MBI DEBATIN PĖR SKĖNDERBEUN
Hysamedin Feraj
Debati pėr mendimin politik tė Skėnderbeut ėshtė i hershėm. Orientimi i tij politik ėshtė vėnė nė dyshim dhe madje ėshtė kundėrshtar nga njė pjesė e shqiptarėve qė pėr tė gjallė dhe gjatė kohės sė veprimtarisė sė tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri nė ditėt e sotme. Nė dy vitet e fundit ky debat ėshtė rikthyer. Shkas pėr rikthimin e debatit u bė libri politik Skicė e mendimit politik shqiptar botuar nė Tiranė mė 1998, por shkak edhe mė i rėndėsishėm janė rrethanat politiko-shoqėrore shqiptare, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, ndryshimi i sistemit politik nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni dhe pėrgjithėsisht reflektimi i shqiptarėve mbi qeniėsimin e vet politik tė sotėm dhe tė kaluar si pėrpjekje pėr tė kuptuar gjendjen e vet tė sotme dhe pėr tė dhėnė zgjidhje nė rrethanat e sotme. Pėr tė hyrė drejtpėrdrejtė nė temė, konteksti i debatit dhe ēka thuhet nė libėr, megjithėse ėshtė element i rėndėsishėm i kuptimit tė kėtij debati, do tė lihet pėr nė fund. Tani ia vlen tė pėrmendet vetėm njė moment sqarues: kundėr pėrshkrimit nė libėr tė mendimit politik nė periudhėn e Skėnderbeut janė shprehur vetėm nivele tė ulėta mendore, kryesisht nė gazeta si Zėri i Kosovės, Balli Kombėtar (i Abaz Ermenjit) dhe ndonjė organ tjetėr i kėtij niveli, ndėrsa profesionistėt, studiuesit ose kanė heshtur, ose e kanė vlerėsuar pozitivisht librin. Prandaj pėrfshirja nė kėtė debat u bė e nevojshme pėr tė sistemuar debatin, pėr tė vėnė rregull sė paku pėrshkrues, sepse duke pasur nivel tė ulėt mendor, debatuesit i kanė bėrė rrėmujė argumentet e veta. Kjo do tė ketė rrjedhojė ndėr tė tjera pėrpjekjen time pėr tu ulur nė nivelin e kritikėve dhe shmangien e disa karakteristikave tė debatit profesional si referimet tek autorėt e burimet, heqjen e pėrkufizimit tė koncepteve, mospėrmendjen e problemeve njohėse dhe epistemologjike, mungesėn e shqyrtimit tė teorive ndihmėse, metodologjisė etj., etj. Argumentet e paraqitura nė debat nuk janė tė miat, janė tė shpėrndara nėpėr autorė tė ndryshėm, ndėrsa merita ime ėshtė vetėm tė pėrshkruaj qartė dhe nė mėnyrė tė sistemuar debatin e shpėrndarė. Debati zhvillohet ndėrmjet dy qasjeve: njėra qasje ngul kėmbė se Skėnderbeu nuk duhet shqyrtuar nė mėnyrė kritikė qoftė edhe sikur ti ketė shkaktuar fatkeqėsitė mė tė mėdha popullit shqiptar, tjetra ngul kėmbė se Skėnderbeu duhet tu nėnshtrohet rregullave tė tė menduarit logjik dhe shqyrtimit kritik racional si ēdo objekt tjetėr i studimit. Nuk ekziston ndonjė qasje konseguente e tipit tė parė, d.m.t.h qė Skėnderbeu tė mos shqyrtohet nė mėnyrė kritikė, por mė tepėr ėshtė fjala pėr njė qėndrim qė thotė se kur e kritikoj unė, kritika ėshtė e lejueshme dhe e drejtė, kur e kritikon tjetri, kritika nuk ėshtė e lejueshme dhe e drejtė. Kėshtu pėr shembull, historiografia enveriste vetė e ka kritikuar Skėnderbeun nė shumė drejtime si pėr natyrėn klasore, kufizimet ideologjike, naivitetin e besimit tek Vatikani etj., etj., por kur kritikohet nga ndonjė kėndvėshtrim tjetėr, pėr shembull nga kėndvėshtrimi i logjikės nacionaliste, atėherė historianėt enveristė dalin nė mbrojtje tė paprekshmėrisė sė figurės sė Skėnderbeut, akuzojnė palėn kritikė se po fyen heroin kombėtar dhe ndjenjat e shqiptarėve, etj., etj. Megjithkėtė ky lloj qėndrimi kėtu do tė trajtohet si njė qasje e vetme qė thotė se Skėnderbeu duhet pėrjashtuar nga shqyrtimi racional si objektet e tjera tė studimit. Gjatė gjithė historisė sė debatit nė mbrojtje tė pėrjashtimit tė Skėnderbeut nga rregullat e studimit si ēdo objekt tjetėr janė sjellė dy llojė argumentesh: argumentet shkencore dhe argumentet praktike, (ose me terma tė tjerė, argumentet prudenciale, pragmatiste, politike).
Pėrmbledhtas janė sjellė kėto argumenta teoriko-shkencore:
1-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i Evropės pėr ēerek shekulli;
2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit;
3-Skėnderbeu ėshtė krijuesi i miqėsisė sė popullit shqiptar me popujt e tjerė tė Ballkanit (sllavėt dhe grekėt);
4-Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe pavarėsi;
5-Skėnderbeu ėshtė krijues i shtetit shqiptar;
6-Skėnderbeu ėshtė mit dhe simbol i shqiptarėve dhe teorikisht ėshtė argumentuar se mitet dhe simbolet duhet tė lihen tė kryejnė funksionin e tyre si tė tilla.
Argumentet praktike mund tė pėrmblidhen:
1-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta pėr Skėnderbeun, duke e paraqitur si mbrojtės tė Evropės, shqiptarėt pėrfitojnė pėrkrahjen e Evropės pėr synimet e veta politike tė kohės;
2-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta duke e paraqitur Skėnderbeun si mbrojtės tė krishtėrimit, shqiptarėt fitojnė pėrkrahjen politike tė kristianėve pėr interesat e kohės;
3-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi. Ndaj tė gjitha kėtyre argumentave janė paraqitur argumenta alternative, tė tjera, qė do tė pėrshkruhen mė hollėsisht nė vijim, po ashtu nė tė dy dimensionet: teorike dhe praktike.
1-Skėnderbeu pėr ēerek shekulli ėshtė mbrojtės i Evropės nė kuptimin ushtarak dhe nė kuptimin e mbrojtjes sė qytetėrimit evropian, qytetėrimit pėrėndimor pėrballė barbarisė lindore osmane. Ky argument thotė se Skėnderbeu e mbrojti Evropėn drejtpėrdrejtė, duke mos lejuar kalimin e pushtuesve osmanė islamikė nga bregdeti shqiptar dhe territori i zotėruar prej tij nė Evropė, dhe tėrthorazi duke angazhuar forca tė mėdha ushtarake osmane nė luftė kundėr vetes dhe shqiptarėve dhe kėshtu duke dobėsuar fuqinė e saj pushtuese ushtarake ndaj Evropės. Duke e mbrojtur Evropėn nga pushtimi ushtarak osman, Skėnderbeu ka mbrojtur qytetėrimin evropian pėrėndimor. Ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė shumta dhe janė paraqitur argumenta alternative: sė pari, a nuk kishte rrugė tė tjera Perandoria Osmane pėr pushtimin e Evropės, por vetėm nga Shqipėria e Mesme (e sotme) dhe nga Durrėsi ? Nė periudhėn e Skėnderbeut, Perandoria Osmane shtrihej nė gjithė Bosnjen e Serbinė deri afėr Beogradit (qė mbahej nga hungarezėt) prej nga mund tė depėrtonte nė Evropė nėpėr luginėn e Danubit dhe po ashtu, kishte mundėsi tė kalojė Adriatikun nė vendkalimin mė tė ngushtė, Otranto, e nuk kishte pse tė kalonte patjetėr nga Durrėsi. Sė dyti, pse nuk e pushtoi Evropėn pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur nuk mbrohej mė prej tij ? Pas vdekjes sė Skėnderbeut fuqia pushtuese e Perandorisė Osmane nuk kishte rėnė, por pėrkundrazi pėrparoi deri afėr Vjenės. Pėr mė tepėr, megjithėse e futi nė dorė bregdetin shqiptar, pėrparimin kah Evropės e ndoqi nė rrugė tokėsore, bregut tė Danubit deri afėr Vjenės dhe nuk ndėrmori sulme kundėr Italisė e papatit nga Durrėsi. Sė treti, a duhej tė mbrohej qytetėrimi dhe kultura pėrėndimore e asaj kohe ? Qyetėrimi dhe kultura evropiane e asaj periudhe dhe shumė mė pas, ishin ndėr tė tjera, qytetėrimi dhe kultura e kryqėzatave, inkuizicionit, djegies sė rreth 700 mijė plakave tė pafajshme tė akuzuara si shtriga, e shfarosjes sė hebrejve etj., etj. Vetė evropianėt kishin filluar, dhe pak pas vdekjes sė Skėnderbeut, i kishin shpallur luftė qytetėrimit dhe kulturės sė deriatėhershme evropiane, elementėve thelbėsorė tė mesjetės tė cilėn e quanin periudhė tė vdekjes dhe pėrpiqeshin ta zėvendėsonin me rilindjen, periudhė dehumanizmi dhe pėrpiqeshin ta zėvendėsonin me humanizmin, periudhė tė errėsirės dhe flakjen e saj e quajtėn periudhė tė ndriēimit (iluminizmit). Mund tė thuhet se Skėnderbeu mbrojti kushtet qė evropianėt vetė tė fillojnė luftėn kundėr kėsaj kulturė pėrėndimore, por ky interpretim nuk qėndron, sepse lufta evropiane kundėr kulturės evropiane mori vrull pikėrisht pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nga kjo rastisje nė kohė ndoshta nuk del as se Skėnderbeu ishte pengesė e vrullit tė humanizmit, rilindjes dhe iluminizmit evropian, por vetėm se Skėnderbeu nuk kishte rol tė rėndėsishėm as pėr mbrojtjen, as pėr ndryshimin e kulturės evropiane. Sidoqoftė, sipas vetė evropianėve, gjėja qė duhej mė sė paku tė bėhej nė atė kohė ishte mbrojtja e kulturės sė atėhershme evropiane, pėrėndimore etj., etj.
2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit pėrėndimor. Ky argument thotė se luftėrat antiosmane tė Skėnderbeut kanė qenė njėkohėsisht luftra pėr ruajtjen e kristianizmit pėrėndimor kundėr islamizmit, se Skėnderbeu ishte projektuar tė vihej nė krye tė kryqėzatave, se ėshtė vlerėsuar Atleti i Krishtit, se kėshilltar kryesor kishte peshkopin Pal Engjėlli dhe se pėrfundimisht nė orientimin e vet politik ishte thellėsisht kristian pėrėndimor. Ndaj kėtij argumenti janė paraqitur kundėrargumente tė prirjeve tė ndryshme qė tregojnė marrėdhėnie mė tė ndėrlikuara ndėrmjet Skėnderbeut dhe kristianizmit. Sė pari, historigrafia enveriste ėshtė pėrpjekur tė zvogėlojė motivin fetar kristian tė Skėnderbeut duke nxjerrė pavarėsinė e vendit si motiv tė parė tė luftėrave tė tij, duke treguar pabesitė e papės ndaj Skėnderbeut etj. Sė dyti, cilin kristianizėm pėrėndimor mbronte Skėnderbeu? Edhe nė qoftė se Skėnderbeu ishte mbrojtės i katolicizmit papnor, nuk del se ėshtė mbrojtės i kristianizmit pėrėndimor, sepse kristianizmi pėrėndimor ishte ndarė nė drejtime qė nuk pranonin katolicizmin papnor dhe autoritetin e papės sė Romės. Pak para periudhės sė luftėrave tė Skėnderbeut, konflikte kishin shpėrthyer madje edhe ndėrmjet vetė kandidatėve pėr selinė e papės, njė prej tė cilėve e zhvendosi atė nė Avinjon tė Francės, e nė tė njėjtėn kohė ekzistonin tre papė qė lėshonin mallkime kundėr njėri-tjetrit. Gjatė periudhės sė Skėnderbeut kishin filluar dhe jo shumė pas vdekjes sė tij morėn vrull lėvizjet reformiste nė Gjermani me Martin Luterin, nė Francė me Kalvinin etj., pėr shkėputjen e kishave nga katolicizmi papnor qė pėrfunduan nė luftėra tė pėrgjakshme si masakra kundėr hugenotėve nė natėn e Shėn Bartolemeut, inkuizicioni, luftėrat ndėrmjet Spanjės dhe Hollandės etj., etj. Njėri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianė ishin shkėputur nga katolicizmi dhe autoriteti papnor duke krijuar kishėn anglikane, protestantėt, kalvinistėt, luterianėt, baptistėt etj., etj., kėshtu qė termi mbrojtje e katolicizmit nuk mbulon termin mbrojtje e kristianizmit pėrėndimor, por vetėm tregon marrjen e anės sė njėrės palė kristiane nė luftėn kundėr palės tjetėr kristiane pėrėndimore. Sė treti, a ishte luftė pėr mbrojtjen e kristainizmit kundėr islamizmit pjesėmarrja e Skėnderbeut nė luftėn e njė princi kristian (p.sh. princit tė Napolit) kundėr njė princi tjetėr po kristian nė gadishullin italik ? Skėnderbeu del se ka zhvilluar luftėra edhe kundėr kristianėve dhe kjo mund tė interpetohet si luftė e Skėnderbeut kundėr kristianizmit (siē interpretohet si luftė pėr mbrojtjen e tij, meqenėse ėshtė nė anėn e njė udhėheqėsi kristian) jo vetėm kur ishte nė shėrbim tė sulltanit, por edhe kur ishte kundėrshtar i tij, ose mund tė interpretohet se nė politikėn e vetė Skėnderbeu nuk udhėhiqej nga motivi fetar, por i forcimit tė fuqisė sė vet ose se Skėnderbeu ishte njė palė kristiane nė luftėn kundėr islamizmit dhe kristianizmit tjetėr pėrėndimor etj., etj. Po ashtu, si mbrojtės i kristianizmit pėrėndimor, Skėnderbeu nuk del as kur bėn aleanca me princėr dhe mbretėr tė kristianizmit ortodoks lindor si ata serbė, bullgarė, grekė etj. Sė katėrti, devotshmėria katolike e Skėnderbeut ėshtė e dyshimtė, sepse vetė ai njė kohė tė gjatė kishte jetuar si mysliman, sepse familja e tij ishte e njohur nga njėra anė pėr ndėrrimet e shpeshta fetare dhe nga ana tjetėr, pjesa mė e madhe e familjes sė tij ishte nėn ndikimin ortodoks tė nėnės qė shprehet nė ortodoksė-sllavė tė vėllezėrve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella etj., deri tek varrimi i vėllait tė tij me nderim tė madh nė manastirin e shenjtė e Hilanadarit nė Greqi. Siē u tha edhe nė prirjet politike tek Skėnderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor. Sė pesti, Skėnderbeu mund tė interpretohet si udhėheqėsi shqiptar qė pėruroi fillimin e luftėrave fetare ndėrmjet shqiptarėve. Kėshtu mund tė interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve tė tjera fetare nė Shqipėri pas kthimit nė Krujė, kur kėrkoi nga kolonistėt dhe tė konvertuarit nė myslimanė tė zgjedhin ndėrmjet kristianizmit e vdekjes dhe tė gjithė ata qė nuk pranuan tė braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si kėto nuk janė kryer gjatė gjithė periudhės sė sundimit osman dhe pėrgjithėsisht kjo sjellje e Skėnderbeut nuk u pasua nga udhėheqės tė tjerė (ndoshta me pėrjashtim tė Pjetėr Bogdanit dhe ndonjė rasti tjetėr tė rrallė) e nuk u shndėrrua nė traditė tek shqiptarėt. Pėrkundrazi, traditė u bė toleranca fetare qė ėshtė njė pėrvojė dhe karakteristikė tipike shqiptare. Por nė qoftė se do tė ishte vazhduar qėndrimi i Skėnderbeut, atėherė atij do ti takonte merita e themeluesit tė intolerancės dhe luftėrave fetare ndėrmjet shqiptarėve. Sidoqoftė nga tė gjitha kėto, sjellja e Skėnderbeut nuk mund tė pėrmblidhet nėn termin mbrojtės i kristianizmit pėrėndimor, as nėn termin mbrojtės i kristianizmit, sepse nė veprimtarinė e tij ka edhe luftėra kundėr kristianėve, sidomos kundėrshtarėve tė Papės, edhe aleanca me ortodoksinė qė nuk ėshtė kristianizėm pėrėndimor etj. Sigurisht, nė krahasim me islamizmin, tė gjitha format e kristianizmit kanė diēka tė pėrbashkėt, por kjo e pėrbashkėt ėshtė e pamjaftueshme qė veprimtaria e Skėnderbeut tė pėrfshihet nėn termin mbrojtės i kristianizmit edhe kur lufton kundėr kristianėve.
3-Skėnderbeu ka vlerėn dhe meritėn se ėshtė krijues i miqėsisė sė popullit shqiptar me popujt e tjerė tė Ballkanit, me sllavėt para sė gjithash me serbėt, malazezėt, bullgarėt dhe me grekėt, pėrmes kėrkesave pėr aleanca kundėr Perandorisė Osmane, pėrmes shembullit tė vet dhėnė kėtyre popujve pėr luftėn ēlirimtare, pėrmes frymėzimit dhe nxitjes sė besimit nė mundėsinė e thyerjes e tė fitores kundėr Perandorisė Osmane etj. Kjo miqėsi dhe admirim pėr Skėnderbeun shfaqet nė kėngėt popullore qė i kanė kushtuar popujt e Ballkanit dhe nė vlerėsimin qė i bėnin udhėheqėsit ballkanikė rolit tė Skėnderbeut nė planet e tyre politike. Kjo miqėsi e forcuar nga Skėnderbeu ėshtė vazhduar nė luftėrat e mėvonshme tė pėrbashkėta tė shqiptarėve dhe ka qenė bazė e bashkėpunimit tė shqiptarėve me serbėt dhe grekėt kundėr armikut tė pėrbashkėt deri nė ditėt tona. Edhe ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė rėndėsishme. Sė pari, gatishmėria dhe pėrpjekjet e Skėnderbeut pėr tė bashkėpunuar me udhėheqėsit politikė sllavė, para sė gjithash serbė dhe udhėheqėsit politikė grekė, nuk e kanė bėrė politikėn serbe e greke miqėsore ndaj shqiptarėve nė asnjė periudhė dhe pėr asnjė ngjarje. Sė dyti, me bashkėpunimin e tij me serbėt dhe grekėt, Skėnderbeu ndikoi nė krijimin e njė tradite tė bashkėpunimit tė politikanėve tė mėvonshėm shqiptarė me politikanėt serbė dhe grekė kundėr armikut tė pėrbashkėt qė pėrgjithėsisht pėrfundonin nė humbje tė shqiptarėve nė kuptimin e nėnshtrimit tė politikės shqiptare ndaj asaj serbe dhe greke qė mbetėn armiqėsore. Sė treti, pėrpjekja pėr tė ndarė konceptim miqėsi mes popujsh nga miqėsi mes politikanėsh tė popujve tė ndryshėm nuk ka vlerė, sepse ajo qė quhet miqėsi mes popujve nė fakt ėshtė miqėsi ose bashkėpunim mes politikanėve. Pėr tė bėrė tė vlefshėm dallimin ndėrmjet termit miqėsi mes popujsh nga termi miqėsi mes politikanėsh, duhen treguar raste kur politikanėt shqiptarė ishin kundėr bashkėpunimit me politikanėt serbė dhe grekė ndėrsa populli kėrkonte bashkėpunim dhe bėnte presion mbi politikanėt pėr bashkėpunim. Mirėpo si rregull konstatohen vetėm raste tė kundėrta, kur politikanėt kanė qenė pėr bashkėpunim dhe popujt kundėr bashkėpunimit, kur pjesė tė popullit shqiptar kritikojnė politikanėt e vetė pse bashkėpunojmė me serbėt dhe grekėt dhe pjesė tė popujve serb dhe grek kritikojnė politikanėt e vetė pse bashkėpunojnė me shqiptarėt. Po ashtu, raste tė bashkėpunimit mes pjesėve tė popujve fqinjė konstatohen vetėm kur pėrfundonin miqėsitė mes politikanėve. Pėr kėtė nuk ka rėndėsi nėse popujt kanė qenė tė manipuluar nga politikanėt, sepse me manipulim nga politikanėt mund tė shpjegohen njėlloj edhe armiqėsitė, edhe miqėsitė mes popujve fqinjė (bashkėpunimi mund tė jetė nė fakt manipulimi i njė popullsie pėr interesa bashkėpunimi tė elitave politike) dhe sepse, manipulimi nuk e ndryshon faktin se popujt kishin miqėsi kur kishin miqėsi politikanėt dhe armiqėsi kur kishin miqėsi politikanėt. Prandaj, ajo qė ėshtė quajtur miqėsi mes popujve fqinjė ėshtė miqėsi e politikanėve shqiptarė me politikanėt serbė dhe grekė dhe Skėnderbeu ėshtė i rėndėsishėm nė krijimin e traditės sė bashkėpunimit tė krerėve dhe politikanėve shqiptarė me serbėt dhe grekėt e jo i miqėsisė ndėrmjet popujve tė Ballkanit. Sė katėrti, miqėsia me popujt e Ballkanit ka qenė arsye e armiqėsimit nė radhėt e vetė shqiptarėve, sepse ata shqiptarė qė vuanin nga sundimi serb me tė cilėt bashkėpunonte Skėnderbeu e shikon me revoltė vetė kėtė udhėheqės dhe shqiptarėt qė e mbėshtesnin. Prirja e Skėnderbeut pėr miqėsi dhe aleanca politike pėrveē me sundimtarin serb tė Bosnjės edhe me sundimtarin serb tė Kosovės, despotin Gj. Brankoviē ka qenė shkak i armiqėsisė sė popullsisė shqiptare qė vuante terror nėn sundimin e Brankoviēit ndaj Skėnderbeut. Po ashtu, edhe princa dhe udhėheqės tė rėndėsishėm si Dukagjinasit u vunė kundėr Skėnderbeut pėr shkak tė miqėsisė sė tij me serbėt. Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare tė sunduara nga Brankoviēi dhe aleati politik i Skėnderbeut qė shfaroste shqiptarėt nė principatėn e vetė (Kosova) dhe nga kjo fqinjėsi, ndėrmjet Dukagjinasve dhe Brankoviēit kishte konflikte. Mbėshtetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundėrshtimi i Skėnderbeut pėr arsye tė miqėsisė sė tij me Brakoviēin kanė bėrė qė nė traditėn popullore nė Krujė e sipėr tė jetojė Lekė Dukagjini, ndėrsa Skėnderbeu ėshtė dėrguar vonė nėpėrmjet sistemit arsimor nė popullsi, kurse nė kujtesėn popullore dhe nė odėn tradicionale shqiptare ka qenė i harruar. Nė kėtė argument po tė pyetet se pse e tradhėtuan Dukagjinasit Skėnderbeun, pėrgjigja ėshtė se Skėnderbeu i kishte tradhėtuar mė parė duke lidhur miqėsi me armikun kryesor tė tyre, me serbėt dhe Gj. Brankoviēin. Sipas kėtij argumenti Dukagjinasit pėrfaqėsojnė politikėn e armiqėsisė me serbėt, Skėnderbeu tė bashkėpunimit me serbėt.
4. Skėnderbeu ėshtė shėmbėlltyra e luftės sė njė populli pėr liri dhe pavarėsi. Me luftėrat e tij pėr gati njė ēerek shekulli, Skėnderbeu ėshtė shembulli i virtytit dhe kryerjes sė detyrės ndaj atdheut, i luftės pėr ēlirim nga pushtuesit mė tė egėr tė vendit. Ai po ashtu ėshtė shembulli i trimėrisė dhe strategut ushtarak, meqenėse u ndesh me njė fuqi shumė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Edhe ndaj kėtij argumenti janė paraqitur vėrejtje tė ndryshme dhe interpretime alternative. Sė pari, a ėshtė Skėnderbeu shėmbėlltyrė e luftėtarit pėr liri apo siē ėshtė e zakonshme nė politikėn e shqiptarėve edhe ai ėshtė bashkėpunėtor me njė pushtues dhe sundimtar kundėr njė pushtuesi dhe sundimtari tjetėr ? Skėnderbeu ka qenė bashkėpunues politikisht me serbėt, veēanėrisht sundimtarin e Kosovės Brankoviē. Prandaj pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė e lidhur me pėrgjigjen nė njė pyetje tjetėr: a ėshtė Kosova toka shqiptare, do tė thotė atdhe, pjesė e atdheut ? Nė qoftė se po dhe ndodhej nėn sundimin serb, atėherė del se bashkėpunimi me serbėt ėshtė bashkėpunim me pushtuesit e atdheut. Nė qoftė se Kosova nga udhėheqėsit shqiptarė nuk konsiderohet tokė shqiptare, pjesė e atdheut, atėherė bashkėpunimi me serbėt nuk ėshtė bashkėpunim me pushtuesit e atdheut, por vetė politikani shqiptar sillet dhe mendon njėlloj si politikani serb, domethėnė jo si bashkėpunėtor i serbėve, por si vetė sebėt. Sepse konsiderimi i Kosovės tokė joshqiptare ėshtė karakteristikė themelore e mendimit tė ēdo politikani serb. Nė tė dy rastet, bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt tregon rreshtimin e tij nė anėn e pushtuesve, pėrkatėsisht tė armiqve tė shqiptarėve. Argumente tė ndryshme janė zhvilluar pėr tė treguar se serbėt gjatė pushtimit osman kanė qenė edhe vetė tė pushtuar dhe prandaj nuk ka kuptim tė quhen pushtues (p.sh. historiografia enveriste), por argumenta janė zhvilluar pėr tė treguar se edhe osmanėt pas disa shekujve tė qėndrimit nė Ballkan, nuk ishin mė pushtues, por vetėm popull sundues (p.s.h Castellan). Sidoqoftė, mė tepėr se ēėshtje pėrkufizimi teorik, cilėsimi i serbėve dhe osmanėve si pushtues ėshtė i lidhur me pėrjetimin e tyre nga popullsitė e sunduara. Dhe, edhe pas shekujsh sundimi si serbėt, si osmanėt, pėrjetoheshin si pushtues dhe sundimtarė. Nga bashkėpunimi me serbėt Skėnderbeu nuk del shembull i luftėtarit pėr liri dhe pavarėsi, por i bashkėpunimit me njėrin nga pushtuesit (serbėt) nė luftė kundėr pushtuesit tjetėr (osmanėve). Sė dyti, cili ka qenė pushtuesi ose po tė pėrdoret termi i Castellan, sundimtari mė i rrezikshėm pėr shqiptarėt: sundimtari serb apo osman ? Dėshmitė tregojnė bindshėm se jo vetėm para, por edhe pas pushtimit osman pėr shqiptarėt rreziu kryesor, sundimtari dhe pushtuesi mė i rrezikshėm mbeten sllavėt dhe grekėt. Prandaj tė gjithė politikanėt shqiptarė zgjodhėn ndėrmjet rrezikut mė tė madh dhe rrezikut mė tė vogėl dhe jo ndėrmjet lirisė dhe robėrisė, zgjodhėn bashkėpunimin me armikun dhe pushtuesin mė pak tė rrezikshėm osman, ose me armikun dhe pushtuesin mė tė rrezikshėm sllav e grek. Bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt dhe grekėt tregon se ai ka qenė bashkėpunėtor me armiqtė dhe pushtuesit mė tė rrezikshėm sllavė dhe grekė. Bashkėpunimi i Skėnderbeut me serbėt dhe grekėt tregon se ai ka qenė bashkėpunėtor me armiqtė dhe pushtuesit mė tė rrezikshėm e jo luftėtar i lirisė. Sė treti, a ka qenė Skėnderbeu shėmbėlltyrė e luftėtarit tė lirisė apo tė vasalit? Skėnderbeu nuk kishte pranuar vasalitet ndaj sulltanit, por kishte pranuar vasalitet ndaj Venedikut. Nga kjo del se Skėnderbeu nuk ka qenė shėmbėlltyrė e luftėtarit tė lirisė, por vasal, sepse fakti qė nuk ėshtė vasal i sulltanit, por i Venedikut nuk e ndryshon faktin se ka qenė vasal. Kjo pėrsėri ėshtė vetėm ēėshtje e zgjedhjes: vasal i kujt ? Kėtu shtohet edhe se Venediku po ashtu mbante nėn sundim territore dhe portet mė tė ėndėsishme shqiptare dhe Skėnderbeu ishte vasal i njė sundimtari e pushtuesi. Sė katėrti, Skėnderbeu vėrtetė ėshtė shėmbėlltyra e strategut ushtarak, por raporti ndėrmjet luftės dhe politikės tek ai ėshtė i pėrmbysur, sepse lufta shikohet si kryesore dhe politika dytėsore, ndėrsa politika do tė duhej tė ishte mbi luftėn. Sė pesti, nė luftėrat e tij Skėnderbeu ka qenė i manipuluar nga agjentura joshqiptare, para sė gjithash papati, Venediku, hungarezėt etj., etj., tė cilėt e kanė pėrdorur Skėnderbeun pėr tė dobėsuar rrezikun osman ndaj tyre duke zhvilluar luftėrat nė territor shqiptar. Duke e konceptuar si politikan injorant, kėto fuqi kanė arritur ta fusin Skėnderbeun nė luftė kundėr superfuqisė mė tė madhe tė kohės (si tu shpallė sot Shqipėria luftė SHBA-ve), luftėrat janė zhvilluar nė territor shqiptar, pėr rreth njė ēerek shekulli shqiptarėt as kanė mbjellė, as kanė korrur, as kanė zhvilluar tregtinė, zejet etj., ėshtė shkatėrruar njė pjesė e madhe e popullsisė, e pasurive si: ullinjtė, vreshtat etj., etj. Nga tė gjitha kėto, nga kjo politikė e Skėnderbeut mund tė kenė pėrfituar popujt e ndryshėm, por kanė humbur shqiptarėt. Megjithė premtimin pėr tė mos bėrė digresione (degėzime) tė argumentimit, kėtu bėhet i nevojshėm njė i tillė. Fjala ėshtė pėr argumentin se ndėrmjet prirjes sė Skėnderbeut drejt katolicizmit dhe prirjes sė tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisė ka njė kontradiksion tė papajtueshėm, sė paku nė kontekstin e marrėdhėnieve ndėrmjet katolicizmit shqiptar dhe sllavėve ortodoksė, nė radhė tė parė serbėve. Nė traditėn katolike shqiptare ka pasur njė rrymėė tė fortė tė konfliktit me ortodoksizmin serb qė kur u ndanė kishat nė romake dhe bizantine. Nė kohėn e Skėnderbeut ende ishin tė pathara damkat e hekurit tė skuqur tė pėrdorur nga serbėt e Stefan Dushanit e pasardhėsit tė tij, masakrat, shpronėsimet, ndarjet e burrit nga gruaja, e fėmijėve nga prindėrit si presion pėr konvertimin e shqiptarėve katolikė nė ortodoksė. Pėrdorimi i shkallės kaq tė lartė tė dhunės pėr konvertim, ėshtė tregues edhe i shkallės sė lartė tė kundėrshtimit tė shqiptarėve katolikė pėr tu kthyer nė ortodoksė qė e bėnte tė nevojshme pėrdorimin e mjeteve ekstreme mesjetare tė dhunės. Prirja e Skėnderbeut pėr aleanca me nipin e Car Lazarit, Brankoviēin, ishte krejt nė kundėrshtim me kėtė qėndresė popullore dhe me rrymėėn e klerit katolik shqiptar qė pėrpiqej tė ruante lidhjet me papatin dhe katolicizmin nga ortodoksizmi sllav. Qėndresa e klerit katolik shqiptar jo vetėm me bazė fetare, por edhe mbi bazė etnike ndaj sllavizimit tė kishės shqiptare vėrtetohet pėrgjatė gjithė shekujve. Ata, qė nė atė kohė janė ngritur kundėr mbushjes sė kishave shqiptare me klerikė tė besimit katoloik, por etnikisht sllavė (p.sh. raguzianė) siē dėshmohet nė dokumentat e kohės dhe kjo ndeshje e klerit katolik me klerin sllav, qoftė edhe katolik, gjendet gjatė gjithė historisė sė katolicizmit shqiptar deri sot. Armiqėsia e lashtė e ortodoksizmit sllav ndaj katolicizmit shqiptar u vėrtetua si edhe mė e dhunshme nė vitet 1913-1914 nė masakrat e kryera nga qeveria malazeze ndaj popullsisė myslimane e katolike shqiptare pėr konvertimin e tyre nė ortodoks. Prandaj Skėnderbeu me prirjen e tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisė ėshtė nė kundėrshtim me qėndresėn popullore dhe tė klerit katolik shqiptar kundėr ortodoksizmit sllav, sepse nuk mund tė ishte njėkohėsisht edhe mik i sllavėve, edhe mbrojtės i katolicizmit shqiptar.
5. Skėnderbeu ka meritė tė jashtėzakonshme pėr shqiptarėt, sepse ėshtė krijues i shtetit shqiptar. Ky argument ose thotė se Skėnderbeu e ripėrtėriu traditėn e shtetit shqiptar duke i dhėnė formė mė tė plotė kėsaj tradite tė mėhershme, ose thotė se Skėnderbeu ėshtė krijuesi i shtetit tė parė tė mirėfilltė shqiptar. Ndaj kėtij argumenti, nė formėn e parė, nga autorė shqiptarė nuk janė paraqitur vėrejtje dhe argumenta tė kundėrta. Ndėrsa nė formulimin e tij tė dytė ėshtė kundėrshtuar nga shumė drejtime. Sipas disa autorėve, shteti i parė shqiptar nė mesjetė ėshtė shteti i Progonit, ndėrsa disat ė tjerė e shtrijnė shtetin e parė nė territorin e Dardanisė (Kosovės). Sidoqoftė, vlera e Skėnderbeut si pėrpjekje pėr krijimin e shtetėsisė shqiptare nuk ėshtė vėnė seriozisht nė dyshim nga autorė shqiptarė tė ndonjė drejtimi.
6. Skėnderbeu ėshtė mit dhe simbol i shqiptarėve dhe teorikisht ėshtė e argumentuar se mitet dhe simbolet duhet tė lihen tė kryejnė funksionin e tyre si tė tilla. Ky argument nuk ėshtė formuluar saktėsisht nė kėtė formė. Por sikur debatuesit tė kishin njohuri pėr teoritė postmoderne, do tė kishin mundėsi ta formulonin. Meqenėse debatuesit siē u tha, janė kryesisht nivel i ulėt teorik dhe kulturor, atėherė ky argument ėshtė e drejtė tė formulohet pėr ta edhe pse nuk e dinė, duke supozuar se po ta dinin, do ta kishin paraqitur. Nė tė vėrtetė, karakteristikė e modernes ka qenė edhe pėrpjekja pėr tė ndarė qartė shkencėn nga miti, arti, ideologjia, politika dhe feja. Karakteristikė e modernes ka qenė dhe pėrpjekja pėr demitizimin e mitit, legjendės, ideologjive etj. Tipike moderne janė p.sh. pėrpjekjet e Kadaresė pėr tė demitizuar mitet dhe legjendat shqiptare e botėrore (p.sh. nė poezinė Laookonti), ose ta zėmė, pėrpjekja pėr tė interpretuar nė frymėn e frojdizmit (tani gati i harruar) legjendėn e Konstandinit dhe tė Doruntinės, pėr ta interpretuar jo si mesazh tė forcės dhe tė besės, por si inēest, si dashuri seksuale ndėrmjet motrės e vėllait, si legjendė nė tė cilėn shqiptarėt kanė ruajtur dhe ēliruar perversitetet e veta seksuale. Nė kėtė vijė janė pėrpjekjet e tij tė fundit pėr tė interpretuar sjelljet tradicionale tė shqiptarėve tė Veriut si sjellje qė shpjegohen me impulse homoseksuale tė personifikuara nė personazhe qė pėrfaqėsojnė shqiptarėt tradicionalė etj. Pra, nė kėtė frymė tė modernes teorikisht jo vetėm nuk mund tė kėrkohet qė Skėnderbeu tė mos shqyrtohet nė mėnyrė kritikė, sepse pėrbėn mit dhe legjendė tė shqiptarėve, por pėrkundrazi pikėrisht sepse pėrbėn mit do tė kėrkohej demitizimi i tij nga shkenca. Teoritė qė i janė kundėrvėnė modernes dhe qė mėtojnė tė provojnė se mitet duhet tė lihen mite, se mitet e kryejnė funksionin e tyre vetėm si mite, se procesi i demitizimit ėshtė pa kuptim dhe edhe vetė pėrbėn njė mit etj., janė teoritė postmoderne. Mirėpo nė kėtė rast mund tė thuhet se ky argument ka vlerė po tė pėrdoret kundėr procesit qė ka ndėrmarrė Kadareja pėr tė demitizuar legjendat e mitet duke i interpretuar nė njė frymė tė dalė mode, si p.sh. frojdizmi qė ka qenė nė modė nė vitet 70 dhe pėr ti paraqitur shqiptarėt si perversė. Por argumenti tė lihen mitet mite nuk mund tė pėrdoret nė rastin e Skėnderbeut, sepse Skėnderbeu nuk ėshtė mit po personazh konkret historik dhe si i tillė i nėnshtrohet studimit shkencor si ēdo objekt tjetėr.
Vijon
Krijoni Kontakt