Shteti justifikohet se nuk ka leje, nuk ka qasje nė terren, ndėrsa pronarėt e tokės nuk lejojnė gėrmimet, pasi frikėsohen se “thesari” i tyre do tė pėrfundojė te zbulimet e gjyshėrve tė tyre para gjysmė shekulli. Dy mumiet e zbuluara para njė viti gjatė punimeve ndėrtimore nė lokalitetin “Uji i tharėt” nė Likovė, vazhdojnė tė qėndrojnė tė fshehura nė tokėn e tė parėve, ku kanė qėndruar pėr 23 shekuj. Pasi kanė nxjerrė dy sarkofagė dhe brenda tyre kanė parė dy trupa njerėzish, pronarėt e tokės i kanė mbyllur menjėherė dhe sarkofagėt i kanė fshehur pėrsėri nė tokė.


Edhe pse ka kaluar njė vit qė kur u “shfaqėn” mumiet, askush nuk ėshtė interesuar pėr tė fshehtat e Likovės. Puna ka mbetur pezull. Nė raportin e Qendrės Kombėtare pėr Konservim tė nėnshkruar nė qershorin e vitit tė kaluar, thuhet se arkeologėve nga qendra nacionale pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore nuk u ėshtė lejuar, tė punojnė nė lokalitetin arkeologjik “Uji i tharėt” nė Likovė, edhe pse kanė pasur leje nga kryetari i komunės, kryetari i kėshillit dhe drejtori i qendrės.

Drejtori i Qendrės Kombėtare, Behixhudin Shehapi, thotė se ėshtė me shumė rėndėsi nė aspektin e turizmit dhe shkencės qė tė hulumtohet ky terren. “Kėtu kemi tė bėjmė me antikėn e hershme, nuk ka nevojė pėr njė dileme se mund tė dalin shenja dhe artefakte tė njė periudhe tjetėr. Duhet tė gjendet njė solucion pėr vazhdimin e hulumtimeve, pasi me zbulimin e kėsaj nekropole nuk pėrfiton vetėm Likova, por fitojmė tė gjithė”. Sipas tij ky nekropol ka shanse pėr t’u ndriēuar, por duhet njė konsensus ndėrmjet pronarit tė tokės, kryetarit tė komunės dhe institucionit qė ai drejton. “Jam i mendimit se nėse vazhdojnė hulumtimet fiton shkenca, fiton historia jonė”, thotė ai. Qė shteti t’ua blejė tokėn pronarėve ėshtė e pamundur, pasi siē thotė Shehapi, shteti nuk ka mjete qė ta blejė atė vend.

Pėr momentin shteti arsyetohet se nuk ka leje, nuk ka qasje nė terren, por ka dhe njė tendencė tjetėr, qė tė tregojė se shqiptarėt janė tė prapambetur dhe nuk lejojnė hulumtime. Ndėrsa pronarėt e tokės, sipas burimeve nė terren nuk lejojnė gėrmimet, pasi frikėsohen se “thesari” i tyre do tė pėrfundojnė te zbulimet e gjyshėrve tė tyre para gjysmė shekulli. Nė vitin 1957, nė tė njėjtin lokalitet janė gjetur nė sėndukė druri tre mumie, ose trupa tė mumificuar, siē ka thėnė profesor, Ivan Nikollēiqi, i cili ka bėrė vėzhgimin e tyre. Dy prej tyre janė zhdukur, pasi i kanė dėrguan pėr studim nė Novi Sad, ndėrsa njėra qė ka mbetur nė Maqedoni, njė kohė tė gjatė ka qėndruar nė institutin pėr mjekėsi ligjore dhe pastaj e kanė transferuar nė muzeun e kriminalistikės nė Idrizovė, ku ndodhet dhe sot. Sipas Nikollēiqit, nekropoli i pėrket shekullit III ose II para erės sė re, domethėnė bėhet fjalė pėr fotohistori.

Mirėpresin bashkėpunimin pėr ndriēimin e rastit

Deri mė sot, nė Qendrėn Kombėtare nuk ka asnjė ofertė zyrtare nga shtetet e tjera pėr zbulimin e thesarit tė Likovės, edhe pse Qendra ėshtė e hapur pėr bashkėpunim. “Janė tė mirėseardhur tė gjithė dhe jemi tė gatshėm pėr bashkėpunim. Sapo tė vijnė ofertat, menjėherė mund tė bėjmė projekte tė pėrbashkėta”, thotė drejtori i qendrės. Sipas ligjit, institucioni i tyre ka tė drejtė tė bashkėpunojė me institucionet ndėrkombėtare pėr ndriēimin e lokaliteteve arkeologjike apo historike. “Nėse ėshtė njė misteri, ne duhet tė tregojmė se ēka ėshtė ajo misteri, po kėtu nuk bėhet fjalė pėr misteri. Dihet se mumiet nuk kanė ardhur as nga Egjipti, as me Aleksandėrin. Ato vetvetiu janė ngurtėsuar nga mineralet e ambientit”, thotė Shehapi, duke shtuar se nė atė nekropol, nė atė vend ose aty rrotull mund tė dalin vetėm eshtra ose edhe mumie tė tjera.

Kumanova.li