Close
Faqja 52 prej 121 FillimFillim ... 242505152535462102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 1209
  1. #511
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-08-2004
    Postime
    148
    Lajm i fundit:
    Lagjja Dardania ne Prishtine duket te jete bere vendi me i sigurt per momentin ne Prishtine.Arsyeja:Adelina Ismaili gjendet ne banese nen mbrojtjen e nivelit me te larte policor ne Kosove.

  2. #512
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Citim Postuar mė parė nga Shpetulla Lexo Postimin
    Ermal Fejzullahu,Fjolla Morina dhe Leonora Jakupi rrahen ne Ferizaj nga njerez te panjohur.Dyshohet qe arsyeja te jete kendimi i Ermal Fejzullahut dhe Fjolla Morines ne Vranjevc ne lokalin "Apolonia" nje nate para vdekjes se Triumf Rizes per Enver Sekiraqen,dhe lidhja sentimentale e Leonora Jakupit me Tahir Berbatovcin (Tahir Fushekosova),mysafire te ndejes naten kritike ne lokalin "Apolonia".
    Ku jane faktet?
    Pse nuk kemi degjuar ne lajme apo gazta per keto?

  3. #513
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-08-2004
    Postime
    148
    As une nuk e kam te qarte pse nuk publikohet asgje!
    Por per kete me se miri lexoj shkrimin e albanur.net.
    Mediat tona jane tmerr!

  4. #514
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Citim Postuar mė parė nga Kristiano Lexo Postimin
    Ku jane faktet?
    Pse nuk kemi degjuar ne lajme apo gazta per keto?

    Ne albanur Shpifen nga jek e tek kurse ketu sillen nga Shpetulla
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #515
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Perkujtim i Vrasjes nga Gazetat Komtare




    Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Si raportuan gazetat shqipe pėr vrasjen e Triumf Rizės


    PA GAZETARĖ TĖ GUXIMSHĖM LUFTA KUNDĖR KRIMIT NUK MUND TĖ JETĖ E PLOTĖ

    Fakti qė disa gazeta kanė shkruar pėr kėtė ngjarje dhe rreth kėsaj ngjarjeje mė gjerėsisht nė ditėn e pestė dhe nė ditėn e gjashtė pas krimit, se sa nė ditėn e parė tė krimit tronditės, tregon se planifikuesit e temave nė ato redaksi, kanė dėshtuar plotėsisht dhe nuk e kanė tė qartė rėndėsinė qė ka mbulimi i temave pėr krimin.

    Raportimet nė mediat shqipe nė Kosovė, pėr vrasjen e policit tė njėsive etite tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, Triumf Rizės, e cila ndodhi mė 30 gusht 2007, tregojnė njė ndryshim qė ka filluar tė ndodh nė disa media.

    Viktima e kėtij krimi tė shėmtuar, polici i njohur dhe mund tė thuhet edhe i popullarizuar nė mesin e rinisė prishtinase, Triumf Riza, ka qenė njė shembull i policit tė guximshėm e tė vendosur qė ta luftojė krimin dhe kriminelėt. Guximi i tij ka mbjellė shpresė e siguri te qytetarėt e Prishtinės dhe veēmas te rinia e kryeqytetit.

    Triumf Riza ka qenė nė tė njėjtėn kohė simbol i rinisė urbane, njė djalė kryeqytetas, i lidhur me shumė pjesėtarė tė estradės, duke pėrfshirė edhe lidhjen me njė kėngėtare tė njohur. Prandaj, tronditja e publikut nga kjo vrasje, ka qenė e jashtėzakonshme, gjė qė dy gazeta me profil urban, Express, dhe Koha Ditore, e kanė kuptuar me kohė.

    Gazeta Express
    Gazeta “Express” e ka raportuar vrasjen e Triumf Rizės si ngjarjen kryesore tė ditės, me njė foto tė madhe nė ballinė dhe me njė titull tė madh, “ Krimi kundėr Triumfit”, i cili nė kėtė formė shpreh njė lloj familjarizmi me viktimėn, duke e prezantuar si tė gjithėnjohur pėr publikun. Raporti i gazetares Sara Rexhepi nė faqen tetė, me dy fotografi nga vendi i krimit, dhe me titull “Plumba pėr Triumfin”, i ka karakteristikat e njė raporti mjaft mė gjithėpėrfshirės. *

    Koha Ditore
    Gazeta Koha Ditore, e njohur nė shtypin ditor tė Kosovės si gazetė me standard tė lartė profesional, i kushton kėsaj ngjarjeje njė raport tė gjerė nė faqen pesė. Me mbititullin, “Atentat nė lagjen “Dardania tė Prishtinės” dhe me titull “Vritet polici i SHPK-sė, Triumf Riza”, raporti ėshtė i ilustruar me portretin e madh tė viktimės dhe me njė fotografi nga vendi ku ėshtė kryer krimi.

    Kosova Sot
    Gazeta “Kosova Sot” e boton nė faqen 9 , nė rubrikėn “Kronika e zezė”, njė raport pėr vrasjen e Triumf Rizės, ndėrsa teksti ėshtė i mbuluar nga njė sėrė lajmesh tė shkurtėra, ku bie nė sy edhe titulli “ Polici sillet me arogancė ndaj eprorit tė TMK-sė”, gjė qė tregon mungesėn e sensit tė redaktorit tė kėsaj rubrike.

    Infopress
    Gazeta “Infopress”, e ka paralajmėruar raportin pėr vrasjen nė faqen e parė, nė faqen 2 ka botuar njė koment lidhur me krimin, ndėrsa nė faqen 11 ėshtė raporti pėr vrasjen e Triumf Rizės. Gazetari Bekim Kabashi e nis raportin nė mėnyrė korrrekte, duke e theksuar emrin dhe mbiemrin e viktimės, vendin dhe kohėn e vrasjes.Por, paragrafi i dytė ėshtė i plasuar aty pa vend, sepse nuk ėshtė fare relevante se a ka qenė nė detyrė apo nuk ka qenė nė detyrė polici i vrarė. Relevante nė kėtė rast ėshtė ēfarė thotė pėrfaqėsuesi i policisė, i prokurorisė dhe tė spitalit e edhe dėshmitarėt. Gazetari i ka plasuar deklaratat e dėshmitarėve para atyre tė zėdhėnėsit tė policisė, gjė qė nuk ėshtė praktikė e mirė. Gazetari i ėshtė referuar njė konflikti tė hershėm tė viktimės me Enver Sekiraqėn nė “Sviss casino”, gjė qė mė vonė rezultoi se ishte pista e motivimit tė krimit. Poashtu, gazetari i referohet edhe lidhjes sė viktimės me kėngėtaren Adelina Ismaili, qė poashtu rezultoi tė ishte njė lidhje e vėrtetė. Pra, ky raport i ka disa elemente esenciale, qė janė tė lidhura me krimin e ndodhur.


    Gazeta “Zėri”
    Gazeta “Zėri” boton nė faqen 5 njė raport pėr vrasjen, i cili ka titullin “ Nė qendėr tė Prishtinės vritet polici i SHPK-ė, Triumf Riza”. Gazetari Visar Fetaj e fillon raportin, duke e vėnė theksin te koha kur ka ndodhur vrasja: “ nė pikė tė ditės dhe nė qendės tė Prishtinės”, ndėrsa nė kėtė rast rregulli e do qė nė fillim fare tė tregohet kush ėshtė viktima. Raporti ėshtė i mbushur me referime nė deklaratėn e zėdhėnėsit tė policisė, ka edhe njė referim tė zbehtė nė deklaratė dėshmitarėsh, por jo e specifikuar. Raporti ėshtė i pasuruar edhe me njė fotografi nga akti ndezjes sė qirinjve nė vendin e krimit dhe me njė portret tė viktimės.

    Gazeta “Lajm”
    Gazeta Lajm sjellė nė faqen 8 njė lajm tė shkurtėr pėr vrasjen e Triumf Rizės, nė fund tė faqes, ndėrsa sipėr tij ėshtė njė raport i gjerė me titull “ Studentėt: Pacolli, investuesi mė i madh nė arsim”, si promovim i figurės sė botuesit tė kėsaj gazete. Minimumi ėshtė se edhe nė kėtė rast redaktori i kėsaj faqeje ka pasur mungesė tė etikės profesionale.

    Gazeta ‘Bota Sot” boton njė lajm tė kompiluar nė redaksi, krejt joadekuat me peshėn dhe me pėrmasat e ngjarjes.



    RAPORTIMI NGA VARRIMI I TRIUMF RIZĖS

    Gazeta Express

    Raportimi nga varrimi i viktimės, nė gazetėn Express sėrish ėshtė i gazetares Sara Rexhepi, qė do tė thotė se ėshtė e njėjta gazetare qė ka raportuar edhe pėr vrasjen, gjė qė ėshtė shenjė e qasje profesionale tė kėsaj gazete. Tirulli i raportit “Pėrcjellja e fundit pėr Triumfin”, sėrish e ruan intonimin familjar, intim dhe identifikues me atmosferėn e pėrgjithshme tė pikėllimit. Raporti ėshtė i intonuar me pėshkrime autentike tė atmosferės, tė udhėtimit e tė fjalimeve, nė mėnyrė mjaft profesionale. I pasuruar edhe me foto tė mėdha nga ngjarja, ky raport ėshtė njė model i mirė i gazetarisė profesionale.
    Gazeta Express nė tė njėjtėn ditė ka edhe njė tekst tė gazetarit Nebi Maxhuni, nė tė cilin aktualizohen pėrpjekjet e policisė pėr kapjen e autorėve tė krimit. E vetmja qasje joprofesionale mund tė konsiderohet dhėnia e plotė e emrave tė tė arrestuarve dhe atyre qė janė nė kėrkim.


    Gazeta Koha Ditore
    Raporti i gazetarit Zija Miftari, i shkruar sipas modelit alternativ dhe jokronologjik, e jo sipas piramidės sė pėrmbysur, ėshtė shumė i gjetur dhe nė pajtim tė fortė me peshėn e ngjarjes. Ja si e fillon raportin ky gazetar: “ Agnesa, vogėlushja 4 vjeēare, assesi nuk pajtohej me faktin se tė premten nė varrezat e fshatit Stagovė tė Kaēanikut, po ndahej pėrfundimisht nga xhaxhai i saj, polic Triumf Riza. Vetėm tė qarat e saj e prishnin qetėsinė e mbi 3 mijė njerėzve qė ishin mbledhur nė njė fushė afėr varrezave, pėr t’ia dhėnė lamtumirėn e fundit Triuf Rizės, i vrarė tė enjten”.
    Ky raport mund tė jetė si model pėr njė gazetari profesionale. I pasuruar edhe me katėr fotografi nė tėrė faqen 7, raporti i ofron publikut njė informacion tė plotė dhe efektiv pėr kėtė ngjarje.

    Gazeta Kosova Sot
    Raporti i gazetares Luljeta Humolli ėshtė i ngarkuar me pėrshkrimin e atmosferės nė familjen e tė ndjerit, pasatj thuhen disa fjali pėr arrestimin e tetė personave, ndėrsa pėr varrimin, atmosferėn, fjalimet, nuk ka asnjė fjalė, (edhe pse mbititulli ėshtė “ Triumf Riza u varros me nderime tė larta policore”. Kėto mungesa kanė ndodhur sepse gazetarja, sipas gjasave, nuk ka shkuar fare nė vendin ku ėshtė bėrė varrimi.


    Gazeta Zėri
    “Zėri” mė datėn 1 shtator 207 boton nė faqen 5 njė raport me mbititull “Prishtina jep lamtumirėn e fundit policit Triumf Riza, i cili varroset nė Stagovė tė Kaēanikut” dhe me titull “ Varroset polici Triumf Riza, nė arrest mbahen tetė tė dyshuar pėr vrasjen e tij”. Gazetari Visar Fetaj, e fillon raportin me njė “”kre rezymues”, qė ėshtė mjaft i thatė: “ Polici i ndjerė Triumf Riza ėshtė pėrcjellė tė merkuren nga Prishtina pėr nė banesėn e fundit nė Stagovė tė Kaēanikut”. Sintagma “pėr nė banesėn e fundit” ėshtė krejt e pashije nė kėtė kontekst, sepse varri nuk mund tė quhet banesė, as nė poezi e lėrė mė njė njė raport gazete.

    Pastaj fillon me pėrshkrimin mė korrekt tė atmosferėns nė lagjen Dardania dhe nė familjen e tė ndjerit. Mė vonė gazetari “raporton” pėr hetimet e policisė dhe e mbyll raportin me njė informatė pėr numrin e policėve tė vrarė brenda kėtij viti. Nga materiali i botuar del qartė se gazetari nuk ka qenė fare nė vendin e ngjarjes, ku ėshtė bėrė varrimi i tė ndjerit, sepse nuk ka asnjė citim nga fjalimet qė janė mbajtur atje dhe as nga atmosfera e varrimit.


    Gazeta Infopress
    Raportin pėr ditėn e varrimit tė viktimės Triumf Riza, e ka bėrė sėrish gazetari Bekim Kabashi. Nė pjesėn e parė tė raportit pėrshkruhet atmosfera nė lagjen Dardania, pra para nisjes sė kufomės pėr nė fshatin Stagovė, ku u bė varrimi. Nė pjesėn e dytė, raporti fokuson hetimet lidhur me vrasjen. Ndėrsa nė fjalinė fundit tregohet se trupi i pajetė i viktimės u nis drejt vendlindjes sė tė afėrmve tė tij. Pra, shihet qartė se gazetari nuk ka qenė nė vendin ku ėshtė bėrė varrimi, sepse nuk janė pėrfshirė as atmosfera e atjeshme, as fjalimet e mbajtura atje.


    Gazeta Bota Sot
    Kjo gazetė boton nė faqen 3 njė lajm tė kompiluar e konfuz, ku nuk raporton pėr varrimin e Triumf Rizės, po pėr aksionin e policisė pėr kapjen e dorasit. Nė lajm pėrsėritet gati fjalė pėr fjalė lajmi i njė dite mė parė, i cili ishte i sigluar me B.S.. Vetėm nė fjalinė e fundit, bėhet pėrpjekje tė thuhet diēka pėr varrimin, por edhe kjo bėhet nė njė konfuzion tė ēuditshėm: “ Ceremonia pėr funeralin do tė bėhet pėr oficer tė rėnė nė linjė tė detyrės, ndėrsa varrimi i tij u bė pasdite me nderimet mė tė mėdha nė fshatin Stagovė tė Kaēanikut, nė tė cilin morėn pjesė personalitete tė larta udhėheqėse tė institucioneve tė Kosovės dhe qytetarė nga tė gjitha anėt e vendit dhe me lot nė sy i dhanė lamtumirėn e fundit (R. Asllani) “

    Nuk ėshtė e qartė se ēfarė ka dashur tė kumtojė gazetari kur thotė “ ceremonia pėr funeralin” dhe mė vonė flet pėr varrimin, pastaj thotė se morėn pjesė personalitete ndėrsa nuk e pėrmend asnjė.
    Nė faqen 5 Bota Sot boton reagimin Zyrės sė kryeministrit (me inicialet L.H) dhe tė Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (me inicialet b.s).

    Gazeta Epoka e Re
    Kjo gazetė ka transmetuar njė raport tė radios Europa e Lirė (!) dhe njė tekst tė huazuar nga “Gazeta Shqiptare”, pėr lidhjet e Adelina Ismailit me tė ndjerin. Nė fund pėrmendet varimi i tė ndjerit. Gjithsesi njė tekst joadekuat dhe jo nė momentin duhur, sepse dita e varrimit nė kėso situatash duhet tė mbulohet me raportim nga vendi i ngjarjes dhe me njė intonim sa mė serioz.


    Gazeta “Lajm”
    Gazeta “Lajm” nuk ka botuar asnjė rresht nga varrimi i viktimės, Triumf Riza, gjė qė bėn edhe mė tė rėndė dėshtimin profesional tė kėsaj gazete nė kėtė rast dhe qė ngre dyshime pėr ndonjė motiv tė fshehtė tė injorimit tė kėsaj ngjarjeje nga ana e kėsaj gazete.

    DITA E TRETĖ E RAPORTIMEVE-ARRESTIMET

    Nė ditėn e tretė, raportimi i mediave u fokusua nė arrestimin e tė dyshuarve pėr vrasjen e Triumf Rizės, e konkretisht nė dorėzimin e tė dyshuarit kryesor, Arben Berishės.

    Expressi nė faqen 8 me titull tė madh “ Dorėzohet Arben Berisha”, vazhdon ta mbajė kėtė ngjarje lart nė agjendėn e vet, duke iu pėrgjigjur interesimit tė publikut pėr tė.

    Koha Ditore nė faqen 5 e ka sėrish njė raport tė Zija Miftarit, gazetarit qė ka raportuar edhe nga varrimi i Triumf Rizės. Raporti i Zija Miftarit i plotėson standardet profesionale, sepse ėshtė i bazuar nė burime, pėrdor inicialet e tė arrestuarit, citon kumtesėn e policisė, evokon vrasjen qė ka ndodhur dy ditė mė parė dhe pėrfundon me informacionin se policia ėshtė nė kėrkim edhe tė Enver Sekiraqės dhe se dyshohet se vrasja ka ndodhur pėr hakmarrje.
    Kosova Sot sėrish ka njė lajm tė shkurtėr e tė panėnshkruar, nė rubrikėn “Kronika e zezė& Marketing”(!), emėrtim krejt i papėrshtatshėm pėr kėtė rast.

    Bota Sot lajmin pėr arrestimin e tė dyshuarve e jep mė 2 shtator nė njė lajmin tė kompliuar me tri fjali! Tė firmosura me V.K. Rezulton se tė gjitha janė pėrpunime nė redaksi dhe se asnjė gazetar i gazetės “Bota Sot” nuk i ka pėrcjellė ngjarjet mė tronditėse tė Kosovės mė 30, 31 gusht dhe mė 1 shtator 2007.

    Infropress ka njė raport tė shkurtėr nė faqen 9, ku theksi kryesor bie nė interesim e policisė pėr ta intervistuar Enver Sekiraqėn, njė person pėr tė cilin thuhet nė tekst se i ndjeri Triumf Riza ka pasur konflikt nė vitin
    2005.

    Gazeta “Zėri” sjellė nė faqen 2, tė numrit tė sė hėnės tė datės 3 shtator 2007 (meqė nuk del tė dielen), tekstin e Visar Fetajt pėr arrestimet qė ka bėrė policia. Nė kėtė tekst pėrmendet burime tė paidentifikuara policore, por edhe referimi nė konfirmimin e Veton Elshanit pėr arrestimin tė dyshuarit kryesor, pėr bastisjen e lokalit tė Enver Seliraqės dhe pėr armiqėsinė qė ky ka pasur ndaj tė ndjerit, e qė ėshtė pistė e hetimeve. Edhe nga ky raportim shihet se gazetari e di zanatin, por nuk e njeh sektorin, prandaj shkruan nė mėnyrė standarde, pa elementė pikantė, pa burime tė tjera, pėrveē tė policisė.

    ĒKA NA TREGON ANALIZA E RAPORTIMEVE PĖR VRASJEN


    Gazeta Express:
    Pas hyrjes kryesisht profesionale, raporti vazhdon me disa informata qė nuk e kanė vendin nė krye tė tij: (informata se viktima nuk ka qenė nė detyrė, referimi nė tė dhėnat e dėshmitarėve pėr momentin e krimit). Logjikisht, menjėherė pas hyrjes, duhet tė vinte deklarata e zyrtarit tė SHPK-sė, (Veton Elshanit), pastaj informacioni ng Qendra Klinike Universitare, ku ėshtė konfirmuar vdekja e viktimės, e mė vonė tė dhėnat e selektuara nga dėshmitarėt.

    Koha Ditore:
    Nė kreun e raportit do tė duhej tė pėrfshihej koha e vrasjes, vendi ku ėshtė kryer vrasja, e jo theksimi i hetimeve tė policisė. Poashtu, paragrafi i tretė, nuk e ka vendin fare aty, sepse ai duhet tė ishte nga fundi i raportit. Edhe paragrafi i katėrt, i cili i referohet njė deklarate tė paidentifikuar lidhur me punėn dhe pėrkushtimin e tė ndjerit nė ndjekjen e hajnave, duhej tė ishte shumė mė poshtė nė raport. Pėrshkrimi i miqve dhe i familjarėve tė tė ndjerit nė QKU, poashtu ėshtė i dhėnė tepėr lart nė raport, sepse sai duhet tė jipej pasi tė jetė konsumuar deklarata e zyrtarit tė policisė dhe e mjekėve tė QKU-sė.

    Raporti mbyllet me theksimin e fortė tė telegramit tė ngushėllllimit qė Veton Surroi i ka bėrė familjes sė tė ndjerit. Hapėsira e gjerė e telegramit, mund tė kuptohet si njė veprim politik, i cili nė kėsi vendi dhe nė kėso rrethanash, pavarėsisht qėllimit tė mirė qė mund tė ketė, nuk ėshtė profesionalisht i arsyetueshėm.

    Kosova Sot:
    Raporti i kėsaj gazete ėshtė joprofesional deri nė fund, njė shembull i improvizimit tė palejueshėm gazetaresk. Ja si fillon raporti: “Nė lagjen Dardrania, nė Prishtinė, nė parkingun “Flamurtari”, qė gjendet prapa banesave “ te Santea”, ka pasur tė shtėna me armė zjarri me ē’rast persona tash pėr tash tė panjohur kanė vrarė pjesėtarin pėr intervenime tė shpejta tė SHPK-sė, Triumf Riza”. Lėnia e emrit tė viktimės nė fund tė kreut tė raportit, pas numėrimit tė tri lokacioneve ( !!!), tregon se gazetarja dhe as redaktori nuk kanė njohuri elementare pėr kėtė formė tė raportimit, ku emri i njė personaliteti tė njohur, qė ėshtė vitimė, nxirret nė krye tė tekstit.

    Gazeta “Zėri”
    Ėshtė njė raport rutinė, si pėr ēdo ngjarje tjetėr, qė do tė thotė se as redaksia e as gazetari nuk e kanė pasur idenė e peshės sė krimit tė ndodhur dhe tė zhvillimeve qė do tė pasojnė si reagim qytetar ndaj krimit. Bindja ime ėshtė se gazetari nuk ėshtė i specializuar pėr mbulimin e kėtij sektori, por aty ėshtė gjuajtur nė momentin kur ngjarja ka ndodhur.


    “Bota Sot”
    Gazeta ‘Bota Sot” e paralajmėron temėn nė faqen e parė me titull “ “Vritet Triumf Riza, pjesėtar i SHPK-sė”, ndėra nė faqen 2 ėshtė njė lajm i shkurtėr, i sigluar me B.S., sipas tė gjitha gjasave i sajuar nė redaksi, nga ndonjė pėrpunues lajmesh.

    Kreu i lajmit ėshtė kėshtu: “ Zyrtarė tė SHPK-sė thanė se nė ora 15,45, nė parkingun “Flamurtari”, prapa banesave “Te Santea”, ėshtė shtėnė me armė zjarri nga persona tė panjohur, nė njė pjesėtar tė SHPK-sė i cili ėshtė dėrguar nė Qendrėn Klinike Universitare ku mjekėt kanė konstatuar vdekjen e tij”.
    Nga ky kre i lajmit nuk mėsohet gjėja mė e rėndėsishme, kush ėshtė personi i vrarė. Nuk mėsohet as kush ėshtė personi i policisė, i cili ka dhėnė deklaratė pėr policinė, veēse thuhet “zyrtarė tė policisė thanė se...” ēka lė tė kuptohet se kanė qenė disa zyrtarė qė kanė folur pėr kėtė ngjarje, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė.

    Nė paragrafin e dytė thuhet se “ nga kėto tė shtėna ėshtė plagosur Triumf Riza i lindur mė 7.05. 1979, ndėrsa vdekja e tij ėshtė konstatuar nga mjekėt”, qė ėshtė njė fjali krejt e kotė.

    Nė paragrafin e tretė thuhet se “Veton Elshani, zėdhėnės i SHPK-sė, tha e policia ėshtė e informuar pėr rastin dhe ka dalė nė vendin e ngjarjes ku po qėndron edhe tani pėr tė marrė tė dhėnat e duhura lidhur me incidentin qė ka pėsuar njė pjesėtar i saj.“

    Pasaktėsitė nė kėtė paragraf janė skandaloze, pėrfshirė kėtu edhe fjalėn “incident”, e cila nė rastin e vrasjes sė njė zyrtari tė lartė tė organeve shtetėrore, ėshtė krejtėsisht joadekuate.

    Nė paragrafin pasues thuhet se “Ai bėri tė ditur se autorėt e krimit ende nuk janė kapur dhe SHPK po punon nė kėtė drejtim”. Nėse mirret kuptimi logjik i fjalėve, kjo fjali lė tė kuptohet se policia po punon pėr moskapjen e autorėve tė krimit!!!

    Lajmi te “Bota Sot” mbyllet me kėto fjalė: “ Triumf Riza ishte pjesėtar i SHPK-sė dhe shėrbente nė Njėsitin e Mbrojtjes sė Pėrafėrt me seli nė Prishtinė, ndėrsa gjatė kohės kur ka ndodhur krimi, i ndjeri ishte jashtė detyrės. (B.S). Pra, asgjė me vlerė pėr informim adekuat tė publikut.


    Gazeta “Lajm”:
    Teksti qė boton kjo gazetė ėshtė skandaloz, kur shihet nė kontekstin e peshės qė ka ngjarja pėr Kosovėn. Prapavija e kėtij qėndrimi nuk na ėshtė e qartė, por ėshtė njė joprofesionalizėm ekstrem.

    Analiza e raporteve pėr kėtė krim, tregon se ėshtė eliminuar retorika propagandistike e viteve tė para tė ēlirimit tė Kosovės, (1999-2003), por nuk ėshtė zėvendėsuar nga organizimi plotėsisht profesional i raporteve. Gazetat Express dhe Koha Ditore kanė raporte tė gjera dhe mė profesionale, Infopress ka raporte korrekte, por tema nuk trajtohet me pėrparėsi, “Zėri” boton raporte rutinė, “Kosova Sot” dhe “Bota Sot” raporte tė kompiluara nė zyra, ndėrsa gazeta “Lajm”, ka mbajtur qėndrim skandaloz ndaj kėsaj ngjarjeje.


    KUSH SHKRUAN PĖR KRIMET NĖ GAZETAT SHQIPE TĖ KOSOVĖS

    Raportin pėr vrasjen dhe pėr varrimin e policit elit, Triumf Rizės, nė gazetėn Express i ka shkruar gazetarja Sara Rexhepi. Mbulimi i ngjarjes nga e njėjta gazetare nė kėsi rasti ėshtė shumė mė profesional dhe jep mė shumė shanse gazetės qė tė ketė raportim mė tė plotė, sepse gazetarja ka mė shumė informacione kur ka qenė e preokupuar me kėtė ngjarje, nga fillimi e deri nė pėrmbylljen e saj. Gazeta Express nė kėtė rast ka treguar shkallė tė lartė profesionalizmi, sepse ka pasur edhe editorial nga drejtori ekzekutiv i gazetės, Baton Haxhiu, dhe njė varg tekstesh nė ditėt nė vazhdim. Kėsisoj, mė duket se Express i ka gjasat serioze qė tė ecėn drejt profilizimit tė gazetarėve qė shkruajnė pėr krimin dhe qė si gazetė tė profilizohet dhe vetė me ndjeshmėri mė tė madhe profesionale ndaj kėtyre ngjarjeve. Ky ėshtė njė depėrtim serioz profesional i gazetės Express. Minimumi ėshtė se ajo ka pėrfituar lexues tė rinj, nga rinia urbane e kryeqytetit, tė cilėt edhe nė marshin kundėr krimit, me moton “Triumf gjithmonė me ty”, qė u mbajt mė 4 shtator 2007, ishin me pjesėmarrje masive.

    Raportin pėr vrasjen e Triumf Rizės te Koha Ditore e ka shkruar gazetari Kasriot Jahaj, ndėrsa raportin nga varrimi e ka shkruar gazetari tjetėr, Zija Miftari. Kjo do tė thotė se kjo gazetė, e cila ėshtė e standardeve mė tė larta profesionale nė Kosovė, i ka dy gazetarė tė pėrgatitur pėr raportim nga ky sektor.

    Edhe gazetari i Inforpress, Bekim Kabashi i ka njė prirje qė tė jetė gazetar i pėrgatitur pėr kėtė sektor.

    Raportet nė gazetėn “Zėri” i ka shkruar gazetari Visar Fetaj, i cili shihet se shkruan brenda standardit asnjajės tė kėsaj gazete, shkrime rutinė, pa depėrtime serioze profesionale.

    Gazetat Bota Sot, Kosova Sot, Epoka e re nė kėtė rast zbulojnė se nuk e kanė as idenė se ēfarė rėndėsie ka raportimi nga ngjarje tė kėsaj natyre e tė kėsaj peshe, ndėrsa gazeta “Lajm”, duke e bojkotuar ngjarjen e varrimit tė Triumf Rizės, ka ngritur dilema pėr profilin e saj, jo vetėm profesional, por edhe etik.


    PĖRFUNDIME

    Nga analiza e kėtyre raportimeve, nxirren kėto pėrfundime:
    E para, disa gazeta shqipe nė Kosovė, si Express dhe Koha Ditore, kanė filluar ta kuptojnė rėndėsinė e ngjarjeve tė tilla, pra, tė krimeve qė ndodhin e qė kanė ndikim nė disponimin dhe nė qėndrimin e publikut. Gazeta Express nė kėtė rast ėshtė treguar gazeta mė shkallėn mė tė lartė tė profesionalizmit, duke e mbajtur kėtė ngjarje si top temėn e vet, duke e mbuluar me raporte tė gjera nga terreni dhe me fotografi autentike, duke e plotėsuar edhe me njė editorial shumė tė veēantė tė drejtorit ekzekutiv tė gazetės e duke e pasuruar edhe me opinione tė lexuesve.

    Gazeta Koha Ditore dėshmoi shkallė tė lartė profesionalizmi dhe etike, por me mobilizim mė tė vogėl nga sa ka qenė realisht interesimi i publikut pėr ngjarjen.
    Injorimi i gazetės “Lajm” ndaj kėsaj ngjarjeje mbetet qė tė sqarohet se a ka motive jashtėprofesionale. Ndėrsa, nė planin profesional ajo kėtė herė ka dėshtuar plotėsisht.

    Raportimi i gazetės Infopress ėshtė brenda kapaciteteve tė gazetės, por me njė tendencė tė lehtė, qė tė kuptohet mė mirė rėndėsia e kėtij sektori nė tė ardhmen.

    Raportimet e gazetės Kosova Sot janė as mish as peshk, raportim sa pėr tė raportuar, pa qėndrim e pa nivel profesional. Dėshtimi i gazetės Epoka e re kėtė herė ėshtė i lidhur me zhvillimet brenda redaksisė sė saj, ku kanė ndodhur ndryshime tė redaktorėve e tė gazetarėve bash nė kėtė periudhė.

    E dyta, shumicės sė gazetave u mungojnė gazetarėt e specializuar pėr raportime nga ngjarjet e tilla. Ato mbulohen nga gazetarė qė punojnė nė sektorė tė tjerė, gjė qė e ulė kualitetin raportimeve. Vetė fakti qė gazetarėt qė kanė shkruar pėr kėtė ngjarje, nuk kanė sjellė asnjė pėrvojė tė tyre nga bisedat ose njohjet me viktimėn, tregon se ata nuk janė tė specializuar pėr raportime nė kėtė sektor, sepse po tė ishin, do tė ishte e pamundur tė mos kishin njohje e pėrvoja me policin Triumf Riza, i cili ishte simbol i luftės kundėr krimit nė Kosovė.

    E treta, ajo qė ėshtė imorale, ka redaksi qė ngjarjet e tilla i mbulojnė me lajme tė kompiluara, pa pasur gazetarė nė terren.

    E katėrta, ka edhe raste tė shėmtuara, kur njė gazetė e ka heshtur krejt ngjarjen, varrimin e Triumf Rizės, ndėrsa nė ditėn e pestė pas vrasjes, botuesi i gazetės i dėrgon telegram ngushėllimi familjes sė viktimės!!! Qoftė dhe vetėm ky rast, tregon se disa media nuk janė plotėsisht nė shėrbim tė informimit, por nė shėrbim tė promovimit tė botuesit qė ka projekte partiake. Bile nganjėherė edhe tė pėrpjekjeve pėr tė fshehur lidhjet e mundshme tė biznesit e tė politikės me kriminelėt e identifikuar.

    E pesta, shumica e gazetave nuk kanė strategji tė qarta tė ndikimit mbi opinionin publik, por vetėm informim rutinė. E vetmja gazetė nė kėtė rast, e cila ka ndikuar nė formimin e opinionit pėr krimin dhe nė mobilizimin qytetar kundėr krimit, ka qenė gazeta “Express”.
    Fakti qė disa gazeta kanė shkruar pėr kėtė ngjarje dhe rreth kėsaj ngjarjeje mė gjerėsisht nė ditėn e pestė dhe nė ditėn e gjashtė pas krimit, se sa nė ditėn e parė tė krimit tronditės, tregon se planifikuesit e temave nė ato redaksi, kanė dėshtuar plotėsisht dhe nuk e kanė tė qartė rėndėsinė qė ka mbulimi i temave pėr krimin. Kjo do tė thotė se vetė redaktorėt e atyre gazetave duhet tė trajnohen e pastaj tė profilizohen gazetarėt qė do tė shkruajnė nė kėtė sektor tė ndieshėm. *

    E gjashta, gazetarė nė kėtė sektor nuk duhet tė jenė fillestarėt, por emra tė njohur tė gazetarisė, sepse pėrvoja dhe fama e tyre i bėn nė depėrtues nė hulumtimin e krimit dhe tė rrjeteve tė tij, po i bėn edhe mė tė mbrojtur karshi kriminelėve.

    Dhe e fundit nė kėtė mes, pa gazetarė tė guximshėm e tė specializuar pėr raportimin e krimeve dhe pėr hulumtimin e krimeve, lufta kundėr krimit nė njė shoqėri, nuk ėshtė kurrė e plotė.

    (*Tri televizionet nacionale, RTK, KTV dhe RTV 21, i kanė dhėnė hapėsirė tė dukshme raportimit pėr kėtė vrasje. Por, kėto media nuk janė objekt kėsaj analize.)
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #516
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga ABytyqi Lexo Postimin

    personalisht Po me vjen keq qe nej polic duhet te vdes per nje lloj femre Kurv .
    Pak i ashper ne paragjykime, nese ka ndrru biznesmena ajo asht puna e saj ska mu femna qe rrin te lidhura me nji mashkull qe se don ....ka vdek Tita !
    edhe ti qenke biznesmen ...mos ishe nji ish pahiri ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #517
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-08-2004
    Postime
    148
    Agron Bytyqi eshte njeri nga te arratisurit per vrasjen e Triumf Rizajt.
    Ti me lart,do beje mire te ndrroje nick-un,per hir te kujtimit!
    Sa i perket Adelines,te gjithe e dijme qe vetem nje femre te suksesshme nuk i falet asgje, dhe mjerimi sikur ti prek piken ne moral.Pse konteston menqurine e te ndjerit dhe gjykimin e tij kur vendosi qe te kete perkrah Adelinen?Pse po perbuzet dashuria e Triumfit ndaj Adelines?
    Me kon e bukur? Qysh me kon e bukur ? Me kon sexy? Qysh me kon sexy? Secili qe te sheh e nuk mund te te kete,ta ka inat,te njollos.
    POR!
    Nese kthehem pas cdo qeni qe leh ne mua,kurr nuk do te arrij ne cak.
    Adelina Ismaili

  8. #518
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-03-2006
    Postime
    144
    Eshte nje fjale popullore "Nuses se bukur gjithmon mundohen me i ngjit fjale te zeza" keshtu dicka ishte.Dhe keshtu po ndodhe dhe me Adelinen.

    Po e shohe ketu qe nga xhelozia qe nje njeri i ndershem sic ishte Triumf Riza, dashuroi marrezisht Adelinen dhe Adelina ate, dalin e shprehin mllefin e xhelozise qe po i ha ne shpirte!

    Nje Pershendetje per Adelinen: Behu e forte syn,jeto dhe krenohu me dashurine qe patet, krenohu me te, krenohu qe pate ne krahrorin tende nje trim , nje njeri nder me te ndershmit qe pate populli ,krenohu sikur ai qe u krenua me ty !

  9. #519
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar mė parė nga Kristiano Lexo Postimin
    Ku jane faktet?
    Pse nuk kemi degjuar ne lajme apo gazta per keto?
    Gazetat tona nuk guxojne te publikojne lajme ne lidhje me Adelinen sepse nuk kan len fytyre qe ti afron tani ne kete kohe,jan ngopur duke nxjer thashetheme,shkrime e skandale per ate,kurse tash nuk munden ti afrohen dhe te raportojne gjendjen e saj.
    Plus asaj ky rast edhe ua ka mbyllur gojen te lartepermendurve sepse kan shpifur nga me te ndryshmet e kan njellosur figuren e saj duke shkuar edhe aq larg sa e kan njellosur edhe familjen e saj,kurse tash kan mbetur me gisht ne goje !!!?

    Turp dhe tmerr qe asnjera nga te perditshmet tona ska mundur te publikoje dicka mbi Adelinen pervec revistes Kosovarja e cila pas 2 javesh do publikoje ne balline foton e Adelines dhe Triumfit.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  10. #520
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar mė parė nga ABytyqi Lexo Postimin
    Ne albanur Shpifen nga jek e tek kurse ketu sillen nga Shpetulla
    Te shkruash dhe te mbrojsh nje njeri te pafajshem qe lufton Krimin besoj qe nuk eshte shpifje apo si ta mer mendja ty ?

    Mvjen keq qe aq shum e sulmon Adelinen ne menyre indirekte nga shkaku qe Adelina ka rrah Leonoren para disa viteve dhe kinse sipas teje kjo eshte pagese e gjith asaj ! Gabohesh
    Adelina nuk e mbyti ate dhe nuk mbyti asnje pjestar te familjes apo te afermve ? Sdi pse bazohesh ne ate gje ?
    Ndoshta per arsye personale " qe nuk dihen "

    Do ishte mire te meresh me dicka tjeter ne lidhje me hulumtime sepse e shoh qe paske hjekur shum zahmet ne copy-paste ne mbledhjen e gjithe atyre lajmeve
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili (II)
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 468
    Postimi i Fundit: 06-06-2019, 06:46
  2. Shqiptarėt nė Boston
    Nga diikush nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  4. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  5. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •