Motrat Klarise
Manastiri Shėn Klara
SHKODĖR - Albania
Mob. (00355) 69.2537970
Klarise nė tokėn Shqiptare
Duke iu bashkuar me gėzim dėshirės sė Fretėrve Minorė tė Provincės Franēeskane Shqiptare, Manastiri i Shėn Nikollės tė Soleto-s (Lecce - Italia), ka pranuar qė tė bėhet nismėtar i themelimit tė Manastirit tė Klariseve nė tokėn shqiptare.
Projekti ka filluar tė behet realitet kur, nė korrik tė 2003 njė grup prej shtatė murgeshash ka filluar tė jetojė Rregullėn e Shėn Kjarės nė Shkodėr.
Nga pikėpamja historike, nė realitet, ai i Murgeshave Klarise nuk ėshtė aq njė mbėrritje e re, sa njė kthim fatbardhė.
Faktikisht, pėrkujtimet historike tė Provincės Franēeskane Shqiptare ngulmojnė nė tė kujtuar se Kuvendi i Fretėrve tė Kep i Redonit, i kushtuar Zojės sė Ngjitur nė qiell, pėrpara 1488 kishte qenė njė Manastir i Urdhrit tė Shėn Kjarės, i themeluar dhe i ruajtur nga njėra prej motrave tė Skėnderbeut. Kastriotėt, nė fakt, qenė zotėrinjtė e atyre vendeve.
Pėrveē tri motrash me prejardhje italiane, bėjnė pjesė nė kėtė themelim tė ri, katėr motra shqiptare qė, nga viti 1993 janė formuar nė Itali. Pėr tė theksuar vullnetin qė tė futen plotėsisht nė jetėn e kishės vendore, kėto motra kanė bėrė kushtimin e tyre solemn tė jetės monastike nė Katedralen e Shkodrės mė 14 dhjetor 2003.
Ngjarje tė ndryshme nuk kanė bėrė akoma tė mundur ndėrtimin e njė manastiri tė ri. Aktualisht jemi tė pranuara nė tre struktura prefabrikate, nė Fshatin e Paqes (Shkodėr), dhe njė pėrvojė e tillė na ofron mundėsinė pėr tė jetuar njė periudhė tė pėrkohshėme dhe hiri, qė na mėson ti japim pėrparėsi jetės mė tepėr sesa veprave.
Pėr karizėm nuk i kushtohemi veprave tė apostullatit. Prania jonė vėllazėrore dhe lutjeje nė kishė dėshiron tu shpallė tė gjithėve qė Hyji ėshtė dashuri dhe qė ėshtė e mundur tė jetosh veēanėrisht pėr Tė, duke ndėrhyrė me lutje dhe me dėshminė e jetės, me qėllim qė ēdo njeri tė jetė plotėsisht i lumtur.
Jemi tė disponueshme ndaj tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė bashkėndajnė me ne momente lutjeje, qetėsie, ballafaqimi, dėgjimi, bashkėbisedimi. I pranojmė ata qė dėshirojnė tė vijnė, ēdo ditė, nė momente tė pėrputhura.
Krijoni Kontakt