Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Fanatizmi dhe Besimi !!

    - - - - - - - - -
    Zotni tė ndershėm


    Mė falni pėr guximin: due ta pėrballoj ēashtjen ma delikate nė jetėn shqiptare.
    Kush e kishte zanė besė?...
    Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe,ndėr ateistat e ditės. Egėrsitė e bame nė Jug, midis djelmnisė shqiptare, vetėm pse muhamedanė e kristianė, janė fakte qi nuk lanė me luejtė, por janė edhe prova tė tmerrshme pėr jetėn tonė fetare, shoqnore e kombtare.
    Pėr sa dij unė deri mė sod,
    kjo ēashtje kurrė nuk qe pėrballue kjartė e mirė; sa herė qe kallė, menjiherė edhe qe mbulue porsi gaca nėn hi.
    T'i mbetet hatri kujt tė duejė, unė due ta thom mendimin tem haptas:
    Marrė nė shumicė,
    muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik e kėta jo pėr besim, sa pėr inat e pėr parti.
    Ndėr ēasat ma tė vėshtirė tė jetės sonė kombtare, njimend se shpėtuem format e bashkimit shoqnor e tė qetėsisė ndėr elementa,porse ne fund te punes mbeti nji tharm, nji gond rryme e partie, sa me tė trembė e me tė demoralizue.
    Tue prekė me dorė plagėn, vjen pyetja: A do tė mund tė rrojnė nė qetėsi tre elementat fetarė ndėr ne? Ateistat me tė gjithė skeptikėt, indiferentat, natyralistat, aventurierėt e oportunistat, thonė se jo:
    Na shqiptarėt nuk mund tė rrojmėtė qetė, as nuk mund tė formojmė shtet, pėr pa i zhdukė tc gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiparizma!
    Kėta shpresoj t'i pėrballo nji herė tjetėr; kėtyne tash po thom vetėm se Shqipnia nuk ash vend i pa Zot; e se shqiptarėt a nuk janė, as nuk duhet tė jenė t patėnzonė.
    Fjalėn kėtė herė e kam m besimtarėt e tre elementave.
    Pa kontenstim ne jemi n komb, nji shtet e nji popull me n shpirt, me nji gjuhė e me nji histori, e po t'ishim edhe tė nji besimi, patėm me qenė edhe ma te bashkuem, ma homogjenė, dhe nuk patėm me bjerrė mund e kol pėr t'u kuptue ndėr shumė pun
    Por fakti asht ky se na jemi pra myslimanė, ortodoksė e katolik e si tė tillė duem tė rrojmė nė nje harmoni yėllaznore. Unė thom se pėr kėtė punė nuk asht nevoja me shue besimet, pse po tė duem, mund tė rrojmė vėllaznisht, sikurse kemi shembullin ndėr sa shtete tė tjera tė qytetnueme.
    .Pra,
    tezin tem e ve kėsodore: shqiptarėt, po qenė vėrtet tė qytetnuem e nacionalista tė sinqertė, besues edhe pėrnjimend nė njė Zot tė vėrtetė, nuk ka se si tė mos rrojnė vėllaznisht shoq me shoq; pėrkundrazi, derisa tė mos kenė kulturėn njerėzore nė shpirt, ndėrgjegjen kolektive kombtare, e derisa t'u mungojė kultura fetare, ata kanė me qenė tė damė e tė pėrēamė, jo psejanė tri besimesh, por pse nuk kanė bazat ejetės sho-qnore, kombtare e fetare

    PENGIMI I MADH:
    FANATIZMI



    Pengimi i madh pėr jetėn shoqnore, pra, pėr qetėsinė e vėllaznimit tonė asht fanatizmi, i cili asht nji turp pėr personin, turp pėri besimin tė cilit i pėrket personi nje turp pėr jetėn shqiptare. Besimi qi mbahet pėr pasion, pra me fanatizėm, nuk asht besim i arsyeshėm, as faktor i jetės; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepėr rrėnon se sa trajton. Besimi nė nji Zot tė vėrtetė, Ati i tė gjithe njerėzve, nuk do ta shtojė antagonizmin, por do ta pakėsojė; besimi do ta zbusė njerinė ndėr ndjesi e jo ta egėrsojė, do t'i rregullojė prirjet e instinktit, ndėr tė cilat asht dhe egoizmi qi don tė justifikohet me shkakun e besimit.
    Kėtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: tė dy ngulin kambė pėr nji bindje tė vetėn, tė dy tregojnė fuqinė e vullndesės deri nė kulm,... por me kėtė ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambė pėr nji parim t'arsyeshėm, ndėrsa fana-tiku don t'i rrijė asaj sė vetės arsye e pa arsye; njeriu me karakter tregon nji zotėsi morale, ndėrsa fanatiku dishmon nji dobėsi per-sonale, pse ai, edhe po ta shohė tė paarsyeshme atė tė vetėn, nuk asht i zoti ta mundė pasionin e egoizmin; brutalisht mund tė jetė i fonė, por njerėzisht asht i ligėsht;
    karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai tė verbon, tė shtyn deri nė ves e n'egėrsi.
    Fanatizmi asht antinjerzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor. Pra, pėr tė rrojtė vllaznisht, nuk asht nevoja tė hjekim besimin, por kusht i parė asht tė hjekim fanatizmin nė besim. Shqiptari mund tė zbutet tue marrė kulturen vėrtet njerėzore, kulturėn e shpirtit, d.m.th. nuk mjafton tė ketė sjelljen e mirė, paraqitjen e njerzishme, format e pėrshtatshme, mėnyrėt e hijshme, e ne shpirt tė rrijė i egėr,
    por duhet tė jetė edhe pėrnjimend nė vete ashtu si mbahet e duket pėrjashta, atėherė ka me u ba i zoti tė rrojė nė harmoni me vėllaznit e vet sh-qiptarė tė ēdo kondicioni shoqnor edhe tė ēdo besimi. Ngjitas me kulturėn njerzore, shqiptari do tė marrė kulturėn fetare.
    Kaloi koha qi ta mbajmė besimin pse na e kanė lanė tė parėt, pse ashtu e kemi gjetė, pse besojnė tė tjerėt, ase pėr nji ēdo tjetėr arsye tė jashtme; sod duhet tė dijmė shka besojmė dhe pse tė besojmė; lypet tajustifikojmė, nėmose paravetes, besimin tonė. Por nuk mjafton kaq: besimin nuk do ta mbajmė as pėr etiketė, as pėr nji gja vetėm teorike; besimi duhet tė jetė faktor i jetės; parimet e besimit duhet tė pėrftojnė nė bindje tė plotė, ndiesi tė gjalla, lėvizje, shprehje, fjalė e punė, drejtues nė nji sistem jete. Kjo don me thanė kulturė fe-tare.

    TE RROJME SHOQNISHT E
    VLLAZNISHT


    Jo se kėrkohet prej shqiptarėve kristianė e myslimanė tė jenė tė gjithė Shenjtėn a Peigambera, por po deshėm tė jemi komb e shtet, lypet me doemos tė jemi
    nė atė shkallė kulture njerėzore e fetare, sa mjafton tė rrojmė shoqnisht e vėllaznisht .
    Pa kulturėn njerėzore, nuk jemi tė pjekun tė rrojmė si njerėz i e si shokė; pa kulturėn fetare, besimi nuk na formon pėr jetė, por ma tepėr na pengon.

    Kam pa myslimanė edhe kristianė qi me vetėmohim mbėrrijnė deri nė heroizėm pėr tė mbajtė ramazanin e kreshmėt, por prejse nuk e kanė kulturėn fetare, ata me atė vepėr sado heroike, nuk shfaqin nji madhni shpirtnore tė , cilėn nuk e kanė, pse qindresa e tyren tė shumtėn e herės bazohet , thjesht nė nji zakon, nė nji traditė, i nė nji moskuptim tė jetės fetare qi e zhvleftėson motivacionin edhe veprėn e tyne.

    Nji kusht tjetėr qi rrjedh prej kulturės sė shpirtit asht nderimi pėr bindjet e tė tjerėve. Po t'ia bajmė diagnozėn shpirtit tė shqiptarit nė skajin ma tė fundshėm, kemi pėr tė gjetė kėtė fenomen tė ēuditshėm: kush nuk mendon si unė, thotė, ai asht kundėrshtari em. Ky paravendim antishoqnor shfaqet
    jo vetėm nė lamėm fetare, politike e shoqnore, por edhe deri nė lamėn ditunore.
    Mė ka ra rasa pėr vjetė e vjete tė marr pjesė ndėr shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje ēashtjesh ndėr shqiptarė, edhe do tė thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumė ku ma pak egoiste, si ndėr njerėz me shkollė, kam gjetė e prekė me dorė se mjaft me tregue kush nji mendim a parim tė kundėrt apo edhe tė ndryshėm, pėr me u shikue shtrembėt e me u ba shenj antagonizmi e luftimi.
    Shkakun e kėtij fenomeni tė paarsyeshėm prapė e gjejmė nė gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po tė mbahet se ka kulturė, kujton se me ndjekė arsyen e nji tjetri asht dobsi.
    Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vėrtetojnė kėtė pėrbindsh tė individualizmit egoistik. Pėr tė rrojtė vllaznisht nuk lypet tė mendojmė tė gjithė me nji kokė, as nuk kėrkohet tė kemi tė njejtat parime ase tė jemi tė pagabueshėm, por medoemos duhet t'ua njohim tė tjerėve tė drejtėn e arsyetimit e tė bindjes, po n'atė mėnyrė si kėrkojmė qi tė tjerėt tė respektojnė mendimet tona.
    Do ta dimė se secili njeri, edhe pa dashtė, mund tė ndjekė nji rrugė a nji parim tė gabuem, prandej, sikurse nuk duem tė na pėrbuzė kush ne edhe po tė jemi nė gabim, ashtu as na mos tė pėrbuzim askend. Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisė shoqnore midis shqiptarėve, qofshin edhe besimesh tė ndryshme, asht nė mbajtjen e sinqertė tė parimit: Mos i ban kuj shka nuk don me ta ba kush ty; banu tė tjerėve si kėrkon me ta ba ata ty. As nė kėtė pikė besimet nuk pengojnė, por e kanė detyrė tė ndihmojnė.






    SHKAQET E DASISĖ

    Mbasi vumė kushtet pa tė cilat nuk ka si mbahet jeta sho-qnore e fetare, vijmė ndėr parime;
    E parimisht sedli besim ka dog-mat e veta, por dogmat nuk ndėr-rojnė, prandej, sikurse besimet janė tė papėrshkueshme me njeni-tjetrin pėr shkak tė dogmave, ashtu besimtarėt, nė themel tė dogmave, nuk kanė si afrohen e puqen njeni me tjetrin. E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetė-simi i domosdoshėm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht. Kėshtu arsyetojnė ata qi besimet i kanė ferrė nė sy.

    Problemi i vėrtetė asht i vėshtirė, por zhvillimin e vet e gjen tė plotė ndėr tri parimet qi janė:




    1. Intoleranca dogmatike, 2.Toleranca shoqnore qytetare, dhe 3. Toleranca shoqnore politike.
    Nuk e kemi shqip fjalėn tolerancė por i afrohet kuptimit , me bartė, me durue, si bie fjala na durojmė e bartim (kemi tolerancė) kur na fyejnė fėmijėt, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk bartim, as nuk durojmė kurrsesi (jemi intolerantė) kur ndokush me tė mendueme, na merr nderin.

    Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmė intolerancėn teorike -dogmatike, due me thanė qi nė punė tė besimit secili ta mbajė bindjen pėr atė dogmė qi ndėrgjegjja ia urdhnon pėr tė drejtė, as mos tė durojė t'i thotė tash zi e tash bardhė nji parimi, tė cilin e ka pėr ideal tė parė.

    Intolerancė!
    Fjalė e fortė, fjalė qi nuk bartet as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa tė zit e thonit. Fjalė qi me tė parėn pėrshtypje tregon fanatizėm, mentalitet tė ngushtė, regres, mosafrim nė kurrnji mėnyrė. Por edhe fjalė e sinqertė, e arsyeshme, e drejtė : e vetmja fjalė e mėnyrė pėr me zhvillue problemin shoqnor- fetar.
    Ja edhe arsyeja e thanies seme: Nji besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vėrtetė, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt nji ēfarėdo kredoje tjetėr, do tė pėrgjigjet me nji "jo" kategorike tė preme.

    Indiferenti fetar, prejse ai vetė nuk mban kurrnji besim pėmjimend, thotė se besimetjanė njinji tė vėrteta, si t'ishin besimet etiketa e kostume tė ndryshme, tė cilat vlejnė njinji pėr ta plotsue nji nevojė tė jetės. Po qe si njena dogėm tjetra, edhe pse tė kundėrta, atėhere asht njinji si e vėrteta si e kundėrta, e po qe se Zoti i dha e i dau besimet e kundėrta, atėhere Zoti asht hartuesi i gabimit, i rrenės dhe i pėrēamjes.

    Duen me thanė se kjo intolerancė dogmatike nuk baret,nuk durohet nė nji shtet, nė nji popull, pse asht tepėr refraktare, e ngushtė e fanatike. Pėr nji herė ashtu po e zamė, edhe po e vejmė pėr bazė tė kundėrtėn, due me thanė tolerancėn dogmatike. Nė kėtė themel, bie fjala, Krishti qe a s'qe Zot, Muhamedi qe a s'qe Profeti i Zotit, nė kėtė rasė pėr mue do t'ishte njipėrnji; unė bart e toleroj tė thohet nė daē kėshtu, nė daē ashtu: si Krishti e Muhamedi tė kenė pasė punė me Zotin, si tė kenė punė me djallin, si tė kenė i qenė hipokritė e mashtruesa, si tė kenė qenė tė ndershėm e tė drejtė.

    Kush nuk e sheh kėtė dobėsi mendore e morale? Njeriui tė cilit i vjen era njeri, mosbinden kurrė nuk e tregon pėr bindje, dhe atė pėr shka asht i bindun se t asht gabim, kurr nuk e pranon pėr tė vėrtetė. Kjo nuk asht vetėm njidetyrė e fetarit, por nji detyrė e secilit njeri tė ndershėm e t'arsyeshėm.

    N'emėn tė sė vėrtetės, pra e pėr hir tė sinqeritetit, luftė ēdo gabimi, kudo qi ta gjejmė, edhe ndėr kėrkimet shkencore, edhe ndėr interpretimet e dogmave.
    Pėr kėtė intranzigjencė ideale, shpirtnore, teorike, jemi tė paditun na besimtarėt, sidomos na katolikėt, ndėrsa kėtė intolerancė e gjejmė edhe ndėr njerėzit e ditunisė, t'artit e tė politikės, pėr shka u pėrket parimeve tė tyne., Kėta, e dijmė tė gjithė, se as sa ēon miza nė krah nuk lėshojnė nė sistemin e vet porsi bazė. Kėtė po e thomi nė lamėn parimore e ideale, pse mandej tjetėr gja asht praktika si pėr shkencėtarė, si pėr| besimtarė.

    NJI FORMĖ E INTOLERANCĖS:
    POLEMIKA


    Nji formė e intolerancės asht polemika, e cila po qe serioze, ditunore, e paanshme, e bashme ndėr sfera tė nalta, vėrtet ndrit, nalton e trajton. Rrallė mė ka ra me pa ndėr shqiptarė polemikė pa pasion. Me nivel kulture njerėzore e fetare qi kemi, thom se polemika nuk asht pėr ne. Edhe po patėm arsye e tė drejtė nė ēashtje, kurrė nuk kemi arsye e tė drejtė tė kapėrcejmė caqet e njerėzisė, tė shajmė shoqi- shoqin, tė pėrdorim rrenen, tė falsifikojmė historinė,tė shtijmė nė punė motive t'ulta, tė polemizojmė me pasion.

    Tjetėr mandej asht toleranca shoqnore, qytetare, praktike. Nėpėr kėtė parim, na e dallojmė kjartė se tjetėr asht gabimi e tjetėr gabuesi, tjetėr asht personi e tjetėr asht vepra; personin e falim, veprėn e gabueshme e dėnojmė; atė e duem, kėtė e mėnijmė; atė e bartim, kėtė nuk e durojmė. Ky asht parimi bazė qi na shoqnon: me kurrnji gabim as kompromis as shoqni, por me tė gjithė atdhetarėt, edhe tė jenė tė gabuem, afrim, dashuni, vl-laznim.
    Natyra na mėson kėtė parim: ajo me gjithė ndryshime e kontraste, e patrandshme mban nji harmoni tė ēuditshme; jeta njerzore na imponon; si, bie fjala, ndėr ne tė marrunit me ndore, besa, mikpritja, qe se shumė herė e mbrojmė si fajtorin si tė pafajin.
    Kėtė shoqni qi na mėson natyra, na e imponon jeta; po njikėtė na urdhnon besimi, cilido tė jetė. Shpirti i shqiptarit, me gjithė besimet e ndryshme, e ndien fuqishėm se nji i njejti Zot i vėrtetė asht Zoti i muhamedanėve, Zoti i ortodoksėve e Zoti i katolikėve. Nė sajė tė nji Zoti, Babė i mirė, i drejtė pėr tė gjithė,
    Na jemi vllazėn, pse jemi tė gjithė bijt e nji Zoti qi na ka falė. Pra Zoti i tė gjithė neve, e na tė gjithė tė Zotit. Nė themel tė kėtij imperativi na jemi nji.
    Ja, pra, se kurrgja nuk na vllaznon ma fort se Zoti. Zoti asht visari i pėrbashkėt i tė gjithė shqiptarėve pa ndryshim.
    Nė themel tė kėtij parimi rrjedh toleranca fetare, e cila mbėshtetet nė kuptimin e kjartė: muhamedani i biri i Zotit, krisatiani i biri i Zotit, pra, vllazėn; mbėshtetet ndėr ndjesi tė sinqerta: porsi vllau pėr vllanė tė ndiejmė njeni pėr tjetrin;
    mbėshtetet nė nderimin reciprok pėr bindjen fetare tė shoqi-shoqit: pėr kurrnji arsye nuk kemi te drejtė tė pėrbuzim kend; porsi me tė drejtė kėrkojmė tė na kuptojnė, ashtu kemi detyrė t'i kuptojmė tė tjerėt. Kjo tolerancė fetare kėshtu e naltueme deri nė fisniki, sa asht e bukur, aq asht e vėshtirė. Kush e ushtron kėte asht me tė vėrtetė i madh.

    Toleranca qytetare
    - shoqnore e gjen plotėsimin e zbatimin e vet nė tolerancėn shtetnore- politike. Statuti themeltar i njeh e i respekton njipėrnji tė tria besimet nė Shqipni; shteti njimend asht afetar, d.m.th. as-njanės, por jo antifetar, as ateist, as indiferent; shteti shqiptar e njeh Zotin, por nuk anon pėr kurrnji besim ma fort se pėr tjetrin; hartuesit e Statutit u shtynė deri nė ma tė naltėn shkallė tė lirisė e tė tė drejtave tė besimit; ata pranuen tri besimet nė themel tė barazimit tė plotė;
    para shtetit e zyrtarėve tė tij nuk ka as ndrysfiim, as pengim ndėr tė drejta tė kurrnji elementi; tė gjitha ligjet, masat, vendimet dhe mėnyrat zyrtare synojnė aty: tė forcohet e tė sigurohet sa ma mirė qetėsia fetare nė Shqipni.
    E tanė puna mbetet ndėr zyrtarė, me sa ata punojnė apo jo me shpirtin e kėtij parimi e me drejtėsi. Shteti, pra, jep liri tė plotė, edhe tė tre elementave ua siguron tė drejtat qytetare e politike; parimi i tij mbėshtetet nė drejtėsi e jo nė dashuni; shteti nuk ka miqėsi as anmiqėsi me kurrnjenin element.

    Pra, pėr me mbajtė qetėsinė midis elementave fetarė:

    1) duhet tė kemi pėr bazė tė vėrtetėn kundrejt parimeve. E vėrteta nuk luen (intoleranca teorike- dogmatike);
    2) duhet tė kemi dashuninė e siqertė midis. personave (toleranca shoqnore-qytetare);
    3) duhet tė mbahet drejtėsia me ndėrgjegje ndėr ligje , e ndėr zyrtarė (toleranca shtetnore- politike). Arsyeja e kėtyne udhėzimeve asht kjo:

    na duhet tė rrojmė sė bashku jo si pėrdhuni, por me vetėdashje; kėtė pune do tė na e thotė mendja, do ta duejė vullndesa, do ta ndiejė shpirti; mendjes do t'i flasė e vėrteta, vullndesėn do ta vendosė e drejta, ndjesitė do t'i shtyjė dashunia.
    Toleranca qytetare asht nji virtyt, pėr ushtrimin e tė cilit krejt njeriu, ndėr tė gjitha fuqitė kryesore, do tė jetė i prekun e i tėrhjekun. E tane puna asht kėtu: me dijtė e me qenė tė zotėt ta bartim shqiptarin, jo s.i tė huej, por si vlla. Kėshtu, pra, nuk janė besimet ato qi e shqetėsojnė jetėn vllaznore nė Shqipni, por gabimet pasionet e padrejtėsia e besimtarėve shqiptarė janė ato qi e krijojnė ēashtjen fetare nė vendin tonė.

    PENGIME QI DUHEN KAPĖRCYE

    E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrė vesht me kaq, ja nuk ka marrė vesht kurrė. Tash tė vijmė te praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanėt nuk bahet, ortodoksėt janė grekomanė, katolikėt janė italofila. Kėshtu qi nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mbetet kund shpresė pėr Shqipni; kėshtu nuk bajnė pėr Shqipni as Ismail Qemali, as Bajram Curri pse muhamedanė, as Gėrmenji as Negovani pse ortodoksė, as Gurakuqi as Dedė Gjo' Luli pse katolikė;
    kėshtu kemi ardhė ndėr pėrfundime qesharake e do tė vemi ndėr konsekuenca rrėnimtare!
    Pėr tė rrojtė vllaznisht na shqiptarėt do t'i mbajmė, thamė, . disa kushte, do t'i vendojmė disa parime, por edhe do t'i hjekim disa pengime.


    1. Pengimi i parė,
    per shėrimin e kėsaj plage tė kobshme qi e shqetėson jetėn ndėr shqiptarė, asht gabimi i madh i disa udhėhjeksave tė cilėt duen ta mbulojnė a edhe ta mohojnė plagėn, e cila, mjerisht, asht edhe do tė shkojė nė gangrenė, po nuk u shėrue, me dorėn e nji kirurgu t'aftė e tė ndėrgjegjshėm. Shka asht gabim e kalbsinė, fanatizėm e pus, ves e dobėsi, le tė qitet nė shesh, le tė thohet kjartė, pa ia shikue hatrin askujt. Pse ta mo-hojmė?
    Nji pjesė e mirė, muhamedanė e kristianė, ortodoksė e katolikė nuk shikohen me sy tė mirė; nji antagonizėm shoqnor qindron nė mes tė tyne; ata nuk kanė mbėrrijtė ende t'i rregullojnė relatat fetare, shoqnore e civile qi do tė kenė.
    Duhet ta pohojmė botėnisht se pėr mungesė kulture jemi kėtu. Ky do tė jetė hapi i parė i pėrmirėsimit:
    ta njohim e ta ndiejmė sa duhet ketė plagė shqiptare.

    2. Me e shikue hollė, aty ku duket se ndeshen muhamedanė e kristianė, nuk janė parimet dogmatike; ato populli as nuk i din, as nuk i merr aq nė kujdes;
    sigurisht as pėr hatėr tė Krishtit, as pėr hatėr tė Muhamedit, sot nuk ban kush parti as nuk ngrehė ngatėrresa.

    Shaku i parė do tė kėrkohet ndėr faktorė historikė, ndėr tradicjone mėnie midis elementave; na trashiguem ekzaltime, pėrbuzje, paragjykime e zemrime kundrejt shoqi-shoqit; me kėto lejmė, me kėto rritemi, me kėto formohemi, e pėr rrezik tonin me kėto edhe vdesim. Vetėm koha e kultura mund tė na i shrranjosė.
    Do tė kalojė edhe ndonji brezni, qi muhamedani ta harrojė tradicionin e tė parėve, ta zhduki krejt idenė "kaurr", ashtu pėr nji predispozicion tė bam petk, si kristiani i sotėm edhe i nesėrmi, qenė e pa qenė, pėr ēdo punė qi nuk i bjen pėr shtat, ka me kujtue e me ankue:
    po mė bahet e padrejtė, pse jam ortodoks, pse jam katolik. Me atė masė qi tė marrim kulturėn e shpirtit e tė hjekim shkaqet e pretekstet, po me atė masė kanė me u dyndė edhe kėto re tė helmueme.

    Faktori psikologjik
    Edhe faktori psikologjik ka tė bajė shumė me ketė dasi shpirtėnsh. Shqiptari si tip asht madhėshtor. Ai ndien pėr vete edhe pėrtej se duhet. Mirėpo kjo veti instinktive, qi kohėn e kalueme ndihmoi shumė pėr tė shpėtue shpirt, gjuhė, zakone e tradita tonat;
    nė se qe fat i madh asohere, sot pėr jetėn tonė shoqnore e kombtare mund tė bahet rrezik i parė.
    Kam pa e shoh pėr ditė shqiptarė edhe me kulturė, tė cilėt nuk janė tė zotėt tė ēveshen prej vetes sė vet: ata e dijnė fare mirė shka don me thanė jetė e pėrbashkėt, e jetė individuale,
    i kuptojnė kjartė kontrastet e sakrificat qi lypen pėr me u kapė me jetėn e vėrtetė shoqnore, megjithkėtė, hir e pa hir, duen tė bajnė atė tė vetėn;
    duen, vetėm ata tė jenė tė mendshėm, ata gjela qi kėndojnė. E po gjetėn injoranta, trashamana, hypokritė, servila, fanatikė, po edhe njerėz nė tė mbarė e pa tė keq, more t'i shfrytėzojnė pa dhimbė, pa shpirt, edhe tė ngrehen kapadaij, udhėhjeksa, pionierė, a shka po dij unė.
    E ja klanet, partitė, prej nga rrjedhin dasitė e ,. kontrastet shoqnore: hallet shqiptare. Kėta njerėz tė besueshėm, mandej, si ta kenė ba nji grimė pozicion me taktikė vėrtet djallore, sa herė t'u nevojitet, mjaft ta prekin, a por sa ta ēekin sustėn e besimit, se ja, gati nji turmė pėr t'i ndjekė;
    e ja, se me nji herė qiti krye ēashtja e besimit nė shqiptarė, me mėni, me shpifje, me dasi, grindje e luftime.

    Ku asht faji?

    Sigurisht nuk asht zelli i besimit, por asht zekthi i egoizmit. Unė, sė mbrami, nuk i ve faj fare muhamedanit apo kristianit pse asht fanatik; ai nėmose asht i sinqertė;
    fajin e parė pse shqiptari ka mbetė fanatik e ka hoxha, prifti a popi; kėtyne - po nuk patėn vetė aq kulturė njerzore edhe fetare, sa me u dalė pėr vete dhe me u dhanė tė tjerėve - u do hjekė e drejta tė mėsojnė.
    Por fajin pse fetari e ushtron fanatizmin e ka ai liberali universitar, i cili, me sa mica e qeni, nuk beson as nė Krishtin as nė Muhamedin, por formon klane pėr Dinin ase pėr Fenė e Krishtit, jo pse i intereson Dini a Feja, por pse me atė formė - gjen kush e ndjekė pėr me qenė ai krye. Deri qi tė mos zbulohen e tė mos qiten sheshit kėta njerėz tė rrezikshėm, nuk ka qetėsi nė Shqipni...


    TE HJEKIM DORE
    NGA ĒDO NDRYSHK ZEMRE




    Sod nė kėtė krizė tė tmerrshme besimtarėvet tė tė tre elementave na pėrket, pėr hatėr tė Zotit e tė Shqipnisė tė hjekim ēdo ndryshk zemre, t'i japim dorėn shoqi-shoqit e tė vėllazno-hemi nė njatė Zot qi besojmė e nė njatė Shqipni qi e duem me gjithė zemėr.
    E po e patėn detyrė besimtarėt nji herė, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetė herė ma tepėr e ka detyrė tē shtėrngohet dora-doras, e pa vonesė tė dalė nė lamėn e luftimit pėr t'i a shpėtue shqiptarit besimin nė nji Zot, shpresėn nė nji Shqipni.
    A sod a kurr tė mobilizohemi pėr fe e atdhe! Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia qi po na zhduket ndėr duer.
    Bashkimi i tri klereve nė ketė drejtim e veprim, asht leva ma e fuqishme pėr tė sigurue bashkimin e shpėtimin. Nuk shpėton, jo, sod as Xhamija pa Kishė, as Kisha pa Xhami, por as njena as tjetra pa Shqipni.
    Tė ngrehemi nė kambė. Pėr nji Zot tė vėrtetė e pėr nji Shqipni tė lumtun, na jemi vllazėn!

    Korrik 1944


    - - - - - - - - -

    Te nderuar bashkatdhetare ju lutem mos harroni daten e shkrimit dhe autorin.

    Atė Anton Harapi

    I pushkatuar nga barbaret me 14 shkurt 1946


    Pershendetje

    PS .Sikur te ishte e mundur, do ta futja ne cdo tekst shkollor ne te gjitha trevat shqiptare shkrimin e Atė Harapit, edhe pse shkrimi me larte eshte botuar me shume shkurtesa.

    Ju lutem lexojeni e jepni mendime.


    me respekt,
    NoName

  2. #2
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Skam fjale.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Fanatizmi = Besim - Dashuri
    > Nese deshiron te kthehesh ne Besim shtoi dashurine.

    > Une si shqipetar kam pershtypjen se jam me i dobishem per vendin tim nese besoj sepse po nuk besova nuk te garantoj dot qe nuk do te shitem diku tjeter.
    > Nderkohe qe, kur beson ti jeton ne syte e Zotit dhe je njeri i drejte dhe i fjales.
    > Tradhetaret gjithone kane qene te pa fe.
    La verita' ti rendera' libero!

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  3. Islami dhe Nacionalizmi
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 15:50
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  5. Fanatizmi Nje E Keqe Per Personin Dhe Shoqerine
    Nga Anton nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •