Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 78
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Vepėr Sintetike Me Vlera Tė Paēmuara


    Nė vijim tė shkrimeve pėr librin e Hysamedin Ferajt “Skicė mendimit politik shqiptar"



    Shkruan: Shqiptar Oseku


    Dy fjalė me rastin e promovimit tė veprės “Skicė e mendimit politik shqiptar”, botuar nė Tiranė, nė tetor, 1998 nga autori dr. Hysamedin Feraj.

    (Ky punim u lexua edhe nė Radio Malme, nė Suedi, dt. 10.11.1998 nė orėn 20 e 30 minuta, nė emisionin ABC, i cili hartohet nga zoti Ramadan Rexhepi, shkrimtar dhe nga zoti Zeqir Rama, publicist).



    Vepra “Skicė e mendimit politik shqiptar” e politologut Hysamedin Feraj u bė, mu ashtu si thotė edhe autori nė hyrje tė botimit tė parė, temė e dueleve intelektuale e politike qė nė lindje.

    Mbaj mend qė mė ka rėnė rasti tė lexoj nja dy kritika tė terthorta kundėr tezave tė kėtij punimi nė shtypin tonė, nė kufinjtė e sė padenjshmes e tė propagandės, pėrpara se tė mė ofrohet mundėsia ta lexoj punimin.

    “Skicė e mendimit politik shqiptar” mė ra nė dorė pėrmes kujdesit tė zotit Sabri Novosella nė vjeshtėn e vitit 1997 nė formėn e vet burimore, si temė disertacioni e politologut Hysamedin Feraj. Emri i autorit, i cili doli nė dritė mė nė fund, ngjallte respekt. Shkrimet publicistike tė zotit Feraj nė revistėn “Republika” dhe te gazeta “Albania” mė kishin krijuar njė respekt tė shėndoshė pėr autorin, si punime tė forta, me arsyetim tė kthelltė dhe tė qėndrueshėm.

    Pas leximit tė “Skicė e mendimit politik shqiptar”, ky respekt mė ėshtė forcuar edhe mė. E them me plot gojėn qė “Skicė e mendimit politik shqiptar” ėshtė njėra ndėr punimet mė sfiduese dhe mė interesante qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė lėmin e politologjisė shqiptare.

    Tri syresh janė vlerat parėsore tė “Skicė e mendimit politik shqiptar” tė zotit H. Feraj.

    Sė pari, pėrmbajtja; me ndėrtimin e vet impozant teorik dhe pėrmes pėrdorimit mjeshtėror tė perspektivave gjeostrategjike, historike dhe sociologjike, zoti Feraj i lė pas shumicėn dėrmuese tė bashkėkohėsve shqiptarė qė janė lėshuar , ftuar e paftuar, nė lėmitė e vėshtira tė historisė sė idesė si dhe tė analizės sė mendimit politik shqiptar.

    Sė dyti, gjuha: formulimi konciz i zotit Feraj te “Skicė e mendimit politik shqiptar” i ka qėruar gjithandej me konsekuencė tė gjitha ngarkesat ideologjike, krahinore e religjioze, e besa edhe ato kuazipatriotike e folklorike, qė shfaqen ende, si sėmundje e pėrzgjatur foshnjėrie, te politologjia shqiptare.

    Sė treti, guximi dhe qasja shkencore pa kompromis. Te Hysamedin Feraj nuk ka mėshirė pėr lopėt e shenjta, gjatė ndėrtimit tė modelit tė vet kuptimor, i cili shkon diametralisht kundėr tė gjitha pėrsiatjeve tė derisotshme zyrtare dhe gjysėm zyrtare tė shqiptarėve rreth vetvetes zoti Feraj nuk zbrapset as para tabuve mė tė paprekshme tė shoqėrisė shqiptare.

    Kėto tri vlera, nė kombinim, e kthejnė “Skicėn e mendimit politik shqiptar” nė domosdoshmėri kategorike pėr kėdo qė synon tė formojė mendim tė plotė pėr historinė e idesė politike te shqiptarėt.

    Te lexuesi shqiptar, i shkolluar nė frymėn e konvenancave tė imponuara a tė vetzgjedhura historike, efekti i parė qė e krijon “Skica e mendimit politik shqiptar” ėshtė stepja, ēmėria. Apo ē’tė thuhet pėr kėto citate: “Shembulli qė e qartėson me kthjelltėsinė mė tė madhe kėtė kuptim tė termit serbofil ėshtė Isa Boletini..... Isa Boletini ėshtė rasti mė i dokumentuar i zbatimit tė programeve politike serbe e malazeze ndaj shqiptarėve si vegėl e lojtar i lojės politike tė qeverive serbe e malazeze ndaj shqiptarėve.... (fusnota, fq. 124).

    Ose: “Skėndėrbeu, Pjetėr Bogdani etj., u ndodhėn jo thjeshtė krahas Perėndimit, por krahas sllavėve, krahas serbėve e rusėve, krahas armiqve kryesorė sipas konceptit nacionalist shqiptar, nė luftė kundėr Perandorisė osmane” (fusnota, fq. 83).

    Ose, ca mė mirė: “..... Skėndėrbeu....., nuk ishte luftėtar i vėėrtetė pėr liri kundėr tė gjithė pushtuesve, por pėrkundrazi, ishte i prirė pėr bashkėpunim me pushtuesit mė tė rrezikshėm, pushtuesit sllavė, kundėr njė pushtuesi tjetėr, pushtuesit osman....” (fusnota, fq. 84).

    Teza kaq provokative nuk janė thėnė kurrė nga ndonjė studjues shqiptar. Stepja e parė kthehet nė lėmsh tė plotė, pasi kėto vėrejtje dhe njė varg tė tjerash autori i bėn pandėrprerė nga perspektiva nacionaliste. Kjo shkon nė kundėrshtim, si tė thuash, me tė gjitha rregullat e pranuara tė lojės; lexuesi detyrohet tė qėndrojė nė njė botė krejt tjetėrfare, ku nuk vlejnė mė shpjegimet e rėndomta, i mbėrthyer kundėrvullnetshėm pėr vendin vetėm nga lidhshmėria logjike e tezave tė autorit.

    Pikėnisja e autorit ėshtė perspektiva e deduksionit gjeostrategjik dhe historik, e cila, nė fakt, nuk ėshtė diskutabile dhe pranohet si konsenzus nga numri i madh i studjuesve shqiptarė dhe tė huaj. Ajo vie pėrafėrsisht kėshtu: etniteti shqiptar nga Veriu dhe Jugu kufizohet gjeografikisht i eksponuar nė mes, ai, nė krahasim me fqinjėt e vet, i eksponohet njė efekti tė dyfishtė. Nė histori, ky efekt ėshtė shfaqur nė formė tė trysnisė kulturore, religjioze, politike, ekonomike dhe ushtarake, deri nė tendenca tė asimilimit e zhbėrjes.

    Por, kėtu edhe mbarojnė ngjashmėritė e Skicės me shumicėn dėrmuese tė veprave nė kėtė lėmi. Ajo qė e dallon Hysamedin Ferajn pakthyeshėm nga shumica e autorėve tė tjerė ėshtė konsekuenca e rreptė logjike gjatė nxjerrjes sė pėrfundimeve tė mėtejshme.

    Si pasojė, thotė Feraj, mbijetimi i kombit shqiptar ka qenė i varur gati krejtėsisht nga ekzistenca e faktorit tė tretė, atij jashtėballkanik, qė e ka prishur herė pas here kėtė raport tė “senduviēit” antishqiptar.

    Kjo ėshtė njėherit edhe pjesa mė brilante Skicės. Sipas Ferajt, bazuar gjithnjė nė perspektivėn historike, trysnia e paprerė e etniteteve fqinje kundėr shqiptarėve nuk u ka lėnė shqiptarėve kurrė rast qė tė zgjedhin ndėrmjet tė mirės a tė keqes, d.m.th ndėrmjet lirisė si kategori absolute dhe pushtimit, por vetėm nė mes tė sė keqes sė vogėl dhe tė keqes sė madhe; nė mes tė pushtimit nga fuqi tė largėta e pa efekte shkombėtarizuese apo pushtimit nga etnitetet fqinje me ambicje direkt shkombėtarizuese.

    Nė kėtė hapėsirė tė kufizuar, nacionalizmi shqiptar, si shfaqje kulmore e vetėdijes kombėtare te shqiptarėt, nė rrafshin e praktikave konkrete nuk ka patur rast ndonjėherė qė tė profilohet duke zgjedhur ndėrmjet lirisė a pushtimit, por vetėm ndėrmjet mbijetimit ekzistencial, sadoqė ndoshta jo aq heroik sa do tė donim ne, dhe shkatėrrimit e zhbėrjes totale.

    Ky pėrfundim i ftillon edhe citatet “ēmeritėse” tė pėrmendur mė herėt. Historinė e idesė politike shqiptare autori e sheh tė ndarė nė dy vija, nė vijėn e urtė qė e pranon tė keqen e largėt, si dhe nė vijėn qė, pėr shkaqe tė nduarduarshme, e lufton atė, duke e disfavorizuar nė planin afatgjatė orvajtjen e kombit shqiptar pėr mbijetim.

    Feraj ndalet p.sh. gjerė e gjatė te periudha e pushtimit turk, qė ai e sheh si fenomen tejet domethėnės pėr fatin historik tė kombit shqiptar. Pėr tė, pushtimi turk qe e keqja e vogėl, momenti qė e ndaloi triumfin e plotė e tė papenguar tė sė keqes sė madhe dhe shkombėtarizimin e shqiptarėve nga mbretėritė e forta serbe e greke.

    Rrjedhimisht dhe logjikisht, shpėtimtare e Shqipėrisė nuk qe “vija skėndėrbegase” pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane po pėrkundrazi, vija qė e infiltroi perandorinė, duke ia stopuar tkurrjen territoriale etnitetit tė ndrydhur shqiptar.

    Nė mėnyrė konsekuente, Feraj i gjurmon dhe i gjenė trashėgimtarėt ideorė tė kėtyre dy vijave pėrgjatė tėrė historisė shqiptare, njėrėn tė nxitur prej joshjeve tė etniteteve fqinje, tjetrėn tė mbėshtetur te interesi vetjak shqiptar; vija e kaēakėve kundrejt vijės sė mė se 45 kryeministrave shqiptarė tė perandorisė (qėndresė e armatosur kundėr Perandorisė Osmane, apo integrim nė tė); vija frontale antiturke e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundrejt vijės moderate (me serbėt e grekėt kundėr turqve apo me turqit kundėr serbėve e grekėve); vija zogiste, noliste e komuniste kundrejt vijės irridentiste (zhvillim brenda kufinjve politikė, apo luftė pėr bashkim kombėtar).

    Pėr hir tė objektivitetit duhet thėnė qė shumė nga kėto teza kanė qėnė tė njohura edhe mė parė, madje shumica e tyre janė avokatuar pakashumė shkoqurazi edhe nga elita e historiografisė shqiptare. Punimet, librat dhe artikujt shkencorė tė Prof. Dr. Skėnder Anamalit. Dr. Pėllumb Xhufit, Prof. Dr. Jahja Dranēollit, Prof. Dr. Skėnder Rizajt, Akademik Mark Krasniqit, Dr. Zekeria Canės, Prof. Dr. Kristaq Priftit, Dr. Muhamet Pirrakut, Prof. Viron Kokės e shumė tė tjerėve kanė rrahur shpesh herė anė tė ndryshme tė problemit origjinal shkencor me tė cilin ka vendosur tė merret Hysamedin Feraj, doemos, nė mėnyrė fragmentare dhe nga kėndvėshtrimi puro historik.

    Rėndėsia e madhe e Skicės, e cila lirisht mund tė quhet edhe teoria e parė e mirėfilltė e historisė sė idesė sė mendimit politik shqiptar, qėndron fakti se ajo i pėrmbledhė vendosmėrisht kontributet e mėparshme nė njė sintezė stabile, i kompleton ato me rezonime tė natyrės gjeostrategjike dhe sociologjike dhe, pėr rezultat, na ofron njė mėnyrė tė re tė soditjes, njė perspektivė tė kthjelltė e pa fėrkime tė mėdha logjike, e cila i qėndron mirė vėshtrimit kritik.

    Vepra e Dr. Ferajt ėshtė, pa asnjė dyshim, njė ndėr kontributet mė esenciale qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė kėtė lėmi nė gjuhėn shqipe. Ndėr botimet e ngjashme shqiptare, Skica i kapėrcen me pashė tė gjitha veprat e botuara mė parė dhe, tė paktėn deri sot, tė gjitha qė janė botuar pas saj.

    Bibliografia impozante nė fund tė veprės zbulon qė autori ėshtė mbėshtetur nė radhė tė parė te burimet e autorėve shqiptarė, pastaj kryesisht te botimet klasike anglosaksione dhe gjermane rreth fenomenit tė nacionalizmit, si dhe te botimet rreth fenomenit tė nacionalizmit, si dhe te botimet rreth shqiptarėve te po e njėjta fushė gjuhėsore.

    Ndoshta veprės do t’i shėrbente nė fillim njė prezantim ca mė i thuktė i teorive ekzistuese tė nacionalizmit, pėr hir tė lexuesit qė ndoshta nuk e preferon kėtė literaturė si ushqim tė pėrditshėm . Ndonėse autori e bėn njė pėrpjekje tė mirėsjellshme nė kėtė drejtim nė fq. 1935, krijohet pėrshtypja qė ai kėtė e bėn shkarazi dhe detyrimisht, dhe druaj qė rezultati, mjerisht, e pasqyron kėtė qasje.

    Me rastin e shtjellimit e shtjellimit tė nacionalizmit, sado shkurtazi, u ndjehet mungesa e klasikėve, p.sh. mungon perspektiva sociobiologjike e Pjer Van Der Bergut (1978), ashtu sikur edhe referenca e shkėlqyeshme e Pal Brasit (1979) rreth garės sė elitave dhe ndikimit tė tyre nė formimin e njė kombi; mungesa e kėsaj tė fundit tė habit, aq mė tepėr pasi vėshtrimi i Dr. Ferajt ėshtė bukur i fokusuar mu te proēeset kombformuese dhe kombruajtėse te radhėt e elitave.

    Njė tjetėr cen tė Skicės e shkakton pikėrisht ai qė e bėn atė mė interesant, stili qėllimisht provokues. Autori ėshtė vėrtet i ēliruar krejt nga vėrshimet e neologjizmave banale tė tipit “neosllavokomunistėt rusobizantinė”, tė cilat po e rėndojnė pa masė literaturėn mė tė re shqiptare nė kėtė lėmi e nė lėmitė e pėrafėrta, por stili i tij sfidues e shtynė atė drejt pėrdorimit tė termave tė tjerė po aq problematikė, pėrdorimi i tė cilėve ka konotacion mė tepėr politik se sa shkencor, si p.sh. “serbofil”, “grekoman” etj., ndonėse ma ha mendja edhe mua qė ato mund tė pėrdoren lirisht nė amfiteatrin shqiptar, mė duket qė pėrdorimi i tyre nė njė nivel ēfarė aspiron Skica kėrkon megjithatė arsyetime ca mė tė shkoqitura.

    Do tė ndalem tashti te ajo qė mė duket e meta mė e madhe e Skicės, te paraqitja statistike qė i bėhet atykėtu proēeseve dinamike tė historisė. Mė qė duket se kjo e metė e ka burimin e vet tė natyrshėm te zelli i autorit pėr ta fiskuar njė model tė qėndrueshėm skematik tė tė dy traditave tė supozuara.

    Kjo e metė vėrehet qė nė fillim, kur autori e operacionalizon kategorinė komb nė periudha kur ai nuk aplikohet dot shkencėrisht. Skica si vepėr mė duket qė ēalon mė sė shumti atėhere kur Dr. Feraj pėrpiqet t’i klasifikojė nėpėr sirtarė e sotėm aktorėt historikė; kjo ėshtė sikur tė pėrpiqesh me ēdo kusht ta trusėsh njė cilindėr nė njė vrimė katrore.

    Me kriteret e sotme kombėtare, Skėndėrbeu, Dushani dhe henriku i VIII do ta kishin tė vėshtirė ta nxjerrin pasaportėn, pasi secili prej tyre ose ish i martuar me tjetėr kombėsi, ose e kish tė paktėn njėrin prind tė huaj.

    Edhe mė problematik del p.sh. etiketimi i aktorėve tė pėrveēėm si pjestarė tė kėsaj a tė asaj vije. Kėshtu p.sh. ėshtė e vėrtetė historike se Gjergj Kastrioti ka hyrė nė histori si prijės i epopesė antiosmane, por ėshtė po aq e vėrtetė historike se ai ka lidhur edhe paqe me Sulltanin, pėr ta siguruar pikėrisht atė qė Ferajt i duket se e ka vėnė vazhdimisht nė rrezik Shqipėrinė.

    Pra, aktorėt dinin edhe ta ndėrronin pllakėn; ndoshta jo aq shpesh sa duhej, por, mė duket, mjaft sa pėr t’i sjellė ca kokėēarja modelit tė Dr. Ferajt. Ndėrkohė, pėr tė na ngatėrruar edhe mė keq, shumė nga ata qė iu vėrsulėn egėrsisht Shqipėrisė me jataganin perandorak nė dorė qenė, si psh Ballaban Badhera, pikėrisht nga dyert e konvertuara shqiptare, nga rradhėt e vijės qė Feraj na udhėzon ta vėshtrojmė si nacionaliste.

    Nėse vemė edhe njė hap mė tej, do tė vėrejmė qė krerėt e kryengritjeve shqiptare shpesh herė niseshin nga pandehma se, me thyerjen e Turqisė, ata do ta sundonin mbarė Siujdhesėn Ilirike; mjafton t’i pėrmendim synimet e tė birit tė Kastriotit dhe tė nipit, apo mburrjet e pater Pjetėr Bogdanit para gjeneral Piklominit pėr “ushtrinė e tij” me “30 mijė vetė”, pėr t’i marrur me mend ambiciet e tyre tė pathėna. Me faktet nė dorė, vėrtetė mund tė konstatojmė se idetė e tyre nuk ishin gjithaq tė realizueshme. Mundet qė qėndron edhe fakti se efektet konkrete tė kryengritjeve vajtėn nė dėm tė popullit. Por, a mjafton kjo pėr t’i vėnė nė dyshim pa njė, pa dy, si tradhėtarė edhe njerėzit prapa tyre, edhe qėllimet e motivet e tyre?

    Skėnderbeu, me rastin e blickrigut pėr rikthim tė pronave atėrore, i theu njė numėr tė hordhive turke. Nėqoftėse ai nga kjo e nxorri pėrfundimin, vėrtetė fundekrye tė gabuar, se s’qenka gjė puna e turkut, se me ndihmėn e Romės do tė bėhem sundimtar i Ballkanit, se sapo tė zbarkojnė ushtritė e premtuara tė kryqėzatės, me mua si mbret tė kurorėzuar nga dora e Papės, atėhere unė qebesa do tė ēliroj edhe Jerusalemin –a mjaftoka kjo pėr ta kualifikuar atė sot si “sllavofil”?

    Nėqoftėse pėrgjegja ėshtė po, atėhere e kemi damkosur qė mė parė ēdo veprim qė ėshtė me rrezik; nė fund tė fundit, ky lloj mendimi e ul tiraninė kėmbėkryq nė fron, pasi askush nuk do tė guxonte ta sfidojė atė nga droja e ēekiēit moral tė sė ardhmes. Nė pėrgjithėsi, problemi me kėtė lloj rezonimi ėshtė se bazohet mbi kualifikime posteriori. Nė njė botė tė formuar sipas parimeve tė tilla, kushdo qė humbet rrezikon tė kualifikohet pashmangshėm si tradhėtar nga pasardhėsit.

    Nėse e pasojmė me konseguencė deri nė fund, ky rezonim na shpien deri te rezultatit absurd qė ēdo fitimtar ta bėjmė tė drejtė, e ēdo tė mundur tradhėtar. Sikur tė fitonte Kastrioti, ai do ta bėnte superfuqi kombin shqiptar, ashtu si dikur Leka i Madh, dhe do tė ishte “luftėtar i vėrtetė i lirisė”; pasi humbi, vija e tij paska qenė “sllavofile”.

    Qysh tani po e dėgjoj kundėrshtimin, prandaj le tė them menjėherė: edhe e kundėrta e kėsaj, trajtimi vetėm dhe vetėm i motiveve prapa njė dukurie, shpien po ashtu nė qorrsokak. Hitleri kish ambicie t’ia shtronte botėn nėn kėmbė popullit gjerman, por e ktheu vendin nė gėrmadha.

    Pėrkundėr pėrshtashmėrisė sė vet ideopolitike pėrsa i pėrket motivit, Hitlerin mund ta quajmė lirisht nacionalistin mė dėshtak gjerman tė gjithė kohėrave. Vlerėsimi i drejtė pėr ēdo historian, pra edhe pėr historianin e idesė, bėhet duke e studiuar “trininė e shenjtė”: kontekstin dhe dinamikėn e kohės, motivet dhe ambiciet prapa lėvixjeve tė ndryshme, si dhe rezultatin konkret.

    Nė pėrfundim, dua tė shpreh edhe njė herė befasinė time me faktin qė Skica nuk e ka gjetur, pėr mendimin tim, atė pritje tė bujshme e triumfale qė ėshtė dashur patjetėr ta gjejė njė vepėr sintetike e pėrmasave tė kėtilla.

    Skica ėshtė origjinal, nė kuptimin burimor tė fjalės. Trajtimi i periudhės sė Rilindjes, dhe shumica e pasazheve pėr enverizmin, pėrbėjnė vlera tė paēmueshme pėr shkencėn shqiptare, por edhe pėr secilin qė aspiron tė ketė mendim tė shkolluar pėr historinė dhe politikėn shqiptare.

    Nėqoftėse mėsimi pėr dy vijat nuk aplikohet dot nė periudhėn parakombėtare, ai mund tė aplikohet fare lehtė nė periudhėn qė prej Rilindjes e deri te shoqėria e sotme shqiptare.

    Shumė nga pandehmat e Dr. Ferajt po i vėrteton koha me saktėsi rrėnqethėse. Lufta nė Kosovė na e ka pėrkujtuar edhe njė herė rėndėsinė kyēe tė faktorit jashtėballkanik. Trazirat nė Shqipėri, zgjatjet tashmė rituale tė lejės sė qėndrimit pėr kontigjentin ushtarak grek nė Tiranė dhe kumtesat e qeverisė sė re pėr gjoja rishikimin e rolit tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike po e vėrtetojnė – sėrisht! – si profeci biblike ekzistencėn e rrymės panballkanike ndėr shqiptarėt, tė mbarsur me rreziqe tė reja.

    Shpresoj qė heshtja e padrejtė dhe e padenjė qė e ka mbėshtjellur kėtė vepėr dhe autorin e saj, Dr. Hysamedin Feraj ka tė bėjė me botimin rishtazi tė veprės; por druaj qė ajo varet nga fakti se shumė vetė mund tė jenė ndjerė tė provokuar nga ajo, nga naiviteti, keqkuptimi ose ngase e kanė mizėn nėn kapele.

    Kur ēuni i pėrrallės bėrtet qė “mbreti qenka lakuriq”, tė tjerėt reagojnė dhe mbreti ikėn. Nė botėn e vėrtetė ēunin do ta izolonte heshtja.

    Ja, si kjo heshtja rreth veprės sė zotit Feraj.

  2. #22
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Politika e ''shfajesimit'' te pushtuesit jo me pak se 500 vjecar ndiqet me se miri nga disa kerma arabo-hale. Tipa si ky ''Sabriu'' jane me plot kuptimin e fjales, PLEHRA. ''Gojore-dhenesi'' i Baletes nuk le artikull antishqiptar pa sjelle ne forum, sa qe e ndoti krejt.

    Jam i zhgenjyer nga te lehurat e njerit nder te medhenjte e letrave shqipe, K... Trebeshines, gjithsesi le te beje orgji me Abdiun, Sabriun si dhe me vepren e tij. Gjergjin e nderon gjithe bota, ndersa shqip-halo-folesit vjellin mbi te!

    Persa i perket fese se Gjergj Kastriotit, per mua eshte problemi me i lehte qe mund te egzistoje. Rendesi ka vepra e tij si dhe te qenurit shqiptar. Rendesi ka qe luftoi 25 vjet per paraardhesit e Sabriut sepse te paret i ka pase shqiptare edhe pse ky eshte turkofil qe vetquhet ''Mr Dituria'', kur ne fakt me koke ''kacoje'' s'ke ku e gjene.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    "skica E Mendimit Politik "vė Nė Vėshtirėsi Injorantėt E Cmirėzinjėt



    Shkruan: Ramadan Osmani – Rexhepi, Suedi



    Me rastin e daljes nga shtypi tė librit tė dr. Hysamedin Ferajt “Skicė e mendimit politik shqiptar”, Tiranė 1998

    Tė nderuar bashkėatdhetarė





    Qė nė fillim dėshiroj t’i pėrshėndes ata qė morėn iniciativėn e kėtij takimi tė sotėm. Nė dorė tė parė dua t’i pėrshėndes z. Sabri Novosellėn e z. Shefki Osekun. Nė dorė tė dytė dua t’ju pėrshėndes juve qė e keni bėrė tė mundur kėtė takim, nė tė cilin sė bashku, nė mėnyrė krejt modeste, do tė pėrpiqemi ta nderojmė shkaktarin kryesor tė kėtij takimi, e qė ėshtė zoti Hysamedin Feraj, kampion i ri i ēėshtjes sonė kombėtare.

    Ajo qė na pikėllon tė gjithėve ėshtė kjo: “Skicė e mendimit politik shqiptar” e kemi nė mesin tonė, por jo krijuesin e saj, i cili, gjykuar nga parathėnia e veprės, ka harxhuar me qindra e mijėra netė pėr tė na e prezantuar nė gjenden e tanishme.

    Mungesėn e dr. Ferajt nuk mund ta plotėsoj askush dhe, mė sė paku ne qė jemi mbledhur kėtu. Megjithatė, jam i sigurt se, si inisiatorėt e kėsaj ndėrmarrjeje ashtu edhe ne tė tjerėt, e ndjejmė veten tė nderuar qė si zoti Feraj u bė shkaktar tė shihemi nė shoqatėn “BESA” tė Trelleborgut, dhe tė flasim pėr mendimin politik shqiptar.

    Duke qenė se jam humanist dhe gjuhėtar, nuk do tė marr guxim t’u mundoj me gjykimet e mia mbi librin qė e kam para vetes. Kjo thjesht nga fakti, sepse libri nė fjalė sapo ka arritur nė Suedi dhe, pėr shkak tė kohės kaq tė shkurtėr, unė nuk arrita qė “Skicė e mendimit politik shqiptar” ta lexoj me seriozitetin qė e meriton tė lexohet njė vepėr e tillė.

    Megjithatė, edhe si humanist, edhe si gjuhėtar, edhe si mėsues, po edhe si shqiptar, dua tė konstatoj se kurrė mė parė nuk na janė dashur libra tė kėtilla si kjo “Skicė e mendimit politik shqiptar” e dr. Ferajt.

    S’ka dyshim se populli ynė ka qenė ngushtė edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur njė e katėrta e shqiptarėve e lėshuan atdheun e tyre dhe u shpėrngulėn nė Itali (tė pėrmendim kalimthi se tokat ku u vendosėn shqiptarėt e asaj kohe ishin prona private tė feudalėve katallanė, pra spanjollė, tė cilėt mė me qejf ua lėshonin ardhacakėve shqiptarė se sa fshatarėve italianė).

    Populli ynė ka qenė ngusht edhe gjatė robėrisė osmane. Megjithatė, gjatė kėsaj robėrie tė gjatė, nga radhėt e veta i nxorri arkitektė si Sinani, pashallarė si Mehmet Aliun e Egjyptit, Aliun e Tepelenės dhe Bushatlinjtė e Shkodrės.

    Populli shqiptar ishte ngushtė edhe gjatė Kryengritjes sė Madhe, kur shumica e liderve tė tij, pos Hasan Prishtinės sė Madh, ia ngulėn thikėn prapa shpinės, por, megjithatė populli shqiptar ia arriti t’i sigurojė vetvetes gjysmėn e territorit tė vet etnik.

    Populli shqiptar ishte ngusht edhe gjatė Luftės sė Dytė botėrore, kur nuk e sumuan vetėm italianėt, gjermanėt, serbėt e bullgarėt por edhe sivėllezėrit e tyre, partizanėt shqiptarė.

    Populli shqiptar ishte ngusht edhe pastaj, gjatė diktaturės sė proletariatit, kur gjysma e kombit mbeti nėn robėrinė sllave dhe gjysma tjetėr mbeti nėn robėrinė greke.

    Megjithatė, ai kurrė s’ka qenė mė ngushtė se sot. Dikur ai goditej larg, nė trevat qė i kishin mbetur nė periferi, pra goditej nė margjina, kurse tani po goditet nė zemėr, nė kryeqytetin e Shqipėrisė dhe, shqiptarėt, pėrkundėr kapacitetit tė tyre intelektual e shpirtėror, janė katandisur nė njė moēal tė thellė.

    Pėr herė tė parė nė ecjen e tyre, ata kanė ēuar dorė nga atdheu, nga nderi, nga krenaria. Gjatė kėtyre 5-16 muajve qė shkuan, ata ndėrruan tri herė qeveri dhe tė tri herėt zgjodhėn kryeministra e qeveri joshqiptare!?

    Ja, ky ėshtė shkaku se pse na duhet libra si “Skicė e mendimit politik shqiptar” e dr. Hysamedin Ferajt. Them “libra”, sepse libri sido qė ta ketė emrin, e ka njė mesazh dhe nuk zėvendėsohet as me CD-pllaka, as me videokaseta. Libri ėshtė si kroi i mirė i bjeshkės, sa mė shumė qė tė pijmė, aq mė shumė na shtohet etja....

    Shkaqet, bashkėudhėtarė tė nderuar, se pse dr. Feraj e ka shtruar tezėn e tij si “skicė” e jo si diēka mė tė madhe, ėshtė ēėshtja irelevante. Kryesorja ėshtė se si ai i ėshtė qepur njė teme vendimtare dhe si autori, ashtu edhe ne, lexuesit e tij, e dijmė se mendimi i mirėfilltė politik shqiptar fillon me rilindasit: jeronim De Rada, Thimi Mitkon, Vaso Pashėn e Sami Frashėrin, dhe vazhdon pastaj me Faik Konicėn, Aleksandėr Drenovėn, Luigj Gurakuqin, Mit’hat Frashėrin, Shahin Kolonjėn, Fan Nolin dhe hasan Prishtinėn.

    Edhe pse ai zė fill para Lidhjes Shqiptarė tė Prizrenit, ky mendim fillon tė kristalizohet pas daljes sė Faik Konicės nė skenėn kulturore dhe politike. Ky personalitet i madh i kulturės shqiptare, nė fillim i afėrt me Ismail Qemalin pastaj armik i pėrbetuar i tij, arrin tė rekrutojė thuajse shumicėn e intelektualėve shqiptarė dhe i boton tė gjitha polemikat e tyre nė revistėn e paharruar, “Albania”.

    Qė nga kjo kohė, e deri nė agun e Luftės sė Parė Botėrore, mendimi politik shqiptar, edhe pse i gjymtė nė ecjen e tij, ėshtė relativisht i lirė dhe radikal. Ka aty artikuj kritik, ka polemika, ka reportazhe shoqėrore, ka thirrje pėr kryengritje, ka thirrje pėr paqė, ka sharje, ka fyerje, ka gjithēka.

    Kryesorja, ėshtė se aty njė jaz i madh qė i ndanė aktorėt e mendimit politik shqiptar nė dy blloqe kryesore, tė cilėt, me rrjedhėn e kohės, ndahen pastaj nė skėndėrbegas dhe vazalistė, nė sllavo-fil e turkofilė, nė zogistė e nolistė, etj.

    Kjo ecje vazhdon deri sa pėlcet Lufta e Dytė Botėrore. Me triumfin e Partisė Komuniste Shqiptare mendimi politik shqiptar rraset nė qivur dhe pėrfundon nė njė varrezėtė madhe, e cila na kujton varrezat e dikurshme egjyptiane, ku tė gjitha pllakat janė pa emėr e tė parėndėsishme me pėrjashtim tė obelisqeve perandorake qė janė shumė tė gjatė, shumė tė rrallė dhe shumė tė pakėt.

    Qė nga kjo kohė, pėr 45 vjet me radhė, nė hapėsirat e mendimit politik shqiptar vėrtiten si lugetėr Marksi, Engelsi, Vladimir Iliē Lenini, Stalini dhe Enver Hoxha. Tė futesh nė atė botė i papėrgatitur, ėshtė njė tmerr i vėrtetė. Por tė futesh nė atė botė me njė libėr, siē e kemi sot, ėshtė njėlloj si tė futesh nė njė strofull tė gjarpėrinjve me njė shkop nė dorė dhe, papra, me atė shkop, t’i godasėsh gjarpėrinjtė e tėrbuar.

    Ky detaj po ma kujton agun e viteve 60-tė kur unė sapo isha kthyer nga trevat e Kosovės Lindore dhe isha punėsuar si gazetar i Rilindjes. Banoja nė njė lagje tė re qė kufizonte me stacionin hekurudhor dhe ndaja banesėn me njė tė ri gjakovar, qė mė vonė do tė bėhej doktor i shkencave.

    Kolegu im simpatik e dėgjonte Radio Tiranėn natė pėr natė. Asnjė emision nuk e lėshonte dhe, saherė qė e gjente ndonjė artikull interesant, ma sillte nė gji. I lexoja ata artikuj me interesim tė madh, duke konstatuar se nuk dallonin aspak njėri prej tjetrit: tė gjithė fillonin me disa citate tė gjata tė klasikėve tė marksizmit.

    Herė pas here kėto citate zgjateshin nė disa faqe. Tė gjithė ata ishin tė ngjashėm me njėri-tjetrin si kokrat e qershive mes vete. Tė gjithė ata ishin shkruar me njė gjuhė, qė mua mė dukej mė e ngatėrruar se kinezēja. Mė nė fund ēova dorė prej tyre, gjė qė e dėshpėroi mikun tim.

    Njė shprehje e urtė popullore thotė sa vijon: kėshtu ėshtė kur kėrkon sy prej qorrit. Duke mos patur as mė tė voglėn ide sa ē’ka fshihej nė kutinė e Pandorės. Intelektualėt, studjuesit e politikanėt shqiptarė nga Kosova ranė nė kurthėn e Lėvizjes Antishqiptare dhe brodhėn me dekada nėpėr errėsirė.Gjithnjė duke pritur se qorri do t’ju jepte sy.

    Ndonėse kėtu nuk ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr tė ngritur atė temė, megjithatė, mund tė konstatojmė se ky gabim, kjo mjegullirė, ka qenė njė vetėvrasje e madhe politike.

    Tė bindur se tė gjithė ata artikuj qė i shkruanin cincarėt dhe loparėt e Dropullit janė kryevepra shkencore, me qindra e mijėra kosovarė ranė viktimė tė njė komploti tė madh.

    Flijuan rininė e tyre, flijuan familjen e tyre pėr tė mėsuar 45 vjet mė vonė se shkencat dhe premtimet qė u jepnin minoritarėt grekė, ishin qyfyre tė Nastradin Hoxhės. Ata as qė e kishin hallin e Kosovės, as qė e kishin hallin e trevave tė shkėputura prej saj.

    Halli i minoritarėve grekė e bullgarė ishte se si t’i qepen aparatit shtetėror shqiptar dhe ta shembin Shqipėrinė, pėr sė brendshmi, me themel.

    Tė nderuar bashkėatdhetar!

    Nė vitin 1984, pak kohė para se tė njihesha me z. Sabri Novosella, kisha marrė pjesė nė njė seminar qė do t’i shqyrtonte Lėvizjet Kombėtare nė botė. Gjatė atyre 14 ditėvesa zgjati seminari, pata rastin tė dėgjoj shumė ligjėrues tė njohur e tė panjohur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Argjentina, Brazili, Algjeria, Egjipti, India, Irani, Malejzia, Japonia dhe Kili.

    Tė gjithė ata zhvilluan tezat dhe mendimet e tyre rreth raporteve qė ekzistojnė midis familjes, fisit dhe kombit. Jo popullit, po kombit.

    Duke folur pėr lojalitetin e individit kundrejt familjes, klanit dhe kombit, thuajse tė gjithė ligjėruesit e cekėn se njė shoqėri ku individi e do mė shumė familjen se klanin, aty klani ėshtė i dobėt dhe shanset e tij pėr tė mbijetuar janė tė dobėta.

    Sa mė shumė qė zihen familjet, aq mė i rrezikuar do tė jetė klani. Thuajse e njėjta gjė vlen pėr kombin. Ata e cekėn se njė shoqėri ku individi e do mė shumė klanin e tij se kombin, aty kombi ėshtė mė i dobėt dhe shanset e tij pėr tė mbijetuar janė tė dobta.

    Nga sa po shohim sot, besnikėria e popullit shqiptar ka ngecur diku mes familjes dhe kombit. Shqiptarėt, tė indoktrinuar 45 vjet me radhė, janė shumė lojalė ndaj familjes sė vet, por pak ose aspak me kombin e tyre.

    Shqiptarėt nė pėrgjithėsi, janė shumė krenarė pėr ta mbrojtur nderin, por jo dhe kombin. Pas asaj qė pėrjetuan 50 vjet me radhė, shqiptarėt brengosen vetėm pėr fatin e barkut tė tyre. Tė gjitha atributet e tjera qė e bėjnė shtetin shtet, si patriotizmi, flamuri, krenaria kombėtare etj., janė ishuj tė panjohur nė gjeografinė e popullit shqiptar.

    Kėto janė, para disa nga aspektet qė duhet tė na shtyjnė ta lexojmė librin qė e kemi pėrpara. “Skica” e zotit Feraj mbėrthen mendimin politik shqiptar qė nga mosha e tij mė e vjetėr e deri nė ēastet e sotme, duke shtuar nė pjesėn e parė konceptet, metodat dhe teoritė ekzistuese rreth mendimit politik.

    Nė pjesėn e dytė autori i qaset ēėshtjes kombėtare dhe dy traditave kryesore qė kanė mbizotėruar nė hapėsirėn politike shqiptare. Kjo pjesė, pjesa kyēe e veprės, e trajton lindjen e nacionalizmave ballkanikė dhe relacionet e tyre me eksponentėt e nacionalizmit , pėrkatėsisht antinacionalizmit shqiptar.

    Nė pjesėn e tretė tė librit, dr, Feraj i qaset stalinizmit, sepse kjo ideologji ishte platforma mė e fuqishme e lėvizjes antikombėtare shqiptare.

    Pjesėn e katėrt tė librit autori ia kushtuar enverizmit, pjellės mė tė ulėt qė ka dalė nga stalla staliniste.

    Unė, Ramadan Rexhepi – Osmani, s’ka nevojė t’ju flas mbi dėmet qė i ka shkaktuar kjo ideologji antikombėtare. Rezultatet e asaj sėmundjeje ngjitėse po i shohim nė parlamentin shqiptar, nė studjot e TVSH-sė, nė faqet e shtypit qė po del nė Shqipėri, nė skafet, gomonet dhe fytyrat e atyre qė po e braktisin vullnetarisht atdheun e tyre dhe posaēėrisht, nė pullazet, shtėpiat dhe pronat e demoluara tė fshatarėsisė kosovare.

    Dhe nė fund, do tė dėhsiroja t’ua them nja dy fjalė rreth misionit tė kėtij libri nė Shqipėri, Kosovė e diasporė. Ashtu si na e ka nisur dr. Feraj “Skicė e menimit politik shqiptar” nuk ėshtė ndonjė abetare politike por njė vepėr shkencore.

    “Skicėn” e dr. Ferajt do ta lexojnė nja 200-300 intelektualė shqiptarė, por jo dhe ata qė kanė mė sė shumti nevojė pėr tė. Por kjo nuk guxon t’u demoralizojė as juve, as neve.

    Pėrkundrazi, kjo na obligon qė ta lexojmė mė mirė e mirė kėtė libėr dhe esencėn e tij, brumin e tij t’ia transemtojmė popullit me fjalė mė tė thjeshta nėpėr shoqata, nėpėr oda tė ndėnjes, por edhe nė takime politike.

    Pėr vete, dėshiroj qė ky libėr tė mos mbetet vetėm si njė libėr i rrallė i bibliotekės kombėtare, por tė jetė njė udhėrrėfyes nė tė ardhmen tonė.

    Lus grupin inisiator qė ta pėrurojė zotėri Hysamedin Ferajn pėr punėn e tij atdhetare dhe t’i dėshiroj atij jetė tė gjatė.

    Juve, nga ana tjetėr, u lus qė tė mos i kurseni ato 80 korona sa kushton ky libėr sepse, duke i ndihmuar shkrimtarėt tonė kombėtarė ne e forcojmė vetveten.



    Rrofshi sa malet, dhe mė falni nėse kjo fjalė e rastit doli si e gjatė!

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E pranoke vete qe ky qe paska shkrujt kete liber qenka antishqiptar. Por atehere zoti Sabri, aka Mr Dituria per cfare politike flet ky libri i mesiperm ? Shqiptari cfare duhet te nxjerri mesim nga ky liber nese ti e kategorizon tek pikepamjet antishqiptare ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Personalisht nuk njoh shqiptare qe e urrejne Skenderbeun, por e di qe ka shqipfoles muslimane qe shpirterisht ndjehen me afer Turqve/Bosniakeve/ndoshta Arabeve se sa me shqiptaret e krishtere, dhe e kan inat Skenderbeun. Ka mundesi qe keta te jene nga minoriteti turk i Kosoves/Maqedonise po ben vaki jane edhe shqiptare.
    Nuk mund te jene shqiptare King!! Nje shqiptare i vertet, ne enet e gjakut te te cilit, rrjedh gjak shqiptari, nuk e urren Gjergjin.
    Ata qe urrejne Gjergjin jane te shitur para lindjes se tyre...jane te perzier me lesh turku me crast kane trasheguar edhe ajetet turke.
    Mua s'me cudisin sjelljet antiskenderbe te turqeve. Askush dhe askund nuk lavderohet dhe nuk nderohet heroi i huaj nga i cili kane pesuar disfata te njepasnjeshme.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Disa fjalė me rastin e promovimit tė librit tė dr. Hysamedin Feraj: “Skicė e mendimit politik shqiptar



    Shkruan: dr. Zija Lleshi, Suedi





    Nė fillim dėshiroj tė pėrshėndes dhe tė falenderoj kryeredaktorin e revistės “Drita” kėtu nė Suedi, z. Shefki Oseku, pėr iniciativėn qė ka ndėrmarrė pėr promovimin e kėtij libri dhe ftesėn qė mė ka dėrguar me kėtė rast. Njėherit shprehi keqardhje qė autori i librit “Skicė e mendimit politik shqiptar”, dr. Hysamedin Feraj, nuk ėshtė i pranishėm sot kėtu, me shpresė se njė ditė do ta kemi nderin ta pėrshėndesim nė mesin tonė.

    Ky ėshtė momenti i shėnuar kulturor i cili na ka tubuar nė kėtė numėr tė madh dhe qė tregon se, derisa partitė politike shpesh pėrēajnė, kultura ėshtė ajo qė bashkon, madje kultura bashkon edhe atėhere kur diskutohet pėr vetė partitė dhe pėr mendimin politik.

    Libri i cili sot promovohet “Skicė e mendimit politik shqiptar” e autorit dr. Hysamedin Feraj, politolog, ėshtė njė vepėr shumė e rėndėsishme shkencore sė pari pėr vetė kėtė lėmi shkencore tė cilės deri tani na i ka munguar njė studim i tillė, por gjithashtu ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr vetė interesin e kombit tonė, meqė fati i kombit ėshtė aq shumė i lidhur ngushtė me kėtė lloj tė mendimit dhe me kėtė lloj tė tė menduarit.

    Unė jam i ftuar (350 km larg) dhe i prezentuar si fizikan, ēfarė edhe jam, qė sė bashku me tė ftuarit tjera dhe me tė pranishmit sot kėtu, tė gjithė bashkarisht ta bėjmė momentin sa mė tė shėnuar, kurse, unė librit do t’i referohem me disa fjalė si intelektual dhe personalisht e jo profesionalisht, thjeshtė pra si lexuesi mė i rėndomtė.

    Si fizikan mund tė them vetėm kėtė se libri nė fjalė ka njė vėllim tepėr tė madh (361 faqe) dhe njė densitet (ky nocion po ashtu fizik) gjithashtu shumė tė madh, nė kuptimin e mendimeve, tė ideve, tė fjalorit e tė shprehjes sė pasur tė autorit.

    Pėr nga pesha dhe pėr nga niveli autori nė kėtė vepėr shqyrton njė lėndė tepėr tė rėndė nė njė nivel shumė tė lartė shkencor prandaj, vetvetiu, kjo vepėr kėrkon njė analizė shkencore e profesionale shumė mė tė specializuar se qė mund ta bėjmė ne kėtu. Por si shqiptar i pėrvuajtur, si jeni ju tė gjithė, jeta mė ka imponuar dhe ka nxitur interesimin tim edhe pėr kėtė lloj literature duke me bindur pa mėshirshėm se nuk ka as bukė e as kripė, as ujė (po mendoj nė ato puse ku okupatori serb sot nė Kosovė po i hedh kafshėt tė cilat po i mbytė mė parė), as ajėr (gjithė ai kundėrmim nė Kosovė nga kufomat e shqiptarėve tė masakruar nga okupatori serb!), e asnjė lloj shkence tė mirėfilltė, pra, as matematikė e as fizikė pa liri dhe pavarėsi.

    Gjaku qė shqiptarėt sot po derdhin nė Kosovė nė luftėn pėr liri dhe pavarėsi ne, tė gjithė shqiptarėve, na ka imponuar qė temat politike tė shndėrrohen nė tema ditore numėr njė. Kėtė interesim po e nxit edhe mė tepėr ramja e komunizmit e cila e ka pėrforcuar edhe mė shumė nacionalizmin nė botė. Kėto fakte pa dyshim i ka pasė parasysh edhe vetė autori dr. Hysamedin Feraj, i cili nė pjesėn e parė tė librit paraqet teoritė dhe konceptet themelore tė mendimit politik pėr tė dėshmuar, nė radhė tė parė, metodat dhe vėshtrimin e vetė objektiv shkencor nė analizėn qė i bėnė kėtij mendimi, por nė anėn tjetėr, qė kjo paraqitje t’u ndihmojė lexuesve tė shumtė ta kuptojnė mirė, mė nė fund, edhe vet autorin, sidomos nė ato raste, nė tė cilat konkludimet e tij janė tė ndryshme, madje ndonjėherė edhe tė kundėrta me kuptimet dhe parafytyrimet tona, qė ėshtė ky njė takt i veēantė i autorit me tė cilin ai shpreh respektin e vetė ndaj lexuesit.

    Kjo vepėr qė, siē thotė autori, ėshtė rezultat i punės kėrkimore dhjetėvjeēare tė tij, me pėrjashtim tė njė kapitulli tė vogėl tė shtuar. Punimi nė fjalė, pra ėshtė teza e tij me tjetėr titull e mbrojtur (janar 1997) nė disertacionin e doktoraturės.

    Libri pėrmban edhe tri pjesė tė tjera: dy traditat themelore, stalinizmi si burim i enverizmit, enverizmi. Vet sasia e kėtyre temave tė numėrta, qė, nga ana tjetėr janė po ashtu shumė tė ndėrlikuara, tregon se autori i ka hyrė njė pune tejet tė vėshtirė dhe tė mundimshme shkencore e cila nė shumė aspekte ėshtė multidisciplinare.

    Faktikisht autori nė kėtė vepėr studjon dhe zbėrthen tėrėsinė e mendimit politik nė tė gjitha periudhat qė nga lindja e tij e deri te, inkluzivisht , enverizmi. Pas njė parapėrgatitje tė themeltė e tė gjatė, autori i qaset kėsaj pune kaq tė vėshtirė me seriozitetin mė tė madh tė njė hulumtuesi shkencor dhe me pėrgjegjėsinė mė tė madhe morale e njerėzore, si thotė vetė autori, “pėr idetė, qėndrimet, dhe interpretimet e parashtruara”.

    Nga kjo peshė e pėrgjegjėsisė, autori shumė mė herėt shkoqitet nga mėnyra e mėparshme e tė menduarit tė vetė dogmatik tė trashėguar e tė kultivuar nė mjedisin e vet shoqėror e politik dhe i afrohet mėnyrės sė re tė tė menduarit tė mpreftė kritik e racional me njė shikim tė rinjė tė distancuar e tė kthjelltė tė njė fuqie pėrdalluese tė re objektive. Shembė ai nė vete nga themeli kuptimet e idetė e veta, e madje, edhe mitet dhe idolet e veta tė vjetra (E. Hoxha) dhe filloi tė dyshojė nė ēdo gjė e tė kėrkojė argumente pėr ēdo gjė.

    Njė botė e tėrė e re tani u gjetė para tij. Filloi ai mė pastaj tė studjojė mendimin politik shqiptar qė nga lindja e tij dhe tė bėjė njė ndėrtim tė ri llogjik tė historisė sė ideve politike shqiptare pėr periudhėn gati njėmijėvjeēare i cili do tė ishte i qėndrueshėm nė kohė. Meqė i shembi tė vetat, me tė cilat edhe pse fuqishėm prapėseprapė nuk qėndroi gjatė i lidhur, autori nuk nguron t’i lėkundė apo edhe t’i shembė edhe shumė kuptime, parafytyrime madje edhe heronjtė e mite tona (Skėndėrbeu, A. Frahsėri, I. Boletini, P. Bogdani etj.).

    Mjafton qė ato tė mos pėrputhen me definacionin. Nė fakt, ideja e parė e autorit ishte ajo qė mė vonė mbeti e fundit, tė studjojė e tė gjejė pėrgjigje nė kėtė: a ėshtė enverizmi nacionalizėm shqiptar? Dhe, siē ngjanė jo rrallėherė nė shkencė, fundi e sjell studjuesin qė nė fillim, nė nisje tė ideve dhe rrymave tė para tė mendimit politik shqiptar, nė shek. IX.

    Nė studimet e deritanishme shkencore tė mendimit politik shqiptar ka pasė mosdije, paqartėsi e anarki vlersimesh, por ka pasė edhe forcė tė detyrueshme , argumentum baculinum (dėshmia me dajak). Asnjėherė mė parė nuk ka ngjarė e kundėrta. Dhe, pėrderisa politika dhe pushteti nuk do tė jenė nėn mbikqyrjen dhe kontrollin e rreptė tė vlerėsimit rigoroz tė shkencės dhe tė kulturės, mund tė thuhet se edhe mendimi politik nuk do tė jetė i lirė, e as studimi i kėtij mendimi, sikur qė nuk do tė jenė krejtėsisht tė lirė as Shqipėria dhe as shqiptarėt.

    Kjo bėn qė kjo vepėr dhe vepra tė tjera tė ngjashme tė reja tė jenė shumė tė kėrkuara nga lexuesit. Sepse nuk ėshtė vetėm “shkolla ajo qė na mėson” (F. L. fq. 331), por, pasi individėt t’i kenė kryer tė gjitha nivelet shkollore janė vetė kėta njerėz ata tė cilėt duhet ta mėsojnė shkollėn dhe ta reformojnė atė, qoftė edhe atėhere kur ėshtė fjala pėr mendimin politik shqiptar.

    Ndėr veēoritė kryesore tė kėtij libri konsideroj kėtė fakt, pra, se ky nuk ėshtė libėr i dalur nga kabinetet apo laboratoriumet partiake tė mendimit dogmatik, tė cilat si tė vetmet ekzistonin deri tani, dhe as nuk ėshtė ndonjė trajtim folklorik apo literar i ēėshtjes kombėtare, me tė cilat po ashtu, janė ngopur lexuesit, por ėshtė produkt i njė mendimi tė lirė dhe racional tė lartė shkencor dhe rezultat i njė analize tė thellė tė ēėshtjeve nė shqyrtim, tė studjuara pėr herė tė parė nga ky kėndvėshtrim nė tėrėsinė kohore tė tyre njėmijėvjeēare.

    Pėrsos kėsaj libri paraqitet nė njė kohė tė konflikteve dhe furtunave partiake me gjakderdhje nė Shqipėri nė luftėn pėr pushtet, prandaj ėshtė mirė qė pėr tė kaluarėn tė flitet me argumentin e shkencės dhe tė bėhet me dije pėrgjegjėsia para historisė se, nė mos jo sot, atėhere gjithėsesi jo mė larg se nesėr, kėshtu, me argumente e fakte shkencore do tė flitet pėr tė sotmen.

    Nė kėtė aspekt, nga e sotmja e lexuesit dhe nga e djeshmja autori i librit sfidon dhe do tė zgjojė lavdata e debate tė ashpra, kritika e polemika tė rrepta, do tė ketė pėrkrahje dhe kundėrshtime, do tė ketė qasje tė ndėrshme shkencore sikur edhe politizime dhe pėrpjekje pėr shfrytėzim pėr interesa partiake. Por, para sė gjithash, ky libėr gjithsesi do ta nxitė dhe do ta avancojė fuqishėm mendimin politik shqiptar, nė bazė tė metodės “me libėr kundėr librit”, si metodė e vetme akademike e lejueshme dhe e pranueshme, qė ėshtė edhe njė vlerė tjetėr e veēantė e kėtij libri drejt begatimit tė trezorit shkencor me kėsi lloj vepra.

    Nacionalizmin kėtu autori e trajton nga definicioni i Ernest Gellnerit tė zgjeruar nga Hobsbaum. Sipas Gellnerit “nacionalizmi ėshtė parim politik sipas tė cilit njėsia politike duhet tė jetė kongruente me njėsinė ndėrkombėtare”.

    Kėtė definicion Hosbaum e pasuron duke e zgjeruar dhe duke e trajtuar kėtė parim si parim kryesor politik, parim mbi tė gjitha parimet. Nacionalizmi shqiptar nė kėtė vepėr njėherit ėshtė edhe objekt i studimit edhe instrumenti kryesor i autorit me tė cilin kriter ai analizon dhe vlerėson deri nė imtėsitė mė tė vogla si dhe klasifikon mendimin politik shqiptar e madje kuantifikon distancėn nė mes rrymave politike shqiptare (fq. 188).

    Tėrė mendimin politik shqiptar gjatė historisė njėmijėvjeēare autori e shikon tė ndarė nė dy tradita themelore tė dallueshme qartė njėra-nga tjetra: 1.) tradita e bashkėpunimit me sundimtarėt fqinjė ballkanas sllavė e grekė kundėr sundimtarėve tė tjerė jashtėballkanikė, dhe 2.) tradita e bashkėpunimit me popujt jashtėballkanikė kundėr sundimtarėve ballkanas, sllavė e grekė.

    Kjo ėshtė teza bosht e me kryesore e autorit, i cili mandej nė kėto dy vertikale historike klasifikon dhe bėn gjashtė prerje horizontale sipas periudhave tė ndryshme vendimtare historike qė nga shekulli IX deri nė shekullin XX – gjashtė ndarje tė mėdha siē i quan autori.

    Secila prej kėtyre ndarjeve, nė bazė tė ideve dhe sjelljeve qė pėrmbajnė i takon njėrės apo tjetrės traditė. Nė ndarjen e gjashtė autori fut bashkarisht nė tė njėjtin grup zogistėt, nolistėt dhe komunistėt (kėta mė sė paku duronin njėri-tjetrin) pėrballė rrymės tjetėr, rrymės irredentiste qė ėshtė nacionaliste e pastėr.

    Nė shekullin e XIX nga kėto dy tradita lindėn rrymat e ndryshme politike qė u quajtėn “serbofile” e “grekomane” si dhe ato “turkomane” e “nacionaliste” shqiptare. Shqiptarėt pėr shkak tė pozitės sė tyre gjatė historisė kanė pėrjetuar shumė okupime.

    Karakteristikat kryesore tė okupuesve shqiptarė gjatė shekujve autori i ka shkoqitur dhe i ka pėrpunuar jashtėzakonisht mirė dhe nė bazė tė tyre dr. Feraj parashtron tezat kryesore tė tij.

    Sipas dr. Feraj, Perandoria bizantine krahas konvertimit tė dhunshėm nė besimin nė kishė tė lindjes, sllavizonte dhe greqizonte brutalisht shqiptarėt dhe kėshtu kėrcėnonte vet ekzistencėn e shqiptarėve. Ndėrkaq Perandoria Osmane sillte Islamizmin, por nuk asimilonte shqiptarėt. Pėrsos kėtyre sy dallimeve nė sferėn shpirtėrore e ekzistenciale dallim i madh i okupuesve ishte e dhe nė sferėn e ndėrrimeve demografike.

    Perandoria Romake dhe Perandoria Osmane ishin tranzite, ndėrsa sllavizimi ndėrronte strukturėn kombėtare dhe vendosej pėrgjithmonė nė trevat ballkanike. Nė kėtė situatė, shkruan dr. Feraj, shtrirja e Perandorisė Osmane nė Ballkan e ka ruajtur substancėn etnike shqiptare, pėrkundėr tė kėqijave tė tjera qė i ka shkaktuar.

    Kjo situatė e pėrhershme e shqiptarėve nė mes tė rrezikut nga zhdukja masive qė nga koha e bizantit, tė cilės sė pari ortodoksonin dhe mė pastaj sllavizonin dhe greqizonin, dhe Perandorisė Osmane, si mė pak e rrezikshme, prandaj edhe mė e pranueshme, ėshtė njėherit edhe “metafizika” politike e shqiptarėve. Sepse, sipas dr. Feraj, shqiptarėt asnjėherė nė histori nuk janė ndodhur nė situatė pėr tė zgjedhur nė mes tė mirės dhe tė keqes, nė mes lirisė dhe pushtimit , por vetėm nė mes tė keqes dhe tė keqes mė tė vogėl.

    Nga kjo autori nxjerrė guximshėm tezėn, nė fillim paradoksale, se tė gjithė shqiptarėt nacionalizmi nuk ka lindur nga lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesit, veēse ka lindur nga bashkėpunimi me pushtuesit, por me atė mė pak tė rrezikshėm, pra me armiqtė dhe pushtuesit jashtėballkanikė kundėr armiqve dhe pushtuesve asimilues ballkanas sllavė e grekė, me synimin qė nė fund tė lirohemi nga tė gjithė pushtuesit.

    Edhe pse idetė e para pėr nacionalizmin dhe pėr kombin shqiptar hasėn nė shumė dokumente e shkrime publicistike te Rilindasit, sipas autorit themelues qė paraqitėn nė mėnyrė sistematike dhe programatike e metodologjike idenė e kombit dhe vetėdijen nacionaliste shqiptare janė Pashko Vasa (ish-guvernator i pėrgjithshėm i Libanit) nė dy essetė e tij “Shqypnia dhe shqyptarėt” (1879) dhe “E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt” (1879) si dhe Sami Frashėri nė essenė “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė jetė?” njėzetė vjet mė vonė.

    Pas pavarėsisė sipas nacionalizmit shqiptar, shteti shqiptar kondicionohet dhe nuk do tė mundet tė forcohet politikisht e as tė zhvillohet ekonomikisht pa u bashkuar edhe me pjesėt e tjera tė kombit edhe tė territorit shqiptar. Prandaj nacionalizmi shqiptar ka pėr parim kryesor politik veprimtarinė politike, duke pėrfshirė edhe luftėn e armatosur, ky i fundit kriter mė dallues i tij, pėr tė realizuar pėrputhjen e kufijve tė njesisė politike me njėsinė kombėtare.

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un prap se marr vesh pse ky perserit pjese here pas here. Cna ka gjet. Sajo ndonje rrene te ndryshme cdo here te pakten. Me postime te tilla nuk mund te besh dot debat ne asnje vije llogjike. Nese ka nje fare kuptimi debati Skenderbeu Katolik-Orthodhoks a ku di un, debate te tilla mbi Skenderbeun e Fan Nolin apo figura te tjera qe jane BOSHTI i shqiperise nuk ka kuptim te besh debat ishin antikombetar apo jo.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pas leximit tė “Skicė e mendimit politik shqiptar”, ky respekt mė ėshtė forcuar edhe mė. E them me plot gojėn qė “Skicė e mendimit politik shqiptar” ėshtė njėra ndėr punimet mė sfiduese dhe mė interesante qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė lėmin e politologjisė shqiptare.

    Tri syresh janė vlerat parėsore tė “Skicė e mendimit politik shqiptar” tė zotit H. Feraj.

    Sė dyti, gjuha: formulimi konciz i zotit Feraj te “Skicė e mendimit politik shqiptar” i ka qėruar gjithandej me konsekuencė tė gjitha ngarkesat ideologjike, krahinore e religjioze, e besa edhe ato kuazipatriotike e folklorike, qė shfaqen ende, si sėmundje e pėrzgjatur foshnjėrie, te politologjia shqiptare.

    Sė treti, guximi dhe qasja shkencore pa kompromis. Te Hysamedin Feraj nuk ka mėshirė pėr lopėt e shenjta, gjatė ndėrtimit tė modelit tė vet kuptimor, i cili shkon diametralisht kundėr tė gjitha pėrsiatjeve tė derisotshme zyrtare dhe gjysėm zyrtare tė shqiptarėve rreth vetvetes zoti Feraj nuk zbrapset as para tabuve mė tė paprekshme tė shoqėrisė shqiptare.

    Kėto tri vlera, nė kombinim, e kthejnė “Skicėn e mendimit politik shqiptar” nė domosdoshmėri kategorike pėr kėdo qė synon tė formojė mendim tė plotė pėr historinė e idesė politike te shqiptarėt.

    “Shembulli qė e qartėson me kthjelltėsinė mė tė madhe kėtė kuptim tė termit serbofil ėshtė Isa Boletini..... Isa Boletini ėshtė rasti mė i dokumentuar i zbatimit tė programeve politike serbe e malazeze ndaj shqiptarėve si vegėl e lojtar i lojės politike tė qeverive serbe e malazeze ndaj shqiptarėve.... (fusnota, fq. 124).

    Ose: “Skėndėrbeu, Pjetėr Bogdani etj., u ndodhėn jo thjeshtė krahas Perėndimit, por krahas sllavėve, krahas serbėve e rusėve, krahas armiqve kryesorė sipas konceptit nacionalist shqiptar, nė luftė kundėr Perandorisė osmane” (fusnota, fq. 83).


    Ose, ca mė mirė: “..... Skėndėrbeu....., nuk ishte luftėtar i vėėrtetė pėr liri kundėr tė gjithė pushtuesve, por pėrkundrazi, ishte i prirė pėr bashkėpunim me pushtuesit mė tė rrezikshėm, pushtuesit sllavė, kundėr njė pushtuesi tjetėr, pushtuesit osman....” (fusnota, fq. 84).

    Teza kaq provokative nuk janė thėnė kurrė nga ndonjė studjues shqiptar. .
    Studiues Shqiptar????? Feraj? Nje ferre eshte ky, por pa gjemba. Sepse cdo shqiptar me nje pike gjaku shqiptari pallavra te tilla sensaciolizmi i shumezon me zero. Isa Boletini, Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani jane armiq? (Se po the u ndodhen krahas armiqve, dmth jane armiq.) Dhe sa per informacionin e ferres, emri eshte GJERGJ KASTRIOTI, Skenderbeu eshte nje titull i dhene nga otomanet, dhe me ate titull ua nxorri syte Gjergji per 25 vjet.

    Ky "pseudo-historiani" jo-shqiptar ka kaq gabime historike dhe mekate nacionaliste ne shkrimin e tij, sa nuk di ku t'i kap e ku t'i le. Por po kapem shpejt e shpejt me nje thenje te tille, qe shqiptaret nuk zgjodhen te keqen e vogel, dmth pushtimin nga nje perandori pa efekte shkombetarizimi, por preferuan te keqen e madhe, dmth ambicjet e fqinjeve. Injoranca e ketij aludimi nuk ka kufi. E para e punes, kategorikisht nuk eshte e vertete qe Gjergj Kastrioti, apo Pjeter Bogdani, apo Isa Boletini ndermoren akte te tilla, perkundrazi. Por c'eshte me kryesorja ky individ nuk e ka idene e organizimit te P.O, dhe aq me keq konsekuencat qe pesoi Ballkani, dhe me specifikisht, Shqiperia si rrjedhoje.

    Perandoria Otomane nuk kishte nje identitet kombetar, por ishte theokraci islamike. Si e tille baza e kodit ligjor zyrtar i Perandorise ishte Sharia. Eshte per kete arsye qe identitetet perkatese nacionaliste nuk i interesonin perandorise. Popullesia e perandorise u nda ne zimmis (qe do te thote mbrojtje per jo-myslymanet, te krishteret dhe cifutet, per sa kohe sa ishin dakort te pranonin dominimin e Islamit, te paguanin taksat dhe te kishin nje status ligjor dhe social inferior ne krahasim me myslymanet.) Disa nga ligjet diskriminuese ishin permasat te pri-aprovuara te objekteve fetare (me te vogla se ato myslymane), stili, ngjyra dhe tekstile perkatese per veshjen e popullesise jo-myslymane.

    Zimmis nuk u lejohej te mbanin kuaj apo arme. Dhe per me teper, ne gjyqe te ndryshme, deshmia e nje zimmi ishte ne nje pozite te disfavorshme ne krahasim me ate te nje myslymane. (Keto ishin rregullat e perandorise.)

    Zimmis u ndane ne millete, qe do te thote komb fetar. Mileti Orthodoks, (me i madhi ne numer nga jo-myslymanet) mileti cifut, dhe mileti armenian (qe kishin Patriarkun e tyre ne Konstandinopole, dhe nen kete milet binin dhe katoliket e perandorise.) Myslymanet ishin de facto milleti i katert. Ishte pikerisht kjo ndarje ne linja fetare e Ballkanit (specifikisht) qe pati shume pasoja, per me teper negative per Shqiperine. Mileti ishte nje term ku ethniciteti nuk luan rol, por thjesht nje kualifikim fetar i popullesise. Si rrjedhoje, me kalimin e kohes, te pakten ne Shqiperi, popullesia orthodokse (grekofone dhe albanofone) kategorikohej si greke, nga e cila vuajme problemet qe kemi sot kur bie fjala per ceshtjen e Epirit. Gjithashtu, gjate shkembimit te popullesise pas luftes se pare Boterore, shqiptaret orthodoks te Camerise nuk u debuan, apo u shkembyen, por ishin camet myslymane (qe nga vendasit apo nga vete perkufizimi i perandorise ishin aka turq) qe vuajten.

    Nuk dua te vazhdoj me gjate per jenicerizmin dhe te tjera efekte te perandorise. Por dua te them kaq, qe kur perendimi (pas luftrave 30 vjecare fetare) vendosi ne Traktatin e Westfalise krijimin e identiteteve kombetare ne Europe jo vetem ne baze te fese (Perandia e Shenjte Romane) por ne baze te ethnicitetit perkates, dhe atribute te tjera te perbashketa ekonomike, sociale, historike dhe kulturore, ne nje kohe kur nocioni komb-shtate lindi dhe mori krahe ne Europe, shqiptaret ishin "pis-milet." (Eshte disi ironik fakti qe Konferenca e Lezhes se Gjergj Kastriotit ishte thelbesisht e ngjashme me Traktatin e Westfalise dhe 200 vjete me pare.)

    Une mund t'i fal perandorise otomane perdhunimin, vrasjet, djegjet, rrembimin e djemve per t'i bere jenicere, taksat e dreqi me te bire, por nuk do te falja kurre erresiren 5-shekullore te Shqiperise (dhe Ballkanit) nderkohe qe Europa mori krahe gjate Rilindjes, Iluminizmit, dhe revolucioneve te tjera (ekonomike dhe ideologjike.) Nderkohe qe mesjeta (quajtur ndryshe "Dark Ages") e Europes fillon fundin e saj ne shek. 13, Mesjeta (koha e erret) e Shqiperise fillon fundin ne 1912, ne Nentorin e Dyte, ku Ismail Qemali ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit, kur ai i dha krahe serish shqiponjes, edhe pse nje shqiponje e lodhur ndershekuj, kur ai i dha jete endres se shqiptare, per te shqyer zinxhiret e roberise otomane.

    Ti Sabri, i sjell me endje te madhe keto lloj artikujsh anti-shqiptare. Ke mbushur forumin me teza te tilla, ashtu si tek helmi qe ke derdhur tek tema e Nolit.
    Ky eshte paralajmerimi i dyte dhe i fundit. Nqs vazhdon te sjellesh ne forum plehra te tilla, do perjashtohesh. Ky eshte forum shqiptar, idete dhe shkrimet e tua perbejne ne thelb apostasi te shqiptarizmit, dhe per kete nuk do tolerohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 21-04-2006 mė 15:22

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Shum bukur ke fol Lioness.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    “Zoti zbriti pėr tė parė qytetin dhe kullėn
    (e Babelit) qė kishin ndėrtuar njerėzit dhe tha: -

    “Kėta tė gjithė, pra, janė njė popull dhe flasin

    njė gjuhė tė pėrbashkėt ..... tė zbresim dhe tė

    ngatėrrojmė gjuhėn e tyre qė ata tė

    mos e kuptojnė njėri – tjetrin”.



    Libri i Zanafillės. 11-5,6.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 17:35
  2. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:19
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •