Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Lightbulb Kolë Berisha nuk pranon veturën e Dacit, fillon hetimi i financave të kuvendit

    Prishtinë, 30 mars 2006 (Kosovapress)

    Kryeparlamentari Kolë Berisha tha të enjten se nuk do ta pranojë veturën e porositur nga Nexhat Daci në vlerë 236 mijë euro. “Konsideroj se jam i vogël të ulem në atë karrige të madhe”, tha Berisha. Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e saj nuk ka arritur të vendosë për kërkesën e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci që ky i fundit t’i gëzojë disa privilegje pas largimit nga ky post, sepse kryesia konsideron se për këtë çështje nevojitet një bazë ligjore.

  2. #2
    Daci mbetet pa privilegjet e kërkuara, fillon auditimi i financave të Kuvendit

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka vendosur në favor të kërkesës së ish kryeparlamentarit Nexhat Daci që ai të gëzojë disa privilegje dhe benificione pas largimit të tij nga ky post me arsyetimin se për këtë nevojitet bazë ligjore. Kryesia e Kuvendit, gjithashtu ka shtyrë zgjedhjen e sekretarit të ri të Kuvendit për shkak të shkeljes së procedurës, ndërsa është njoftuar për fillimin e auditimit të punës së Kuvendit të Kosovës.


    Kryeparlamentari Kolë Berisha tha se nuk do ulet në makinën e porositur nga ish-kryparlamentari Daci dhe se ajo do të mbetet pronë e Kosovës deri në vendosjen ndryshe nga organet kompetente të Kosovës. “Konsideroj se jam i vogël të ulem në atë makinë”, deklaroi Kolë Berisha pas takimit të sotëm të kryesisë së Kuvendit. Ai po ashtu tha se konkursi për zgjedhjen e sekretarit të Kuvendit do të rishpallet pasi që ka pas shkelje në proceduarat e mëparshme. Ramë Buja, anëtar i kryesisë së Kuvendit, tha se kërkesa për privilegje të cilat i ka kërkuar Nexhat Daci nuk është aprovuar, pasi që më parë duhet të krijohet bazë e arsyeshme ligjore: Kryesia e Kuvendit në takimin e sotëm i ka dhënë përkrahje disa nismave ligjore të cilat pritet të miratohen në seancën e Kuvendit që është paraparë të mbahet më 6 Prill.


    RTK 30/03/2006 13:37:27

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    krejt kan me dhan llogari per cdo kokerr euro..
    po ata kanibalet e juaj.. mor tb i qoses.. skan cka me dhan llogari edhe me dasht sepse sja pranon kush se jan koka njerzish ata qe i keni cu ne boten tjeter..
    prandaj rujeni mir unitetin se njeri po ju dul doret athere do cuditen kosova me zinxhirin e krimeve qe kan ba shtabet pdk-uck-ashe te rogner mynshen llapushnikit..
    krejt shqiptaret bashkohen ne idealin kombetar ..kurse ju te mjeret bashkoheni ne "sekretin per regjisoret..frymezuesit e autoret e vrasjeve"..

    dihet se ky lloj ideali rron gjat.. por nji dit del.. e te shkretet trashegimtar tuaj..

    i biri atij ningjes..ky.. e bija atij shefit te ningjes kjo.. nipi atij llapushnikasit qiky.. sternipi atij qe vrau ahmet krasniqin qaj tjetri.. e kshu me radh..
    sa turp sa marre sa faqja e zeze.. po ju skuptoni.. prandaj ju kan zgedh qe te jeni kok trash injorant se ashtu ju hjedhin nji dit ne berllog dhe juve.. sikurse Enveri i hodhi Kadri hazbit e beqir ballukat..e mehmet shehat.. mbasi i perdori si kanibal nja 30 40 vjet..

    Me dhimbsen ata.. qe do trashegojn genin tuaj e llagapet tuaja..
    Nuk eshte dasht me ja u nxi ardhmerin femijve e nipave e sternipave tuaj bre kanibala..

    Moti ju a kemi vnue ne dispozicion historit e ndyra te PPSH ktu ne Forum..
    Ti kishit lexu bre e te kishit pastru trunin tuaj te mykun..

    Ram Buja po numron eurot e Dacit..

    Bedeli i Polpotistave .. neser do jet deshmitar i llapushnikllyqeve..

    kini me ja qit zorret e syt njeri tjetrit..
    prit prit..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    injoroni ket pis stalinist brarovin,zi e ter veq po menon per shqiptaret nder veti. e zjare venes i Shqiperis e ke ndal oren 97 po kfjellu eshte 30 marsi i 2006,gjest shume i mire i Kole berishes,te gjithe politikanet duhe te jene sa me te thjesht dhe me pak shpenzime private nga bugjeti i shtetit
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    EveryWare
    Anëtarësuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    15
    Kolë Berisha i vogël dhe karriga e tij e madhe!

    Një evidentim i Migjen Kelmendit në editorialin e tij në numrin e fundit të
    gazetës “Java”, ku theksonte se Rugovistët nuk mund t’ia bëjnë hallall Kryesisë aktuale të LDK-së zavendësimin e një akademiku (Dacit), me nji mësues katuni (sic! Kolë Berishën), më kujtoi një thënie të përtypur shumë shpesh në etazhet
    menaxhuese të koncerneve gjermane e zvicerane…

    Fjala është për të ashtuquajturin „Principin Petersen“ (Petersen Prinzip), të
    filozofi t e sociologut të njohur, i cili për fenomenin karrierava te tipit, a la Kolë Berisha, kishte konstatuar se: „Të gjitha karrierat e tilla kanë diçka shumë të përbashkët – përfundojnë në jo-kompetencë!“
    Shikuesit e mbledhjes së fundit të Parlamentit Kosovar, ku raportohej
    mbi bisedimet në Vjenë, përveç absurdeve tjera të shumta, nuk
    kishte si të mos i bie në sy edhe një detaj, i cili pasqyronte Principin
    e Petersenit në politikën aktuale kadrovike të Kryesisë së LDK-së.
    E kam fjalën për ndërhyrjen briliante intelektuale që bëri Sabri
    Hamiti ndaj një paraqitjeje të padenj e me shumë kualifi kime e
    kategori të paqëndrueshme të Enver Hoxhajt. A thua ka këso refl ekse
    intelektuale Kolë Berisha? A ka ai në të vërtetë, përvojën, nivelin
    dhe refl eksin e nevojshëm politik për postin që e mori me shumë
    vullnet? A ka elokuencën e nevojshme diplomatike si dhe përvojën
    në këtë segment kaq të theksuar e të nevojshëm, për menaxhimin e
    detyrave të shumanshme të Kryetarit të Parlamentit, i cili do të jetë
    porta kryesore kah do të përbirohen të gjitha përfundimet (në formë
    ligjesh) e bisedimeve të Vjenës?
    Kolë Berisha e din më së miri përgjigjen…bile, më duket se ai edhe
    u përgjigjë, në dilemat serioze të shtruara më lartë, kur deklaroi:
    „…jam i vogël për atë karrigë të madhe…“! Sado që ai fl iste për
    karrigën e veturës, të gjithë, e më së shumti ai vet, e dimë se edhe ai
    mendonte në atë karrigën në Parlament.
    Të dy, Sabri Hamiti sikur dhe Kolë Berisha, janë zgjedhur në Kryesi
    të Kuvendit të njejtën ditë. Derisa për Sabri Hamitin Kryesia e LDKsë
    kishte propozuar postin e anëtarit të kryesisë, Kolë Berishën e
    njëjta Kryesi dhe në të njejtin turrë, e katapulton në postin më të
    lartë shtetror, atë të Kryeparlamentarit! Asgjë më shumë nuk e
    lartëson apo rrënon një politikë, se sa personalitetet që ajo (politikë)
    vetë ka zgjedhë - që ta përfaqësojnë.
    Vetëm nëse është kërkuar, ndërkaq, një përfaqësues i „merhaba
    fi lozofi së“, jo në kuptimin fetar, por atë të mendësisë, atëherë, me
    këtë është bërë zgjedhje e mirë. Por, duke pas parasysh se nuk ishte
    fjala për zgjedhjen e një kryeplaku në odë, por për Kryeparlamentarin
    e Kosovës, në kohërat kur çdo ligj (nga ato të Vjenës) balsamon
    fatin e gjeneratave që do të vijnë, atëherë kjo përzgjedhje s’ka si të
    miratohet…
    Natyrisht, unë si funksionar i LDK-së dikur, dhe si veprimtar
    e votues i saj deri sot, jam i vetëdijshëm se në në LDK ka shumë
    shtresa meritokracie personalitetesh, nga të gjitha kohërat…dhe
    e kuptoj se ato duhet shpërblyer! Por, assesi me poste kaq të
    ndieshme. Assesi!
    Në kohën kur bota po ecën me shpejtësi marramendëse në zhvillim
    ekonomik, kur shtetet e ish bllokut të Lindjes, si Sllovakia ta zëmë,
    po bëjnë hapa gjigant dhe bile edhe po arrijnë të destabilozojnë
    ekonomikisht Gjermaninë, duke ia tërhequr shumicën e kolosëve
    industrial në vendin e tyre përmes koncepteve origjinale për
    investues, dhe në kohën kur ta zëmë Moskva, për vetëm 5 vite arrin
    që të mahnit Europën me një shkallë pa-punësie prej vetëm 0.7%,
    e bile edhe me 600.000 gastarbejterë të punësuar nga jashtë, me
    koncepte që po tërheqin investitorët europianë me nga 25 miliardë
    në vit, mendoj se edhe Kosova duhet të të shqyrtojë me urgjencë,
    kend po e vë në krye të shtetit, në formim.

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Ramizi per pluramizmin.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 00:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •