Letra nė ēantėn e qėndisur
Gustav Floberi e takoi pėr herė t ė parė Loise Colet nė vitin 1846, kur ajo po pozonte nė studion e skulptorit
Jems Pradier, nė Quai Voltaire. Duket se mes tyre kishte shkrepur njė shkėndijė. Njė dite pas takimit, Floberi dhe Colet, bėnė njė shėtitje tė gjatė nė Bois de Boulogne. Dhe mė pas, njė darke nė apartamentin e saj, ku ai kaloi natėn. Ajo ishte njė natė e veēantė pėr ta, njė natė qė i lidhi fort pas dashurisė, lidhje qė zbuloi pėr adhuruesit e lėrsisė vite mė vonė njė varg letrash ku shfaqet bota e pazakontė e njė shkrimtari tė madh.
Letrat qė Flober i shkroi Louise Colet ruajnė kujtimet e njė dashurie tė pamundur pėr ta jetuar, pėrpirė nga ndjenjat e ndezura tė dashurisė dhe pasioni i shkrimtarit pėr artin e tė shkruarit.
Shkrimatri i tregon mikeshės sė tij tė zemrės brengėn e dashurisė, i rrėfen fshehtėsitė dhe drithėrimat e shpirtit qė dashuron, vėshtirėsitė qė ai has gjatė shkrimit tė Zonjės Bovari, vuajtjet dhe nganjėherė edhe zhgėnjimet nga miqėsitė, fryma e kohės dhe nga jeta nė tėrėsi. Nė letėrkėmbimet e tij shpėrfaqet autori, pėrshkruhet qenia e tij me pėrjetime tė brendshme mė shumė se sa dukje dhe shpallje tė jashtme nė publik.
Gjithashtu mes rreshtave shkrimtari gjen arsye pėr tė shkruar mbi punėn, udhėtimet, projektet, miqėsitė, konceptet mbi letėrsinė, vėshtirėsitė e artit tė tė shkruarit, si dhe na jep portrete tė shkrimatrėve bashkėkohorė me tė.
Letrat e tij janė njė pasuri e madhe, lartėsia e mendimit qė ato shprehin, spontaniteti dhe stili, e bėjnė kėtė letėrkėmbim njė nga mė tė bukurit e letėrsisė.
Flober, i cili nuk besonte nė gjininė letrare, mendonte se durimi dhe kėmbėngulja mjaftonin pėr tiu kushtuar punės sė gjatė e tė vėshtirė tė shkrimtarit. Nė kėtė mėnyrė ai i largohej traditės sė shkrimatrit tė frymėzuar. Le ti ruhemi asaj pėrndezjeje qė quhet frymėzim, ku hyn mė shumė shqetėsim njerėzor sa sa forcė muskulare.., shkruan Flober nė njė prej letrave tė tij, tė cilat janė pėrmbledhur nė njė libėr, i sjellė nė shqip me titullin Letra dashurie me perkthimin e Adriana Koxhajt, botuar nga shtėpia botuese Ideart.
Prej tij kemi shkėputur kėto tre letra, qė po i botojmė nė faqet letrare tė Milosaos me lejen e botuesit, Arjan Leka.
E martė mbrėma, mesnatė, 4 Gusht 1846.
Njė gjysmė dite mė parė ishim ende tok; dje, si tani, tė mbaja nė krahėt e mi a e mban mend?
Sa larg mė duket! Sonte nata ėshtė e ngrohtė dhe e butė; poshtė dritares sime lisi i madh prej erės fėrgėllon, unė kokėn ngre dhe shoh hėnėn tek soditet pėrmbi lumė. Tani qė po tė shkruaj papuēet e tua tė vogla i kam kėtu, para syve, i vėshtroj. U mbylla brenda dhe krejt i vetmuar sapo rregullova gjithēka tė dhuruar prej teje; letrat e tua i kam nė ēantėn e qėndisur, do ti lexoj pėrsėri sapo tė mbyll letrėn time. Nuk desha tė kėpus nga fletėt e mia; ato janė tė zbukuruara anash me ngjyrė tė zezė; asgjė e trishtuar most ė ardhtė prej meje! Veē gėzim do tė desha tė tė ngjallja dhe me lumturi tė patrazuar dhe tė parreshtur tė tė rrethoja, si shpėrblesė pėr gjithēka qė mė ke falur me dashurinė tėnde fisnike. Druaj mos dukem i ftohtė, i akullt, egoist, dhe vetėm Zoti e di se ēpo mė ngjet kėtė ēast. Sa kujtime ! dhe sa ėndje ! E sa tė bukura qenė ato dy shėtitjet tona me pajton, sidomos ajo e dyta nėn shkrepėtima! Sjell ndėr mend ngjyrėn e pemėve, ndriēuar prej fenerėve, dhe lėkundjet e karrocės; ne qemė vetėm pėr vetėm, tė lumtur. Sodisja pamjen tėnde nėpėr natė; dhe shihja edhe pse qe errėsirė; sytė e tu ndritnin gjithė fytyrėn. Mė duket se po shkruaj keq; Ti do ta lexosh ftohtė; spo shkruaj asgjė nga ato qė dua tė tė them. Frazat e mia pėrpiqen si psherėtima; pėr ti kuptuar duhet mbushur ai boshllėk qė ndan njėrėn nga tjetra; do ta bėsh apo jo? A do tė ėndėrritėsh pas ēdo shkronje, pas ēdo shenje shkrimi? Si unė, qė duke vėshtruar papuēet e tua bojė kafe pėrfytyroj lėvizjet e kėmbėve tė tua tek i veshin ato shamia ėshtė ende brenda [ ]
Nėna mė priste te stacioni; ajo qante tek mė shihte duke ardhur. Ti qaje tek mė shihje duke ikur. Tė mjerėt ne, smund tė lėmė njė vend pa shkaktuar lotė nė tė dy kahet. Sa grotesk i errėt. Kėtu gjeta sėrish lėndinat e blerta, drurėt e lartė dhe ujin qė gurron ashtu si kur u nisa. Librat e mi i gjeta tė hapur aty ku i lashė; asgjė ska ndryshuar. Na vjen turp prej natyrės; Qetėsia e saj pikėllon krenarinė tonė. Tek e fundit, le tė mos mendojmė as pėr tė ardhmen, as pėr ne tė dy, as pėr gjė tjetėr. Tė mendosh, do tė thotė tė vuash. Le tė na marrė era e zemrės sonė, pėrsa kohė ajo do tė ngrejė velat; le tė na shtyjė si tia ketė ėnda dhe sa pėr pengesat punė e madhe! Do ta shohim
[ ] Sapo u ndamė, teksa largohesha, mendimi im drejt teje fluturonte. Ai rendte mė shpejt se tymi i lokomotivės qė linim pas (krahasim gjithė pasion, falmė qė po tė shkruaj kaq pak). Hajde tani, shpejt njė puthje, e di ti se si, nga ato qė thotė Aristoteli, edhe njė, edhe njė tė puthur tjetėr, pastaj nė gushė, aty ku mė pėlqen mua, mbi lėkurėn tėnde tė butė, mbi gjoksin tėnd, ku zemrėn time vė.
Lamtumirė, lamtumirė.
Po tė dėrgoj gjithė dashurinė time qė ti do.
E shtunė, 8 Gusht 1846.
Qė nė ēastin kur i thamė shoqi-shoqit tė dua, ti pyet veten se nga vjen stepja ime pėr tė shtuar"pėrgjithmonė". Pėrse? Ja qė unė parashoh tė ardhmen; para syve mė del gjithmonė kundėrteza. Kurrė s'kam parė njė fėmijė pa menduar se ai do tė mplaket, as njė djep pa menduar njė varr. Soditja e njė gruaje lakuriq mė bėn tė ėndėrroj skeletin e saj. Kjo bėn qė shfaqjet e gėzueshme mė trishtojnė ndėrsa shfaqjet e trishtuara mė prekin disi.Qaj tepėr pėrbrenda qė tė derdh lotė pėrjashta; njė lexim mė prek mė shumė se njė fatkeqėsi e vėrtetė.
Kur kisha familje shpesh pata ururar tė mos e kasha, pėr tė qenė i lirė, qė tė jetoja nė Kinė ose te njerėzit e egėr. Ani qė nuk e kam mė vjen keq dhe kapem pas mureve, ku hija e saj ende ka mbetur. Tė tjerė do tė krenoheshin me dashurinė qė ti mė fal, sedra e tyre do tė kėnaqej dhe egoizmi i tyre prej mashkulli do tė dėfrente deri te skutat mė tė brendshme; po zemra mė kėputet pasi kalojnė ēastet e vluara; sepse i them vetes: Ajo mė dashuron ndėrsa unė; qė e dashuroj gjithashtu nuk e dua aq; Sikur tė mos mė kishte njohur, do t'ia kisha kursyer gjithė lotėt qė ajo derdh! Falmė pėr kėtė, nė emėr tė gjithēkaje qė ke bėrė qė unė tė shijoj dehjen.
Por parandiej njė fatkeqėsi tė madhe pėr ty. Kam frikė se mos zbulojnė letra te mia, se mos merret vesh gjithēka. Dėshpėrohem pėr ty.
Kėtė muaj do tė vij tė tė takoj, do tė rri njė ditė tė tėrė. Pa u mbushur dy javė, madje dymbėdhjetė ditė do tė jem i yti. Sapo Fidiasi tė mė shkruajė, unė do tė vrapoj; kėshtu e kemi lėnė. A i shkoi zemėrimi, tė mirit Fidias? A e mori vesh domethėnien e dhuratės? Mundohu ta kuptojė se ia bėmė pėr tė qeshur dhe ėndėrruar, si dhe pėr t'i kthyer pak kėnaqėsi nga ajo qė ai na ngjalli.
[ ]Ēfarėdo qė thonė, nė thelb tė natyrės sime ėshtė akrobacia. Nė fėmijėrinė dhe rininė time ndieja njė dashuri tė shfrenuar pėr skenėn. Ndoshta do tė isha aktor i madh sikur zoti tė mė kish lindur mė tė varfėr; Edhe tani mbi gjithēka dua formėn, mjaft tė jetė e bukur dhe asgjė mė tepėr. Gratė me zemėr tė zjarrtė dhe shpirt tejet tė veēantė nuk e kuptojnė kėtė fe tė bukurisė, qė lė mėnjanė ndjenjėn. Atyre u duhet shkaku, qėllimi. Ndėrsa unė admiroj xhinglat njėsoj si arin. Poezia e xhinglave ėshtė madje mė e epėrme nė trishtimin e saj. Nė botė, pėr mua, ka veē vargje tė bukur, fraza tė mirėthurura, tė melodishme, me kumbim tė ėmbėl, perėndim tė bukur tė diellit, ndriēim tė hėnės, peizazhe tė ngjyruara, statuja antike dhe koka tė theksuara. Pėrtej, asgjė. [ ]
Ora shėnoi 11 e natės. Lamtumirė, po e mbyll letrėn. Eshtė ēasti kur gjithēka fle, unė vetmitari hap sirtarin ku rrinė thesaret e mia. Sodis papuēet e tua, shaminė, flokėt, portretin tėnd, lexoj pėrsėri letrat, thith aromėn e tyre prej myshku. Sikur ta dije se ē'ndiej tani ! natėn zemra me fėrgėllon, njė vesė dashurie mbi tė ka pikuar!
Njėmijė puthje, mijėra, kudo, kudo.
Mesnatė, 9 Gusht 1946
Qielli ėshtė i kthjellėt; hėna vezullon. Dėgjoj varkėtarėt tė kėndojnė, duke ngritur spirancėn pėr tu nisur me valėn qė do tė vijė. Ska re, as erė. Lumi ngjan bardhėllor nėn dritėn e hėnės, ndėrsa i zi sterrė nė errėsirė; Fluturat lodrojnė rreth e qark qirinjve dhe erėmimi i natės mė vjen prej kanatave tė hapur. Po ti, a po fle? Apo mos po rri nė dritare? A e kujton atė qė pėr ty mendon? Endėrron? Ēngjyrė ėshtė ėndrra jote? Kanė kaluar tetė ditė nga shėtitja jonė e bukur nė pyllin e Bulonjės. Ēhendek i madh qė prej asaj dite.
... Kėtė mėngjes e prita postierin njė orė te stacioni. Ky postieri vonestar dhe budalla, me atė jakė tė kuqe, pa e ditur, i bėn zemrat tė fėrgėllojnė! Faleminderit pėr letrėn tėnde, por mos mė duaj kaq se mė bėn keq; lėrmė mua tė tė dua; ti nuk e di se tė duash me tepri na sjell tė dyve fatkeqėsi; ėshtė si puna e fėmijėve qė i pėrkėdhelin tepėr kur janė tė vegjėl dhe ata vdesin tė rinj; jeta nuk ėshtė bėrė pėr kėtė; lumturia ėshtė pėrēudnim! Ata qė e kėrkojnė janė tė dėnuar.
Dje dhe pardje nėna ime ka qenė nė njė gjendje tė tmerrshme, kishte halucinacione vdekjendjellėse. Kohėn e kalova pranė saj. Ti se di se ēdo tė thotė tė mbash i vetėm peshėn e njė dėshpėrimi tė tillė. Po tu duk vetja si mė fatmjera e grave, kujto kėto rrjeshta.
Para se tė tė njihja, isha i qetė, isha qetėsuar tė themi. Po hyja nė njė periudhė burrėrie pėr nga shėndeti moral. Rinia ime kishte ikur. Sėmundja e nervave qė mė mbajti pėrgjatė dy vjetėsh ishte pėrfundimi i saj, ndėrsa rezultati logjik mbyllja. Pėr tė pasur atė qė unė pata, u desh qė diēka tė shkonte nė mėnyrė tragjike nėpėr kutizėn e trurit tim. Pastaj gjithēka u shėrua; kisha parė qartazi gjėrat dhe veten time, ēka sndodh shpesh... Kuptova, ndava dhe klasifikova gjithēka aq mirė sa sisha ndjerė ndonjėherė mė i qetė, ndėrkohė qė tė gjithė mendonin se isha pėr tė mė qarė hallin. Ti erdhe nė majė tė gishtave dhe e travoze gjithė kėtė. Llumi i ndenjur zjeu sėrish, liqeni i zemrės sime fėrgėlloi. Porse stuhia pėr oqeanet ėshtė. Po u turbulluan pellgjet vjen erė e keqe. Tė dua pa ti them kėto. Po munde, harromė. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci pėrsipėr pėr tė fshirė gjurmėn time. Hajde, mos u zemėro...
Gjithnjė them me vete se jam unė ai qė do tė shkaktojė fatkeqėsinė tėnde, se pa mua jeta jote nuk do tė ishte turbulluar, se do tė vijė dita kur ne do tė ndahemi (dhe qė pėrpara zemėrohem). Atėhere pėshtjellimi i jetės mė vjen gjer nė buzė dhe ndjej njė neveri tė habitshme pėr veten time dhe njė dhembshuri prej tė krishteri pėr ty.
Herė tjetėr, dje pėr shėmbull, pasi mbylla letrėn time, mendimi yt kėndon, buzėqesh, ngjyrohet e vallėzon si zjarr i hareshėm qė dėrgon ngjyra larushane dhe njė ėmbėlsi pėrshkuese. Lėvizja e gojės tėnde kur flet shėmbėllen nė kujtimin tim plot hijeshi, nur, e parezistueshme, provokuese; buzėt e tua, trėndafil i njomė, thėrresin puthjen, e tėrheqin drejt vetes me njė dėshirė qė se ka shoqen.
Ti mė flet pėr punė; po, duaje Artin. Nga tė gjitha mashtrimet, ai ėshtė mė pak gėnjeshtar. Mundohu ta duash me njė dashuri tė veēantė, tė zjarrtė, tė devotshme.
Lamtumirė jeta ime, dashuria ime, tė dėrgoj mijėra tė puthura. Me tė mė shkruar Fidiasi, unė do tė vij. Kėtė dimėr ska mundėsi pėr tu takuar; por unė do tė vij nė Paris pėr tri javė tė paktėn; lamtumirė. Tė pėrqafoj aje ku dua dhe ku kam dashur.
Mijėra tė puthura; Oh! Jepmė dhe ti njė tė tillė! Jepmė!
"Milosao"
Krijoni Kontakt