E percjellur vetem nga motra e saj Ema,ne oren e parapare,Adelina Ismajli arriti ne vendtakimin e kengetareve,ne hotel "Iliria",me rastin e koncertit madheshtor i cili po mbahej ne sheshin "Nena Tereze",ne diten e shpalljes se Pavaresise se Kosoves,ne Prishtine.E bukur,dinjitoze,e veshur ne te zeza dhe pa grim te theksuar,prezenca e Adelines shkaktoi habi edhe tek koleget e saj.Ndoshta duke u nisur nga fakti qe Adelines (siq deklaron per nje radio lokale te Maqedonise),ftesa i ishte bere nga Ministria e Kultures,Komuna e Prishtines dhe vet Zyra e Kryeministrit te Kosoves.
Ishte per tu quditur respekti qe gezonte Adelina nga absolutisht te gjithe koleget e saj.
Erdhi momenti kur Adelina po ngjitej ne skene.E paralajmeruar si "Diva Kosovare" dhe "Mbreteresha e muzikes moderne shqipe" nga moderatoret,me rastin e ngjitjes ne skene Adelina Ismajli afer 5 minuta nuk arriti te kendoje nga duartrokitjet dhe brohoritjet e qindra mijera qytetareve qe kishin pushtuar Prishtinen.Ne kete koncert ishte e vetmja te ciles i ndodhi nje gje tille.Ndoshta kjo shpjegon pse shume kengetar/e me emer nuk u paraqiten fare ne kete koncert historik(!) pa paralajmeruar organizatoret paraprakisht. (Ishin te ftuara Genta Ismaili,Leonora Jakupi,Sinan Vllasaliu).
Kenga e Adelines fillonte dhe nderpritej per shkak te ovacioneve te panderprera te publikut,te cilet me brohorimat e tyre perkunder zerimit te fuqishem,mbulonin edhe zhurmat e fishekzjarreve gjate qendrimit te Adelines ne skene.Me ne fund filloi kenga e cila me se bukuri pershkruan Adelinen-"Mbretereshe e Robereshe".Por,kenga degjohej fare pak e mbuluar nga brohorimat qe perserisnin emrin e saj panderprere.Me nje fustan te zi,tejet elegant te stilizuar me detalje floriri te firmes "Versace",Adelina promovoi nje imazh te ri prej zonje,per te lene publikun ne ekstaze.Publik i cili panderprere kerkonte dhe nje kenge nga Adelina e cila si duket u gjet ne nje situate te quditshme,sepse programi ishte i limituar,kurse qindra mijera qytetatare kerkonin qe Adelina Ismajli te qendronte ne skene.Ne momentin kur vendosi te dale nga skena,publiku shpertheu kordoni policor duke ia mesyer Adelines.Vajza qe qanin,djem qe kerkonin foto,madje dhe gra qe puthnin duart e saj.
E privuar,u kthye ne skene vetem per tu pershendetur,por brohorimat "Adelina Mbretereshe", bene qe te shperthenin emocionet dhe syri yne zuri nje Adeline qe po qante.Kete here nga gezimi.
Me nderhyrjen emergjente te Forcave Speciale qe arriten ne vend,Adelines iu krijua mundesia qe te zbrese nga skena,duke qene e "rrezikuar" nga fansat te cilet depertonin neper police per ta shprehur admirimin ndaj saj,por edhe police e sigurim shumica e te cileve rexhistronin dhe fotografonin cdo levizje te Adelina Ismajlit.Vlen te permendet edhe qasti kur qeveritaret si Sejdiu,Thaqi,Krasniqi etj.,me te daluren e Adelines nga skena,nderprene programin dhe filluan fjalimet e tyre tejet entuziasmuese,perderisa ne kryeqytetin e Kosoves ne ato momente brohoritej "Sejdiu,Thaqi,Adelina" (te gjitha te filmuara nga RTK).
Syrit te kameras nuk i shpetoi momenti kur qeveritaret e lartpermendur me te dalur nga skena,pershendeten Adelinen e cila ktheu pershendetjen me dore ne te njejten forme (filmuar nga produksioni "Pixels").
E shoqeruar nga forca sigurie vetanake por edhe policore te Njesitit te Mbrojtjes se Afert,Adelina,me lot ne sy,dhe krenari te papare ndonjehere tek ajo,po jipte intervista per mediat shqiptare,por dhe boterore.(Filmuar nga RTK).Rruga e saj se bashku me motren bukuroshe Ema e cila veshtire mbante lotet e gezimit,vazhdoi ne banesen e saj,ku ajo ende refuzon te jape komente per vetveten.Kesaj radhe prononcimet e saj te vetme u kufizuan ne Kosoven e Pavarur.
Dhe siq tha Armond Morina ne prezantimin qe po i bente Adelines:
Diva u kthye,edhepse nga zemrat tona nuk shkoi kurr.
Krijoni Kontakt