Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

    Edhe një herë Gëzim Alpion sociolog në Universitetin e Birmingamit i kthehet çështjes së mungesës së besimit të Nënë Terezës.

    Ai thotë se në atë periudhë të trazuar shpirtërore kolegët e saj u munduan më kot t'i ndryshojnë bindjet me argumente bajate. Alpion: "Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetë."

    Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët e saj të fesë kur në mirëbesim iu tha atyre se ajo nuk besonte në Zot. Ky është përfundimi që del nga kërkimi i një akademiku të Universitit të Birmingamit, i bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga ky universitet.

    Dr. Gëzim Alpion, lektor i Sociologjisë në Universiteti e Birmingamit dhe udhëheqës akademik në studimet për Nënë Terezën, po kryen së fundi një studim për ankthin shpirtëror të murgeshës me origjinë shqiptare, duke u përqendruar në raportin e saj të trazuar me Zotin në pesëdhjetë vitet e fundit të jetës së saj nga pikëpamja e shënimeve të saj private, një pjesë e mirë e të cilave u botua për herë të parë më 2007.

    "Nënë Tereza u tradhtua nga njerëzit tek të cilët ajo besonte më shumë", zbulon Dr. Alpion. "Nuk është kjo e vetmja tradhti që ndesh në kërkimin tim.

    Ajo ishte një nga personalitet më të shquara fetare të shekullit të njëzetë që ngrinte pyetje dhe në varfëri ajo u dorëzua tek kolegët fetarë të cilët, kur ajo u tha në mirëbesim se nuk besonte në Zot, më kotë u përpoqën t'ia ndërrojnë pikëpamjet me argumente bajate."

    Rezultatet e kërkimit do të botohen në librin e ri "Who Betrayed Mother Teresa? - Faith and Disbelief in Postmodernity" (Kush e tradhtoi Nënë Terezën? - Besimi dhe dyshimi në epokën postmoderne" më 2011.

    Në librin e tij paraardhës "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" (Nënë Tereza : Shenjtore apo e famshme, Routledge, 2007) i botuar gjithashtu edhe në italisht (Salerno Editrice, 2008), Dr. Alpion shqyrton ndikimin traumatik që pati tek Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (emri origjinal i murgeshës) vdekja e papritur e të atit kur ajo ishte 9 vjeç, dhe përpjekjet e saj për ta zëvendësuar babanë e saj biologjik me një at hyjnor.

    Në studimin e ri, Alpioni identifikon dhe analizon disa nga arsyet e këmbënguljes së misionares për mos të folur për jetën e saj personale dhe në veçanti për atë periudhë kur dështuan përpjekjet e saj që të bindte kishën për të asgjësuar letrat e saj, ditarët dhe rrëfimet e shkruara në posedim të etërve të saj shpirtërorë.

    Kërkimi aktual i Alpionit është i pari studim akademik që e trajton besimin e lëkundur të Nënë Terezës duke mos u nisur nga pikëpamjet e besimtarëve, as nga pikëpamjet e evolucionistëve dhe ateistëve.

    Në këtë vepër Alpioni, studiues shqiptar që jeton prej afro njëzet vjetësh në Britani, tashmë lektor i Sociologjisë, në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Birmingamit, i referohet korrespondencës që ai ka patur për mungesën e besimit të Nënë Terezës në tre vitet e fundit me Papa Benediktin XVI dhe disa rrëfyes të Nënë Terezës.

    Dr. Alpioni së shpejti do të fillojë të japë leksione nëpër botë, ku, si edhe në rastin e studimeve të tij të tjera, ai ka për qëllim t'jua prezantojë rezultatet e tij audiencave akademike të interesuara për sociologjinë dhe fenë.

    "Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetën time", thotë Alpioni. "Kam bërë shumë kërkime shpirtërore që prej vitit 2003 kur për herë të parë më kapi një interes i fortë për Nënë Terezën.

    Leksionet do të shërbejnë si një platformë për të diskutuar vlefshmërinë e pohimeve para botimit të librit."
    Kujtojmë se ky studiues ishte i vetmi akademik që në mënyrë të çiltër kritikoi botimin e letrave të Nënë Terezës.

    Ai është autor i veprave "Vouchers" (Kuponat, 2001), "Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt" (Kompleksi i të huajit: Ese dhe trille për Egjiptin, 2002), "If Only the Dead Could Listen" (Sikur të vdekurit të dëgjonin, 2008), dhe "Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" (Takime me qytetërimet: Nga Aleksandri i Madh 2009).

    Kërkimet e tij të fundit janë përfshirë në studimin "Orientalism as Moral Coëardice" (Orientalizimi si frikë e moralshme" në të cilin ai trajton ndikimin nga themelet tek vendet e vogla të prodhimit në masë, vetëbesimin dhe degjenerimin e tyre, të kulturës së tyre tradicionale e cila është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së njerëzimit.

    Shekulli
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    ... tamam marrezi ... hulumtim palidhje dhe pakuptim.
    Nene Tereza nuk ka nevoj per tradheti...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-03-2009
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin

    a merre vesh ndryshe a duhet edhe ty me ta ba ate qe po e kerkon. Shko pash Zotin merru me veten tende e lere Nenen Tereze rehat se ajo eshte e qete ne Parajse dhe ne zemren e Komabit tone, po ti ku je a thu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 07-12-2009 më 15:59

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nene Tereza u bekua per gati 50 vjet me naten e erret te Jezusit ne kopshtin e Gjetsemanit. Ne zbrazetine e kesaj nate te erret ajo nuk beri as edhe nje hap mbrapa ne rrugen e saj me Krishtin, por vec perpara. E te tjeret ndoshta do ta kishin lene ne mes, kurse ajo vazhdoi me bindje te plote ndaj Hyjit, tamam nje laps ne doren e Zotit. Pikerisht keto letra flasin hapur per shenjterine e saj.

    Mirepo duhet te jetoje edhe ky fare Alpioni ne kurriz te Nene Terezes, ashtu sic shume te tjere jetojne ne kurriz te Krishtit, e te bejne nja dy leke duke shfrytezuar kureshtjen e atyre qe duan te provojne te kunderten e besimit te Nenes tone. Mjere kush birret prej shkandujve te ketyre pseudo akademikeve! Ne duam ta vertetojme plotesisht thenien e Krishtit qe profeti nuk eshte kurre i mirepritur ne vendin e vet. Kete duan te bejne edhe 'alpionet' me Nene Terezen. Zoti na ruajte prej te tilleve!

    Qofte Levduar Jezu Krishti!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ^_BIM_BUM_BAM_^, Gëzimi Alpion sociolog në Universitetin e Birmingamit,
    nese me te vertete eshte nje shkencetare i denje per kete emer, nese eshte nje njeri serioz, duhet ti lexoje veprat e Shen Gjonit te Kryqit dhe te Shen Terezes nga Avila.
    Atehere ai do te kuptoje se ajo erresire e Nenes Tereze, nuk eshte prova e mos besimit te saj, por prova e besimit te saj herojke.
    Me kete prove ajo bashkohet me mistike krishtere me te medhenje...
    Do te ishte sigurisht nje gje e mire per ty te lexosh dicka per mistiket e Spanjes, e Frances, e Gjermanise dhe e Italise...
    Atehere do te kishe mundesi te flasesh me kompetencen edhe per jeten shpirterore e shkelqyeshme te Terezes se Kalkutes.
    Ne komunitetin katolike, ne teme Testamenti..., nese ke deshire, (por mendoj qe duhet ta besh per te deshmuar seriozitetin tend), mund te gjesh disa studime te nje kosovari te njohur, serioz, qe ka studiuar kete problem.
    Mos fol per ate qe nuk e njeh, as pro, as kunder. Nuk eshte gje seriose.
    Te pershendes.
    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 08-12-2009 më 07:28

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga torrkerry Lexo Postimin
    ^_BIM_BUM_BAM_^, Gëzimi Alpion sociolog në Universitetin e Birmingamit,
    nese me te vertete eshte nje shkencetare i denje per kete emer, nese eshte nje njeri serioz, duhet ti lexoje veprat e Shen Gjonit te Kryqit dhe te Shen Terezes nga Avila.
    Atehere ai do te kuptoje se ajo erresire e Nenes Tereze, nuk eshte prova e mos besimit te saj, por prova e besimit te saj herojke.
    Me kete prove ajo bashkohet me mistike krishtere me te medhenje...
    Do te ishte sigurisht nje gje e mire per ty te lexosh dicka per mistiket e Spanjes, e Frances, e Gjermanise dhe e Italise...
    Atehere do te kishe mundesi te flasesh me kompetencen edhe per jeten shpirterore e shkelqyeshme te Terezes se Kalkutes.
    Ne komunitetin katolike, ne teme Testamenti..., nese ke deshire, (por mendoj qe duhet ta besh per te deshmuar seriozitetin tend), mund te gjesh disa studime te nje kosovari te njohur, serioz, qe ka studiuar kete problem.
    Mos fol per ate qe nuk e njeh, as pro, as kunder. Nuk eshte gje seriose.
    Te pershendes.
    Torrkerry
    >>> Mbeshtes plotesisht mendimin e Torrkerry dhe do shtoja qe kurr nuk mund te kuptosh Naten Shpirterore nese je kilometra larg nga e verteta.
    > Keta botimet e tyre i bejne per vete dhe bindin veten me kete rast qe nuk ka shenjtore dhe nuk ka Zot.
    > Nderkohe qe ne, qe po kuptojme c'ka ndodhur me Nene Terezen ndjeme nje rrebelim sesi kjo bote eshte kaq mosmirenjohese dhe kaq pa keqe me njerzit me te mire te saj.
    > Ndoshta kjo eshte arsyeja, ekzistenca e njerezve te mire nuk eshte komode per ta sepse krahasimi me ta u tregon se kush jane ata ne te vertete.
    > Kjo bote nuk ka ndryshuar fare me duket nganjehere. Dashuron ato gjera qe e shkaterrojne dhe urren ato gjera qe i japin jete.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Nena Tereze eshte e shejte. Shejterit nuk kane nevoje per mbrojtjen tone , por na kemi nevoje per ta.
    ====================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •