Lonce , kshtu thon , sepse papunesia e madhe ne kosov , e kan koh me u marr me fjal koti , eshte femer njesh dhe nuk besoj qe ben nena me femer si Adelina Ismajli..
Lonce , kshtu thon , sepse papunesia e madhe ne kosov , e kan koh me u marr me fjal koti , eshte femer njesh dhe nuk besoj qe ben nena me femer si Adelina Ismajli..
Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..
Tekste kengesh nga Adelina:
Kur femra hakmerrėt
Femėr jam dhe un, mundem me buzėqesh
di edhe me gėnjy se tė kam besu
o sa mirė di, ty me tė aktru
e shumė mė mirė, edhe me duru.
Femėr jam dhe unė, di t'jem e rrėzikshme
di me fal gabim, e me tė gėzu
asnjėherė nuk mundem me harru
hakmerrėm, hakmerrėm se tė du!
Ref:
Kurr femra hakmerret
ti nuk e ndjen.
Edhe kur shkatėrrohesh
ti nuk e vėren.
Hakmerrėt femra
s'ke ku ik
e di qė djegi vetėn
veq ty me tė fik!
My silence doesn't mean I am gone!
Heroi i tragjedis
Mė duhesh,
qė ta zhdukėsh kėtė maskė
me tė cilėn po gėnjejė
tash sa vite me radhė.
Dua tė shikoj ne sy
kur tė vdes, e qet nga ti.
Ref:
Se ti je heroi im
hero ne kėtė tragjedi
vrasės i dy lumturive
lypės i njė dashurie.
Nė rolin e tradhėtisė
je hero i tragjedisė.
Thikėn e fundit ta pranoj
nga ti tash, kur krejt mbaroi
mjaft aktruam komedi
me tė cilėn qesh veq ti.
My silence doesn't mean I am gone!
Kangėn ma kan vra
O moj nano kujt sherr si kem ba
krushqit tan' oguri dojn ki ba
sa shumė shekuj nana kemi kja
edhe kangėn nano ma kan'vra .
Ku osht' nano kang' e Dardanis
pa to dasma nuk guxon mu nis
se shumė shekuj nano kemi kja
edhe kangėn gati ma kan'vra.
Shihe nano krushqit kah po vijn
po k'ta krushq o, nuk jan krushq't e mi
kang tė huj kokan tuj k'nu
me k'ta krushq un, nuse sdu me shku.
Nisja dhandėr kangėn tan me knu
me flet dushku dasmėn me fillu
kthe ket krushk e mos e le me zbrit
dasma bahet veq kur knohet shqip.
My silence doesn't mean I am gone!
Kaos i yti
E helmueshme kur t'mė prekin mua
mendojn se me shpirt un i dua
e leht, si tė tjerat dojnė
nė fund nė humnerrė mbarojnė.
E mashtrueshme, pabesueshme
si mirazh jam, helm ne gjak kam.
Ref:
Jam mashtru se
vdekjeprus'e
dhe helmu'se
josheru'se
kontaminu'se
unė pėr meshkuj jam.
Shpirtin tim askush se pushtoi
zemrėn time askush se lėndoi
tė lėnduar duan me m'harru
por jam plagė qė s'mundet me u shėru.
Un tash jam njė simbol fatal
nė jetė jam kaotike, s'mund ta ndal
kaosin qė e linde, e shkove
borxhin do ta kthej, edhe pse harrove!
My silence doesn't mean I am gone!
Nuk paske pare mire nnga emocionet me siguri tiPostuar mė parė nga Del Monako
sepse adelina siceshte nefoto eshte edhe nga afer e kam par disa her dhe une
![]()
M&M
Adelina Ismaili, kėngėtarja kosovare qė ėshtė shndėrruar nė njė fenomen mbush plot 20 vite nė skenė. Si arriti tė bėhej simboli i suksesit nė kėngė dhe bukuri? Kush e ka ndihmuar dhe cilat janė raportet e saj me meshkujt?
Ajo ėshtė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes, madje e kėrkon kėtė. Por me mėnyrėn e vetė; femėroren tė pėrzierė me protestėn, qė shpesh e vesh me fjalė tė pista e pse jo me agresivitet. Por gjithmonė mbetet Adelina, origjinale, e hapur. E s'ka si tė ndodhė ndryshe; e urren hipokrizinė dhe puritanizmin. Ėshtė e zhveshur ndaj ēdo kompleksi dhe thellė-thellė e ndrojtur.
Fenomenale nė ēdo gjė qė bėn; pafund skandale e pafund suksese!
Sivjet nė 2005-ėn mbush plot 20 vite nė skenė, e 10 albume tė krijuara.
Kombinati Ismaili
Po, mos u habisni kėshtu ėshtė quajtur familja e femrave Ismaili. Secila prej tyre ėshtė njė fabrikė e zhurmshme. E para ka qenė Adelina qė bėri poteren e madhe. Deri kėtu nė Shqipėri erdhi thirrja e saj Do tė bėhem milioner kėnga qė i dha shumė ēmime nė festivale e konkurse pėr fėmijė. Sigurisht nėn drejtimin e Monės, gruas sė hekurt qė diti ta udhėhiqte tė bijėn drejt shinave tė suksesit. madje edhe tani qė bomba kosovare ėshtė 26 vjeē, duhet t'i marrėsh leje Monės qė tė takohesh me tė.- Zanfinėn po tashmė e njohim tė gjithė, me imazh tė freskėt e pėrpjekje pėr tė mos u identifikuar me tė motrėn. Sigurisht qė e ka mė tė vėshtirė pasi i duhet tė durojė dhe inatet e tė tjerėve me Adelinėn. Deri tani u bėnė tre, pasi kėto bėjnė dhe zhurmėn mė tė madhe. Ema, ekonomistja e familjes edhe pse talent nė muzikė ka vendosur tė mbetet nė hije, duke u ngopur nga fama e motrave tė saj. Nėse vėreni njė ndryshim nė imazhin e Adelinės (ėshtė bėrė paksa mė e rafinuar), pa diskutim ėshtė meritė e Emės, e cila nga prapaskena luan rolin e kėshilltares sė pamjes. Derisa kanė arritur tė ecin me kėmbėt e veta, Mona dhe vajza e madhe Adelina nuk kanė nguruar t'i japin gjithė mbėshtetjen e duhur (pėrfshi dhe atė financiare). Motrat e kanė shpėrblyer duke u vėnė nė dispozicion tė punėve tė saj artistike. Nė kėtė potere ka dhe dy qetėsues, njė qen dhe njė mace. E ka raste kur vajzat duan tė ndihen me tė vėrtetė normale; e mbushin shtėpinė me shoqe dhe bėjnė thashetheme pėr gjithė Prishtinėn.
Adelina i ngjan tė atit, Rexhepit, i cili prej vitesh punon si emigrant nė Austri (pasi nė Kosovė nuk ka mundur tė gjejė njė punė tė pėrshtatshme). Mė tė kanė raporte shumė tė mira, madje ai i ka mėsuar sesi tė mėsojnė tė jenė tė pavarura. Mė kujtohet kur i kam pasur 15 vjet, babai mė pat propozuar qė ta kem njė tė dashur (frajer) me qėllim qė ta njoh botėn mashkullore sa mė mirė, e kur tė martohem tė kem mė shumė eksperiencė. Ai besa ma pat gjetur edhe njė fotograf nė Austri qė tė bėj fotografi artistike, mirėpo unė nuk e pata pranuar duke i thėnė se jam shqiptare dhe nuk ia lejoj vetes. Ai ka shumė ide, mirėpo nganjėherė e tepron, e unė prapė mbes nė suaza tė shqiptarisė.
E tillė ėshtė Adelina e vėrtetė, e ndrojtur dhe e rezervuar: Oh, kur isha fėmijė, nėna mė thotė se kam qenė shumė, shumė e urtė. Mė vjen shumė keq qė nuk e kam asnjė fotografi, sepse m'i kanė djegur tė gjitha gjatė luftės. As foto, as dokumentacion, kėshtu qė deri nė vitin 1999 unė si person nuk ekzistoj!
I ėshtė dashur vetė tė ēajė nė profesion e sigurisht qė nuk e ka pasur tė lehtė, prandaj herė-herė ngre kryet tek ajo njė femėr e fortė e pse jo dhe agresive. Sikur tė kisha pasur sukses pėr shkak tė bukurisė dhe tė mė vije suksesi pėr tri ditė, e di se do tė isha ēoroditur dhe do tė kisha fluturuar pa krahė. Ēdo hap qė e kam bėrė ia kam ditur vlerėn, po ashtu edhe ēdo vėshtirėsi. Asgjė nuk mund tė mė befasojė ose tė mė zėrė ngushtė.
Kėnaqėsia dhe zhgėnjimi i festivaleve
Adelina ishte vetėm 6 vjeē, mosha pėr t'u futur nė klasėn e parė, kur nė vend tė hynte te shkolla fillore, ndryshon drejtim e shkon te shkolla e muzikės, ku pranohet menjėherė edhe pse ishte fare e papėrgatitur pėr konkurs. Edhe kėtė herė kurioziteti i funksionoi; ndoshta jo qė nė fillim me pianon, por nė korin e fėmijėve ajo arriti tė dallonte nga tė tjerėt. Sapo hyri nė kor, i futi kėmbėt dhe te Akordet e Kosovės (festivali mė prestigjioz i asaj kohe). I tėrhoqi tė gjithė me lėvizjet dhe natyrėn e gjallė. E vetėm njė vit mė vonė (7 vjeē), nxori kasetėn e parė pėr fėmijė nė Kosovė me titullin Do tė bėhemi milionerė. Kjo kasetė u pasua dhe nga tri tė tjera e shumė ēmime nė gjithė ish-Jugosllavinė. "Kjo ishte periudha kur Jugosllavisė sė atėhershme i tregoja se edhe shqiptarėt kanė fėmijė qė dinė tė interpretojnė dhe tė vallėzojnė bukur.
Deri tani i kishte ecur. Zhgėnjimi i filloi kur u shfaq nė festivalet e Shqipėrisė- nė prag adoleshence, vetėm 14 vjeē). Edhe pse mori ēmimin e debutueses mė tė mirė, shija nuk i ka mbetur e mirė. Disa herė e kam thėnė qė nuk kemi qenė tė mirėpritur ashtu si vėllezėr, mė shumė kemi qenė si artistė tė rangut tė dytė dhe nė atė mėnyrė jemi trajtuar. Megjithatė do tė vazhdonte tė merrte pjesė e tė zhvishej pak nga pak, duke filluar tė ndiente petkun e famės. Nė festivalin Kėnga magjike (2000) doli e kėnaqur me ēmimin The Best Look, me kėngėn **** the government.
Tani, akoma mbetet e mendimit pėr tė qėndruar larg festivaleve, derisa ato tė kthehen sėrish nė vlera tė muzikės.
Po fajin nuk ia pati vetėm skena, por edhe disa kolegė tė saj, qė me dashamirėsinė mė tė madhe kėrkonin t'i bėnin puēe...
Grushti i Arif Vladit
Pas luftės sė Kosovės agjenciaEuro-koha e Arif Vladi bashkė me dhjetė kėngėtarė tė tjerė organizonin koncerte solidarizimi pėr shqiptarėt e diasporės. Nė njė koncert tė tillė grupi kishte vendosur njėzėri Ne nuk kėndojmė nėse kėndon Adelina- sigurisht qė nuk ia njihnin mirė kokėn bukuroshes Adelinė-.
Pasi gjithė grupi mbaroi sė kėnduari del Silvana Brace dhe e shpall koncertin tė mbyllur, pikėrisht nė momentin kur Adelina priste tė futej nė skenė. Me vrap e ka marrė mikrofonin nga dora e Braēes dhe ka filluar tė kėndojė duke e kthyer publikun dhe njėherė nė sallė. Akoma dhe sot Adelina nuk arrin ta shpjegojė kėtė situatė: e vetme kundėr 10 kolegėve!
Misioni i Adelinės?
Adelina betohet se nuk ka pėr t'i lėnė kurrė rehat gėnjeshtarėt e hipokritėt. E kėtė do ta bėjė si di ajo vetė me muzikė. Misioni i saj: ta ngrejė zėrin kundėr tyre derisa tė ketė jetė. Nė llojin e saj e di se ėshtė e vetme dhe se tė gjithė e asnjė nuk ka konkurrent. Prandaj i ndėrron gjithmonė stilet e tė kėnduarit, tė mbetet e pakapshme siē ėshtė. Dhe kjo e gjitha me punėn e saj. Unė nuk dua qė tė shes naftė e cigare, mirėpo dua ta kem njė jetė normale qė edhe atė nuk mund ta arrij. Jemi mėsuar tė shohim kėngėtare qė e arrijnė suksesin vetėm me njė sponsor nė krevat. Unė nuk e kam praktikuar atė formė dhe as qė do ta praktikoj derisa tė jem gjallė.
Askush nuk mund ta fotografojė tė zhveshur
Deri tani ėshtė mjaftuar me erotiken, pasi nuk ėshtė e sigurt nė realizimin artistik tė nudos, duke iu ruajtur vulgares qė ajo rrezikon tė shfaqė.
Jo, unė erotikėn e pėrjetoj ndryshe. Kufiri ėshtė shumė i hollė nė mes tė vulgares dhe artistikes dhe fotografia apo prezantimi nudo, pėr tė mos dalė vulgare, duhet qė tė jetė shumė profesionale. Prandaj edhe jam ruajtur.
E di se shumica e njerėzve nuk arrin tė dallojė natyrėn e saj (kamuflohet mirė). Nė thelb ėshtė e turpshme dhe vajzė tradite! Pėrsėri harron dhe pranon se tek ajo ēdo gjė ėshtė relative. Ashtu si sillet toka, sillet edhe truri i Adelinės.
Nė jetėn intime pushon sė qeni njė yll, kthehet nė njė vajzė tė thjeshtė. E ruan me fanatizėm identitetin e tė dashurit, nga frika mos shkatėrron ēdo gjė.
Zhveshja protestė kundėr botės mashkullore
Ka vepruar vetėm me mendjen e vet- Mona (nėna) gati sa nuk ėshtė ēmendur kur e ka parė tė zhveshur nė fillim. Po Adelina dinte qė herė pas here dhe tė vishej, e pėrsėri t'i tėrbonte njerėzit. Nė 1996 fillova tė kėndoj Ushtrinė time, veshur me pantallona tė ushtrisė dhe me fanellė tė kuqe dhe shqiponjė, nėpėr Drenicė, Preshevė, Pejė, nėpėr diasporė. Nuk mund ta harroj atė natė nė Skenderaj kur publiku filloi t'i djegė fanellat dhe t'i nxjerrė karriget nga vendi prej euforisė. Vėrtet, pėr atė kohė ajo skenė ishte e vėshtirė, sidomos kur i kėndohej ushtrisė.
Nga ana tjetėr qėllimi i zhveshjes ishte mė brutal, me arsyen e vetme pėr tė rėnė nė sy dhe pėr t'i tronditur njerėzit. Atėherė jam ulur dhe veshur deri nė fyt dhe i kam dhėnė intervista dhe kam treguar pse. Kjo ishte njė protestė kundėr botės mashkullore te ne. Me atė kam dashur tė tregoj qė kur mund tė bėjnė diēka meshkujt, pse nuk mund tė bėjnė edhe femrat? Kjo ka qenė njė porosi e qartė.
Kėtu ngre kryet njė Adelinė idealiste. Ajo nuk ėshtė kundėr gjinisė mashkullore, por urren tradhtinė e tyre-qė prek familjen, gjėnė mė tė shenjtė. Pėr kėtė ka dhe teorinė e saj: Shumica e meshkujve te ne e nėnēmojnė femrėn, nėnėn e fėmijėve tė vet. Ata automatikisht i krijojnė dy armiq nė shtėpi.
Miss Shqipėria '97 nė Republikėn e Kosovės
Nėse nė kujtesėn tuaj nuk ju vjen ndonjė Miss i '97-ės tė shėmtuar, tani munsta merrni vesh. Ajo ka qenė Adelina Ismaili. Pasi kishte siguruar me pak mund e pėrpjekje titullin Miss Kosova, i erdhi oferta pėr tė prezantuar nė Miss Globe, Shqipėrinė (pėr shkak tė luftės ne nuk kishim njė Miss). Nuk humbi kohė e me vrap siguroi disa gjoja dokumente si shqiptare e Shqipėrisė. Deri kėtu mirė, por kur i erdhi radha pėr tė folur, bėri sikur harroi dhe tha: Unė jam Adelina Ismaili dhe vij nga Republika e Kosovės. Ėshtė pa vend tė komentojmė vazhdimin. Nga sytė-kėmbėt, Adelina la spektaklin e pėr njė muaj vizitoi Turqinė derisa tė qetėsoheshin gjakrat pėr gafėn e bėrė.
Mbretėreshė a Robėreshė
Nė albumin e fundit tė saj, Adelina shfaqet me njė imazh tė sofistikuar, qė sjell nė kohė vitet Glamour. Kjo ėshtė vetėm njė zgjedhje e radhės dhe njė testim ndaj asaj qė pėrflitet se pamja e shet albumin.
Sa pėr Shqipėrinė ende nuk ka njė plan konkret derisa i kanė munguar ofertat serioze. Pėr Adelinėn po fryn era e perfeksionit.
o-le-le firma
Foto te saj
o-le-le firma
E funit per sot
o-le-le firma
Titulli mbretereshe eshte mese i besueshem perkrah emrit te Adelina Ismailit, por robereshe? Zor se ka njeri qe e roberon dot Adelinen.E guximshme jo thjesht vetem me muziken, por edhe me personalitetin e saj, kengetarja vazhdon prej nje kohe te gjate te mbaje fronin e Queen of Pop ne muziken shqiptare e duket se nuk ka ndermend ta dhuroje per nje kohe edhe me te gjate.Duke lene menjane faktet qe e bejne ate nje prej kengetareve me te dashura ne Shqipe, mua gjithmone me ka pelqyer edhe per arsyen se ndryshe nga 99% e kengetareve te tjera,te cilat ne skene prezantohen si gra 40 vjeē,Adelina gjithmone ka kenduar, ka kercyer, ka prezantuar moshen e saj.E shoh te kote pas fjaleve te mesiperme te vazhdoj e te shkruaj mendimin tim mbi te...e kjo interviste me kengetaren provon edhe njehere sesa cool eshte Adelina, apo siē e njohim ketu ne Albaniac me Ah!DELINA
Elbino: Ku gjendet Adelina ne keto momente e me ēfare eshte duke u mare?
Adelina Ismaili: Ne Prishtine.Jam ne pregatitjet perfundimtare per realizimin e nje videoklipi,me ne fund.Ndersa momentalisht gjendem prane kompjuterit dhe ndihem me fat qe rrjeti sot eshte ne rregull dhe mund t'ua postoj pergjigjet e mia hahaha.
Ju jeni tre motra...Ju dhe Zanfina jeni kengetare,nena juaj eshte menaxherja, pra si familje merreni me muzike.Po motra tjeter si ka mundesi qe nuk ka dale ne skene?A e ka menduar ndonjehere te jete kengetare?
Motra Ema eshte eminenca gri e motrave kengetare Ismaili hahaha.Asnjehere ne jete nuk ka pasur deshire te jete kengetare.Nuk e pelqen show-biznesin shqiptar edhe pse ka mbaruar shkollen e muzikes-dega violine dhe ishte nder nxeneset me te mira te prof.Sihana Badivuku.Ajo pelqen muziken klasike.Momentalisht udheheq nje firme marketingu ketu ne Kosove dhe merret me styling-un tone.Duke mos anashkaluar sygjerimet dhe kritikat permanente (pozitive e besa dhe negative!) drejtuar mua hahaha.Por eshte objektive,dhe gjithmone e degjoj deri ne fund se ēfare ka te thote.
E prisnit suksesin e albumit te fundit ?
Shumekush ne kete pyetje do ti kryqezonte duart ne gjoks,dhe duke i pallosur qepallat do te pergjigjej:"Oh,jam shume e befasuar,me mbushen syte lot kur degjoj fjale te bukura" etj,etj. Jo,nuk jam shume e befasuar.E dija qe kenget do te pelqeheshin sepse jane kenge folklorike dhe popullore shqipe te gershetuara me pop,dance dhe hip-hop,por ka edhe orkestracione komerciale per degjuesin e zakonshem.Ajo qe me ben te befasohem eshte qe albumi po shitet ne kohen kur ne,ne Kosove perballemi me varferi te skajshme.Dhe mund te them qe jam e indinjuar shume ne producentet qe ketij albumi i vene qmim aq te larte.Nuk eshte fe drejte, sepse ne nuk kemi asnje te mire materiale nga ēmimet,e besa as nje pershendetje si obligim moral nga ata qe mbushin xhirollogarite nga albumet tona.Kurse degjuesit jane te bindur qe kengetaret jane milionere,e ne punojme per ēmime qesharake.Kjo shume here me ka bere te deshperohem pse kendoj.Por dua te kendoj qe ti bej ata te turperohen me veten,dhe te kem mundesi te tregoj cfare ndodh ne kete "biznes".Mos e kuptoni kete se une kendoj "per inat" jo jo! Megjithate,ana me pozitive,me e fuqishme eshte kur ke fituar qofte nje duartrokitje per performansen tende.A ka me mire se te te do dikush?!
Me duket mua apo ne albumet e fundit jeni zhvendosur prej muzikes pop-rrok ne pop- folk? Perse kjo zgjidhje?(Dua te them folku gjithnje ka qene prezent ne kenget tuaja, por ne doza me te vogla).
Muzika folklorike gjithmone ka qene prezente ne mua,por ne nje mase me te vogel ne krijimtarine time.Ato kenge tregojne qe une jam shqiptare.Pse vendosa ta ndryshoj stilin? Sepse quhem Adelina Ismaili dhe gjate gjithe karrieres time kam bere ndryshime te medha ne stil Por primar eshte fakti qe ne kete kohe kur,me keqardhje mund te them,kur degjuesi shqiptar eshte i "hipnotizuar" ne nje mase te madhe nga melosi rom,sllav,turk,etj.,eshte shume veshtire qe te ti besh publikun qe te aplaudojne pas nje kenge autoktone shqipe.Kemi filluar ta humbim muziken tone.Eshte lehte te "filozofojme" per vlera artistike,por nuk e paramendoni sa veshtire eshte kur perballesh me realitetin ne ndonje diskoteke p.sh.,ku nje "Mbremje Muzikore" apo koncert,patjeter se do te deshtoje nese ne reklamen e saj nuk figuron nje performues i muzikes "tallava" e cila eshte muzike rome.Dhe kjo tashme nuk eshte vetem ne diaspore,por eshte diēka qe po perhapet ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptare.Nuk kam asgje kunder atyre qe pelqejne melos te huaj,por jam kunder kur ky fenomen paraqet rrezik qe ne te tjetersohemi muzikalisht.Do te jem e kenaqur nese vetem nje njeri ne kete bote vetedijesohet qe muzika jone eshte ajo qe ne duhet ta perqafojme.E gjithe pergjigja ime mund te permbyllet me nje fjali:Pasi qe te kemi akceptuar veten,mandej mund te ecim perpara me muzike moderne.Dhe jo vetem ne muzike.
Kur shikoni Zanfinen e cila eshte ne fillimet e nje karriere te sukseshme...ēju kujtohet nga vetja juaj, kur ishit ne moshen e saj?
E kisha shume me lehte...Karriera ime nuk varej nga xhelozite personale,ngjarjet politike,nuk kisha nje moter per sukseset e te ciles do te hakmerreshin ne mua.Dhe isha shume me "crazy" sesa Zani hahaha.Edhe sot e kesaj dite jam e tille .
Sa koncerte keni dhene deri me sot?Cili ka qene koncerti i fundit dhe ku do jete koncerti i ardhshem?Ndonje turne ne Shqiperi dhe Kosove per promovimin e albumit?
Uh...Nuk e kam idene se sa koncerte kam dhene deri tash,jane shume.Gabim qe kurre nuk kam mbajtur ndonje evidence per aktivitetet e mia,por isha mjaft e zhgenjyer qe lufta ne Kosove beri qe te me zhduken te gjitha materialet per karrirern time qe nga mosha 6 vjeqare.Dhe nga ky deshperim,me nuk mbaj evidence.Koncerti im i fundit ishte ne Zvicer,kurse per koncertin promovues te albumit ende jemi duke i shqyrtuar ofertat.Me te gjitha forcat mundohem te kem nje koncert pak me te ndryshem sesa keto qe po i shohim tash sa vite me radhe,por organizatoret as qe mendojne te lodhin trurin per ndonje koncert pak me intresant,ku p.sh.,do te kisha valletare apo ndonje efekt skenik.Edhe pse jam e gatshme te sakrifikoj nga te hollat e mia per te bere nje gje te tille,ata nuk pranojne,sepse dijne qe salla do te mbushet me vet faktin qe "Adelina promovon albumin e ri" dhe kjo mjafton per ta,nuk duan "ngarkesa".Une dua!.Dua te kem paraqitje me interesante,te tregoj cka mundem.Por ne varemi nga ata,deshirat e shijet e tyre.Sillemi ne nje rreth ku ne mendojme qe jemi te manipuluar nga publiku,publiku mendon qe shpesh manipulohet nga ne.Edhe kur ndodh ti zbulojme "fajtoret",mbajme gojen mbyllur,sepse te dyja palet varemi nga ta.Edhe ne,edhe publiku e dijme qe nuk do te mund te jete edhe gjate keshtu,por kush duhet te dal nga "loja"? Dhashte Zoti as ne e as publiku hahaha.Sa i perket turneut ne Shqiperi,vertet jam shume e disponuar qe te kem nje turne atje,por deri tash nuk kam pasur ndonje oferte serioze.Kerkoj shume nga organizimi,sepse dua ti jap publikut shume.Por "Kurre mos thuaj kurre".Ndodh qe kete vit te bej nje "come back" ne Shqiperi.S'do zbuloj detale,sepse ende nuk i di saktesisht as vet.Ne Kosove eshte me ndryshe.Zakonisht mbaj mini-turne gjate stines se veres ku me efekte tejet te thjeshta,improvizoj nje prezantim skenik deri diku te kenaqshem.Edhe pse shpesh ndodh qe organizatori para daljes ne skene te me thote:"Adeline,nuk kemi mikrofon!" Atehere behem e keqe,sepse nuk i dua njerezit qe punojne profesionin te cilin nuk e dijne dhe nuk e dojne.Nuk lejoj ta manipulojne publikun ne emrin tim,perderisa ata fshihen ne skutat e prapaskenes.
Look_u juaj ne albumin e fundit eshte disi me serioz.I ngjan me shume nje zonjeje sesa Adelines sexy-crazy qe jemi mesuar te shohim. Ka te bej kjo zgjidhje me ndryshime ne jeten private te Adelines apo thjesht nje zgjedhje e rradhes...
Hihihi,Adelinen eshte veshtire ta shihni ashtu siq jeni mesuar ta shihni.Ndryshoj imazhin sepse ashtu kam deshire ne ate moment te jetes,dhe kjo nuk ka te beje me jeten private."Ēdo gje eshte relative"-ka thene Ajnshtajni.E dua kete fjali dhe eksperimentoj me lookun tim.Me thua "Look serioz"! Te duket serioz ty fustani i zi ne brendine e cover-it te albumit perfundi te cilit kam vetem lekuren time? Pra,eshte nje zgjidhje e radhes,para ndonje "ēmendurie" tjeter qe do te pasoje ne imazhin tim hahaha.Por,ka edhe diēka ketu...Doja te di se a do te shitej albumi im pa zbuluar gjoksin,belin,vithet,kembet ne kopertine.Gjithashtu,desha ti ik "trendit pornografik" qe e shohim neper shume cover-a te albumeve.Desha nje Adeline glamuroze,sepse percjell trendet boterore dhe e di qe glamour-i eshte ne trend.Mua me pelqen shume glamour-i,ndjenja e viteve te arta te Hollywoodit qe ne nuk kemi pasur shanse asnjehere ti shijojme,vetem ti shikojme me admirim.Uhaaa,sa e lumtur jam qe albumi im po pelqehet edhe pse ne kopertine figuron nje Adeline e paparamendueshme,"Adeline serioze" hahaha.
Gjate tere karrieres suaj muzikore sa albume keni realizuar gjithesej? Ne Shqiperi jam i sigurt qe mbani rekordin si kengetarja e muzikes se lehte me me shume albume, a e mbani kete rekord edhe ne Kosove?
Deri tash kam realizuar dhjete albume.Vertet nuk e kam idene se a jam kengetarja e muzikes se lehte me me se shumti albume te edituara,sepse ne Kosove gjate pesembedhjetevjeqarit te fundit nuk jane evidencuar gjera te tilla.
Tani le te flasim pak per nje moment delikat... Gjate nje ndeshje basketbolli ne Kosove, pasi po largoheshit nga fusha, ju patet nje mini-aksident veshjeje dhe nje pjese e trupit tuaj nxori koken. Nje gje e tille i ka ndodhur edhe artisteve te tjere si Alma Bektashi...Ēfare menduat kur pate ate skene ne tv ?
Pasi qe qesha shume me veten,sepse nuk e kisha verejtur qe gjoksi im me forcat e fundit po kerkonte "frymemarrje" nen korsetin e ngushte,me erdhi inat pse ēdo gje ndodhi aksidentalisht,dhe pse nuk kisha planifikuar ta bej nje gje te tille me nje qellim te caktuar.Dhe kjo me ndodhi prap.Prap ishte aksident! Me erdhen shume foto nga njerez te ndryshem te cilet gjoja ishin "skandalizuar" nga nje gje e tille (si nuk u kujtua njeri te me thote "Adeline,ke gjoks te shemtuar!")U befasova pse njerezve gjoksi im u paska lene aq shume pershtypje. Valle eshte gjoks i pare femre qe kane pare ne jeten e tyre apo une paskam nje gjoks te jashtezakonshem,gjykuar nga reagimet e "jashtezakonshme"?!Neveritem nga moralistet e rrejshem! Dhe atehere bisedova gjere e gjate me gjoksin tim,i tregova qe jam liberale dhe nese ai do,do te ia jap pavaresine,por me kusht qe mos ta kerkoje me dhune.Beme kompromis qe ai te mos kerkoje shkeputje territori ne skene,sepse lirine do t'ia jap nen dush hahahahahaha.
Eshte e vertete ajo qe kemi degjuar, se Adelina eshte fejuar dhe do martohet?
As fejuar,as martuar.Mendoni qe nje gje e tille nuk do te behej "headline" ne mediat kosovare? Hahahahaha.
Ne Dy motra, nje frajer ju i kritikoni djemte dhe Zanfina i justifikon, apo i mbron ata.Kaq shume ju ka humbur besimi tek djemte?
Joooooooo hahahahha.Ai tekst nuk eshte aspak autobiografik.Une aty ironizoj nje femer te poshter,nje "bitch" te frustuar dhe zhgenjyer ne vetveten,nje femer te shthurur e cila e akuzon boten mashkullore per deshtimet e saj.Ajo shkon aq larg saqe ngacmon te dashurin e motres!Por perfundon keq,si te gjitha te tillat ose te tillet. Kur une dhe Zanfina paralajmeronim duetin,treguam qe kjo kenge trajton nje fenomen tejet negativ.Nuk e di a eshte puna se ne jemi rritur ne nje rreth ku eshte e paparamendueshme te mos e respektosh lidhjen dashurore te nje femre tjeter,qofte ajo fare e panjohur apo shoqe apo moter,apo te ne po ndodh nje ndryshim traditash dhe mentaliteti.Personalisht i perjetoj me shume neveri keto gjera,dhe i konsideroj te turpshme.Por nuk mund ta mohoj qe per gjera te tilla kohen e fundit degjoj shume shpesh me shoqe dhe motra.Dhe vendosa te shkruaj kete tekst per ti bere te turperohen te gjithe njerezit qe veprojne keshtu.Por eshte edhe nje sprove e madhe per mua te jem personazh negativ ne nje kenge timen.Une vertet sfidoj vetem veten.Ok,e pranoj qe ca vargje ne ate kenge i perjetoj si realitet i vrazhde, si p.sh "Meshkujt duan loje,meshkujt te mashtrojne,meshkujt shume shikojne."Dhe mos tento ta mohosh nje gje te tille,sepse afera "Levinski" na bindi te gjitheve ne nje gje te tille hahahaha.
Ok.Une mendoj se kenget me te mira ne kete album jane Nga zeroja ne fitore, Mbretereshe e robereshe, Kur hakmerret femra dhe Trendafil me ere, po ju cilat kenge mendoni se jane me te mira ?
Me pelqen shija juaj hahaha.Sa modesteeeee qe jaaaamOk,ēdo kengetar qe do kengen, kenget e veta i perjeton si femijet e vet.Dhe me trego,a mund njeriu te doje nje femi te vetin me shume sesa tjetrin? Kurre!Secilin e do ne menyren e vet.Pra ashtu edhe une i dua kenget e mia.Nese vertet duhet te veqoj,atehere eshe kenga "Hero i tragjedise" Melodi te cilen kur e degjova,ne mua u zberthyen mijera emocione. Dhembje,krenari,dashuri,ndjenja te cilat veshtire pershkruhen me fjale.Dhe kjo eshte fuqia e melosit shqiptar.Mberthen ne vete historine,te sotmen dhe te ardhmen.Jemi popull i cili dashuron pa hile dhe kjo na ka kushtuar,jemi tradhtuar shume here.E kjo na ndodh edhe si individ.Dashurojme pa kompromis dhe kur tradhtohemi vuajme,por me shume krenari.Personalisht,une keshtu e shoh kombin tim.Mu kjo vuajtje me krenari te cilen vetem tingulli shqip mund ta pershkruaj,mua me ben qe te dashuroj pa fund,deri ne fund te jetes."Hero i tragjedise" per mua eshte nje kenge e madhe,kushtuar dikuj qe per mua eshte madheshtor.Eshte kenge e dashurise sime,pamarr parasysh se a ekziston ajo fizikisht a jo.Me se shumti jam e dashurur ne dashurine.Shume kohe kam tradhtuar veten qe nuk dashuroj,por tash e di qe tere jeten time do ta dua dashurine,e cila lindi shume moti,nje nate magjike ne Prishtinen e mbuluar me debore.Dhe " do ta shoh me keta sy,kur te vdes e lumtur qe n'shpirt te kam ty". Heroi i tragjedise tash per mua eshte dhe do te jete hero i lumturise.Vetem duhet shikuar pozitivisht gjerat,dhe tragjedite e tilla, kthehen ne lumturi.Ja pse e dua kete kenge.Per mua ka dy kuptime,ku "tragjedine" e pershkruar ne kenge e mund lumturia,botekuptimi im pozitiv.Hyra thelle ne ndjenjat e mia,por nuk mund te genjej.Loti im ne kete kenge eshte edhe lot gezimi...
Adelina ne muzike te jep idene e nje femme fatale, po ne jeten e perditshme a jeni e tille?
Nuk e di.Njeriu gjithmone eshte subjektiv ne mendimin per veten.Kete pyetje duhet bere atyre qe me njohin,pasiqe te kete mbaruar ceremoniali i varrimit tim ahahahaha.Ne nje dokumentar ku do ti pyesesh te gjithe ata qe me njohin.Ide interesante,e? ))
Kur do ju shohim serisht si ne 100% zeshkane? Mua me pelqeni me shume ne ate lloj muzike, ate lloj prezantimi skenik etj...
E verej nga pyetja juaj qe nuk me keni pare moti ne ndonje koncert .Une ende ne ēdo koncert e kendoj "100% zeshkane" dhe asnjehere nuk i iki atij stili.Ne koncertet e mia publiku sheh shume Adelina.Adelinen fine e cila kendon kenge te lehta,Adelinen "crazy-sexy" ,hip-hop Adelinen qe ironizon dhe ben njerezit te qeshin,Adelinen e llastuar qe perkujton ate Adelinen e vogel qe kendonte "Pink Panterin",Adelinen serioze qe nuk i vie turp te qaje kur kenga e saj ka prekur emocionet.Ka shume Adelina ne skenen ku une kendoj.Ne ēdo koncert eshte edhe "100% zeshkanja" )))
Kur Britney Spears u zhevsh ne MTV Music Awards ne 2001, gjeja e pare qe me shkoi ndermend pas Sa mire qe doli lakuriq kjo! (sepse ashtu u duk fillimisht) , ishte: Eh! Adelina e ka bere kete ne 1997! . Po ju e menduat nje gje e tille?
Kisha pare Madonnen,para Britneyt Ajo grua nuk eshte femra me vokalin me te mire ne bote,ajo grua nuk eshte femra me e bukur ne bote,por eshte gruaja me e suksesshme dhe e paarritshme ne show biznesin boteror.Ēdo gje qe ben,ka nje filozofi,nje mesazh ne vete.Poenta,mesazhi i zhveshjes sime ishte :" Te zhveshemi nga morali i rrejshem!!!" Me neverisin njerezit me shpirt te ndyre,hipokritet e maskuar me ndershmeri artificiale,qofte ajo edhe me rrobe "serioze".Pse ata te njejtit,nuk tmerrohen ne plazh? Pse admirojme skulpturat antike,ku femra gjithmone eshte lakuriqe? ) A duhet te mbajme shamine per te na quajtur te ndershme?Pse femra shqiptare duhet te tregoje me dukjen e saj sa eshte e ndershme,dhe jo me fjalen apo vepren?!Kur do ti japim shansin te tregoje potencen intelektuale nje njeriu i cili duket me ndryshe sesa njerezit e zakonshem? Une vertet ndihem e lajkatuar qe edhe ti ke mirekuptuar ate zhveshje timen.Nuk kisha zbuluar "ujin e nxehte" une.Por nga disa u keqkuptua.Skena jone filloi te shendrohet ne striptiz bar ku nuk eshte i rendesishem mesazhi i kenges tende apo gjestit tend,por vullgarizimi i kryevepres se nenes natyre-trupit te femres.Dhe pastaj,ndoshta perkunder deshires sime,i ikja atij stili,sepse rrezikoja te indentifikohesha me ato qe kishin vullgarizuar skenen.Por patjeter se ajo zhveshje imja ka dhe anen tjeter te medaljes.Ka kohe qe kisha kuptuar qe eshte me se e vertete qe prezantimi skenik ne keto kohera moderne eshte po aq i rendesishem sa kendimi dhe zeri.Shikuar qe nga vitet e mehershme te shekullit te kaluar,kengetaret me te popullarizuara kane pasur prezantime atraktive skenike.Por assesi vullgare.Prezantimet e mia ngjajne ne nje "kaos" skenik,por besoni qe ēdo gjest imi eshte rezultat i nje spontaniteti te kontrolluar.Te gjithe e dijme ate thenien:"Femra mund te jete e veshur deri ne fyt,por te kete shikim te nje lavireje".Ne kemi kengetare te veshura deri ne fyt.Por,kur shikimi i tyre "orgazmik" ne kamere,hapja e gojes dhe prekja e pjeseve "delikate" te trupit me detyron ta nderroj kanalin ne TV para familjes,atehere vertet me me deshire shikoj Monica Bellucin e cila me erotizmin e vet bart nje mesazh,jo pornografi.
Egzistojne nje sere thashethemesh mbi ju, gje qe eshte e kuptueshme pasi emri juaj eshte nder emrat me te njohur ne Shqiperi-Kosove-Diaspore.Si thoni ti japim pergjigje njehere e mire ketu ne Albaniac, per ti mbyllur gojen te keqinjve? Mjafton te thoni vetem po apo jo...por duke pasur parasysh tipin tuaj crazy po shpresoj ne pergjigje te plota dhe me humor...
Hm....Nje PO e madhe ))
-Adelina ka pasur probleme me drogen?
-Po vertet kam pasur probleme te medha me drogen,sepse ishim te bindur qe gjyshja ime ka laborator ne podrum dhe prodhon sasi te medha droge! Ishim ne hall si do ta shisnim dhe ē'do te benim me gjithe ato para hahahaha.Po bej shaka.Tash seriozisht.Jam ne gjendje qe publikisht ti nenshtrohem ēdo lloj testi apo analize ku do te vertetohej se a ka pasur apo jo ndonjehere ne jeten time narkotike ne organizmin tim.Ok? ))
-Adelina ka bere operacione plastike?
-Kam degjuar qe kam operuar gjoksin,kam nxjerrur dy brinje qe te bej bel me te holle,kam "silikonuar" prapanicen,kam fryre buzet,dhe kam ngritur vetullat.Dhe duke u bazuar qe kete ma kane thene njerez tejet serioze te "Sherbimeve Informative per Shpetimin e Fizikusit te Femres Shqiptare",kam filluar te dyshoj.Pas nje bisede te gjate me nenen,ku e kam pyetur me seriozitetin me te madh se "A ka konsumuar silikon gjate shtatezanise me mua",kam ardhur ne konkludim qe:Pasi jam femra e pare shqiptare e cila zhveshi "atributet" femerore ne kohen kur nje gje e tille per "moralistet" tone ishte goditje shkaterrimtare,u binda qe nuk paskam bere operacione plastike.Qenkan vetem fjale te "njerezve te ndershem" te cilet me ofendimet me te ndyra frigohen se do ta humbin kontrollin apsolut qe e ushtrojne mbi unin e femres ne krah te tyre.Kisha prekur egon e njerezve pa vetebesim,dhe mbroheshin nga une duke me sulmuar.Dhe une ende qeshi me te tilletJo,nuk kam operacione plastike,kam bere operacion bajamesh ne moshen 5 vjeqare Ka kohe dhe do ta deshmoj nje dite,ju betohem.Tani me konvenojne keto barcoleta,sepse barren e show-biznesit e bejne qesharake.
-Adelina ka bere nje kasete alla Pamela Anderson (porno)
-Kam bere shume kaseta porno,por nuk iu kane dukur askujt interesante dhe kane refuzuar ofertat qe ti publikojne hahahahaha
Mos me keqkuptoni qe po bej kaq shume shaka me keto gjera,por vertet e kam tejkaluar "fazen e thashethemeve" dhe tani krijoj humor nga ato.Une rraha nje kolege dhe dy muaj rresht u bllokuan proceset politike ne Kosove,per tu marrur mediat me qeshtjen e "Adelines Vrasese",e paramendoni po te ekzistonte nje porno krijim me mua ēka do te ndodhte!Ndoshta e teprova,por kjo eshte Adelina e skenes.Prej se kendoj,kam degjuar gjithēka per vete.Isha femije kur filluan fjalet per mua.Paramendoni po te merresha ende me to,do te isha ne ēmendi hahaha.Thashethemet nuk me godasin,sepse e di qe jam person publik dhe derisa te ekzistoj,do te ekzistojne edhe ato.Kryesorja,le te kenaqen njerezit,sepse ne kengetaret ekzistojme per ti kenaqur tjeret,qofte ajo kenaqesi edhe me thashetheme. ))
Adelina eshte Miss, Adelina eshte kengetare, humoriste...ēfare deshire ju ka ngelur pa u realizuar ne aspektin profesional?
Hmm...Do te doja te aktroj nje rol i cili do te ishte ne kundershtim te plote me karakterin tim,rrethanat ne te cilat jetojme,kohen.Eshte deshire e imja e madhe qe te sprovohem si aktore njehere,vetem njehere para kamerave dhe ne derrasat e teatrit.Asgje tjeter nuk me mbetet merak.Dhe kete deshire ma ka mbjellur i madhi Faruk Begolli,i cili ne nje interviste thote se "Femer komplete per mua paraqet Adelina Ismaili e cila luan me te gjithe qenien e saj."Jam penduar shume qe kam refuzuar role te ndryshme qe me jane ofruar,por isha e kushtezuar nga koha e limituar.Por nuk e le pa ia plotesuar vetes dhe kete deshire,sepse jetoj per t'ia plotesuar deshirat vetes.
Kur ju pashe ne Kenga Magjike vite me pare, thashe Nuk ka mundesi Adelina te kete shkuar te konkuroje me deshire aty. Kushedi sa e kane paguar... Me thuaj qe nuk e kam gabim...
E ke gabim Isha aq e lumtur qe po merrja pjese ne ate festival,saqe i numeroja minutat kur do te filloje.Ndihesha aq mire ne mesin e kolegeve te cilet me inkurajonin ne ēdo ēast,i madhi Ardit Gjebrea me bente te ndihem e madhe me kolegialitetin dhe miqesine e tij,une po kendoja "**** the Government" me nje look te ēmendur para Mejdanit i cili tere kohen buzeqeshte dhe ēdo gje per mua ishte nje kenaqesi e maaaaadhe.Fitova shperblim! Ky ishte kulminacioni.Per mua ishte primare qe une ēdo moment e perjetoja si kenaqesi.Nuk me dukej gare,festival.Ishte nje party ku ēdokush festonte.E dija qe do te ishte keshtu dhe sikur kelysh i leshuar nga zingjiret ia mesyva Tiranes.
Shpesh here ju keni bere ironi ne lidhje me rrepistet e rinj shqiptare. Ēfare nuk ju pelqen ne ta?A mund te me shpjegoni per ēfare ben fjala Ah...Kasandra se une jam prej Shqiperie e nuk mora vesh asgje hahahaa...
JOOOOOO e madhe e shtypit! Gabiiiim! Asnjehere nuk kam ironizuar repistet tone! Perkundrazi,une teper e pelqej rep-in dhe hip-hopin shqip.Ata jane shume real ne tekstet e tyre,jane njerez pa komplekse,pasqyrojne realitetin ashtu ēfare eshte dhe ajo qe me se shumti me pelqen tek ta eshte se jane te vetmit momentalisht ne skenen shqiptare qe tregojne se ne dijme dhe mundemi ti sfidojme edhe emrat me te njohur te skenave boterore.Jane shume modern dhe spontan,jane te talentuar dhe kane stil.Une jam nje adhuruese e flakte e Eminemit,si mund te mos e pelqej shqiptaret qe lirisht mund ti quaj konkurrente te tij?! Dhe ē'eshte me e rendesishmja per mua,ata jane dhe shoke te mire.Edhe une vet kam performuar rep ne albumin tim te parafundit. Kenga "Ah...Kasandra" nuk ka lidhje me ironizimin e repit."Ah...Kasandra" eshte parodi ne te cilen une perqesh performuesit dhe adhuruesit e muzikes "tallava".Une dhe kompozitori kemi qene ne dileme te madhe se a do te keqkuptohet,por fatmiresisht te gjithe e kane kuptuar qe ne vetem duam te vetdijesojme njerezit se ēfare tekste katastrofale botohen tek ne,e te mos flas per melodite dhe menyren e interpretimit.Dhe kjo kenge eshte nje kenge e cila ka per qellim ti beje njerzit se pari te qeshin,por edhe te kuptojne mesazhin se sa i demshem eshte kjo lloj "muzike" per kulturen tone.
Ne Amerike ēdo fundviti disa lokale premtojne per ardhjen tuaj, por nuk ju kemi pare prej kohesh ketu.Kur keni vendosur te na vini?
Me duket se dikush me ka bere magji te zeze lidhur me ardhjen time ne Amerike hahahaha.Kam oferta vite me radhe,por ose vijne ne moment te gabuar,ose jane oferta te cilat mua me tingellojne joserioze.Tregova qe kerkoj pak me shume nga organizatori,por ne skene jap maksimumin e Adelines per ata qe duan te me degjojne dhe shikojne.Jam shume e disponuar qe te jem mysafire e juaja atje,por kjo varet nga njeriu i cili do te marre persiper organizimin e koncerteve te mija atje.Nuk dua te vi per nje apo dy koncerte,dhe ē'eshte me e rendesishmja,dua qe ēdo gje te jete e detajuar ne leter para se te nisemi,pra te bejme nje kontrate per ti menjanuar parregullsite e mundshme.Me gjithe shpirtin dua qe te jem prezente kete vit ne Amerike dhe jo me improvizime amatoreske,por me koncerte ne plotekuptimin e asaj fjale.Por kjo nuk varet vetem nga une.Edhepse,prap po e them,ekzistojne mundesite reale qe te jem kete vit ne Amerike,qe te ju shijoj dhe me me shijoni deri ne maksimum.Wow,wow easy!...E kam fjalen per kendim ne skene
Intervistoi: Elbino /Albaniac.com
Buzėqeshja i pasuron ata qė e pranojnė, por nuk i varfėron ata qė e japin.
Krijoni Kontakt