Close
Faqja 15 prej 121 FillimFillim ... 513141516172565115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1209
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    E ke ne RTK "Amazing be njeri",TV21 "Op Op njeri",KTV "Express" (ne kete emision gazetarja ia beri pyetjen "Si arrini te jeni gjithmone qendra e vemendjes kudo qe paraqiteni?" Degjoje pergjigjen e Adelines,do te qeshesh shume,eshte kinge ajo ),ne ALSAT te Maqedonise ku posaqerisht pershendeti nje adhurues te saj dhe ne te gjitha gazetat ditore te Kosoves.Ishte interesant momenti kur hyri Adelin dhe te gjitha kamerat u fokusuan ne te,jo u tha duke qeshur:" Jemi ketu per Jehona Sopin dhe jo per mua.Asgje s'do t'ju tregoj".Ishte vertet mbremje interesante,por te le ta shikosh.Me quditi Zanfina sa bukur kendon live!!!Gjate gjithe mbremjes ishte e qete dhe e matur,por ne skene e kalli dhe te gjithe filluan t vallezojne kur kendoi "Gajdexhiun" live.Atehere u ndez atmosfera.Vertet bukur.

  2. #142
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Prit prit se me ben kurioz ti tani mua ????

    Emisionin e pash amazingbenjeri por shume pak nxori skena nga promovimi i albumit kurse interviste me Adelinen nuk munda me pa ne ate promovim ,
    Interviste pash ne RTK per ato kenget e huazuara ku RTK-ja i kerkonte falje Adelina Ismajlit .
    Kanalet tjera une nuk i rroki se jam ne nje vend ku nuk mundem mi shiqu .

    Te Alsati ke pershendeti Adelina , mundesh te me tregosh te lutem ??, Te lutemmm

    Dua te di kush eshte adhuruesi se.... mos jam une hhihihihih

    Zevzeku me njeh mua nga diku se nga shkrimet me dukesh i njohurr ..

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    Megjithėse e cenzuruar dhe anashkaluar nga mediumet,duke mos harruar dhe "fushatat" agresive qe bėhen nga njerėz te caktuar te gazetave por dhe internetit pėr qellime personale dhe tendenca te pandershme ndaj Adelina Ismailit,ajo shumė e qete dhe e buzeqeshur arrin qe ti demantoje me fakte tė gjitha padejtesite qe i bėhen.Me punėn e saj qe shpėrthen si njė vullkan,nėpėrmjet te cilit deshmohet se arti shqiptar ėshtė me i begatshmi ne rajonin ballkanas por edhe rrezikon kulturat e varfėra te popujve qe na rrethojne dhe gllaberitin kulturėn tonė.Adelina nuk flet vetėm pėr vete.Arsyeton te gjithė artistet shqiptar dhe artin tonė.E madhe ėshtė

  4. #144
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Pėr Adelina Ismajlin

    E dim shumė mirė qe pėr Adelinen ėshtė shkruar dhe shkruhet ende sot e kėsaj ditė .
    Ajo ėshtė njė uragan i pashuar . Din te deshmoje veten para te gjithėve , din tua mbyll gojen te gjithėve me punėn dhe suksese e saja .
    Qe nga mosha e saj e rre thashethemet pėr Adelinen nuk kan te ndalur , gjė qe ndonjėherė edhe gazetat dhe revistat tona e kan tepruar , por Adelina as qe ėshtė mėrzitur diēka sepse ajo dhe familja Ismajli janė mėsuar me gjėra te tilla .
    Tė jesh i famshem ne mesin e shqipetareve dhe mos merresh nėpėr goje kjo nuk ėshtė e mundur , duke marr parasysh famen e Adelines .
    Nuk duhet te habitemi pse shumė rrall e shohim Adelinen nėpėr rrugė duke ecur dhe shetitur .
    Ishte femija i parr qe editoi 4 albume me kėngė pėr fėmijė .
    Ishte kėngėtarja e parr qe me ekstravagancen e saj theu temat tabu ne trojet tona .
    Ishte femra e pare qe ua hapi dyert tashmė kengetareve tjera te zhveshen deri ne masė te madhe .
    Adelina edhe kur zhveshet ka shije . Dikush qe nuk e kupton mendon qe Adelina e tepron , por ajo kur nuk e tepron me ekstravagancen e saj .
    Din te mbaj dhe tregoje veten


    Kėngėt e Adelines

    Tė gjitha kėngėt e Adelines jan HIT-e
    Tė gjitha kėngėt e Adelines kan mesazh , ne vete permbajne njė d.m.th.-ie qe le tė kuptosh aftėsinė e Adelines.
    Tekstet i shkruan vet gjė qe talentin e ka trashėguar nga mami i saj.
    Prej kenges se parr kur marrim i analizojme tė gjitha ne vete permbajne njė ngrohtesi ku mundesh me gjet veten .
    Adelina u ka kenduar gjithėve -
    - Deshmoreve te Kosovės ,
    - Luftetareve te lirisė ,
    - Politikaneve shqiptar ,
    - Femijeve ,
    - Vajzave shqipetare ,
    - Djemve shqiptar ,
    - Dashurise ,
    - Jetes se vėshtirė ne Kosovė ,
    - Jetimeve ,
    - Tė varferve ,
    - Shokeve dhe shoqeve te saja etj etj .
    Kėngėt e Adelines janė huazuar edhe nga serbet dhe bullgaret.

    Stili i Adelines

    Stili i saj ekstravagant shumė i pėlqyer nga femrat dhe i kopjuar nga disa kolege te estrades sone .
    Adelina nga gjithė kengetaret tona ka njė stil te veēante .
    Ajo ēdohere del ndryshe dhe ndryshe nga te tjerat .
    Tė gjithė mundohen ta kopjojne .
    Kur ajo zhvishet tjerat shpejt e shpejt ta imitojne , ndėrkohė Adelina vishet me njė shpejtesi te madhe gjė qe u len te kuptojnė se ato qe e imitojne janė shumė mbrapa Adelines .
    Vishet me veshje speciale d.m.th.. qep atė qe e deshiron dhe qe i rrin trupit te saj .
    Ēdo ditė ėshtė me e bukur me e bukur me e bukur.


    Karakteristikat e Adelines

    Nder shumė karakteristika qe i disponon Adelina duhet te pėrmend vetėm njė ėshtė ajo vetulla e saj e bukur .
    Me trupin e saj me pėrmasa perfekte mund tė themi qe ėshtė njera nder femrat me sexy ne trojet shqipetare.
    Fytyra publike qe pėrmendet ne shumė evenimente dhe ne shumė raste.
    Ska vend ku nuk pėrmendet emri i saj .
    Ėshtė njė nder emrat me te kėrkuar ne google , ndėrsa nėpėr webfaqe shqipetare ėshtė kėngėtarja me e komentuar .
    Ėshtė kėngėtarja me e dashur e rrinise .
    Pėr Adelinen ngrihet pluhur ne ēdo vend.
    Kan shkruar gazetat , revistat shumė ēka pėr Adelinen , te vėrteta dhe te paverteta .
    Shumė kush ja ka inatin .
    Por ėshtė fakt se ajo prej kur ka filluar te kendoje ēdo ditė e me tepėr adhurohet .


    Ėshtė pak tė shkruhet pėr Adelina Ismajlin , por tė shkruhen gjėra te vėrteta e jo gėnjeshtra .
    Atraksion qe nuk shkruhet asnjhere ėshtė Adelina Ismajli.

  5. #145
    Sick eshte vaLLa shum femer e mir

    sKa me ta numer 1 esht ne KOSOV


    Mpuch Adelin
    drejt suksesit

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    Qe eshte e adhuruar nga shqiptaret e dijme te gjithe,dhe cdo njeri i suksesshem ka armiq.Kishte edhe Skenderbeu.Por...Nje gje nuk mund ta mohoje askush:Ajo ishte dhe eshte pop-star i pare shqiptar.
    Une nuk diskutoj me njerez qe i konsideroj nen nivelin tim.
    (Ketu po behem si Adelina )

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    RIKTHEHET DIVA ADELINA ISMAILI
    Ata qe ndjekin ekranet apo spektaklet ku nuk mungojne yjet e muzikes, kane vene re javet e fundit mungesen e dives fort te diksutuar te kenges, Adelina Ismaili. Kengetarja shqiptare ka qene larg skenave per hir te nje fatkeqsie familjare. Adelina duke zbatuar zakonet shqiptare ne raste fatkeqsish, nuk ka preferuar te ndjeke axhenden e saj, te mbushur me ftesa per spektakle televizive apo koncerte ne mbare boten ku jetojne shqiptare. Nje nga daljet e para televizive te Adelines ka qene pak dite me pare ne nje spektakel te RTK-se , ku kengetarja ishte veshur me te zeza dhe ishte trukuar ne sy dhe buze me ngjyra fort te erreta.
    Rikthimi i saj nis me iniciativen e saj per koncert humanitar dedikuar legjendes se gjalle te luftes dhe paqes se Kosoves-Ramush Haradinaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zevzeku : 30-05-2006 mė 13:40

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    ADELINA ISMAILI FLET NGA SARANDA.
    Nga Mira ZENATI

    Sarandė - Ėshtė ora 02:00 e natės sė shtunė, dhe ylli i muzikės kosovare sapo zbret nga skena. E qeshur dhe mjaft e lirshme ulet nė tavolinėn tonė dhe me mirėsjellje na kėrkon falje pėr pritjen. Adelina Ismajli prej njė mungese prej katėr vitesh nė Shqipėri, na thotė se do na i tregojė tė gjitha. "Tani mė pyesni pėr ēfarė tė doni", thotė ajo duke buzėqeshur nė verandėn e hotel "Butrintit", ku zhvillohet edhe koncerti qė ka mbledhur kėngėtarėt mė tė njohur shqiptarė qė nga Ardit Gjebrea, Lejdina Ēelo, Orinda Huta, Ēiljeta Xhilaga etj. "Mė ftoi Arditi me tė cilin kam marrėdhėnie shumė tė mira", tregon kėngėtarja e njohur, e cila vjen pėr herė tė parė nė Sarandė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Tirana Observer", popstari shqiptar tregon pėrse i ka munguar skenės shqiptare. Momentet mė tė pėrfolura tė jetės sė saj, qė nga historia e rrėmbimit nga Arkani, incidenti me Leonora Jakupin dhe puthjen nė skenė me Genta Ismailin. Gjithashtu ajo tregon tė vėrtetėn pėr operacionet plastike, pėr imitimet e kėngėve tė huaja dhe mendimet e saj pėr statusin e Kosovės. Cila ėshtė jeta private e saj dhe lidhja e mundshme me njė djalė nga Shqipėria.

    Ju vini nė Shqipėri pas katėr vitesh. Pse keni qėndruar kaq shumė kohė larg Shqipėrisė?

    Nė fakt aktiviteti im i plotė qė ka munguar nė Shqipėri ėshtė gati shtatė vjet. Kam ardhur vetėm njė herė para katėr vitesh, pasi isha mysafire nė njė emision. Gjithsesi, nuk kam qėndruar larg me qėllim. Mė ėshtė imponuar njė gjė e tillė. Gjithmonė thosha se do tė shkoj nesėr, do tė shkoj nesėr nė Shqipėri, por ja ku erdhi edhe kjo ditė. Dhe sot them se jam kėtu bashkė me kolegė tė shquar tė muzikės dhe kėngės.

    Si u realizua ardhja juaj nė Sarandė?

    Unė jam e ftuar nga zotri Gjebrea dhe ēdo ftese qė mė bėn ai, unė do t'i pėrgjigjem, sepse e njoh, e kam mik, gjithė familja ime, jo vetėm unė. Ka mė shumė se dhjetė vite qė e njoh, ai ėshtė njeri i dėshmuar dhe ēdo vepėr e tij ėshtė e dėshmuar. Kėshtu qė, gjithmonė i pėrgjigjem ftesave tė tij, mirėpo kjo e sotmja ishte njė mbrėmje me tė vėrtetė fantastike. Mua mė pėlqeu, u kėnaqa shumė. Siē e patė kėnduam bashkė, kėngėtarė dhe spektatorė. Ne nuk donim tė ndaheshim nga kjo natė e magjishme dhe e paharruar, ku u ndjemė kėngėtarėt mė tė vlerėsuar. Skena ishte magjike. Spektatorėt po ashtu. Njė mrekulli.

    Cili kėngėtar apo kėngėtare shqiptare ėshtė idhulli juaj?

    Nexhmije Pagarusha. Deri nė kėtė moment, ajo ėshtė e pazėvendėsueshme, e pakalueshme. Vokal, kėngė, paraqitje skenike, bukuri, i kishte tė gjitha.

    Pėr sa i pėrket bukurisė. Thonė se juve ju pėlqen tė bėni edhe operacione plastike. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?

    Unė mendoj se nė kohėn kur unė jam paraqitur, ishte viti 1997 dhe neve njerėzit na imagjinonin me shami dhe me mantele tė gjata. Shumica e shqiptareve duket e bukur dhe nuk ka pse tė thonė se kjo ka bėrė operacione plastike. Nė mjedisin, mentalitetin tonė, nėse do ta godasėsh dikė, pėr gjininė e bukur, atėherė godite nė moral apo nė diēka tjetėr, si me kėto silikonizimet. Unė falėnderoj shumė nėnėn natyrė, nėnėn Kosovė qė mė ka bėrė tė bukur dhe prindėrit e mi. Unė nuk jam edhe kaq e bukur sa dukem sepse unė e zbukuroj veten. Edhe ky ėshtė art. Edhe skulpturat e Da Vinēit ishin shumė tė bukura edhe nudo, mirėpo nuk ka asnjė gjė tė jashtėzakonshme atje. Kėtė e lidh krejt me "lakuriqėsinė", sepse ai ėshtė efekti i gjithė kėtyre pėrfoljeve. Nuk e kam kompleks tė tregoj nėse do tė kisha bėrė diēka. Betohem se gazetarėt do tė jenė tė parėt ata qė do ta marrin vesh nė qoftė se unė bėj diēka.

    Pak politikė…, por thonė se ju keni marrė pjesė edhe nė njė garė elektorale pėr deputete nė Kosovė...

    (Qesh). Jo, jo asnjėherė. Ėshtė diēka qė mua, nė fakt, nuk mė pėlqen asnjėherė tė merrem me tė. Mė pėlqen ta kritikoj shumė politikėn, pozitivisht apo negativisht qoftė. Jam prerė pėr tė bėrė kritika pa ngurrim pėr ato qė jane mire,apo nuk mė duken mirė tek politikanėt.

    Ē'mendim keni pėr statusin e Kosovės, ndėrkohė qė flitet pėr pavarėsi, pėr pavarėsi tė kushtėzuar…?

    Do tė pėrgjigjem kronologjikisht. Kosova ėshtė nė progres, megjithėse ėshtė edhe pak e vėshtirė pėr ta mbrojtur atė pėr shkak tė varfėrisė. Standardet po pėrmbushen dalėngadalė. Ne jemi munduar me shekuj pėr pavarėsinė. Pėr sa i pėrket pavarėsisė sė kushtėzuar, me sa di unė, asnjė shtet nė botė, nuk ka pavarėsi tė palimituar nė njėrėn apo tjetrėn mėnyrė. Tash varet se me ē'ka ėshtė e kushtėzuar dhe nuk mė pėrket mua tė flas pėr kėtė punė. Mė duket se kryeministri ynė, Ēeku, ėshtė nė Tiranė dhe po merret me kėtė punė. Atė mundeni ta pyesni dhe do tė jetė pak mė shumė objektiv se unė. Po pavarėsia ėshtė ėndrra e ēdo kosovari. Edhe imja.

    Gjatė luftės nė Kosovė u fol shumė se ju jeni rrėmbyer nga Arkani. Cila ėshtė e vėrteta e kėsaj historie?

    Unė kam dhėnė shumė intervista nė lidhje me kėtė gjė. Nėse unė do tė isha rrėmbyer nga Arkani, atėherė nuk do tė isha kėtu me ju duke ju dhėnė intervistė. Unė kėtė njeri e kam parė vetėm
    nė televizor dhe kam mendimin qė ka gjithė bota pėr tė.

    Si e shpjegoni faktin qė ju jeni puthur me Genta Ismailin nė buzė?
    Mendoni se ne do tė ishim puthur drejtpėrsėdrejti nė njė xhirim, siē themi ne, tė video - projekteve tė vitit tė ri?! Asnjėherė. Ishte njė vallėzim spontan mes meje dhe saj, dhe unė e theksoj se e kam shoqe, dhe nė atė moment ne u pėrqafuam faqe mė faqe. Ishte thjesht njė vallėzim nė formė pėrshėndetjeje. Mirėpo, si duket dikush ka nxjerrė, siē themi ne, kuadra gjatė montazhit. Ajo puthje ėshtė e montuar dhe ėshtė lanēuar nė internet. Po, edhe nėse do ta bėnim, do ta bėnim nė njė koncert tė madh, jo si kopje e Madonės dhe Britney, por diēka mė interesante. E di qė sensacion mund tė jetė vetėm skandali. Mirėpo vėrtet kėtu nuk ka, nuk ekziston. Pėrndryshe, unė preferoj mashkullin nė kėtė aspekt (shikon nga e ėma dhe qesh).

    Ju keni njė repertor tė pasur me kėngė tė rrymave tė ndryshme. Pėrse imitoni kėngėt e vendeve tė tjera si p.sh ato turke?

    Jo, aspak. Jam mė sė shumti imituese e kėngės shqipe. Nė Kosovė tashmė ėshtė njė aktualitet qė tė kapen se cilat kėngė janė tė vjedhura, ose tė huazuara, siē themi ne. Ėshtė publikuar njė kėngė e imja, sikur ėshtė vjedhur, huazuar nga njė bullgare. U dėshmua se kėnga ime ėshtė kėnduar mė nėntor tė vitit 2001, ndėrsa e bullgares nė vitin 2005. Pra mund tė krenohem. Ndoshta kjo nuk ėshtė modesti. Mund tė krenohem se i kam shpėtuar bastardimeve tė ndryshme qė bėhen tani nė muzikė. Ndoshta pėrgojimi pėr imitim tė kėngės turke, rrjedh sepse kam qenė e ftuara e njė kėngėtari turk (Ibrahim Tatlises) nė Prishtinė dhe pastaj lindėn kėto, Adelina-Turqi. Unė jam shumė e lumtur qė mora pjesė nė koncertin e tij, madje kėnduam edhe nė duet kėngėn mė tė fundit tė tij. Unė e zgjedh rrugėn se si mund tė arrij tek suksesi, me hapa tė sigurt. Dhe nė kėtė rrugė jam origjinale. Pėrpiqem tė jem vetvetja.

    Pas 21 vitesh nė skenė, e kujtoni ende kėngėn tuaj tė parė?

    Isha 6-7 vjeē, ishte kėnga "Ne jemi bukuria e atdheut". Isha shumė e vogėl dhe atė vit kisha filluar tė kėndoja. Isha nė korin e Radio Prishtinės nė atė kohė dhe mu besua kjo kėngė qė tė merrja pjesė nė njė festival shumė prestigjioz tė fėmijėve nė atė kohė. Unė fitova vendin e parė nga juria dhe publiku. Kjo ishte diēka totalisht e papritur pėr mua.

    Sa kėngė ka repertori juaj?
    Nuk e di se sa kėngė ka repertori im, sepse nė Kosovė nuk evidentohen gjėra tė tilla, pėr shkak tė atyre qė ndodhėn. Megjithė ato qė kam kėnduar, edhe tek Radio Prishtina, edhe si fėmijė, edhe si adoleshente e deri tani, 21 vjet karrierė, mund t'i afrohet numrit 700 kėngė nė repertorin tim. Kėto janė kėngė solistike.

    Ju vetėm kėndoni, apo ju ėshtė krijuar mundėsia edhe pėr tė krijuar muzikė? A njeh Adelina ndonjė vegėl muzikore pėr tė luajtur?

    Kam mbaruar shkollėn e muzikės dhe 1 vit pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura, dega piano. Mund dhe guxoj tė them se jam njė pianiste solide, mesatare.

    Sa herė ka ardhur Adelina Ismajli nė Shqipėri, po nė Sarandė?

    Nė Sarandė ėshtė hera e parė pėr mua dhe ndihem kaq e palumtur qė qėndroj kaq pak. Unė jam vėrtet e fansinuar nga ky qytet dhe siē themi ne, jam llahtarisht e mahnitur. Ndėrsa nė Shqipėri kam ardhur disa herė.

    Juve ju quajnė pak rebele nė skenė, por edhe pak inatēie. Cila ėshtė e vėrteta pėr incidentin me Eleonora Jakupin?

    Njeriu me kohė nuk ndryshon, mirėpo formohet. Unė isha njė fėmijė qė u zhvillua nė njė kohė pa kohė, sepse ne vazhdimisht pėrballeshim nė ēdo moment tė jetės me raprezalje tė ndryshme dhe shtypje tė ndryshme. Jeta kufizohej vetėm shkollė - shtėpi. Kjo u reflektua edhe nė paraqitjet e mia skenike dhe unė mora guximin tė flas hapur pėr gjėrat e gabuara qė ndodhin edhe nga tė tjerėt, por edhe nga ne vetė shqiptarėt. Pėr sa i pėrket incidentit me kolegen Jakupi, ishte diēka aksidentale, ma merr mendja mua. Pėr kėtė mė sė miri mund tė pėrgjigjet gjyqtari, i cili e mbylli rastin duke mė shpallur mua totalisht tė pafajshme nė ēdo pikė. Pėr sa mė pėrket mua, unė, ka tri vite qė ka ndodhur kjo gjė, nuk e kam pėrmendur mė asnjėherė. Atė minutė qė ėshtė mbyllur ēėshtja e gjyqit, unė nuk e kam pėrmendur mė. Kjo eshte diēka e tejkaluar nė kete moment. Raportet e mia me Eleonorėn kanė mbetur tė ftohta, sepse unė kam dashur ashtu. Nuk mė ka pėlqyer pse Jakupi viktimizohej shumė nėpėr media. Nuk ishte edhe aq e rėndė. Ka mundur edhe treni qė ta shkelė dhe do ishte njė gjė normale qė mund tė ndodhė.

    Do tė pranoje tė jepje njė koncert recital me kėngėt e tua, nėse do t'ju bėhej njė ftesė nga Bashkia e Sarandės?

    Do tė isha njeriu mė i lumtur nė botė qė tė jem me koncert nė Sarandė, por jo vetėm kėtu, nė ēdo vend shqiptar. Unė tani po e shoh se sa kam humbur qė nuk kam qenė nė Shqipėri. Mirėpo jeta deshi ashtu, nuk ishte e qėllimshme, por kurrė s'ėshtė vonė kur shpirti do.

    Ju jeni njė zonjushė?

    Ende po.

    Do tė preferonit tė njiheshit me njė djalė nga Shqipėria?

    Pse jo. Unė nuk kam paragjykime. Absolutisht.

    Cila ėshtė e nesėrmja juaj artistike?

    Kėtė vit kam shumė plane. Unė e kam ters kur flas pėr planet e mia paraprakisht, sepse nuk realizohen pastaj. Diēka ndėrthuret nė kėmbėt e mia dhe rrėzohem.( Qesh).
    Adelina ėshtė e pasur, mesatarisht e tillė, apo e varfėr?

    Sa bukur qė nuk mė pyetėt, a jeni e pasur? E pasur, jo qė jo. Mund tė them qė kam njė jetė normale. Pasuria ime mė e madhe ėshtė harmonia, familja ime dhe shėndeti qė kemi.
    Nga sa persona pėrbėhet familja juaj?

    Nga katėr njerėz dhe dy shtazė. (Qesh).

    “Puthja” qė tronditi botėn shqiptare

    Vetėm pak muaj mė parė dy bukuroshet mė seksi tė Kosovės, Adelina dhe Genta Ismaili pushtuan faqet e gazetave, si nė shtypin kosovar ashtu dhe atė shqiptar. Shkak u bė njė foto, ku dy bukuroshet ishin duke u puthur nė buzė me njėra-tjetrėn. Sipas gazetave, Adelina dhe Genta Ismaili janė puthur nė buzė, nė skenė, gjatė njė koncerti tė organizuar nė Prishtinė nga DEA. Koncerti organizohej me rastin e festave tė fundvitit dhe nė tė merrnin pjesė kėngėtarė shumė tė njohur nga Shqipėria dhe Kosova si Ermal Fejzullahu, Rovena Stefa, Zanfina Ismajli, etj. Por filmimet e kėtij koncerti janė shfaqur vetėm nė muajin mars. Dy kėngėtaret e njohura pėr zėrin dhe lukun e tyre befasues nė skenė, sipas mediave janė puthur ashtu sikurse Madona e Britney Spirs, dy vjet mė parė nė ndarjen e ēmimeve tė MTV-s. Por kėngėtarja Adelina Ismajli e ka mohuar kėtė ngjarje duke deklaruar se filmimi ishte i montuar.

    “Arditi mė tepėr mik i mamasė sime”

    "Arditi ka krijuar njė raport mė tė mirė me mamanė time se sa me mua vetė", tregon duke qeshur kėngėtarja e njohur pėr marrėdhėniet me kolegun shqiptar. Adelina tregon se Arditi e ka shoqe nėnėn e saj Mona, sė cilės ajo ia dedikon suksesin. Ndėrsa pėr vete tregon se pėrveēse koleg tė mirė, me Arditin ka dhe njė miqėsi po aq tė mirė. "Kemi qenė nė shumė turne sė bashku. Kemi njė miqėsi shumė e mirė, pa kompromis, e pakushtėzuar", thotė ajo duke shtuar se njė gjė qė ėshtė shumė e vėshtirė tė bėhet ėshtė, njė miqėsi pa kurrfarė interesi. "Ėshtė e vėrtetė qė Gjebrea ėshtė njė mik i madh i Kosovės, posaēėrisht i artit kosovar", thotė Ismaili.

    Adelina pianiste

    Vajza kosovare ka lindur nė vitin 1979 nė Prishtinė. Ka mbaruar shkollėn pėr muzikė dhe 1 vit pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura nė degėn e Pianos. "Mund dhe guxoj tė them se jam njė pianiste solide, mesatare", tregon me sinqeritet kėngėtarja e njohur.

    Ēmimi i parė

    Ka qenė 6-7 vjeēe kur ka fituar ēmimin e parė tė jetės sė saj.
    "Ishte kėnga "Ne jemi bukuria e atdheut". Isha shumė e vogėl dhe atė vit atė vit kisha filluar tė kėndoja", kujton Adelina me nostalgji festivalin e fėmijėve qė i hapi rrugėn e artit.

    Shtatė qind kėngėt

    Nuk mund tė thotė me saktėsi se sa kėngė ka kėnduar njė nga popstaret mė tė reja nė moshė, por mė me eksperiencė nė muzikė. "Nė Kosovė nuk evidentohen gjėra tė tilla, pėr shkak tė atyre qė ndodhėn. Por shifra mund t'i afrohet numrit 700 kėngė nė repertorin tim", shton ajo.

    Marrė nga Tiranaobserver

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    Pas nje pauze te shkaktuar nga nje tragjedi familjare,Diva Ismaili i rikthehet skenes muzikore duke filluar me organizimin e nje koncerti humanitar per legjenden e luftes dhe paqes se Kosoves,Ramush Haradinajn,per te vazhduar me koncert madheshtor ne Sarande me kolegun Ardit Gjebrea si dhe risia e fundit-videoklipi i shumepritur ku shohim nje Adeline te re e cila ndeshet me te vjetren,imazh dhe performim krejtesisht ndryshe,kenge e zhanrit hard-rock.Videoklipi "Miredita" eshte bere shkak i inicimit te shume shkrimeve dhe emisioneve speciale ne Kosove,sepse perveq atraktivitetit vizuel, ne vete permban edhe mesazhin e luftes individuale kunder krimit.Shohim nje Adeline e cila rrahet me dy meshkuj ne stilin "Tomb Raider".Adelina-pa fund skandale e pa fund suksese.Shikim te kendshem.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74
    Adelina Ismajli deshmohet prap pas pas 21 vite kariere ne Polifest ku ishte e vetmja e cila u duartrokit aq shume saqe e detyrua te kthehet tre here bis ne skene.Jam mahnitur me kete Madonne shqiptare.Loje skenike tmerresisht e bukur.Nexhmije Pagarusha e quajti "Hyjneshe",Ardit Gjebrea" Fituese".Sa keq qe nuk ishte ne konkurence Apo ndoshta me mire,sepse ia di vleren vetes.Mahnitese.Kosova mbreme ia dha cmimin me te madh Adelines.Dashurine e paskaj...

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili (II)
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 468
    Postimi i Fundit: 06-06-2019, 06:46
  2. Shqiptarėt nė Boston
    Nga diikush nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  4. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  5. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •