Edhe njė puthje nė buzėt e tua si trėndafil



Gustave Flaubert




Standing Nude with Garden Background Amedeo ModiglianiE premte mbrėma, mesnatė, 4-5 shtator 1846

…Gratė nuk e kuptojnė se mund tė dashurosh nė shkallė tė ndryshme; ato flasin shumė pėr shpirtin, por trupi nuk u ndahet nga zemra, sepse ato e shohin gjithė dashurinė nė aktin trupor. Mund tė adhurosh njė grua dhe tė bėsh dashuri ēdo mbrėmje me vajza ose tė kesh njė tjetėr tė dashur, qė gjithashtu e dashuron. Mė duket e ēuditshme, por megjithatė ėshtė e vėrtetė. Hajde mos u ngrys; nuk e kam fjalėn pėr veten time; unė jetoj si njė murg. Ama gjer tė mėrkurėn!



E diel, ora 11 e mbrėmjes, 6 shtator 1846

…Hajde, qesh, pra, siē thotė Fidiasi. Nesėr ėshtė dashuria e madhe, dehja, ti dhe unė. Do tė shoh nesėr sytė e tu tė digjen nga njė zjarr i ėmbėl, gojėn tėnde tė purpurt, ku do tė ve timen dhe prej nga do tė marr psherėtimat e gjoksit tėnd, supet e tua lakuriq, erėmimin e tė cilėve gjithė afsh do ta thith.

Mė ngjan se me siguri do tė bėjė kohė e bukur dhe dielli do tė jetė i fortė. Mendimi pėr ty ėshtė njė dritarez prej nga mė vjen pakėz dritė dhe ajėr, ndėrsa ti beson se kur mė jepet rasti, unė nuk vėrsulem pėrpara pėr tė marrė frymė dhe jetuar! Rreth meje gjithēka ėshtė e errėt dhe e trishtuar; nėna ime ėshtė ne gjendje tejet tė keqe, ēka ia vesh bustit tė mikut tonė qė e ka tronditur. Kurrė s’e kam parė kaq tė dėshpėruar! Jo, ti s’ke parė tė tilla dhembje, mikja ime, jo, kurrė. Zoti tė ruajt! Dhe nėse duhet tė provosh dhimbje, Zoti t’i dhėntė ndryshe nga kėto.



E shtunė mbrėma, 12 shtator 1846

.. .Po, qė prej sė mėrkurės tė dua nė njė mėnyrė tjetėr; mė duket sikur jemi mė tė lidhur, mė tė afėrt, sikur mė pak gjėra nga bota e jashtme mund tė ndikojnė nė lidhjen tonė; qė, edhe sikur tė mos piqemi pėr njė kohė tė gjatė, kjo s’do tė thotė gjė dhe sė fundmi

(a mendon edhe ti kėshtu?) dashuria jonė ėshtė bėrė mė serioze, duke humbur pamjen e jashtme. A do ta dish shkakun? Se mbi tė gjitha kemi qenė tė vėrtetė; se i jemi dhėnė natyrės pa art, pa u turbulluar, si fėmijėt e gjorė tė padjallėzuar qė e kanė sefte. Po kėshtu, prej saj unė s’mora hidhėrim, por njė ngrohtėsi shumė tė kėndshme qė mė mban nė njė ėndėrrim epshndjellės… Megjithatė, kėtė mbrėmje iu vura punės, ama me shumė mundim… tė punojmė sa mė mirė, pastaj do tė piqemi hera-herės, kur tė mundemi; do t’i japim njėri-tjetrit njė vrullimė tė mirė ajri, do tė ngihemi sa tė vdesim; pastaj do t’i kthehemi agjėrimit. Kush e di? Ndoshta ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė shkruar si duhet e pėr t’u dashur shumė. Kush mund tė na sigurojė se, duke jetuar gjithnjė sė toku, nuk do tė lodhemi nga njėri-tjetri? Do tė ketė dyshime, mbase edhe xhelozi; prej kėtej zemėrime, zėnka. Do tė vazhdojmė tė takohemi nga kokėfortėsia apo zakoni dhe jo nga dėshira, si tani. Megjithatė s’e besoj kėtė. Ti je tejet e mirė, ėmbėlake, tejet e pėrkushtuar, ndryshe nga gratė e tjera qė janė aq egoiste, aq tė ashpra me burrin qė dashurojnė.





E diel mbrėma, 13 shtator 1846

…Ndihem i trishtuar, i mėrzitur, tejet i tendosur. Po mė mbėrthen, si para dy vjetėsh, njė ndjeshmėri therėse. Gjithēka mė bėn keq dhe mė copėton zemrėn, e cila mė rrahu fort prej dy letrave tė tua tė fundit. Sa mallėngjehem prej tyre, kur teksa i hap erzina e letrės, mė vjen nė hundė, ndėrsa erėmimi i frazave tė tua ledhatuese mė depėrton nė zemėr.

Kursemė; ndiej marramenth prej dashurisė tėnde! Duhet tė jemi tė bindur se nuk mund tė jetojmė tok. Duhet t’i jepesh njė jete mė pak tė spikatshme, mė tė j cekėt. Do tė doja tė tė takoja, ta bėja zakon kėtė, nė mėnyrė qė shėmbėlltyra ime tė mos tė tė djegė e ngushėllojė, por tė ngrohė dhe dėshpėrojė.

Dje, nėna ime ishte nė dhomėn time kur unė po pastrohesha. Mbante mbesėn nė krahė. Mė sollėn letrėn tėnde; e mori, pa shkrimin dhe tha si me gjysmė tallje, sikur i drejtohej fėmijės, si gjysmė seriozisht: “Do tė doja tė dija, se ēka aty brenda!” Ia ktheva me njė tė buzėqeshje prej budallai, qė doja ta ktheja nė qesharake, pėr t’i hequr idenė e ēdo hamendjeje serioze. Nuk e di nėse ajo dyshon pėr diēka; ndoshta po. Rregullsia e postierit ėshtė diēka e mrekullueshme.

Duhet tė tė qortoj pėr diēka qė mė lėndon dhe skandalizon, pėr merakun tėnd tė pakėt nė lidhje me Artin. Mirė pėr lavdinė, s’kam kundėrshtim qė nuk merakosesh; por jo pėr Artin, qė ėshtė e vetmja gjė e vėrtetė dhe e mirė nė jetė! A mund ta krahasosh atė me njė dashuri tokėsore? A mund tė parapėlqesh adhurimin e njė bukurie tė pėrkohshme ndaj kultit tė sė vėrtetės?

Po mirė, po e them, vetėm kėtė gjė kam tė mirė! (vetėm kėtė ēmoj te vetja): admirimin. Ti pėrzien te Bukuria njė sėrė gjėrash tė huaja, tė dobishmen, tė kėndshmen, e ku e di unė se ēfarė. Thuaji Filozofit tė tė shpjegojė idenė mbi tė Bukurėn teorike, siē e ka thėnė nė veprėn e tij tė 1819-s dhe ashtu siē e ndiej unė; do tė kuvendojmė prapė pėr kėtė herėn tjetėr. Tani po lexoj njė dramė indiane Sakuntala dhe po mėsoj greqisht; s’po ecėn shumė greqishtja ime e gjorė, fytyra jote vjen gjithnjė e rri midis librit dhe syve tė mi…



Natėn e sė martės pėr tė mėrkurė, 15 shtator 1846

Bėhu e arsyeshme, puno, shkruaj diēka tė madhe, tė bukur, tė pėrkorė, tė ashpėr, diēka qė tė jetė e ngrohtė pėrbrenda dhe madhėshtore nė sipėrfaqe, me tė cilėn tė krenohem, dhe unė, nga thellėsia e folezės sime, kur ta marr vesh se ata aty do tė tė duartrokasin, do tė them me vete: “E ka shkruar duke menduar pėr mua!”

Pėrse e largon aq ashpėr tė mirin Filozof, i cili e ka kuptuar dhe tė qorton pėr kėtė? Ē’tė ka bėrė i gjori qė e trajton keq? Mos i harro miqtė; dil me ta si mė parė. S’dua tė heq asgjė, mė kupton? Pėrkundrazi dua tė tė shtoj diēka. O sa qesha me pėrshkrimin e hyrjes sė Berangesė sė Dymasė, kur ai pa zonjėn nė kėmishė. Sa simpatik ky Dyma! Dhe ēfarė zakonesh tė bukura! A e di se atij njeriu, nėse i mungon stili nė shkrimet e tij, e ka mėrishėm brenda vetes? Ai vetė do tė jepte njė karakter tejet tė bukur, por sa keq qė njė organizim kaq i shkėlqyer tė bjerė kaq poshtė! mekanika! mekanika! bėj me ēmim sa mė tė lirė, pėr njė numėr sa mė tė madh konsumatorėsh. Nuk lexohej aq kur shkruante Anxhelėn. Tė gjithė e lexojnė tani, pėr arsye se pinė mė shpesh Medok tė zakonshėm, se Lafit. Le tė themi sa tė duam, popullorėsia e turpshme vete gjer te Arti; ajo popullorėsi te vepra e tij ėshtė si numėr.

Po punoj mjaft; gjithė ditėn greqisht dhe latinisht, nė mbrėmje Lindjen! Megjithėse po merrem, nuk pėrparoj fare. Nuk e kam mendjen tė lirė; ajo ngjitet gjithnjė nė katin tėnd dhe varet nė dritare pėr tė parė nga xhami se ē’ndodh aty; nesėr do tė mė vijė njė kolltuk nga Parisi; do tė ulem pėr herė tė parė duke tė shkruar ty. Kjo do t’i sjellė fat gjithēkaje qė do tė shkruaj mė pas. Lamtumirė e dashur, kokėn nė gjoksin tėnd e vė dhe gjumi mė zė.





Kruase, 26 korrik 1851

Po ju shkruaj, sepse “zemra mė shtyn t’ju them ndonjė fjalė tė mire”, mikja ime e dashur. Po tė mundja t’ju bėja tė lumtur, do ta bėja me kėnaqėsi; do tė ishte mė se e udhės…

Lexoni dhe mos ėndėrroni. Kridhuni nė studime tė gjata; s’ka mė mirė se tė mėsohesh vazhdimisht me punė ngulmuese. Prej saj del njė opium topitės pėr shpirtin. Nėpėr telashe mizore kalova, nė zbrazėti rrotull u solla, i trallisur prej mėrzitjes. Prej kėsaj shpėton falė durimit dhe krenarisė; provojeni.

Do tė doja tė ishit nė gjendje sa pėr t’u takuar prapė me qetėsi. Mė pėlqen shoqėria juaj kur nuk ėshtė e stuhishme. Stuhitė qė tė pėlqejnė aq shumė nė rini, tė mėrziten nė moshėn e pjekurisė…

Ju s’po mė thoni asgjė pėr ato qė mė interesojnė mė shumė; planet tuaja. Ende s’jeni e pėrqendruar nė diēka; e ndiej…

Sė shpejti do t’ju takoj nė Paris, po tė jesh (do tė qėndronit nė Angli njė muaj, apo jo?). Them se do tė jem nė Paris nga fundi i javės qė vjen. Rreth fundit tė gushtit do tė shkoj nė Angli: ime mė dėshiron ta shoqėroj. Mė mėrzit kjo shkėputje. Sė fundmi!… Po tė jeni ende aty, do t’ju bėj njė vizitė. Do tė pėrpiqemi tė jemi tė kėnaqur prej njėri-tjetrit. Nė Paris do t’ju kthej dy dorėshkrimet qė mė patėt besuar. Do t’ua kthej, por vetėm juve nė dorė, medaljen prej bronzi qė e pranova njė herė e njė kohė nga dobėsia, por qė s’duhet ta mbaj. Ėshtė e fėmijės suaj…





Kruase, natėn e sė enjtes, ora l, fund tetori 1851

…Sa mė shumė jeton, aq mė shumė vuan. Pėr tė ndrequr jetėn a nuk u shpikėn, qė me krijimin e botės, botė imagjinare, opiumi, duhani, likeret e fortė dhe eteri? Mjekėt nxjerrin si shkak se prej tyre mund tė vdesėsh. Tamam pėr kėtė ėshtė fjala. Ju nuk ndjeni urrejtjen e mjaftueshme pėr jetėn dhe gjithēka lidhur me tė. Do tė mė kuptonit mė mirė nėse viheni nė vendin tim dhe, nė vend tė ashpėrsisė pa arsye, do tė shikonit njė pėrdėllim mallėngjyes, prekės dhe bujar.

Do tė mendoni se jam i keq apo egoist, se mendoj dhe dua vetėm veten time. Por s’jam mė shumė se tė tjerėt; ndoshta mė pak nėse mė lejohet tė lavdėroj veten.

Gjithsesi ju do tė mė jepni meritėn e tė qenit tė vėrtetė. Mė shumė e ndiej se e shpreh, sepse ēdo lloj patosi nė stilin tim e kam vėnė nė plan tė dytė; ai rri aty pa bėrė zė. Secili sipas aftėsisė sė tij. Njė njeri i plakur si puna ime, shumė vetmitar, nervoz sa mė bie tė fikėt, i turbulluar prej pasionesh tė pėrmbajtura, plot dyshime nga brenda dhe jashtė, nuk ėshtė ai qė duhet tė dashurosh. Unė ju dua siē mundem, keq, jo aq, e di, e di pėr atė Zot!…

Megjithatė ka ditė te mira, ēaste tė ėmbla. Mė pėlqen shoqėria juaj, trupi juaj, po e dashur Luizė, trupi yt kur mbėshtetur nė krahun tim, ti bėn kokėn pak prapa dhe unė gushėn ta puth. Mos qaj mė, mos mendo as pėr tė shkuarėn, as pėr tė ardhmen, por pėr tė sotmen. “Cila ėshtė detyra jote? Kėrkesa e ēdo dite,” ka thėnė Gėte. Plotėsoje kėtė kėrkesė dhe do ta kesh zemrėn e qetė.

Shihe jetėn nga sipėr, ngjitu nė njė kullė (gjithsesi themeli do tė kėrcasė, zėre se ėshtė i qėndrueshėm); atėherė ti s’do tė shikosh gjė pėrreth teje veēse hapėsirė tė kaltėr qiellore. Kur s’do tė jetė e kaltėr, do tė jetė mjegull; ē’rėndėsi ka, nėse gjithēka zhduket e mbytur aty nėpėr tisin e qetė. Duhet ta ēmosh njė grua pa t’i shkruash tė kėtilla gjėra.

Ndihem i brengosur, i zemėruar. Romani im mezi ka filluar; Stili ėshtė i thatė ndėrsa fraza s’ia del dot nė krye. Ēfarė rremi i rėndė na qenkėsh kjo penė, sa rrjedhė e vrullshme uji na qenkėsh mendimi pėr ta ēarė me kėtė penė. Dėshpėrohem shumė qe kjo po mė zbavit pa masė. Kalova kėshtu sot njė ditė tė mbarė, me dritaren hapur, diellin qė binte mbi lumė dhe me qetėsinė mė tė madhe. Shkrova njė faqe, nisa dhe tri tė tjera. Shpresoj tė ngec, pas nja dy javėsh; por ngjyrimi ku po futem ėshtė aq i ri pėr mua, sa po mė lė pa mend.



Kruase, fillim nėntori 1851. E hėnė mbrėma

Sekreti i gjithēkaje qė ju habit tek unė, e dashur Luizė, qėndron nė tė shkuarėn e jetės sime tė brendshme, tė cilėn askush nuk e njeh. I vetmi njeri besnik qė kam pasur, gjendet prej katėr vjetėsh nė varrezat e fshatit…

Pyes veten se pėrse e shtoj numrin e njerėzve tė paaftė (apo njerėzve tė talentuar; ėshtė sinonimi) dhe torturohem nė njė mori ēėshtjesh tė vogla, pėr tė cilat, qė mė parė, ngre supet nga mėshira. Ėshtė gjė e bukur tė jesh shkrimtar i madh, t’i vesh njerėzit nė tigan, t’i pjekėsh me frazėn tėnde dhe t’i kthesh si gėshtenjat. Aty duhet tė kesh krenari tė shfrenuar pėr tė ndjerė se rėndon mbi njerėzimin me tėrė peshėn e mendimit. Por pėr ta bėrė kėtė duhet tė kesh diēka pėr tė thėnė. Ndėrsa unė do t’ju pohoj se mė duket se s’kam ndonjė gjė tė pathėnė prej tė tjerėve apo pėr ta thėnė mė mirė. Nė kėtė jetė qė ju mė predikoni, do tė humbisja atė pak qė kam; pėr t’i pėlqyer popullit do tė merrja pasionet e tij dhe do tė zbrisja nė shkallaren e tij. Mė mirė tė rrish pranė zjarrit tė tij, tė

bėsh Art vetėm pėr vete, siē luajmė me kunja druri. Tek e fundit, Arti nuk ėshtė mė serioz se kjo lojė. Ndoshta gjithēka ėshtė shaka pa fund. I trembem asaj dhe kur tė kthejmė faqen do tė ēuditemi shumė kur tė mėsojmė se pėrgjigjja e gjėegjėzės qe aq e thjeshtė. Mes gjithė kėsaj, libri im mezi ecėn. Po bėj dėm goxha letėr. Sa korrigjime! Fraza vjen shumė ngadalė. Ē’dreq stili paskam zgjedhur! Mallkuar qofshin subjektet e thjeshta! Sikur ta dini sa po torturohem, do tė ndjenit mėshirė…Kur tė jem nė udhė tė mbarė do tė ndiej kėnaqėsi, por e kam tė vėshtirė, kam nisur tė mėsoj nga pak greqisht dhe tė lexoj Shekspirin.



Paris, dhjetor, 1851, mesditė

Urimet mė te mira pėr trashėgiminė. Jam shumė i kėnaqur. Sidomos kur tė marrėsh paratė, mos mendo tė paguash borxhet dhe mos ia trego njeriu. Po tė dėrgoj Revistėn dhe njė letėr nga Bujeja, qė e mbaj ka nja pesė a gjashtė ditė. E kishte futur nė zarfin tim dhe unė harroja gjithnjė ta merrja me vete…

http://www.standard.al/edhe-nje-puth...-si-trendafil/