Per nder te kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim, z. Ali Ahmeti, me 28 shkurt 2006, mbi ndertesen e Pentagonit, (Ministria e Mbrojtjes e Shteteve te Bashkuara te Amerikes), eshte ngritur flamuri amerikan. Ky veprim shoqerohet me nje certifikate, te nenshkruar nga Robert W. Taylor, Ushtrues Detyre Drejtor ne Agjencionin per Mbrojtje ne Pentagon, ku thuhet:
“Me kete certifikate deshmohet se flamuri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte ngritur dhe ka valuar mbi Ndertesen e Pentagonit per z. Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe deputet ne Parlamentin e Republikes se Maqedonise.”
Kryetari Ahmeti shpreh falemnderimin e tij me te perzemert per kete respekt kaq mirenjohes te shprehur nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne te njejten kohe, cmojme se ky veprim eshte nje mirenjohje e madhe per rolin dhe punen qe z. Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik per Integrim eshte duke e luajtur ne ndertimin e demokracise, paqes dhe stabilitetit ne Maqedoni.
Tetove, 28 mars 2006
Krijoni Kontakt