Mirėdita, nga Adelina Ismajli
Agron Krasniqi
Me njė kėngė tė titulluar Mirėdita, ajo i ėshtė kthyer sėrish skenės. Pas njė periudhe tė gjatė mungese, Adelina Ismajli, njė nga kėngėtaret mė tė njohura dhe tė pėrfolura nė Kosovė, u rikthye nė skenė. Si gjithmonė ekstravagante dhe origjinale. Mungesėn e gjatė nė skenė ajo e ka arsyetuar me njė tragjedi qė i ka ndodhur nė familje, vdekja e gjyshes, pėr tė cilėn thotė se ka qenė personi mė i dashur. Por ndėrkohė, gjatė mungesės sė saj, nė Kosovė ėshtė folur se zhdukja e saj lidhet me disa skandale, nė tė cilat thuhet se ka qenė e pėrfshirė. Por ajo i ka mohuar duke thėnė se nuk ka ndonjė arsye tjetėr, pėrveē hidhėrimit pėr humbjen e njeriut tė dashur. Megjithatė, pavarėsisht tė gjithave Adelina shprehet se tashmė ėshtė mė e motivuar se kurrė pėr tė punuar dhe pėr tė sjellė diēka tė re nė skenė. Heshtjen kėngėtarja e ka thyer me kėngėn e quajtur Mirėdita, tė cilėn e shoqėron edhe me njė videoklip, qė tashmė mbush televizionet kosovare. Kėnga i takon zhanrit rock, gėrshetuar me elemente folklori, njė zhanėr i paprovuar deri mė sot nga kjo kėngėtare. Megjithatė, duke ditur natyrėn e kėngėtares, gjithnjė e gatshme tė eksperimentojė, publiku dhe mė sė shumti adhuruesit e saj presin njė Adelinė ndryshe. Por Mirėdita ėshtė vetėm kėnga e parė. Tashmė ajo po punon pėr krijimin e njė albumi qė mendohet tė dalė sė shpejti. Sa i pėrket projekteve tė sė ardhmes, ato lidhen me njė turne, brenda e jashtė vendit. Pas njė periudhe tė gjatė Ismajli u shfaq edhe pėr publikun e Shqipėrisė. Pak kohė mė parė, ajo mori pjesė nė njė koncert qė u zhvillua nė Sarandė, ku merrnin pjesė kėngėtarė tė njohur shqiptarė.
Krijoni Kontakt