Close
Faqja 23 prej 121 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 1209
  1. #221
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Me rrobaqepsen ekskluzive Kosovare , Hyrrije Gashi.

    13 vjet pune per Adelinen

    Njera nder ato qe me se shumti eshte perkryer nga duart e Hyrijes eshte kengetarja e mirenjohur Adelina Ismajli.
    Perveq kenges se pelqyer te saj ajo eshte pelqyer shume me shume nga stili dhe veshja e bukur dhe kreative sepse veshja e saj ka qene gjithmone e vecante.
    Hyrija duke rikujtuar momentet e largeta nga bashkpinimi me Adelinen thote : Ka qen shume e re kur kam filluar te qepi per Adelinen, ajo gjithnje me eshte drejtuar per bashkpunim me idete e saj. dy ide nuk bejne kurrr dem per nje model te shkelqyer.
    E di se se pari ja kam qepur nje fustan ngjyre roze.
    me te kam bashkpunuar me se shumti por me vone edhe me Zanfinen.
    Pas pavaresimit tim nga butiku paraprak, Adelina shprehu deshire per te bashkpunuar perseri me mua.
    Gjate viteve 2002/03 garderoba ekskluzive e Adelines eshte realizuar nga duart e mia. Por nuk mendoj se kam dhene shume nga vetja sepse ende ndjej mundesi reale te arrije kulmin ne kohen qe do pasoje.
    Me Adelinen kam pasur nje nderprerje 1 vjecare por bashkpunimi ka filluar perseri.

    I kujt ishte faji, meqe e tera ishte keqkuptim

    Nuk e kisha ndjere veten aspak fajtore per ate qe me kishte akuzuar Adelina, me shume nepermjet Sokol Murtirit.
    Kjo ka qene dicka e befasishme per mua dhe e preku rende familjen time.
    Jam befasuar shume si nuk e kishte njohur ajo Hyrijen per 13 te bashkunimit tone aq te ngushte.
    Ajo kishte rene ne kurth i cili nuk ishte i montuar por ne nje menyre isha keqperdorur une dhe besimi ndaj disa kengetareve qe kisha punuar per to. Mirepo me erdhi mire kur ajo e kishte kuptuar gabimin e vet dhe ishte paraqit te une per tu rikthyer per bashkpunim, sepse asnje nga akuzat e saja nuk ishin te verteta. perveq se mua me ishte mare modeli nga sitari dhe i njejti ishte qepur ne Gjilan per nje kengetare tjeter.
    Une megjithate se kam shfrytezuar mundesine mediale se si kreatore te kunderpergjigjem si ka ndodhur, ka pohuar Hyrija.

    Ne sitar mu mor modeli i fustanit te Adelines

    Adelina me kishte sjelle katalogun qe une ti beja fustanet e saja dhe me sherbenin per modele. Fustani ishte ngjyre pjepri, e kisha lene katalogun ne sitar pasi ia kisha bere Adelines fustanin, erdhi nje rivale e saj kengetare e njohur per te porositur nje fustan edhe e pa fustanin e Adelines.
    Me kujtohet si sot kur me tha :
    - A kete fustan do ta beje Adelina, a ?
    - Po , - i thashe.
    Nuk e kisha as ne fundin e mendjes idene se une pas ketij rasti do te behesha objekt hakmarje, pasi nuk isha fajtore. As rivalja nuk e kishte mare katalogun as modelin por vetem e kishte shikuar me sy dhe te njejtin model e kishte gjetur ne Gjilan e kishte bere nje te tille.
    Ka qene nata e Vitit Ri kur ne dy Televvisionet e ndryshme kam pare Adelinen dhe rivalen e saj me fustane te njejta ne program.
    Jam stepur kur i kam pare ne modele te njejta. Kam thene me vete : O Zot inshallah Adelina nuk e keqkupton kete rremuje dhe ndodhi pikerisht ajo qe nuk doja te ndodhte.
    Adelina me thiri ne telefon me 3 Janar dhe me bombardoi me zhargonin e vet.
    Nuk mund ta pranoja ate qe nuk e kisha bere dhe pastaj ne disa gazeta ue bera objekt i trajtimeve per kete gje qe ishte ngritur ne nje far skandali.
    Krejt ne fund ia vuri kulmin ,, Kosovarja ,, me Sokol Murtirin te cilit ia mora inatin me se shumti, sepse kjo lendoi edhe prinderit e mi.

    Kosovarja
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #222
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Adelina Ismajli

    Ditelindja - 14.12.1979
    Horoskopi - Shigjetari
    Nenshenja- Luan
    Gjatesia - 1.74 cm
    Pesha - 55 Kg
    Permasat - 92.59.93
    Nr.I.Garderobes - 36
    Nr.I.Kepuceve - 37
    Ngjyra e flokeve - Kafe e mbyllet
    Ngjyra e syve - Kafe e mbyllet
    Shkollimi - Deri ne nje vit akademik seksioni piano
    Hobi - Piktura
    Sporti - Basketi dhe futbolli
    Sportsiti - Dejvid Beckam
    Muzika - Folklor i vjeter i dasmave dhe kanagjegjeve
    Kengetari/ja - Eminem
    Shkrimtari - Alberto Moravia
    Libri - Vullneti per pushtet
    Filmi - Goodfathers
    Aktori - Kiam Nurius dhe Angjelina Jolie
    Politikani - A ka nevoje t'ja them emrin ?
    Missi - Valbona Selimllari
    Personi me i dashur - Gjyshja
    Mashkulli ideal - S'ekziston
    Vesi - Mrrolat pa nevoje
    Personaliteti- E pasur me ndjenja ekstreme si te mir ashtu edhe te keqija varet per ke ?
    Deshira - Te me jape Zoti fuqi qe te vazhdoj t'ua them te verteten disa funderinave qe veten e quajne njerez, e mjerisht me te cilet jetojme, vetem realiteti te luftoje kunder tyre , e une te jem zedhenese e atij realitit.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #223
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Eshte veshtire t'ia plotesosh deshiren seciles




    Veshtire eshte tu besh fustane zonjave dhe zonjushave te renda kur vine me ide dhe me iluzione per fustane apo vello me te bukur ne bote, thote ajo dhe shpalos momente nga kariera e bukurise dhe kercenimit : ,, do ta kepus qafen po nuk e bere per mua vellon me te bukur ne bote.
    Ja pikerisht keto jane fjalet e nje kercenimi qe i eshte bere Hyrijes nga nje person i cili kerkonte vellon me te bukur te nuserise per vajzen e cila martohej me Princin e enderave nga nje mije e nje netete e imagjinuara.
    Mbety e stepur nga kercenimi.
    Velloja kushtonte 2000 marka gjermane.
    Kerkohej te ishte e tille cfare mund te bente vetem natyra e nje pejsazhi romantik si dukej ne fund te detit.

    Nganjehere edhe reklama e e keqe te ben mire



    Por nese dalim te vazhdimi i bisedes ku e patem lene pas akuzave qe me kishte bere Kosovarja, mua mu shtua puna edhe me shume.
    Ne fakt reklama e akuzes me sherbeu per biznes profesional.
    U shtua puna dhe gjate vitit 2002 i qepa 19 fustana per Adelinen deh Zanfinen.
    Ndersa gjat veres se vitit 2003 edhe 30 te tjere ekskluziv per Adelinen.
    Gjate vitit ja qepa Zanfines 7 fustana kurse Adelines 5 te tjere per spotin e rri edhe 5 te tjere qe ende nuk i kam kryer.
    Keshtu kam krijuar bindje se derisa i ke duart e arta ne ate zanat qe ke edhe reklama e keqe te ben mire ndersa akuzat e pabaza te sherbejne me shume per marketing.
    Sidoqofte ishte moment i mire per nje shtytje perpara drejt vecanerise se modernimit ku kengetare te estrades me telefononin duke konfirmuar befasine qe kishin lexuar ato, thote Hyrija.
    Stilistja me te kerkuar shqipetare e cila aktualisht ka edhe lokalin e saj te bukur te robaqepsise ne Prishtine me emrin e vajzes se saj ,, Erika Desing,, te premten nuk mund te ecte neper lokal meqe ai ishte i mbushur me cukla dhe pjese te prera robash.
    Hyrija ka ndodhur tu ndaje momente te vecanta kengetareve tona vec e vec per te mos i takuar se bashku qe te mos i shkembejne papuqet ne vend te pershendetjeve.
    Hyrija thote se Adelina ka ide jo vetem per fustane por edhe per gurre te ēmuar te fustaneve.
    Adelina prine me idete e vecanta ne propozimet per ate qe e vesh dhe e bart ne trup.
    Eshte lehte te punohet me ate.
    Te tjerat zakonisht mbeten te pajtohen me propozimet e saja.
    Krejt kjo duhet te duket bukur derisa ta zeme nej fustan i Adelines kushton 1000 euro e aq kushtojne edhe gurret dhe rruazat e fustaneve qe vendon ajo per zbukurim..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #224
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Jeni nje kengetare me nje bagazh te stermbushur me suksese, apo kreu i muzikes shqipetare, por a ju bie ndermend se ishe Miss Kosovarja 1997 ?

    Nuk dua tju vardisem juve se jeni revista Kosovarja por sa here e shoh titullin e revistes me kujtohet kurora qe e mora si 18 vjecare dhe shume mburesha ate kohe.

    A mund te na thoni ndonje insert gjate atij spektakli, qe si publik nuk kemi pasur rastin ta dime ?

    Ishte nje kaor i vertet.

    Pse ?

    Ish Missi e cila ishte edhe ne juri, ishte kategorike qe une mbetem vetem konkurente andaj cdo moment prisja diskualifikimin tim nga juria.

    E pastaj ajo si reagoi pas shpalljes suaj Miss Kosovarja 1997 ?

    Nuk ma dha doren as per adet bile.

    Po kandidatet ta uruan ?

    Po me pergezuan, kjo edhe me nevoitej ne ate moment me se shumti, ngase njehesha fajtore pse u bera miss.

    Edhe ne ate periudhe ishe mjaft e popullarizuar, por titulli i misit a te ndihmoj me tej ?

    E kam thene, por edhe do e them lirisht se titullu i misit ma dyfishoi popullaritetin tim dhe natyrisht e kam shfrytezuar per shume gjera.

    Per c'gjera , dicka me konkrete ?

    Ky titull me mundesoi qe femra e pare Kosovare te perfaqsonte Miss Globin 1997 gje qe gojarisht bera shpalljen e Kosoves shtet. Natyrisht duke mos anashkaluar edhe turnete neper Europe bashke me te gjitha konkurentet, qe do te thote se i kemi materializuar keta tituj.

    Gjate nje viti kur ti bartje nje kurore misi, a te ehste bere ndonje keqperdorim ?

    Jo sepse njerezve nuk iu lejoj hapesire qe te kene afrim negativ te une.

    Pasi ti vure kuroren e me te bukures, cfare ishte respekti ne familje ?

    Apsolutisht asgje, ju betohem ne dy motrat se pasi kemi ardhur ne shtepi ne vend qe te festojme, nena me ta detyruar me kurore ne koke ti pastroj enet.

    Po ne rethin tend ne shoqerine tende a reflektonte tani Adelina pak me ndryshe ?

    Eh ne ate kohe ne kafiteri hyhej me kartela, e shume shpesh e gjithe shoqeria me Adelinen hynin pa probleme, bile bile edhe pinim pa para, se gjithmone jehonin fjalet erdh Miss Kosovarja .

    Oferten me interesante qe ta beri dikush ne ate kohe ?

    Hajde ta qes nje maline ? oferte kjo nga pseudobiznismenet, ku nga keta njerez me ka dalur zeri qe jam agresive sepse me keta tipa kam qen gjithmone arogante dhe vazhdoj te jem.

    A eshte pergjegjesi te jesh miss ?

    Eshte pergjegjesi shume e madhe sepse perfaqeson bukrine dhe kulturen e nje populli. paramendoje cfare zgenjimi mund te ndodhe nese nje miss nuk ka asgje pozitive ne vete pervec bukurise qe pahiri ja ka falur Zoti, sa keq eshte te biesh ne sy, dicka pozitive dhe pas disa sekondave pas asaj bukurie fshihet nje asgje, nje moskulture nje mosedukate, prandaj missi duhet te kete shume kujdes se si po e perdore titullin qe nuk eshte i vogel, thjeshte je nje popull atehere duhet zhdukur egoizmi nga vetja sepse nuk je vetja.

    A sakrifikon nje miss ?

    Te jesh miss automatikisht e ke pranuar edhe bagazhin e popullaritetit ku ne ate bagazh eshte edhe ana pozitive edhe ajo negative e cila tek ne eshte e tejshprehur, eshte sakrifice e madhe kurgje kurgje, nervat, koha qe e humb per te larguar dicka nga vetja qe nuk te pelqen.

    Cka mendon per spektaklet e bukurise qe organizohen tek ne ?

    Jam e neveritur me prinderit qe lejojne vajzat e tyre te marin pjese ne keto spektakle me felliqesirat e atyre qe organizojne qe shihet sikur neper celofan per cka po i bejne keto gjera dhe me nervozon naiviteti i disa vajzave, une dua ta shoh femren shqipetare se pari te mencur e pastaj te bukur.

    A jeni e kenaqur me pamjen tuaj apo thjeshte a jeni e bukur ?

    Kam aritur ne nje moshe kur pamja dmth shume pak ne jete, e po me pelqen tani vetja dhe jam pajtuar tani me natyren time.

    Cka e ben te lumtur Adelinen ?

    Dita me diell koha e lire muhabetet e kota me shoqe e motra lajmet e mira ne TV femijet e vogel i dua shume , e shume gjera tjera te thjshta dhe te mira.

    Po cka te ben nervoze ?

    Negativiteti ne cfaredo forme.

    A ke aritur ta zbulosh se cfare te ben te bukur ?

    Femra e bukur e dashuruar gjithmone rezaton bukurine, e pra kur jam e lumtur jam edhe e bukur.

    Atehere e ke fjalen te dashur ( a jeni e dashuruar ) ?

    Kam bere be qe s'flas per intimitetin tim neper media.

    Me kend jeton Adelina ?

    Me dy motrat , nenen , nje mace dhe nje qen.

    A kane emra macja dhe qeni ?

    Aksi dhe lisa, i dua shume kafshet.

    Pse i doni ?

    Sepse te kafsha instikti eshte shume i pasur, te miren ta kthen me te mire dhe te kunderten, kane jeten ma ferr se jeta e njerezve, e dua karakterin pa dallavere.

    A punoni ?

    Jo.

    A ka Adelina pasuri te veten personale ?

    E kam nje veture me emrin tim.

    Po shtepine qe e keni blere tani ?

    Ajo eshte e familjes dhe nuk behet fjale ndonje pallat por per nje shtepi te vogel solide dhe sdi pse e keni bere kaq te madhe kete gje kur pas 19 vjet kariere eshte kjo shtepi.

    Cfare marke eshte vetura juaj ?

    Nissan Primera.

    E ke blere vet apo e ke dhurate ?

    Vet bree.

    Po telefonin cfare e ke ?

    Nokia plak tipi ma palidhje dhe ma i vjeter.

    Meqe folem per telefon a te shqetesojne kohe e pa kohe ?

    Bukfalisht njeret e kater ore telefoni im nuk ndalet por e kam gjetur nje formule te re po ia le nenes e pastaj ajo mi interpreton thirjet se kush ka thire cka ka the dhe cka ka dashur.

    Sa i kushtoni rendesi pamjes ?

    Ndoshta eshte deformin profesional por une i kushtoj rendesi pamjes edhe kur dal te luaj basket .

    Sa shpenzoni mbrenda javes ?

    Shume pak mund te them 40-50 euro.

    A vizitoni sallone te bukurise ?

    Vetem per ndonje rast special ose thjeshte veq per qejf.

    Sa here ne jave e vizitoni floktoren ?

    Nje here ne jave per ndonje ndryshim, thjeshte per kuriozitet se si dukem.

    Sa here ne dite pastroheni ?

    Komplet trupin dhe floket 1 here ne dite, kur eshte vere 2 / 3 here.

    Cka perdorni per floket ?

    Te gjitha qe kan te bejne me floket jan nga Elidor.

    Po trupit sa i kushtoni rendesi ?

    Me shume se sa duhet, vasken pervec me uje te nxehte dhe kripe i shkoj edhe arome levande , dy here ne jave pilind trupi pas larjes normale dush te ftohte prej te thahet lekura dhe vazhdoj me krema, posacerisht per shputat perdori Hirchtalik, eshte dhjam nga kaprolli, veres perdori Losion kurse dimrit arome pak me te rende, te gjitha keto qe perdori per trupin jane nga Chanel, nuk po genjes me kete modesti por per higjene nuk kursej aspak.

    A ben depilim ?

    Natyrisht qe bej edhe ate te profesionistet.

    Po solarium a praktikoni ?

    Natyrisht 6 deri ne 8 here ne fillim te pranveres nga 20 minuta qe te pregadis lekuren per diellin e veres.

    Po garderoba juaj cfare koleksioni ka ?

    Prej Roberto Kavalli e deri ne cdo gje 2.50 cent, kur me pelqen dicka firma eshte ne fund.

    E kepucet ..?

    Te gjitha kepucet i kam te kombinuara me cantat, me duhet te them qe ketu ka ndikim eshte motra Emma ajo eshte shume femerore.

    Sa i kushton rendesi nderesave te mbrendeshme ?

    Aty kam nje femenitet te tepruar, aty shifet edhe kujdesi i nje femre, te zezen e bart zakonisht por edhe tjera ngjyra, varet se cka veshi.

    Po stoli a bartni dhe cilat jane ato ?

    Nuk jam adhuruese e flakte ani pse me duhet te pranoj qe jam ne trend, une e dua me shume buzhiterine e mire, bart edhe ari, varet prej garderobes dhe stajllingut, por si cdo femer ne bote shokun me te ngushte e kam diamantin.

    A keni dicka nga diamanti ?

    Po nje unaze me nje diamant ma ka blere mami kur i bera 23 vjet.

    Dhurata qe ju merni ?

    Me se shpeshti marr lule nga adhuruesit e mi por nga njerzit me te afert eshte cudi se asnjehere lule nuk kam mare, me kujtohet nje lule njehere dhurate , nje muaj nuk eshte thare jam befasuar edhe vete.

    Kush ta dhuroi ate lule ?

    Sta tregoj.

    Sa fleni ?

    8 deri ne 10 ore natyrisht kur kam mundesi sepse kur kendoj mund te ndohe qe plot 48 ore nuk fle.

    Meqe jeni kengetare a perdorni stimulues ?

    I vetmi stimulim i imi eshte komplet atmosfera nga zhveshtorja deri ne skene.

    Po qetesues a perdorni ?

    Jo kurre . nuk kam nevoje , kur ti bej 70 vjet ndoshta .

    Meqe shume here e permendet Zotin, a i besoni ?

    Po shume , po te mos kishte qene friga nga Zoti, krejt Kosova do te ishte n'zorr prej meje.

    Planet tuaja per te ardhmen ?

    Jam tip familjare, mendoj te kem nje burre norma, nje shtepi te vogel shume femije shume muzike, e une si cdo nene duke vrapuar pas evladve e jo per dicka tjeter por vetem per te ruajtur vitalitetin.

    Dicka per fund ?

    Cka te besh paradite prite te dera pasdite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bl3ri : 30-11-2006 mė 10:35
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  5. #225
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277


    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2005
    Postime
    52

    Adelina Ismajli Kengetari E Muajit Dhjetor 2006

    Ne nje emision special muzikor te RTK-se per nder te ditelindjes se Presidentit te ndjere,Ibrahim Rugova ne nje konkurence te forte fiton Adelina Ismajli epitetin "kengetare e muajit" me klipin dhe kengen "Miredita".Larg me vota,Ismajli u votua nga te gjithe koleget konkurrente dhe nga numer i madh shikuesish.
    Ju pershendet korespodent zogu.

  7. #227
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    mire qe e paska fituar ylli i muzikes , se ne te vertet eshte yll botee
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2005
    Postime
    52

    Adelina Dhe Politika

    Ne momentet kur "turbullirat" e brendshme sapo kishin kapluar partine me te madhe ne Kosove LDK-ne,perveq politikaneve te kesaj partie,nuk mund te anashkalohej nje fytyre artistike gjithmone e indentifikuar si "vajza e Rugoves".Para nje trysnie te mediave, behet subjekt politik padashje-Adelina Ismaili.E gjindur para dy fraksioneve te LDK-se sapo te krijuara,ajo para pushimit te saj vendos qe te rrefehet per te perditshmen LAJM,duke u shprehur decidivisht se nuk i takon asnje partie dhe as qe i ka takuar kurre.Thote e eshte ithatre e doktrines se Rugoves
    E zgjuar si gjithmone,ajo nuhat qe mediumet do te hakmereshin ne te,dhe vendos te terhiqet nga skena muzikore,per te spastruar punet qe kishte lene pas me politiken te cilen kurr nuk e deshi.E vendosur qe te kepuste komunikimin me secilin qe perdorte emri e saj per imazh,merret vesh qe Adelina Ismaili kohen e fundit ka kaluar ne mbledhjet e dyja fraksioneve te LDKse duke ua bere te qarte qe nuk guxojne emrin e saj ta perdorin.Cdo nderprerje e karrieres muzikore te Adelina Ismailit ka qene nje lloj lajmetari per ndryshime ne partine me te madhe ne vend (kujtoni!Adelina ben pauze pak para vdekjes se Dr.Rugova!).Dhe pak kohe pasi qe ajo merr pushimin,a po vdes edhe partia me e madhe ne Kosove?Te gjitha keto i foli Adelina ne LAJM,interviste te cilen kjo e perditshme nuk guxoi ta botoje kurre,edhepse veten e qujane me te guximshmit.
    ADUROJ ADELINA ISMAILIN

    korespodenti juaj zogu

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Shum seksi ,bomb fare vetem se artistet nuk duhet te ngaterohe me politike kete ja them miqesisht Adelines
    Suksese

  10. #230
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    nuk e di se per cfar shkaku mjekesor e ka ndaluar karieren e vet

    nese din dikush le te tregoj ???
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

Faqja 23 prej 121 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili (II)
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 468
    Postimi i Fundit: 06-06-2019, 06:46
  2. Shqiptarėt nė Boston
    Nga diikush nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  4. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  5. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •