtarė pėr pėrkujdesje fetare dhe shkolla italiane pėr fėmijėt e tyre.
[4] Dom Xhemeli pohon se nė vitin 1935 (19 qershor: shih mė lart) dom Orione i kishte shkruar nė Rodi kėshtu: Kam pranuar tri pika misionare, qė mė janė paraqitur nga Propaganda Fide, nė Shqipėri, dhe pėr Epror tė Misionit kam propozuar ty. Po afrohen pushimet, pra edhe koha e Ushtrimeve Shpirtėrore; bėji nė Itali, dhe dom Sterpi do tė tė lidhė me Propaganda Fide-n . Ishte viti 1935, dhe tani ėshtė dom Xhemeli qė shkruan: - Nė gusht bėra Ushtrimet Shpirtėrore nė Itali, pastaj shkova te dom Sterpi. A tė ka shkruar Drejtori? Ēfarė thua pėr punėn e Shqipėrisė? A ke ndonjė vėshtirėsi? Ēfarė tė bėjmė?. E pyeta nėse e dinte se ku do tė shkonim, sa njerėz duheshin, si ishin gjėrat: se ēfarė duhej bėrė, cilat ishin pengesat apo vėshtirėsitė. Jo mu pėrgjigj nuk di asnjė. Atėherė si mund tė dėrgoni atje menjėherė njė grup meshtarėsh? Do ti futnim nė gojė tė ujkut Ke tė drejtė tha dom Strepi Nesėr do tė nisem pėr Romė dhe do tė dėgjoj se ēfarė mė thonė ata tė Propaganda Fide-s. Shkoi, foli: Saloti ishte emėruar Kardinal, nuk ishte mė; megjithatė vėrejtja ime, bėrė dom Sterpit, u miratua prej asaj Kongregate tė Shenjtė; dhe u mor vendimi se ishte me vend tė dėrgohej njė meshtar, nė zbulim, pėr tė parė se pėr ēfarė bėhej fjalė, dhe sikur, nėse ishte rasti, pėr tė filluar veprimtarinė, duke pėrgatitur terrenin dhe kushtet e jetesės pėr bashkėvėllezėrit e tjerė. Dom Sterpi, kur u kthye, mė bėri tė ditur se si kishin shkuar punėt, dhe mė ftoi tė shkoja atje: Pasaportėn e ke gati, gjithashtu ti je caktuar pikėrisht pėr kėtė mision: kush ėshtė mė i pėrshtatshėm se ti pėr njė gjė tė tillė? Pra shko. Nė Romė Italica Gens nuk mė mori para pėr udhėtimin, si dhe mė ndihmoi pėr vizėn; mora edhe disa letra pėr Delegatin Apostolik tė Shkodrės (qė kryente edhe funksionin e arqipeshkvit tė atij qytetit, pasi vendi ishte ende i lirė) dhe pėr Arqipeshkvin e Durrėsit. Magjistėr Pjetėr Jura, shqiptar [ ]. Nga Bari u nisa drejt Durrėsit, dhe shkova drejt e nė Shkodėr, te Delegati Apostolik, i cili me gjithė zemėr mė uroi mirė se ardhjen: nuk priste qė Selia e Shenjtė tė dėrgonte meshtarė dhe rregulltarė italinė, nė Shqipėri [ ]. Delegati Apostolik i Shkodrės mė njohu me situatėn e pėrgjithshme tė Shqipėrisė, mė dha edhe disa kėshilla tė vlefshme. Dom Xhemeli, duke vazhduar tregimin, bėn tė ditur pėr takimin me Magjistėr Jurėn, tė cilit i paraqiti letrat kredenciale; te ai dom Xhemeli qėndroi njė ditė tė plotė gjatė sė cilės folėn pėr misionet e Propaganda Fide-s. Mbetej tė merreshin masa pėr misionin e Shijakut, dhe me shumė dėshirė do ta kishin mikpritur njė meshtar italian tė Kongregatės sė dom Oriones.
[5] Nė kapitullin e parė tė pėrgjithshėm, dom Xhemelit iu desh tia shpjegonte gjendjen e oratorit tė pėrzier Karontit Abat, i cili publikisht kishte kėrkuar nėse nė Shqipėri kishte njė orator. Ishte mė mirė qė ti kisha ndėr sy, pėr tė shmangur mė tė keqen nė ato toka tė humbura Dom Piēinini pohoi fjalėt e mia, duke thėnė edhe se famullitarėt anglezė, kishin njė sallon pėr mbledhjet e tė rinjve tė tė dy gjinive, edhe pėr vallėzime, me qėllim ruajtjen e fesė nė familje nėpėrmjet martesės mes katolikėve. Karonti, me shumė keqardhje tė dom Oriones, kishte mendim tė kundėrt pėr Shqipėrinė. Ēfarė bėni atje thoshte ėshtė njė vend i ri, subjekt shpėrthimesh tė papėrmbajtura dhe kataklizmash. Punoni, punoni, por pastaj do tė mbeteni me gisht nė gojė . Por kur vendosi ta shprehte mė lart dėshirėn e tij pėr tė na larguar nga Shqipėria, ndeshi Kard. Salotin: Ah, ke ardhur pėr tė na shqetėsuar. Mos u pėrziej pėr Shqipėrinė Lėri gjėrat kėshtu siē janė!. Ishin miq Atėherė Karonti i la gjėrat ashtu siē ishin dhe nuk iu kundėrvua mė veprave tona nė tokėn shqiptare.
[6] Vdiq mė 3 gusht 1943 gjatė udhėtimit pėr nė Itali, nė moshėn 25-vjeēare.
[7] Pėr kronikėn e vizitės sė dom Sterpit nė Shqipėri, shih artikullin e botuar nė La Piccola Opera della Divina Provvidenza, nėntor 1940, fq. 7.
[8] Kėtu dom Xhemeli tregohet mjaft i butė nė pėrshkrim. Nė vende tė tjera shkruan: 40 ditė kamp pėrqendrimi pėr tė gjithė. 19 ditė burg pėr dom Xhemelin dhe 87.000 lireta pėr tė paguar. Ruajtje tė jetimores dhe 16 bastisje komuniste nė shtėpinė e Shkodrės. Kėrcėnim me vdekje pėr dom Farinason dhe klerikun Betiol, tė cilėve iu desh tė largoheshin natėn prej Bushatit. Vjedhje me armė nė dorė nė Durrės, Bushat, etj. Pėrfundimi? Ajo qė doli nė mėnyrė krejt tė vetvetishme prej gojės sė njė plaku mysliman shqiptar: O atė, ėshtė hapur ferri dhe kanė dalė djajtė jashtė. Palermo, 28 dhjetor 1963. Sante Xhemeli Meshtar bph.
[9] Imzot Ivan Dias aktualisht arqipeshkėv i Bombeit ėshtė emėruar kardinal nė kuvendin e fundit na udhėzoi ta zgjidhnin Elbasanin duke u nisur prej faktit se nė Veri tė vendit tashmė kishte shumė familje rregulltare.
Krijoni Kontakt