Ne rradhe te pare pershendes hapesin per temen sepse me duke shume interesante. Pastaj deri diku i bashkohem arsyetimit te Dodonit qe me duket me rrjedhe llogjike. Skenderbeu si figure pa fshehur te verteten duhet te themi se eshte fryre nga romantiket e Rilindjes dhe eshte veshur me tipare te per te cilat e bejme te denje ta quajme "Hero Kombetar". Pa marre parasysh rrrjedhimet e luftes se tij besoj se kjo figure kombetare meriton nderimet e gjithesecilit sepse mbronte nje kauze te drejte: Luften per pavaresi. Jo vetem kaq po ai edhe lufton per kete kauze dhe del fitimtar.Rrjedha logjike e ngjarjeve me pas i ul vleren praktike luftes se tij por paraqet me se miri karakterin e shqiptareve. Zgjodhi luften kundrjet nenshtrimit, kjo e ben te denje per titullin e sotem qe ka si heroi yne. Tiparet me te mira te shqiptareve pasqyrohen pikerisht te ai, mgjse historia e tij eshte pare nen kendveshtrimet e autoreve te ndryshem qe kane shkruar per te. Marin Barleti perkrah vendimet e Kastriotit kundrejt Venedikut duke e kufizuar romanin e tij ne kete prizem. Ndersa Naimi e sheh si hero te vertete duke i veshur tipare tipike per shkrimet e Rilindasve ne ate periudhe.
Ne kohen qe ka luftuar Skenderbeu sapo kishte rene Kostandinopoja, turqit e gjeten rrugen te hapur deri ne kufijte e vendit tone. Me arsyetimin e kohes qofte dhe nje keshtjelle kishte vlera aq te medha per njerezit brenda saj sa ia vlente te luftonin per ta mbrojtur. Nuk mund ta leshonin me kushte perballe okupatorit osman. Kjo ishte llogjika e kohes te ciles iu vu per ta mbrojtur Skenderbeu. Se si do te ishte rrjedha e ngjarjeve nese ai do te ishte dorezuar kete nuk mund ta dime. Une dua te shoh dhe vazhdimesine e vepres se tij ne vitet ne vazhdim. Keshtjella e Shkodres ra e fundit, ndoshta kjo eshte nje arsye pse ne rrethinat rreth ketij qyteti popullata mbrojti dhe vleresoi fene e zakonet e zones. Vendi yne i pare gjeografikisht nuk eshte i lehte per tu pushtuar. Ka zona te thella malore ne te cilat cizmja e ushtarit shkon me veshtiresi e jo me vula e vezirit. Kjo eshte arsyeja pse disa zona te thella ne jug e veri arriten te mbanin nje fare autonomie. Duke qendruar te vazhdimesia e vepres se tij shume vjet me vone pashallare shqiptare duke filluar nga Karamahmut pashe Bushati e deri te Ali pashe Tepelena u frymezuan nga ky hero per bashkimin e trojeve shqiptare. Mos harrojme se me Skenderbeun kishim per here te pare nje shtet te konsoliduar nen drejtimin e nje udheheqesi te vetem. Kjo nuk eshte gje e vogel sepse ambicja e pashallareve shqiptare te viteve 1800 kerkonte te ndiqte kete rruge, ribashkimin e trojeve shqiptare duke marre si shembull arritjen e Skenderbeut. Pervec kesaj shqiptaret fituan identitet ne Evrope, madje dhe prestigj. Ne kohet e sotme kjo do te mund te ishte shfrytezuar nese do te ngulmonim ta ruanim kete identitet.
Me pushtimin osman identiteti yne kombetar ne mos humbi u venit. Ishte pikerisht pushtimi i gjate osman ajo gje qe e bente Bismarkun te deklaronte se Shqiperia eshte vetem term gjeografik. Nese nuk do te luftonim me Skenderbeun ne krye e nese nuk do te kishim nje shtet te konsoliduar c'fare do na mbetej pas pushtimit te turqve? Gjithe fqinjet rreth e rrotull do e kishin me te lehte per te na coptuar. Vepra e Skenderbeut eshte e madhe ne te mungon vetem vazhdimesia, nese do ta kishim kete atehere do te flisnim ndryshe.
Krijoni Kontakt