Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Boshlleku fetar i Kosovės mbushet nga besimet e reja

    Nga Islami radikal e deri te Krishterimi Evangjelik, tė rinjtė e shqetėsuar kosovarė ndėrrojnė pėrkatėsitė e tyre religjioze.

    Syzana Bytyēi / BIRN Prishtinė

    Tė premten nė njė nga 16 xhamitė e Prishtinės, ėshtė lehtė ta imagjinosh vetveten ne Lindjen e Mesme Arabe.

    Meshkujt me mjekra tė gjata dhe pantallona tė shkurtra falen poshtė, derisa nė katin e dytė femrat e mbuluara me vel kryejnė ritualin e tyre. Kėta entuziastė i takojnė lėvizjes Salafiste tė Suni Islamit, edhe pse ata nuk theksojnė aq shumė dallimet ndėr ta.

    “Islami ėshtė njė, unik dhe i bashkuar. Vetėm se ka tentime tė pėrēahet religjioni ynė,” thotė Menduh Gashi, njė taksistė i cili shfrytėzon pauzėn e drekės pėr t’u falur.

    Gashi thotė se ai tani vesh pantallona tė shkurtra dhe ka lėshuar mjekrėn sepse, “ėshtė njė nga parimet e Islamit. Ėshtė njė nga instruksionet e Profetit se si duhet tė dukemi, tė sillemi dhe tė ushqehemi.”
    Pamja e re e kėtij grupi tė vogėl por nė rritje tė besimtarėve tė flakėt Islamik ėshtė duke nxitur brenga nė Kosovė, ku nacionalizmi sekular shqiptarė gjithmonė ka pasur prioritet ndaj identitetit religjioz.

    Ndryshimet filluan nė fillim tė nėntėdhjetave, kur disa kosovarė tė rinj filluan tė studiojnė teologji nė vendet arabe dhe pastaj duke u kthyer me ide tė reja nė vendin e tyre. Deri atėherė, shumica e imamėve dhe teologėve kanė vijuar shkollimin e tyre nė Turqinė sekulare.

    Taksisti pranon se “pėr disa, pamja jonė e re mund tė duket e ēuditshme apo ekstreme”. Por ai shton, “Prindėrit tanė nuk kanė ditur shumė pėr fenė e tyre. Nuk ke mundur tė gjesh literaturė religjioze gjatė komunizmit. Tani ne kuptojmė Islamin, lexojmė pėr Islamin dhe sillemi sipas rregullave tė parashtruara nė Kuran.”

    Pėrpos kthimit tė studentėve nga shtetet arabe, njė faktor tjetėr qė ka nxitė ndryshimin e pamjes sė Islamit nė Kosovė ka qenė arritja e shoqatave tė huaja bamirėse. Pasi intervenimi i NATO-s dėboi autoritetet e Serbisė nga Kosova nė vitin 1999, agjencitė humanitare nga shtetet arabe filluan aktivitetet e tyre bamirėse nė Kosovė. Shumė xhami u ndėrtuan me anė tė donacioneve nga kėto agjenci, tė cilat kanė tėrhequr tė rinjtė duke ofruar kurse tė gjuhės, tė kompjuterėve si dhe kurse tė tjera.
    Komuniteti vendor Islamik insiston se prezenca e organizatave bamirėse arabe nuk do tė ndryshojė traditat e Kosovės, tė cilat nuk pėrfshijnė mjekra pėr meshkuj dhe vel pėr femrat.

    “Bashkėsia Islamike e Kosovės ėshtė e hapur pėr tė gjitha grupet mistike tė cilat burojnė nga Islami,” thotė Qemajl Morina, njė zyrtar i Bashkėsisė Islame pėrgjegjės pėr marrėdhėnie me publikun i cili gjithashtu ėshtė nėn-dekan nė fakultetin e Studimeve Islamike nė Prishtinė. “Ėshtė vetėm fakt qė disa grupe i japin rėndėsi ēėshtjeve qė janė dytėsore pėr ne.”

    Morina thotė se besimtarėt e degėve Salafi dhe Uahabiste kanė tė drejtė nė interpretim rigoroz tė Islamit derisa nuk imponojnė me forcė besimet e tyre tek tė tjerėt. “Ata insistojnė qė femrat tė mbulohen, por ne si Bashkėsi Islamike po tentojmė tė praktikojmė njė Islam i cili pėrshtatet me rrethanat tona si njė vend evropian,” shton imami.

    Shumė vendorė janė mė tė brengosur se Morina sa i pėrket shfaqjes sė femrave tė mbuluara. Para dy viteve, shkolla e mesme Sami Frashėri nė Prishtinė pėrjashtoi njė nxėnėse e cila refuzoi tė heq shaminė e saj nė klasė.
    Mirėpo, ēka brengosė Morinėn dhe kolegėt e tij nuk ėshtė fundamentalizmi Islamik por tendenca e myslimanėve tė rinj tė konvertohen nė fetė e tjera.
    Myslimanėt ende janė shumicė nė Kosovė, ku statistikat jozyrtare tregojnė se rreth 90 pėrqind e popullatės ėshtė myslimane, tre pėrqind katolike dhe tė tjerėt ortodoksė serbė apo protestantė.

    Por bashkėsia protestante po shėnon rritje. Numri i bashkėsive evangjelike nė Kosovė ka shėnuar rritje prej shtatė para vitit 1999 nė 27 sot.
    Ēdo tė diele, nė ndėrtesėn e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė organizohen mbledhje tė vijuara nga shumė anėtarė tė bashkėsisė mė tė madhe protestante, Komuniteti i Njerėzve tė Zotit, qė u paraqit pėr herė tė parė nė mes tė tetėdhjetave.

    Pastori Artur Krasniqi hapur pranon se shumica e besimtarėve tė kėtij komuniteti relativisht tė ri vijnė nga njė e kaluar tjetėr religjioze. Ai vetė ishte i lindur dhe pagėzuar nė Kishėn Katolike por thotė se rreth 95 pėrqind tė protestantėve nė Kosovė janė konvertuar nga Islami.

    Morina thotė se tė konvertuarit vijnė nga “ata tė cilėt nuk e njohin Islamin.” Ai thotė se tė gjithė kanė tė drejtė tė zgjedhin besimet e tyre por kritikon misionarėt Protestantė se ata po pėrqendrohen tek tė rinjtė.
    Krishterimi Evangjelik, si forma Uahabiste nė Islam, ėshtė pėrhapur nė Kosovė me ndihmėn e misionarėve mirė tė organizuar, shpesh nga Shtetet e Bashkuara.

    Njėri nga ata ėshtė Marc Yocom, pastor nga Amerika nė Kishėn e Kryqėzuar nė Prishtinė, qė ėshtė njė degė e njė kishe nė Kaliforni. Yocom ėshtė duke punuar nė Kosovė rreth pesė vite dhe ka mėsuar tė flasė shqip. Ai mė parė ka kaluar njė vit nė Shqipėri, e cila gjithashtu ka pėrjetuar rritje tė bashkėsisė Protestante.

    Ndihmės pastori i Yocom ėshtė njė kosovar me prapavijė myslimane – Lirak Gjoshi, 24 vjeēar, nga Gjakova, i cili u konvertua para katėr viteve dhe tronditi familjen e tij me kėtė vendim.

    “Ata tentuan tė ma ndryshojnė mendjen ndonjėherė duke biseduar me mua por ndonjėherė me forcė,” thotė Liraku. “Ata nuk mund tė pranojnė vendimin tim.” Ai momentalisht po vijon kurse nė kolegjin e Biblės nė Hungari.
    Kreshnik Alixhiku, njė anėtarė i ri i kėsaj bashkėsie, ėshtė gjithashtu i konvertuar nga myslimanizmi. Ai sė pari lexoi Biblėn si refugjatė nė Shqipėri, ku ra nė kontakt me misionarėt amerikanė nga tė cilėt mėsoi mė shumė pėr Evangjelizmin.

    Para se tė konvertohet, ai ka ditur shumė pak pėr fenė e familjes sė tij. “Ne nuk kemi qenė religjioz nė familjen time por vetėm kemi festuar festat e mėdha si Bajramin,” ai thotė.

    Pastori Yocom thotė se shumica e krishterėve nė Kosovė janė nėn moshėn 25 vjeēare.

    Don Nosh Gjolaj, prift nė kishėn Katolike nė Prishtinė dhe sociolog, thotė se tė rinjtė zakonisht gravitojnė drejtė besimeve tė reja. “Bashkėsitė e reja tėrheqin tė rinjtė,” ai thotė. “Kėta fėmijė kryesisht vijnė nga familjet autokratike. Ata dėshirojnė tė gjejnė lirinė, dashurinė dhe mirėkuptimin.”
    “Religjionet institucionale mund tė jenė tė rrepta, ndėrsa tė rinjtė nuk dėshirojnė struktura dhe kufizime,” ai shton. “Gjatė komunizmit shumica e njerėzve nuk kanė praktikuar religjione, prandaj me rrėnimin e sistemit tė vjetėr u shfaq vakuumi religjioz,” ai pėrfundoi. “Njerėzit janė nė kėrkim tė njė identiteti religjioz dhe shumė lehtė ndikohen nga grupet dhe sektet mė tė vogla dhe mė agresive.”

    Nora nga Pirzreni, ėshtė gjithashtu njė e konvertuar evangjelike nė Kosovė, jo nga Islami por nga katolicizmi. “Kurrė nuk kam menduar se njė ditė do ta kundėrshtojė babanė tim apo tė marrė njė vendim tė cilin ai nuk do ta aprovonte,” ajo kujton. “Herėn e parė qė e bėra kėtė ishte kur vendosa tė shkoj nė njė kishė Protestante.”

    Reagimi i babait tė Norės e befasoi atė. Ai insistoi qė ta shoqėrojė vajzėn e tij nė kishė nė Prishtinė. “Kur e tėra pėrfundoi, unė prita qė ai tė mė qortojė dhe kritikojė, por ai qėndroi i heshtur, qė ishte shenjė se ai kishte pranuar vendimin tim,” thotė ajo.

    (Syzana Bytyēi ėshtė gazetare me tė pėrditshmen e Prishtinės Koha Ditore. Ballkan Insajt ėshtė publikim i BIRN nė internet)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Hajde xhungel hajde. Cohu o enver nga varri si ta tregoje vendin ketyre mjekergjatve dhe ketyre bibave protestante.

    Fajin e ka qeveria e kosoves qe si ve derrmen ketyre spekulanteve qe per cdo kompjuter qe te falin te japin 1000 kurona me ferexhe dhe nja 1000 ungjij. Gjithme kemi qene sekulare e nacionaliste ne shqiptaret, cna duhen ne keto sporte te huaja qe te helmojne me genjeshtra te tipit 'cava henen e hapa lumin'? Vetem injoranca e prapambetja i sjell keto. Sa me shume zhvillim dhe edukim, aq me pak gjen vend dogma qorre fetare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kosova eshte mbushur tere "muxhahedine"... Islami dhe feja ne pergjithesi jane si mutacionet genetike - ose e avancojne nje hap perpara shoqerine, ose e cojne hapa prapa. Personalisht, une nuk kam pare perparime, por vetem rritje eksponenciale te injorances dhe perendime te intelektit, aq me teper ne shoqerine islamike qe mbulon Kosoven...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Hajde xhungel hajde. Cohu o enver nga varri si ta tregoje vendin ketyre mjekergjatve dhe ketyre bibave protestante.

    Fajin e ka qeveria e kosoves qe si ve derrmen ketyre spekulanteve qe per cdo kompjuter qe te falin te japin 1000 kurona me ferexhe dhe nja 1000 ungjij. Gjithme kemi qene sekulare e nacionaliste ne shqiptaret, cna duhen ne keto sporte te huaja qe te helmojne me genjeshtra te tipit 'cava henen e hapa lumin'? Vetem injoranca e prapambetja i sjell keto. Sa me shume zhvillim dhe edukim, aq me pak gjen vend dogma qorre fetare.
    Hera e pare qe pajtohem me mendimin tend.
    Nuk kam cka te shtoj tjeter.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Para disa ditesh e ceka kete qe e shkruan Syzana. Disa forumist me qyajten genjeshtar ........ e nuk e di se cfare fjalesh nuk perdornin kunder meje.
    Iu thash qe kesi njerzish kam pare ne Prishtine dhe Peje.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    [Zbrazėtia religjioze e Kosovės mbushet nga besimet e reja

    Per cilen zbrastesi behet fjal? Feja as gjate komunizmit Titist (sidomos ajo islame) nuk ka qene e ndaluar. Ky titull do i pershtatej me fort Shqiperise postenveriste.

    Lunesta

    Qeveria e Kosoves ka probleme tjera tani per tani e le te shohim pas zgjidhjes se statusit cdo te ndermirret ne kete drejtim kunder sekteve fetare. Ne kete faze te rendesishme para statusit nuk eshte mire te behet shume zhurm per kete pune sepse me kete vetem armiku perfiton. Tashme,eshte nje qeshtje shume e nxeht - lufta per pavaresi - qe duhet japur perparesi dhe per fate te keq padashje duhet mbyllur syt para ekstremizmit islamik.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •