Nuk e di valla per Adeline po te flas eshte caresh dhe i ka hije gjiteqka edhe qka vesh me besoni ,pra me e mira eshte ne gjithe Shqiptarin ........E zoja bre .hallall i kofte asaj.........
Nuk e di valla per Adeline po te flas eshte caresh dhe i ka hije gjiteqka edhe qka vesh me besoni ,pra me e mira eshte ne gjithe Shqiptarin ........E zoja bre .hallall i kofte asaj.........
besi edhe un ashu si thu ti mendoj.....yll eshte,,ajo ka dal miss kosova,,vec kush e ka inoti dhe ka zili i thot e shumtume,,se trup e tana i ka![]()
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Kengetarja shqiptare nga Kosova Adelina Ismaili eshte nje kengetare qe ne estraden e muzikes shqiptare per 20 vjet rresht ka argetuar publikun shqiptar si ne Kosove, Maqedoni, Shqiperi dhe Diaspore.
Adelina Ismaili prej ne moshe te re ka filluar te mirret me muzike. Talenti i saj eshte i pakontestueshem. Mirepo Adelina Ismaili pervec muzikes dhe kenges shqipe, publikut shqiptar i ka prezentuar dicka edhe me shume se muzika. Ajo ka qene e zgjedhur edhe si "Miss Kosova" ne fillim te viteve te nentedhjeta.
Paraqitja e Adelina Ismailit ne skenen e muzikes shqiptare ka qene me plote surpriza si ne tekstin e kengeve, muzikes, veshjes, pamjes, vallezimit, etj. Lirisht mund te themi se Adelina Ismaili me talentin e saj ka qene nje pasqyre e vertete e kohes se vuajtjeve shqiptare, nje rebelim i vertete qe nuk eshte pajtuar me shume sende ne Kosove dhe jeten e perditshme te shqiptareve. Sidomos Adelina nuk e ka pranuar poziten inferiore te femres shqiptare ne shoqeri. Ndonjehere vete veshja, pamja e Adelina Ismailit neper video klipe te shumta te saj mund te tregon me shume se vet teksti i kengeve te saja.
Te gjithe e dijme se Adelina Ismaili ne skenen e muzikes shqiptare u fut pikerisht atehere kur populli shqiptar i Kosoves gjindeshte nen okupimin serb. Adelina permes kengeve dhe spoteve te saja tregonte se rinia shqiptare dhe vete Adelina nuk pajtohen me politiken defensive shqiptare. Nuk pranojne okupimin serb dhe tkurrjen e shqiptareve ne zgripce. Aju permes kenges do te na thote "deri kur keshtu.." Adelina ne nje spot te vetin do te vesh uniforme ushtarake, pastaj do te kendoj kengen "Lavdi Ushtarit", ne nje tjeter do t'i perkujtoj deshomoret e Kosoves "Zahir Pajaziti". Pas luftes, konvertimin e politikaneve komunista shqiptar ne demokrate fetare, do ta quaj "Sex Bomb" duke e filluar kengen me Salatet dhe me vallezim "Belly Dance". Sikur Adelina don te na tregoje, "kur ata nderrojn qimen si ujku", une Adelina Ismaili "Behem Sex Bombe".
Adelina Ismaili kur kendon ne skene eshte artiste e vertete. Aura e saj zoteron skenen dhe me levizjet artistike pushton publikun me surprizat e reja qe shpesh ndodh jane perditshmeri e jetes se rinise shqiptare. Adelina ka guximin e Shotes Shqiptare, ndaj edhe e kendon vallen e Shotes ne nje kenge, qe elitave te ndryshme, qofte politike, qofte ekonomike, qofte fetare, "fraerave" te ketyre elitave korruptuese shqiptare ne Kosove, premtimeve te tyre mashtruese, me nje fjale te kenges qe eshte zhargon ditor i rinise shqiptare t'u tregoj se ku e kane vendin:"Shko n R. S."...
Flitet, cka nuk flitet per Adelina Ismailin, spekulohet per cdo paraqitje te saj, levizje te saj, ka fraer Adelina apo nuk ka, eshte e dashuruar Adelina apo nuk eshte, kurse akush nuk ndalet te mendoj se edhe Adelina eshte "Qika e Prishtines" qe kerkon dashuri, pret per nje grimce shprese ku edhe zemra e saj pushtohet nga ndonje mashkull. Adelina edhe kur te dashurohet i ka hije se eshte ikone e Kosoves per Muzike, per vallezim, per surprize...Adelina Ismaili eshte per gjithcka dhe qendron mbi vet shpirtin e Adelina Ismailit. Adelina eshte Qika dhe Vajza e Prishtines per kengen Shqip.
Kritiket e muzikes ende nuk e kane thene fjalen e vertete per Adelina ismailin. Vetem hoxhallaret, kur Adelina zgjedhet "Miss Kosova", paten thene, "kembe cullukja Adelina Ismaili po ua merr mend xhematit tone neper xhamia...na eshte bere krejt tallava muhabeti neper mexhlise...". Me fjale tjera Adelina Ismaili prek edhe imagjinaten e korruptuar te hoxheve dhe prifteve shqiptare.
Kritiket e rastit thone se ne disa kenge te saj dominon kiqi, shundi, emitimi, etj. etj. dhe kritiket profesional te muzikes shqiptare mbeten ende pa ndonje formulim te vertete per artisten, kengetaren shqiptare nga Kosova, Adelina Ismaili.
Sidoqofte, Adelina Ismaili do te na kendoje ende shqip, edhe disa vjet tjera me radhe, do te kemi edhe surpriza tjera, do presim edhe ndonje Album te Ri me te mire se "Mbreteresha dhe Roberesha", deri sa vet Adelina te mbetet simbol i kohes qe po e perjetojme me kengen e saj "BUKE E KRIPE ME KOKA KOLLE".... Hajde shqiptare, hajde...se na eshte bere koka krejt TALLAVA me kenget e Adem Ramadanit "Piskame deri ne Sabah" si mevludi i Tahir Efendi Popova... "Ta permendim Zotin ne pergjitmone"...Ruana, o Zot, se krejt cka servohet nuk eshte edhe muzike shqiptare... Ndersa per vehabistat e ri ne Kosove muzika e Adem Ramadanit eshte hallall, ngase na kendon ilahi, qe te mbesim edhe me gjate me "Buke e kripe e koka kolle", kurse muzika e Adelines eshte haram... Ku ku medet per neve, a krejt kemi harruar se MUZIKA ESHTE ART...
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Une mendoj qe Adelina eshte kengetarja me e sukseshme ne Kosove/Shqiperi! Por mendoj qe ajo eshte edhe ma e ndegjueshmja!
Prej qe ka dalur shpirti i shqiptarit ne net, jam vizitues i rregullt dhe nese nuk gaboj Adelina ka qene me e ndegjueshmja!
@Albo
Nese i ke statistikat qe nga fillimi s'do te ishte keq qe ne 10 vjetorin e faqes t'i publikosh, te pakten ato te muzikave! Jam shum i sigurte qe Adelina do te jet ne vend te pare!
E mbaj mend si femije kur kendonte ne RTP! Rrespekt...!!! se sa kengetarja erdhi e shkoj e Adelina eshte ende ne skene, kjo e tregon aftesine e saj! Ska nevoje per ma shum fjale!
Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!
Sensacionet nė festivalet shqiptare gjithmonė kanė munguar. Kryesisht diskutohej (pėrveē kėngės) ndonjė kėrcim amatoresk ndonjė veshje e guximshme e ndonjė aksident skenik…dhe pastaj erdhi Adelina Ismaili. Nėse herėn e parė testoi skenėn shqiptare, kur u rikthye nė “Festivalin e Kėngės nė RTVSH” i la tė gjithė gojėhapur. Njė kėngė perfekte, kėrcim perfekt dhe veshje / zhveshje perfekte. Ishte diēka qė nė ato momente askush nuk mund ta kishte menduar se do tė sillej nė skenen tonė, por Adelina nuk gaboi, pėrkundrazi ju provoi tė kundėrtėn e kėshtu vazhdon tė bėjė edhe sot. Pothuajse dhjetė vjetė mė vonė, vazhdon tė mbetet njė ndėr kėngėtaret mė tė preferuara e mė seksi nė Shqipe, duke u adhuruar jo vetėm nga fansat, por edhe koleget e saja. S’kam pse ta fsheh qė kam simpati pėr tė, pasi pėr mendimin tim ajo ka qenė dhe do tė mbetet edhe pėr njė kohė tė gjatė i vetmi Pop Star nė muzikėn shqipe. Nuk do zgjatem nė arsyet, se pėrse e kemi zgjedhur si kėngėtaren mė seksi, pasi mjafton ti hidhni njė shikim fotove EKSKLUZIVE pėr OH!SHQIPE nė seksionin e Galerisė dhe do tė na kuptoni.
VĖRENI!
Ju rekomandojmė fotot ti shikoni nė shoqėrinė e njė miku/mikeje tė cilėt nė rast se mbyteni, mund tė telefonojė urgjencėn lol.
Elbino: Kur ka qenė hera e parė qė keni dėgjuar tė ju quajnė "seks simbol" dhe si keni reaguar?
Adelina: Ishte viti 1997. Sapo isha zgjedhur Miss Kosova dhe njė adhuruese mė uroi duke mė quajtur "seks simbol shqiptar". Natyrisht, kur dikush e quan seks simbol njė person tė cilin ēdo ditė e shikoj nė pasqyrė, reagimi ėshtė njė habi e madhe dhe nė gojė mė erdhi pyetja "E pse unė seks simbol?!". Gjatė mė kishte penguar ky epitet. Por ishte vendimtare njė bisedė me tė madhen Nexhmije Pagarusha e cila mė bėri tė ndihem mirė nė lėkurėn time. Posaqėrisht tani kur e di se tė qenit seksi nuk ka tė bėjė me fjalėn "seks", por me karizmėn, sharmin, qėndrimin e njeriut.
Nė Shqipėri, por nė Kosovė mė sė tepėrmi sa herė qė dhe njė kėngėtare e re dhe seksi fillojnė krahasimet se kush ėshtė mė seksi ajo apo juve lol p.sh. me Leonora Jakupin, mė pas me Gentėn, Nora Istrefin etj...a thua ju kanė shndėrruar nė njė njėsi matjeje tė bukurisė nė Kosovė?
Hahahahaha, jo jo jo, unė nuk mund tė jem njėsi matjeje e bukurisė kosovare. Jo assesi. Ne kemi vajza shumė mė tė bukura se unė, fotomodele, manekine, kėngėtare, etj. Edhe unė befasohem qė sa herė lind njė kėngėtare e bukur nė skenėn tonė, bėhet krahasimi me mua. Pse harrohen kėngėt dhe videoklipet ku unė me qėllim shėmtoja veten, pėr tė ardhur nė shprehje kėnga dhe interpretimi im? Prap them se "fajin" e kam vet, sepse isha e para qė u mundova tė tregoj qė femra shqiptare edhe mund tė kėndojė, edhe vallėzojė, por edhe tė duket bukur. Dhe jo siq na paramendonin dikur, femra tė shtypura, me shami dhe mantele tė cilat shėrbejnė pėr tė lindur fėmi dhe pėr ti robėruar rrethit. Jo, vetėm desha tė tregoj se pėr shqiptarin femra nuk ėshtė skllav. Njerėzit si duket mbajnė nė mend qė unė them se njė femėr e bukur, mund tė jetė edhe e aftė. Dhe tani skena jonė ėshtė plot femra tė bukura dhe tė afta. C'mon, nuk ėshtė e thėnė tė jesh e shėmtuar, pėr tė qenė kėngėtare e mirė! Nė vendet perėndimore, por edhe lindore, ēdo artist i kushton rėndėsi tė veqantė pamjes se vet. Eh, mund tė them qė krahasimi me bukuroshet e skenės ėshtė kompliment i madh pėr mua.
Kur jeni puthur-apo ju kanė puthur pėr tė parėn herė? Si ka qenė puthja e parė)
Isha nė spital. Atė ditė po festohej njė ngjarje shumė e rėndėsishme. Njė grua kishte lindur fėmiun e parė tė saj. E mbaj nė mend sikur tė ishte dje, edhepse isha shumė e re. Ajo grua ishte nėna ime, e puthura isha unė. Ia ktheva puthjen dhe u shkreha nė vaj, kėrkoja ushqimin hahahahahaha. E di qė prisje pėrgjigje tjetėr, por kėtė grimcė intimiteti tė cilin ende nuk e ka prekur show-biznesi mė lejo ta ruaj pėr vete. Skenės i kam dhėnė shumė, nuk dua ta teproj.
Sipas Adelinės, ēfarė e bėn njė femėr seksi e ēfarė jo. Po njė mashkull?
Pėr mua tėrheqėse ėshtė njė femėr e cila ėshtė spontane e cila nė asnjė moment nuk tenton tė lė pėrshtypjen e femrės fatale, apo njė femre "macho", siq i shoh plot femra me sjellje arrogante apo qėndrim tė shtanguar duke pozuar edhe nė banjo. Gjithmonė mė duket seksi njė femėr e cila buzėqesh bukur dhe ka nė vete njė fragjilitet tė ndėrthurur me qėndrim spontan. Pak a shumė, ngjashėm mendoj dhe pėr mashkujt. Ok nuk pres fragjilitet tek mashkulli hahahahaha, por ecja, qėndrimi dhe buzėqeshja spontane gjithmonė ėshtė seksi.
Sipas mendimit dhe shijes suaj personale cila ėshtė kėngėtarja mė seksi
nė Shqipe, po nė botė?
Uh, pyetje nė tė cilėn do tė mund tė bėja njė listė me qindra emra hahhahaha. Kam aq shumė kolege qė i konsideroj seksi saqė do tė turpėrohesha po ta harroj ndonjerėn e cila nuk me bie nė mend nė kėtė moment. Kam shijen e publikut besoj nė kėtė aspekt. Edhe mua mė duken seksi kėngėtaret tona qė publiku i vlerėson si tė tilla. Gjithashtu edhe pėr kėngėtarėt botėrorė kam njė listė tė gjatė hahahaha, por nė kėtė moment mė duhet ta pėrmend J.Lo e cila seksipilitetin e vet e maskon pėr mrekulli me aftėsi tjera. Sigurisht dikush pret ta pėermend Shakirėn hahaha, por ėshtė aq shumė e imituar nga kėngėtaret nė Ballkan saqė mė ka ikur lezeti edhe ta shikoj. Edhepse e ēmoj shumė seksipilitetin aq origjinal tė saj ku nė vallėzim ndėrthur edhe trendet perėndimore edhe pėrdridhjen orientale.
Si mendon njerzit e kanė nė gjenetikė tė qenit seksi apo e kultivojnė
gjatė jetės ?
Mendoj se ka tė bėjė me natyrėn e njeriut. E ke apo nuk e ke. Shumė njerėz joshin pėrreth pa vetėdije dhe kjo i bėn shuuuumėėė seksi. Nuk besoj as nė gjenetikė, por as nė "seksipilitetin e kultivuar". Kjo e fundit mė duket artificializėm qesharak.
Biseduampak mė parė pėr njė shndėrrim total tė Adelinės nė albumin dhe videon e re. Mund tė na shuani kuriozitetin me ndonjė detaj tė vogėl?
Hmmm....Edhepse e kam tė ndaluar tė flas pėr ēdo projekt para finalizimit, mund tė them qė sė shpejti do tė shohim njė Adelinė ndryshe. Dhashtė Zoti dhe pėrkundėr tė gjitha vėshtirėsive aktuale, arrij tė bėjė diēka qė do tė kėnaqė adhuruesit e mi. Dhe patjetėr qė dua tė falėnderoj “OH!shqipe” pėr pozitivitetin qė sjell tek ne. Njė puthje infinitive pėr tė gjithė ju.
Intervistoi: Elbino
Tė drejtat e autorit © "OH!shqipe" 03/2006.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-04-2006 mė 23:58
Adelina Ismaili
20 vjetet e Adelinės si kėngėtare
Ajo flet dhe tregon se si ne nje koncert ne Drenice , derisa ajo kendonte , i afrohet nje vajze dhe i dhuron lule , ajo vajza tashme kengetare e estrades sone shqipetare ne moshen e Adelines e cila mundohet te behet rivale ose e quan veten rivale te Adelines .
Shume e shume gjerta per Adelinen mundeni me lexu me poshte .
E njohim qysh e re kur pėr herė tė parė u bė idol pėr qindra fėmijė kosovarė. E njohim si vajzėn e parė qė kishte marr guxim tė deshėt para auditoriumi shumė serioz nė Festivalin e RTSH-sė nė Tiranė, atėherė kur kishte vetėm 18 vjet. Tė gjithė e njohin Adelina Ismailin, madje edhe fėmijėt mė tė vegjėl, ata tė cilėt qė nga fėmijėria kėndojnė vargjet e kėngėve tė kėsaj kėngėtare.
Thonė qė ėshtė rebele, por e tillė nuk ėshtė. Ėshtė egėr kundėr padrejtėsive qė i bėhen jo vetėm asaj por edhe kolegėve tė saj. Ata qė e njohin thonė se Adelina ka bėrė shumė pėr Kosovėn.
Nė datėlindjen e saj tė njėzet nuk ishte shkuar ashtu siē ajo e kishte planifikuar mė parė, por ia qė tė tjerėt i kishin dhėnė asaj komplimentet mė tė mira.
Shkurt e shqip, Adelina Ismaili, kėngėtare arriti dhe do tė jetė idili i gjithė shqiptareve pėr jetė. Mė kėtė duhet tė krenohet vetė ajo dhe gjithė shqiptaret sepse ajo ėshtė qika e Ilirėve, e kosovareve dhe e gjithė shqiptareve.
Ēka mund tė thoni tash pas njėzet vjet karriere nė skenėn kosovare?
Them se jam njeri mė fat. S'di a guxoj ta quaj vetėn tė prekur nga Zoti, por atė qė e kam pasur dhe e kam ndarė me auditoriumin. Mė ėshtė dhėnė mundėsia qė tė jem para tyre. E kam shfrytėzuar duke ndarė lumturinė, vuajtjen, gėzimin, dhembjen, tė gjitha mė ta. Kam marr kėto ndjenja nga ta dhe i kam pėrjetuar, por edhe i kam dhėnė. Edhe pse ishte rrugė e shtruar me therra. Por sa tė rrezikshme ishin ato, motivi rritej edhe mė shumė. Kam kaluar momente tė tmerrshme, por ato kalonin, unė mbetesha po kjo qė jam. Nuk brengosesha pėr pisllėqet e "tė mėdhenjve" tė cilėve iu pengoja. E dija sė publiku jep notėn reale. Dhe dėshira ime pėr tė thėnė atė qė ėshtė, pėr tė kėnaqur njerėzit me kėngėn time, pėr tė zbutur dhembjen e dikujt, pėr tė nderuar ata qė duhet nderuar, pėr tė dhuruar dashuri, mė ėshtė shpėrblyer mė shumė se qė do tė mund tė imagjinoja. Kam mėsuar shumė. Respektoj mendimet e ēdokujt, por unė jam ajo qe vendos kush ėshtė person i ēmuar pėr mua dhe kush mundet tė jetė nė afėrsinė time. Tė tjerėt e kanė tė pamundur tė depėrtojnė afėr meje. Nuk i nderoj as me nen ēmim. Jam e lumtur. Pas 20 vjet punė permanente, unė kam edhe shumė pėr ti dhėnė atyre qė nuk mė braktisėn gjatė tėrė kėtyre viteve. Meritojnė befasi tė kėndshme nga unė. Vetėm tė mė jepet rasti tė dhuroj. Nuk dua mė shumė. Sot mund ti shlyej kėto dy dekada karriere, unė do tė filloja nga e para dhe do tė bėja prapė tė gjitha ato qė e bėra, sepse ata qė mė duan, e nuk janė tė paktė, e meritojnė. Mund tė them qė ngadhėnjeva nė profesionin tim. Primarisht kėnaqa vetėn dhe ata qė mė duan. Tjerėt pėr mua janė tė parėndėsishėm.
Kush ju ka mbajtur kaq shume ne skene, publiku apo dashuria ndaj skenės?
Kėto dyja nuk ndahen. Ėshtė publiku ai qė bėnė skenėn tė shenjtė, dhe si tė tillė e nderoj duke ia dhėnė dashurinė time publikut nga skena. Dhe janė ata qė vlerėsojnė sa jam e sinqertė nė ndjenja, e jo unė. Janė ata qė mė mbajtėn gjallė kaq shumė mė magjinė e muzikės. Jam pjesė e tyre. Deliriumi pozitiv i publikut nė sallėn "1 Tetori" nė Prishtinė ishte fuqia ime. Dhashė atomin e fundit pėr tė bėrė tė pamundurėn. Kisha para vetės njė organizim tė tmerrshėm, ku nuk na u mundėsua tė kėndojmė "live", ku ēmimi i biletės ishte tepėr i lart pėr kushtet tona, ku nuk u nderuan tė ftuarit e mijė VIP, ashtu siē e meritojnė, moti i ligė, kisha njė kabinė tė neveritshme mu nė skenė, kisha mijėra adhurues para sallės qė lusnin pėr uljen e ēmimit te biletės, nuk kisha mbajtės mikrofoni deri sa ma gjeti sigurimi! Me kėrkuan para pėr tė ndezur fishekzjarrėt nė fund tė koncertit. Edhe pse i dhashė, nuk i ndezėn, dhe ende nuk jam paguar as unė dhe asnjė mysafir imi pėr koncertin. Ata duan para, ne duam ta kėnaqim publikun. Prandaj tė gjitha i pėrballova dhe dhashė maksimumin. Si ēdo herė, unė kundėr problemeve. Dhe kur dikush merr guximin qė mua tė mė kritikojė pėr anomalitė e organizatorit, unė e pyes pse bėnė njė gjė tė tillė, kur e di qė nuk ėshtė faji im? Me pėrgjigjet aq mjerueshėm saqė mė bėnė tė qesh dhe tė bindem qe nuk ėshtė kritikuar koncerti, por aktivitetet tjera tė Adelinės tė cilat dikujt i dhembin sikur kur ulen nė biēiklete pa shalė hahahaha. Dhe gjatė bisedės miqėsore me "kritikuesin", ai me ofron tė blej njė kėngė nga ai hahaha. Nuk ka me etike, vlen rregulli "duam para". Eh, edhe kėto probleme me motivojnė qė njerėzve tė tillė, me punėn time e cila bazohet nė dashuri ndaj publikut, indirekt "t'ua tharb hundėt" me notėn qė mė jep publiku. Por, patjetėr me duhet ti falėnderoi dhe mysafiret e mi te mrekullueshėm pa tė cilėt kurrė nuk do tė arrija tė bėjė diēka kaq tė bukur. Falėnderoj njė Nora Istrefi, bombe e muzikės sonė, njė Gresa Behluli kėngėtare e mrekullueshme e cila po ndėrton mė hapa tė sigurt karrierė mė tė cilėn tė gjithė do tė mburremi njė dite, njė Fjolla Krasniqi e cila pėrpos zėrit tė shkėlqyer shndrit me sharmin e saj skenik, Zanfinen e uroj tė jetė kėngėtare e mirė por pa me ngacmuar nė duet ahahaha, dhe njė kėngėtar tashmė tė dėshmuar, njė yll mė zė dhe pėrformanse magjepse Ermal Fejzulahu. Le ta dinė se i dua.
Cilat janė momentet mė interesante qė do i veēoje qė nga fėmijėria e deri mė sot, gjatė kėsaj karriere?
Janė shumė. Arrita tė depėrtoj nė "Akordet e Kosovės" edhe pse isha fėmijė i zakonshėm punėtoresh tė thjeshtė, edhe pse nėnēmohesha nga nėnat dhe baballarėt e "mėdhenj" tė komunizmit. Pastaj gjatė pushtimit serb bėra videokasetėn e parė pėr fėmijė duke e ndėrprerė xhirimin pėr tu fshehur pas shkurreve nga "milicia" serbe, isha tri herė nė paraburgim nė shtetet sllave pėr shkak tė teksteve tė mia, improvizova e para uniformėn e Ushtrisė se Kosovės nė zemėr tė Drenicės ku njerėzit digjnin rrobat e trupin nga ngazėllimi. Ah po,me kujtohet dhe njė moment kur njė vajze vrapoi nga publiku dhe puthi Beken me afsh, kurse mua me dhuroi lule dhe me luti te "fotografohej me idhullin e saj", vajzė e cila tash ėshtė kėngėtare e moshės sime nga Drenica dhe shpreson qė do tė jetė armike imja, pastaj ikja nėpėr mal nga salla sportive nė Pejė nga "milicia" serbe, pastaj 101 trendafila tė freskėt para kėmbėve tė mia tė dhuruar nga njė adhurues nė Gjermani, pastaj njė sportist shqiptar me renome botėrore qė po thėntė gotat me duar derisa kėndoja dhe vėshtroja e ēuditur gjakun, dirigjenti mė nam botėror Zhani Ciko i cili pas zhveshjes sime nė Shqipėri me tha:"E sheh qe te ka hije ēdo gjė? Kthehu nė skene, mos u friko ka dhjetė minuta qė po duartrokasin". Mos tė harroj Miss Kosova 1997 kur u desh tė ndėrrohej juria tri herė brenda ditės sepse Miss 1996 e cila ishte kryetare e jurisė kundėrshtonte pjesėmarrjen time, pastaj jam shqiptarja e parė qė po merrte pjesė ne Miss Globe, ku shpalla vetėn qytetare tė Republikės se Kosovės dhe "ngrėna shqelmin" e diskualifikuar sepse kishte reaguar ambasada "jugosllave" dhe derisa kryetari i jurisė ishte para infarktit, unė qeshesha plot qejf mė kokė ulur, momente tė paharrueshme kur unė adoleshente nė turne nėpėr Evropė me kolegė mė tė moshuar lozja e vetmuar duke ua ndalur dritat nė skenė, ēkyēur zėrimin apo ua "huazoja" mikrofonin para daljes nė skenė dhe ikja duke qeshur, e kur mė zinin mė shpienin tek nena ime pėr veshi, pjesėmarrja para 150.000 njerėzve nė Tirane me DJ.Bobon kur gjatė provės gjenerale dėgjova fjalėn "do na turpėrojė kosovarja" nga njė njeri "i madh" i RTSH tė cilin e nderova mė njė "grusht gjakderdhės" mu nė goje dhe fitova respektin nga ai, trashaluqi i dehur ne Zvicėr i cili u ngjit nė skene pėr tė vallėzuar para meje duke me detyruar ta marr pėr dore dhe tė shkoj nė kuzhinėn e sallės mė tė pėr ta mbyllur nė frigoriferin e madh deri sa tė kėndoj pikat e mia dhe derisa ti ndihmoj njeriut qė tė vije nė gjendje normale, revolen nė kokėn time para se tė dilja nė skene nė koncert nė Stadiumin e Prishtinės, adhuruesit tė cilėt shpėrthyen tri rende ushtarake dhe pėrfunduam sikur tė na kishte zėnė njė mbėshtjellės betoni i adhurimit, lajmėrimi i granatės nė Besianė para 12.000 spektatoreve tė cilėt nuk lėshonin vendin dhe unė vendosa tė kėndoj pėr ta, pėr tė ardhur polici pakistanez tė mė arrestojė, i cili e dinte qė lajmėrimi ishte i rrejshėm dhe e nderova "pa qellim" duke vallėzuar me mikrofon nė barkun e tij qe t'ia mbyllja gojėn gėnjeshtare dhe tė vazhdonim tė kėnaqeshim me publikun. Ndeshja basketbollistike ku gjoksi im me forcat e fundit po kėrkonte "pavarėsinė" nen korsetin e ngushte, rrėzimi im spektakular nė pishinė nga e cila dola si pulė kamioni, por edhe nga tavolina gjatė xhirimit te nje videokasete festive nga i cili s'mund ndenja ulur 4 dite,dhe se fundi "entuziazmi" i pantallonave tė mia gjate koncertit pėr 20 vjetorin e karrierės, tė cilat "shpėrthyen" nga kėnaqėsia qė ishin bashkė me mua hahahahahaha. Janė kėto vetėm disa qė nė kėtė moment mė kujtohen, por vėrtet jeta skenike deri tash ka qenė e hidhur por edhe shumė e ėmbėl pėr mua sepse ēdo gjė qė kam bėrė ose qė mė ka ndodhur e kam pėrjetuar si kėnaqėsi.
A mund t'i numėrosh personat qe keni bashkėpunuar mė ta gjatė kėsaj periudhe?
Janė shumė dhė tė gjithė gėzojnė respektin tim. Nga Afrim Macula qė mė bėri kėngėn e parė "Ne jemi bukuria e atdheut", profesoresha e pianos qė gjeti dellin tim pėr kėndim, Pranvera Badivuku qė mė udhėzoi nė botėn e kėngės, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Ilir Berani, Ėirusi, Ilir Osmani, Andin Randobrava, Ardit Gjebrea, prof. Valton Beqiri, Florent Boshnjaku, Beka, prof.Ilir Bajri, Haki Krasniqi ,Gaxibo, Zhani Ciko, pastaj njė i madhi Sevdai Radogoshi, "Stupcat", Adem Mikullovci, Gani Iberdemaj, Agim Sopi, e shumė tė tjerė tė cilėt shpresoj qė tė mos i kem harruar. Pa anashkaluar faktin qė inspirim imi ishin koleget e mi duke filluar nga legjenda e gjallė Sabri Fejzullahu, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, shoqja ime Gili, pastaj grupi i atėhershėm Jericho Ėalls, Elita 5, reperet tonė, kėngėtarėt e rinj supėr tė talentuar qė i gėzohem suksesve tė tyre, e shumė tė tjerė qė mė motivojnė tė merrem mė muzikė.
Gjatė karrierės keni takuar njerėz te mire dhe njerėz jo edhe aq te mire, apo thenė me thjesht miq tė Adelinės dhe armiq. Pas kėtij suksesi dhe atij nė tė ardhmen, ēka do i thojė kėtyre miqve dhe armiqve tuaj?
Hahaha, miqve mundohem dhe ua kthej pėr tė mirė, ndėrsa armiqve u them "Ua kthefsha pėr tė mirė",dhe zakonisht "ua kthej pėr tė mirė" duke ua dhuruar kafshim thonjesh sa mė tė mbarė gjatė punės dhe sukseseve tė mia, tė deritanishme. Ndoshta, nesėr nuk do tė jem mė nė skenė, ndoshta do tė jem mė e padashura, ndoshta do ta braktis kėngėn, por i kam nderuar ata qė e meritojnė dhe i kam luftuar mė shumė sukses ata qė mė kanė thurrur ndėrskamca, me kanė cenzuruar, mė kanė fyer. Jam gjak arbėri dhė tė mirėn e tė keqen e kthej shumėfish.
Kush ka qenė miku mė i afėrt i Adelinės nė skenė pėr 20 vite?
Mike, bodyguarde, ndihmese, udhėrrėfyese, menaxhere, kritike, personi qė ka sakrifikuar gjysmėn e jetės se saj pėr mua ka qenė Mona ime, nėna. Njeriu mund ti bėjė tė gjitha nė jetė, por borxhin pėr prindin e mirė nuk arrin ta shpaguaje dot kurrė. Dhe do vdes me ndjenjėn qė suksesi im ėshtė nė fakt suksesi i saj.
Urimi mė i mire qė ia tha dikush Adelinės nė datėlindjen e saj tė 20 si kėngėtare?
Uh, ishin shumė. Por do ta veēoja njė grua nė moshė me fėmiun nė dorė qė mė tha:" Eh moj Adelina jonė, na ke dhėnė me shumė vite kėnaqėsi sesa qe ke vite vet",dhe vajza e vogėl nė qė nė nderkohė po me pėrqafonte dhe kėndonte nė veshin tim "Pel ty jam une mbleteleshe" hahaha. Ishin njerėz tė zakonshem nga publiku dhe ky urim beri qė tė ulė kokėn dhė tė fshij lotin tinėz.
Cilat kane qene emocionet e para te Adelinės nė vitin e parė tė daljes nė skenė dhė nė datelindjen e 20 nė Prishtinė?
Po shikoja vetėn nė pasqyrė qė kisha lodrėn e Pink Panterit nė dorė. Pėr ca sekonda para meje kaluan tė gjitha ato qė kanė ndodhur gjatė kėtyre 20 viteve, miliona emocione po pėrshkonin qenien time. Buzėqesha dhe gemzat nė faqet e mia ishin ende aty sikur para 20 vitesh. I thash vetės: "A e din ēka Adelinė? Sonte po fillojmė nga fillimi!". Dhe e fillova Pink Panterin tim qė mė dukej se e kam kėnduar dje. Ėshtė shumė i varfėr fjalori i njeriut qė tė shpjegohet ajo ndjenjė. Do ta quaja hyjnore.
Gjithmonė jeni konsideruar rebelja e skenės kosovare, ku keni bėrė edhe njėfarė revulucionė nė muzikėn shqiptare. Ēka ju bėnė rebele, dhe ēka e inatos Adelinėn, dhe ndaj kujt reagoni ju?
Ah,me duhet te kthehem tek filozofi im i preferuar, Nietzche dhe ta citoj :" Te rebeluarit janė tė guximshmit qė sfidojnė realitetin e hidhur duke u sakrifikuar. Po qesė kanė sukses nė do ti pėrkrahim. Po qese ndrydhen nga tė "medhėnjte", ne tėrhiqemi dhe i pėrbuzim". Nuk mund tė them qė jam tash rebele mė. Kam pasqyruar realitetin e kohės, rrethanave, tė mirave dhė tė kėqijave qė simbolizojnė kohėn nė tė cilėn jetoj. Kam thėnė tė gjitha qė kam dashur ti them dhe qė i konsideroj tė vėrteta. Skena ma ka shpėrblyer kėtė sinqeritet. Rebele apo do tė thosha njė luftėtare mė ka bėrė padrejtėsia para se cilės nuk mund ta ul kokėn, ia dhuroj grushtin! Ja pra, padrejtėsia me inatos por edhe me motivon qė tė punoj pėr ta mposhtur. Tash dua qė njerėzit mos ti pėrball mė me atė qė u dhemb. E kundėrta. Dua qė ata tė kėnaqen duke i harruar problemet kur unė ju kėndoj kėngė qejfi dhe vallėzoj mė ta. Na duhet pozitiviteti edhe mua,por edhe atyre qė mė dėgjojnė dhe shikojnė.
Gjatė datelindjės suaj nė skene kishte edhe shumė personalitete politike. Cili personalitet politike ua dha komplimentin mė tė mirė?
Vet fakti qe zėvėndės-kryeministri, ministra tė shumte, gjeneralė, kolonelė, elita e SHPK-sė, shokėt e mi mė tė mirė, shokė dhe shoqe tė mija, familjaret, njerėz tė gjitha partive nė Kosovė me nderuan mė prezencėn e tyre nė koncertin tim ėshtė nderi mė i madh qė mė ėshtė bėrė ndonjėherė. Nuk pata privilegjin nga organizatori qė ti ftoj tė gjithe ata qė desha. Por,ata njerėz qė ndenjen aty duke aplauduar deri nė kėngėn e fundit ne minus gradė celzius, ėshtė diēka qė mė bėnė tė mendoj se Zoti me ka dhuruar shume fat. Komplimenti me origjinal qė mė ėshtė thenė ėshtė "Ne shqiptaret duam tė shkojmė nė MTV. E ti na solle MTV-nė nė Kosovė". U kėnaqa kur dėgjova kėtė fjali, por ende kam shumė pėr tė dhėnė.
Ta harrojmė ditėlindjen t'i kthehemi jetės private. Si quhet qeni i Adelinės?
Haahaha .Qeni im quhet Aksi (Axi), dhe ėshtė temperament e njashtu i dashur sikur unė hahahaha.
Cilės shenjė tė horoskopit i takoni, dhe a i besoni?
Besoj nė ligjet e galaktikės se krijuar nga Zoti, por jo kur gazetat tona tė pėrditshme i reprizojnė. Jam shigjetar mė nėnshenjė Luan, pra dy shenja zjarri, nga tri te vetmet ne horoskop. Por arrij ta kontrolloj kėtė zjarr hahaha.
Cilin ushqim e pelqeni?
Te gjitha ato qe hahen. Nuk bej naze. Por parapėlqej specialitet tona, dhė tė peshkut.
Ēka e pengon me se shumti Adelinėn nė Kosovė?
Po humbim dashurinė ndaj tjetrit. Po humbet uniteti qė kishim i cili na shpėtoi. Nuk jemi nė gjendje tė rezonojmė mė larg se hunda, dhė tė shohim se ne nuk jemi tė tillė, por ata qė vepronin dikur haptas, tash na pėrqajnė tinez. Po harrojmė se jemi pasardhės tė popullit me fisnik nė Evropėn Lindore, te Ilirėve. Nuk jemi nė gjendje tė krenohemi me vetėn. Vrapojmė pas parave, popullaritetit, ambicies se deformuar. Nuk jemi nė gjendje ta kuptojmė vlerėn e Kosovės dhe sa ka ajo pėr tė na dhėnė. Nuk e dijmė mė, me sa pak arrihet lumturia. Unė e di. Dua njeriun qė mė do dhe e dua, dua shtėpi druri tė vogeėl mė oxhak nė gjėlbrim, ajėr tė pastėr dhe cicerrimė zogjesh ku do tė kalojė njė prrua. Dua shumė fėmijė tė cilėt do tė dijnė stėrnipėr tė kujt janė. Me pengon qė harrojmė tė krenohemi mė atė qė jemi.
Thoni qė dėshironi shumė fėmijė. Ju pėlqejnė qė tė keni shumė djem, apo ju pėlqejnė vajzat?
Vetėm dhashtė Zoti tė jenė tė shendoshė. Dhe po, dua shumė fėmijė, e thash. Mėndoj se do te isha e bukur shtatėzene hahahaha. Pak shaka. Unė mendoj se shenjtėria e se qenit nėnė, ėshtė dhurata me hyjnore mė tė cilėn Zoti bekoi fėmrėn.
Si shum kush ndėr shqiptari kam mendime edhe tė mira, por edhe kritika pėr Adelinėn, e sidomos pėr tė motrėn e saj qė s'ka lidhje fare!Postuar mė parė nga adhuruesi
Mirėpo njė gjė nuk po e marr vesh nga gjithė diskutimi pėr te nė Forum, e sidomos adhurimi tejmase i saj nga "adhuruesi", por as nga fotot e saja provokuese nuk kuptova SE VISHET ME BREKĖ ADELINA APO JO!
Tung Adelinė,
" e ta hongt synin Sabri Fejzullah loēkani yt" - gjyshi yt, ndėrsa kėta mė tė rinjėt me siguri kėrkojnė diēka tjetėr nga ti!! - ndoshta me ta dhuruar njė fustan nga qelqi !!! apo ndoshta diēka edhe, edhe mė shumė !!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vrojtuesi : 27-04-2006 mė 09:26
Krijoni Kontakt