Close
Faqja 27 prej 121 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 1209
  1. #261
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Ahdelina eshte Ahdeline

    Kengetarja shqiptare nga Kosova Adelina Ismaili eshte nje kengetare qe ne estraden e muzikes shqiptare per 20 vjet rresht ka argetuar publikun shqiptar si ne Kosove, Maqedoni, Shqiperi dhe Diaspore.

    Adelina Ismaili prej ne moshe te re ka filluar te mirret me muzike. Talenti i saj eshte i pakontestueshem. Mirepo Adelina Ismaili pervec muzikes dhe kenges shqipe, publikut shqiptar i ka prezentuar dicka edhe me shume se muzika. Ajo ka qene e zgjedhur edhe si "Miss Kosova" ne fillim te viteve te nentedhjeta.

    Paraqitja e Adelina Ismailit ne skenen e muzikes shqiptare ka qene me plote surpriza si ne tekstin e kengeve, muzikes, veshjes, pamjes, vallezimit, etj. Lirisht mund te themi se Adelina Ismaili me talentin e saj ka qene nje pasqyre e vertete e kohes se vuajtjeve shqiptare, nje rebelim i vertete qe nuk eshte pajtuar me shume sende ne Kosove dhe jeten e perditshme te shqiptareve. Sidomos Adelina nuk e ka pranuar poziten inferiore te femres shqiptare ne shoqeri. Ndonjehere vete veshja, pamja e Adelina Ismailit neper video klipe te shumta te saj mund te tregon me shume se vet teksti i kengeve te saja.


    Te gjithe e dijme se Adelina Ismaili ne skenen e muzikes shqiptare u fut pikerisht atehere kur populli shqiptar i Kosoves gjindeshte nen okupimin serb. Adelina permes kengeve dhe spoteve te saja tregonte se rinia shqiptare dhe vete Adelina nuk pajtohen me politiken defensive shqiptare. Nuk pranojne okupimin serb dhe tkurrjen e shqiptareve ne zgripce. Aju permes kenges do te na thote "deri kur keshtu.." Adelina ne nje spot te vetin do te vesh uniforme ushtarake, pastaj do te kendoj kengen "Lavdi Ushtarit", ne nje tjeter do t'i perkujtoj deshomoret e Kosoves "Zahir Pajaziti". Pas luftes, konvertimin e politikaneve komunista shqiptar ne demokrate fetare, do ta quaj "Sex Bomb" duke e filluar kengen me Salatet dhe me vallezim "Belly Dance". Sikur Adelina don te na tregoje, "kur ata nderrojn qimen si ujku", une Adelina Ismaili "Behem Sex Bombe".

    Adelina Ismaili kur kendon ne skene eshte artiste e vertete. Aura e saj zoteron skenen dhe me levizjet artistike pushton publikun me surprizat e reja qe shpesh ndodh jane perditshmeri e jetes se rinise shqiptare. Adelina ka guximin e Shotes Shqiptare, ndaj edhe e kendon vallen e Shotes ne nje kenge, qe elitave te ndryshme, qofte politike, qofte ekonomike, qofte fetare, "fraerave" te ketyre elitave korruptuese shqiptare ne Kosove, premtimeve te tyre mashtruese, me nje fjale te kenges qe eshte zhargon ditor i rinise shqiptare t'u tregoj se ku e kane vendin:"Shko n R. S."..

    Flitet, cka nuk flitet per Adelina Ismailin, spekulohet per cdo paraqitje te saj, levizje te saj, ka fraer Adelina apo nuk ka, eshte e dashuruar Adelina apo nuk eshte, kurse akush nuk ndalet te mendoj se edhe Adelina eshte "Qika e Prishtines" qe kerkon dashuri, pret per nje grimce shprese ku edhe zemra e saj pushtohet nga ndonje mashkull. Adelina edhe kur te dashurohet i ka hije se eshte ikone e Kosoves per Muzike, per vallezim, per surprize...Adelina Ismaili eshte per gjithcka dhe qendron mbi vet shpirtin e Adelina Ismailit. Adelina eshte Qika dhe Vajza e Prishtines per kengen Shqip.


    Kritiket e muzikes ende nuk e kane thene fjalen e vertete per Adelina ismailin. Vetem hoxhallaret, kur Adelina zgjedhet "Miss Kosova", paten thene, "kembe cullukja Adelina Ismaili po ua merr mend xhematit tone neper xhamia...na eshte bere krejt tallava muhabeti neper mexhlise...". Me fjale tjera Adelina Ismaili prek edhe imagjinaten e korruptuar te hoxheve dhe prifteve shqiptare.


    Kritiket e rastit thone se ne disa kenge te saj dominon kiqi, shundi, emitimi, etj. etj. dhe kritiket profesional te muzikes shqiptare mbeten ende pa ndonje formulim te vertete per artisten, kengetaren shqiptare nga Kosova, Adelina Ismaili.


    Sidoqofte, Adelina Ismaili do te na kendoje ende shqip, edhe disa vjet tjera me radhe, do te kemi edhe surpriza tjera, do presim edhe ndonje Album te Ri me te mire se "Mbreteresha dhe Roberesha", deri sa vet Adelina te mbetet simbol i kohes qe po e perjetojme me kengen e saj "BUKE E KRIPE ME KOKA KOLLE".... Hajde shqiptare, hajde...se na eshte bere koka krejt TALLAVA me kenget e Adem Ramadanit "Piskame deri ne Sabah" si mevludi i Tahir Efendi Popova... "Ta permendim Zotin ne pergjitmone"...Ruana, o Zot, se krejt cka servohet nuk eshte edhe muzike shqiptare... Ndersa per vehabistat e ri ne Kosove muzika e Adem Ramadanit eshte hallall, ngase na kendon ilahi, qe te mbesim edhe me gjate me "Buke e kripe e koka kolle", kurse muzika e Adelines eshte haram... Ku ku medet per neve, a krejt kemi harruar se MUZIKA ESHTE ART...
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #262
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Pse Adelina e ka vendin e pare si yll SEKSI shqiptar?

    Adelina eshte e paparashikueshme, edhe me shume se gjitha Adelina eshte atrakcion qe nuk ndalet i kengeve SHQIPE.

    Adelinen mundohen ta emitojne te gjitha, te vjedhin te gjitha, por kot... ADELINA ESHTE YLL I PAVARESISE SE KOSOVES
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #263
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103
    Adelina o seksi, origjinale dhe sh e aft per muzik....ka ni karakter qe mu m'pelqen sh...s'tutet nga askush dhe krejt qa ka ta thot n'sy ...hallall...mpuqqqq.......paqe e dashni people!!!!!!

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2005
    Postime
    52
    Fotoja ne postimin 290 nuk eshte Adelina,por motra e saj e dyte EMA...
    Bhuuuuuuu,nje shtepi plot bomba,rrezik ti bastise KFOR-i
    Adelina?Legjende e cila luan me mjeshtri me imazhin e saj,per tu shkeputur nga skena muzikore dhe per kater muaj te fundit,te arrije qe ne Prishtine te pagezohet "MAMMA CORLEONE".Sa i perket pasurise se saj,le te flasin ata qe ia kane pare shtepine ne periferine e Prishtines (lagja ish-Veterniku),3 banesat ne Bregun e Diellit,banesen dhe lokalin ne Dardani-Prishtine.Aktivitetet e fundit ne Kosove te Adelina Ismailit lokalizohen jashte skenes muzikore.Paj,asaj edhe nuk i duhet skena muzikore me.Mjafton te hedhe nje klip ne 2 vite,dhe te kerkohet cdo dite.Po ta shikojme nje dite TV-ne,bindemi qe eshte e pazevendsueshme.Ajo duket qe i ka arritur te gjitha qe enderroi ne show-biznesin shqiptar.Nga fakti qe ende mbetet kengetarja me e preferuar shqiptare.Gjykuar nga numri i komenteve (cfaredo qofshin ato),perkunder largimit te saj
    SHE'S UNIQUE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga z0gu : 17-03-2007 mė 17:03

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2005
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Adelina, kėngėtarja mė e paguar

    Lajmet nga Prishtina vazhdojnė tė jenė pozitive pėr Adelina Ismajlin. Kėngėtarja kosovare mbetet ende nė top listėn e emrave mė tė paguar nga organizatorėt e koncerteve dhe mė tė kėrkuar nga fansat. Asnjė prej kėngėtareve tė reja, qė kanė hyrė nė skenėn muzikore kosovare, e madje edhe nė skenėn shqiptare nuk kanė mundur tė arrijnė nė nivelet e Adelina Ismajlit. Sepse nė ditėn e saj mė tė mirė, kėngėtarja ka arritur tė fitojė deri nė 10 mijė euro nė njė koncert ndėrkohė, qė janė vetė kolegėt e saj shqiptarė, tė cilėt tregojnė se ėshtė e vetmja kėngėtare, pėr tė cilėn sallat dhe lokalet janė tė tejmbushura. Me zėrin e saj tė spikatur e natyrisht edhe pamjen tepėr intriguese Adelina Ismajli ka arritur tė shndėrrohet nė kėngėtaren mė tė kėrkuar, sidomos pėr shqiptarėt e diasporės. U fol se dalja e Genta Ismajlit kishte nisur tė dobėsonte “potencėn” e Adelinės, por nė fakt mėsojmė se shuma, qė paguhet pėr tė pasur Gentėn nė njė koncert ėshtė gati sa gjysma, qė paguhet pėr kolegen e saj Adelina.

    E madje edhe motra e saj, po aq e bukur Zanfina nuk ka mundur kurrsesi deri mė sot, tė arrijė nė nivelet e Adelinės, qė natyrisht e kanė bėrė tė lakmueshme nga shumė kėngėtarė. E lidhur me muzikėn dhe kėngėn, qysh nė fėmijėri Adelina Ismajli ka qenė gjithmonė njė vajzė rrebele dhe impulsive, qė pikėrisht me kėto anė tė natyrės sė saj ka ditur tė fitojė shumė fansa nė muzikė. Pėr njė periudhė kohe ajo u shkėput nga kėnga, moment nė tė cilin u pėrfol edhe pėr njė largim tė pėrhershėm nga muzika. Megjithatė e rikthyer nė skenė, pak kohė mė parė, pasi kishte mohuar gjithė thashethemnajėn qė mbuloi imazhin e saj nė kėtė periudhė, Adelina rikthehet dhe duket se kėtė radhė pėr tė goditur mė fort. Kėtė fakt e tregoi edhe koncerti i fundvitit nė Prishtinė. Adelina vazhdon tė jetė nė top listėn e mė tė paguarave. Dhe rivalja e saj mė fortė Genta Ismajli, ėshtė ende larg.
    Boboooooooo, nuk kam ditur qe Genta eshte kaq larg Adelines!
    Megjithate,"Adeline me nuk ben nena".

  6. #266
    Perfection Maska e Kapriēozja ELB
    Anėtarėsuar
    16-02-2007
    Vendndodhja
    Aty ku s'ta pret menja
    Postime
    72
    Kenga "100% zeshkane" eshte vertet e pa arritshme edhe pse e vjeter.. Sa qe ene kur ja dhash zyshes se muzikes ktu ne amerik , u ba zoja kot fare..filloi tkercente e hajde ta pushoje tjetren..

    SHQIPĖRIA ETNIKE


    E VETMJA ALTERNATIVĖ

  7. #267
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Thumbs up Nuk leshohet nga syte e mediave

    Larg skenes por jo edhe nga shkrimet e gazetareve

    Ka kohe qe nuk ka publikuar album dhe gjendet larg skenes muzikore e cila kohen e fundit eshte bere " nuk dihet kush han kush pin " por prap eshte ne qender te vemendjes.
    Pas publikimit te albumit " Mbretereshe e Rrobereshe " i cili ishte album shum i sukseshem me hite mbrenda tij, ajo lansoi clipin e njeres prej kengeve te ketij albumi " Dy motra nje frajer " i cili akoma trasmetohet ne mediat tona.
    Pas saj ajo publikoi per Vitin e rri 2006 kengen " 21 here " e cila kenge ishte mjaft e sukseshme si gjithe kenget e Adelines.

    Nuk i duhen shume te beje, mjafton nje kenge ose nje clip dhe te jete ne qender te vemendjes, sic jemi mesuar ta shohim vajzen rebele.
    Lansoi edhe clipin dhe kengen " Mirdita " i cili clip eshte me i shikuari ne faqen youtube.com.

    Talenti eshte i lindur , suksesi eshte i dhuruar

    Ka kohe qe mediat si ato te shkruara edhe ato elektronike meren me Adelinen.
    Ia vlen sepse ajo eshte vertet Dive e muzikes shqipe gje qe ka deshmuar gjithkah ku ka shkelur kemba e saj.

    Emri i Adelines shitet

    Ndoshta e keni verejtur edhe ju se emri i Adelines shitet, dhe kete gje e kan perdorur dhe e perdorin shume gazeta dhe revista, kjo u sjell atyne fitim.
    Nese ndonjehere ndonjeres gazte apo reviste i bie tirazhi i shitjes, menjehere do te vereni ndonje mega skandal te imagjinuar per Adelina Ismajlin.

    Pse bash Adelina ?? shtrohet pyetja ??

    Sepse njerzit me te verejtur emrin e saj ne balline menjehere vrapojn dhe blejn gazeten, kshtuqe gazetaret nuk duhet edhe aq shume te trillojne gjera te paverteta, sepse pastaj pason edhe denimi , denim te cilin vetem Adelina din me dhen
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e OpErAtOr
    Anėtarėsuar
    18-12-2006
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    13
    Jam dakort qe Adelina eshte yll kinemaje po e kinemase Pornografike. ca thoni mer amon kur u be kengetare dhe aktore ajo kur ska dy pare men ne koke. Kur e mbaroj kete shkollen e aktrimit ajo mer. mos flisni budalliqe. Se po thate qe ajo di te beje edhe aktoren ose kengetaren ath me vjen keq po smerni vesh nga arti
    E Dua Shqiperin Si Shqipetari Ameriken

  9. #269
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Citim Postuar mė parė nga OpErAtOr
    Jam dakort qe Adelina eshte yll kinemaje po e kinemase Pornografike. ca thoni mer amon kur u be kengetare dhe aktore ajo kur ska dy pare men ne koke. Kur e mbaroj kete shkollen e aktrimit ajo mer. mos flisni budalliqe. Se po thate qe ajo di te beje edhe aktoren ose kengetaren ath me vjen keq po smerni vesh nga arti
    Pershendetje!!

    U be aktore dhe kengetare ateher kur vuante i gjith populli i vet dhe i vriteshin vellezer e motra. Dhe kjo rrinte me nje nga kriminelet me te kerkuar. Arkanin qe u gjet i vrare ne Hotel. Kjo eshte Adelina ylli i Muzikes dhe i Kinematografise qe akoma se kemi pare ne nje filem me metrazh te gjat vetem ne disa sekuenca. Keshtu flasin ata qe nuk e njohin artin dhe kinematografine nuk ua len eksperteve po flasin si ti vij per mbare )

    Kalofshi Mire

    Trendafili
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e OpErAtOr
    Anėtarėsuar
    18-12-2006
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    13
    o trendafili_blu edhe une te njejtin mendim me ty kam, ska nevoje te me citosh ate qe kam shkruar

    respekte
    E Dua Shqiperin Si Shqipetari Ameriken

Faqja 27 prej 121 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili (II)
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 468
    Postimi i Fundit: 06-06-2019, 06:46
  2. Shqiptarėt nė Boston
    Nga diikush nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  4. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  5. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •