Jezuitė misionarė nė Shqipėri
Fillimi i pranisė sė Jezuitėve nė tokėn shqiptare i pėrket vitit 1841 me disa Etėr qė vinin nga Sicilia (Itali), kur Shqipėria ishte ende nėn Perandorinė Turke dhe nuk kishte kufijtė qė ka sot. Ungjillėzimi nuk ishte aspak i lehtė, sepse i duhej tė pėrballej me kundėrshtime tė shumta dhe tė forta.
Nė vitin 1854 me vendim tė Zyrės Misionare tė Vatikanit dhe tė Ipeshkvijve shqiptarė, u hap nė Shkodėr Seminari pėr krejt rajonin e Ballkanit Jugor dhe iu besua Etėrve Jezuitė italianė.
Nė vitin 1877 u themelua Kolegji Saverian, nė fillim si shkollė tregtie dhe mė pas si Lice klasik, pas shpalljes sė Shqipėrisė, nė vitin 1912, si shtet i pavarur nga Perandoria Turke.
Krahas kėtyre veprave u zhvillua njė punė e dendur misionare, kulturore, fetare dhe artistike, me grupe muzikore dhe teatrale, me revista dhe me shtypshkronjėn "Zoja e Papėrlyer". Veprat qė ka lėnė mė shumė jehonė, sidomos nė malėsi, kanė qenė "misionet shėtitėse" (Missione Volante), tė cilėt kishin njė ritėm pune pak paradoksal. Gjatė dimrit, kur njerėzit qėndronin mė shumė nė shtėpi, misionarėt shkonin nga njėra shtėpi nė tjetrėn pėr ungjillėzimin dhe pajtimin e familjeve qė ishin "nė gjak". Gjatė verės ktheheshin nė bashkėsi pėr tė studiuar historinė dhe zakonet e shqiptarėve, tė riorganizonin tė dhėnat shkencore qė kishin mbledhur, tė shkruanin relacione, tė botonin libra dhe fjalorė. Edhe sot, pas 50 vjet komunizėm, ėshtė ruajtur nė kujtesėn popullore bagazhi i kėngėve tė thjeshta me tekste katekizmi tė kompozuara nga etėrit tanė. Por populli kujton sidomos shembullin e jetės sė tyre me tė vėrtetė heroik, duke pėsuar tė ftohtin dhe duke fjetur shpesh edhe nė tokė nė familjet ku ishin tė ftuar.
Nga viti 1927 Jezuitėt e "misioneve shėtitėse" filluan tė punonin edhe nė Tiranė duke u kujdesur pėr katolikėt e paktė qė ishin aty. Nė shtėpinė me qera ju banonin, u pėrpoqėn tė hapnin edhe njė shkollė, por qė nuk zgjati shumė.
Nė vitin 1933 filluan ndėrtimin e kishės sė re tė Zemrės sė Krishtit. Gjė mė tepėr e vetme, sesa e rrallė: brenda kishės, pėrkohėsisht, por qė vazhdoi pėr disa vjet, ishte vendosur kapela e ritit lindor, qė ndodhej nė fund tė navatės sė majtė: latinė dhe lindorė ndiheshin mirė nė njė strukturė tė vetme.
Nė vitin 1944 komunistėt erdhėn nė fuqi dhe konfiskuan pronat dhe veprat e Kishės me qėllim qė tė eliminonin tė gjitha institucionet fetare, qė mbaheshin si kundėr kulturės ashtu edhe kundėr pėrparimit tė popullit shqiptar. Filloi kėshtu njė shtypje e egėr pėr zhdukjen e klerit katolik, i cili gjykohej si i rrezikshėm pėr ndikimin e tij tė madh shpirtėror dhe kulturor mes njerėzve dhe pėr marrėdhėniet e tij me Perėndimin.
Mė 21 qershor 1945 Atė Gardini dhe Maestri Gjergj Vata u futėn nė burg ku qėndruan pėr 10 vjet, deri nė vitin 1955.
Mbrėmjen e datės 31 dhjetor 1945, pas himnit Te Deum, edhe Atė Gjovani Fausti (zėvendėsprovincial) dhe Atė Daniel Dajani (Rektor i Kolegjit Saverian dhe i Seminarit) u arrestuan. Pas njė procesi tė rremė u pushkatuan mė 4 mars 1946. Disa muaj mė vonė u burgos edhe Vėlla Gjon Pantalia, pėrgjegjės i Shtypshkronjės "Zoja e Papėrlyer"; i torturuar mizorisht vdiq nė shtator tė vitit 1947.
Nė listėn e 40 dėshmitarėve tė fesė, pėr tė cilėt ka filluar ēėshtja e lumturimit, ndodhen edhe kėta tre jezuitė.
Kėshtu filloi "via Crucis" pėr Jezuitėt e Shkodrės dhe tė Tiranės. Jezuitėt italianė u pėrzunė, kurse ata shqiptarė u dėnuan me punė tė detyruara apo me burgim. Qysh atėherė deri nė agimet e viteve '90 nė sytė e perėndimorėve Shqipėria u zhyt nė njė heshtje tė thellė: njė heshtje qė klithte mė shumė se britma.
Nė vitin 1990, sapo u bė i mundur praktikimi fetar, me ndryshimin e politikės sė regjimit, Jezuitėt u kthyen menjėherė nė Shqipėri.
Nė shkurt tė vitit 1992 hapėn nė Arqipeshkvinė e Shkodrės njė si "para-seminar", pėr njė grup djemsh katolikė, tė cilėt kishin shprehur dėshirėn pėr t'u bėrė meshtarė.
Nė vitin 1994 u ristrukturua njė pjesė e pronave tė vjetra ku kishte qenė edhe Kolegji Saverian, nė vend tė tė cilin ishte ndėrtuar njė shkollė shtetėrore. Dorėzimi i kėsaj ndėrtese shprehte pritjen e Jezuitėve pėr fillimin e misionit tė tyre edukativ edhe nė fushėn shkollore. Kėshtu pak nga pak u pėrvijuan dy realitete, ai i Seminarit dhe ai i Shkollės sė Mesme, njohur zyrtarisht nga Shteti. Seminari, me rindėrtimin e disa prej Dioqezave tė vjetra, u bė Ndėrdioqezan, domethėnė pėr krejt Shqipėrinė: Nisi Shkollėn e Filozofisė dhe tė Teologjisė dhe inauguroi nė vitin 1998 selinė e re tė ndėrtuar nė vendin e ndėrtesės sė vjetėr. Shpenzimet pėr pėrshtatjen e ndėrtesės sė shkollės dhe tė Seminarit u mbuluan nga Organizma Kishtarė ndėrkombėtarė (Renovabis), nga Provinca Italiane e Shoqėrisė sė Jezusit dhe nga shumė bamirės, qė edhe sot e kėsaj dite na mbėshtesin e na ndihmojnė.
Shkolla e Mesme "Pjetėr Meshkalla", qė ėshtė emri i njė jezuiti shkodran i cili, pėr shkak tė pėrballjes sė tij tė guximshme me regjimin, u bė simbol feje, kulture dhe lirie, zuri vendin e Kolegjit tė mėparshėm saverian. Dy Etėrit qė morėn drejtimin e saj, duke u frymėzuar nga tradita shekullore pedagogjike jezuite, janė duke gjallėruar shkollėn sipas njė projekti edukativ tė hapur ndaj skenarit evropian, nė kontekstin e njė vendi qė po kalon shndėrrime tė thella dhe nė tė njėjtėn kohė shumė i kushtėzuar, shpesh i bllokuar nga interesa personale dhe strategji ekonomiko-politike ndėrkombėtare.
Shkolla "Pjetėr Meshkalla" qė nga viti 1998 ka filluar tė mbledhė njė numėr gjithnjė e mė tė madh djemsh e vajzash, derisa ka arritur numrin 500 (60% vajza), qė ėshtė edhe numri maksimal aktualisht i mundshėm. Nxėnėsit janė tė ndarė nė 18 klasa, tė krishterė (75%), pjesa mė e madhe e tė cilėve janė katolikė (ka pak ortodoksė) dhe myslimanė (25%). Meqė kėrkesat janė tė shumta, nxėnėsit pranohen duke iu nėnshtruar njė konkursi. Nga pikėpamja e nivelit social, rreth 25% e nxėnėsve vijnė nga fshati.
Kjo shkollė ėshtė njė sfidė me rėndėsi parėsore pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.
Nė vitin 2000 u bė njė ndarje reale e Shkollės sė Mesme me Seminarin, sidomos pas ardhjes sė etėrve tė tjerė nė Rolin e Rektorit tė Seminarit, Drejtorit tė Studimeve tė Filozofisė dhe tė Teologjisė, si dhe tė Drejtorit tė Shkollės sė Mesme.
Seminari ėshtė i ndarė nė tri njėsi: Seminari i Ulėt me rreth 30 djem; Periudha Propedeutike, qė ėshtė koha e verifikimit tė thirrjes dhe e plotėsimit tė studimeve, me numėr tė ndryshėm subjektesh; dhe Seminari i Lartė me rreth 10 seminaristė. Kurset e Pesėvjeēarit Filozofiko-Teologjik ndiqen edhe nga klerikė tė Instituteve tė tjera rregulltare dhe nga disa motra, gjithsej 40 studentė.
Data 29 qershor 2000 ėshtė njė datė e rėndėsishme, pasi u shuguruan meshtarėt e parė shqiptarė pas periudhėn komuniste, tė cilėt pėrfunduan formimin e tyre nė Seminarin e ri: 11 dioqezanė dhe njė dyzinė meshtarėsh rregulltarė.
Shkolla e Studimeve tė Larta tė Filozofisė dhe tė Teologjisė, e bashkėngjitur me Seminarin, ėshtė e thirrur tė ketė njė rol tė njė rėndėsie parėsore: pėrpjekja e saj ėshtė inkulturimi nė realitetin e njė vendi nė tė cilin pėr fat tė keq janė shumė tė rėnda dhe tė dukshme shenjat e njė izolimi shekullor gati total (mė parė pėr shkak tė pushtimit turk, mė pas pėr shkak tė diktaturės komuniste), qė e ka penguar Shqipėrinė tė hyjė nė proceset e zhvillimit historik, kulturor dhe fetar tė vendeve tė tjera evropiane. Nė veēanti sot, nė kėtė rajon jugor tė Ballkanit, ende tė ngarkuar me konflikte me natyra tė ndryshme, Shkolla e Studimeve tė Larta tė Filozofisė dhe tė Teologjisė duhet tė jetė njė pikė njėsimi dhe qendėr studimi, qė kryen edhe funksionin nxitės tė gjuhės shqipe, e cila ka nevojė pėr terma tė rinj qė tė shprehė pėrmbajtjet nė fusha tė ndryshme tė dijes. Pėrveē kėsaj ėshtė e thirrur edhe pėr njė angazhim specifik nė njė dialog ekumenik me Kishėn Ortodokse dhe nė njė dialog fetar me Islamin, qė pėrbėjnė edhe kontekstin fetar mbizotėrues.
Qysh nga maji i vitit 1991 Jezuitėt janė kthyer edhe nė Tiranė. Kisha e Zemrės sė Krishtit, qė nėn regjim ishte bėrė sallė koncertesh dhe teatėr ("Kinema - Teatri i Rinisė"), u rishugurua, duke ia rikthyer shkėlqimin e mėparshėm dhe duke e ngritur nė famulli. Deri nė janar tė vitit 2002 ajo ka funksionuar edhe si Katedrale.
Tirana sot nuk ėshtė siē ka qenė 60 vjet mė parė. Migrimi i stėrmadh i brendshėm ka bėrė qė aty tė shkojnė mijėra familje, pjesa mė e madhe e tė cilave janė nga Veriu. Tirana sot ka njė milion banorė, me njė rrethinė shumė tė varfėr. Prania e Jezuitėve nė Tiranė qendėrzohet nė shėrbimin famullitar, ku fuqia edukative pėrbėhet nga njė Grup Scout dhe nga shėrbimi liturgjik i njė grupi Ministrantėsh. Por, pėrveē kėsaj, duke u nisur nga qendra e qytetit, ku gjendet kisha, deri nė rrethinat mė tė largėta tė anės perėndimore, ata ēojnė pėrpara njė veprim tė dendur social, duke u kujdesur pėr format e ndryshme tė varfėrisė dhe tė lėnies pas dore, duke bashkėpunuar me Bashkėsinė Emmanuel pėr rifitimin e personave qė janė tė varur nga droga, dhe duke i dhėnė jetė dy qendrave tė riedukimit social, njė nė lagjen e Kombinatit dhe njė tjetėr nė fshatin e Vaqarrit. Nė gjithė kėtė vepėr ata ndihmohen nga Motrat e Nėnė Terezės. Bashkėsia e Jezuitėve tė Tiranės ėshtė vėnė nė lėvizje nė mėnyrė qė tė mund t'i pėrgjigjet mė me lehtėsi emergjencave. Kėshtu gjatė luftės nė Kosovė (1997-1999) janė angazhuar pėrmes Jesuit Refugee Service (JRS), pėr tė lehtėsuar vuajtjet e refugjatėve, tė cilėt u detyruan tė lėnė shtėpitė dhe tokėn e tyre pėr t'u shpėtuar masakrave. Kanė ruajtur kohė dhe energji pėr t'i bėrė ballė situatave tė rėnda tė varfėrisė, pėr t'i kundėrshtuar me forcė trafikut tė prostitucionit, ende shumė tė pėrhapur, dhe ikjes nė masė tė tė rinjve nė Perėndim.
Sidomos nė fillim tė viteve '90, Jezuitėt, nė Shqipėrinė qė po thithte ajrin e parė tė lirisė, kanė punuar edhe pėr ndėrtimin dhe rindėrtuar e kishave nė disa fshatra, p.sh. nė Bilaj, Bizė, Arameras (Tiranė), Gur i Zi, Rragam (Shkodėr), Pistull e Paēram (Sapė), ku bėnin edhe punėn e famullitarit. Por nuk janė interesuar vetėm pėr vendet e kultit, por edhe pėr situatėn sociale tė njerėzve. Nė Bizė, afėr Kepit tė Rodonit, njė seri fshatrat me traditė tė lashtė tė krishterė nuk kishin asnjė lidhje me qendrat e mėdha. Vepra e parė e vullnetarėve tanė ka qenė sheshimi i mė shumė se 20 km rrugė.
Nuk ka reshtur veprimi ynė nė botėn universitare, pėr tė rritur dialogun mes fesė dhe kulturės, mes Ungjillit dhe kėrkimit shkencor, edhe me qėllim qė tė vihen bazat e njė Universiteti tė ardhshėm Katolik. Jemi duke kėrkuar tė fillojmė njė shėrbim Baritor Universitar dhe tė organizojmė takime shkėmbimi dhe thellimi mes docentėve universitarė e pėrfaqėsuesve tė drejtėsisė me ndonjė Docent tė Universiteteve italiane.
Pas 14 vjetėsh Jezuitėt e ndiejnė se duhet tė bėjmė njė kėrcim cilėsie drejt Diakonisė sė shpalljes sė parė ungjillore, nė mėnyrė mė organike dhe mė tė vendosur, duke e liruar nė mėnyrė mė tė qartė imazhin e Kishės dhe veprėn e saj prej angazhimit edhe pse tė dobishėm tė asistencės bamirėse.
Pėr kėtė ėshtė e nevojshme njė njėsi mė e madhe kishtare mes pėrbėrėsve tė Kishės lokale pėr realizimin e njė strategjie tė pėrbashkėt, qė tė ketė si qėllim formimin e ndėrgjegjeve dhe tė personave. Pas gurėve materialė tė pėrdorur pėr ndėrtim, nevojiten gurėt e gjallė pėr bashkėsinė.
Nė vazhdėn e traditės sė lashtė, Jezuitėt e pranishėm sot nė Shqipėri vazhdojnė veprėn e tyre misionare, sė bashku me shumė tė tjerė, si brenda Kishės, me meshtarė, rregulltarė, rregulltare e laikė, ashtu edhe me tė krishterėt ortodoksė dhe me besimtarėt e fesė islame, pėr rritjen njerėzore, kulturore dhe fetare tė popullit shqiptar, qė tė gjithė pėrbėrėsit socialė dhe fetarė tė dialogojnė mes tyre dhe, me ndryshimet e tyre, tė ndihmojnė nė riformimin e identitetit dhe tė pasurisė sė Shqipėrisė.
Krijoni Kontakt