Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zonjusha e flirtit

    Zonjusha e flirtit

    Eva Braun nuk ishte e dashura e parė e Hitlerit. Ky privilegj disi i dyshimtė i kishte takuar fillimisht mbesės sė tij, Geli Raubal, e cila kishte ndarė fillimisht krevatin e tij, ndėrsa e ėma e saj e mbante nė shtėpi

    Daniel Johnson

    Nė vitin 1929, Eva Braun ishte njė vajzė e ėmbėl naive 17-vjeēare. Por kjo ambicioze, qė vinte nga njė familje e respektuar katolike bavareze, ishte e vetėdijshme pėr tėrheqjen qė ushtronte te meshkujt. Eva e kishte filluar punėn e saj tė parė nė njė dyqan fotografik nė lagjen boheme tė Munihut. Nė kėtė vend, njė ditė tetori, Adolf Hitler erdhi drejt jetės sė saj.

    Kohė mė vonė, pas kėsaj dite, ajo do t’i sqaronte motrės sė saj Ilse, se si kishte ndodhur: “Isha ngjitur sipėr nė njė shkallė tė lartė pėr tė marrė njė dosje, e cila ishte nė majėn e rafteve tė njė dollapi nė dyqanin tim. Ndėrsa punoja, nė kėtė kohė vjen pronari. Ai ishte i shoqėruar me njė burrė tė moshės sė tij me mustaqe shumė qesharake, qė mbante njė pallto angleze (overcoat-pallto e kohės) me ngjyrė tė hapur dhe me njė kapele tė madhe shajaku nė dorė. Pas pak, sė bashku u ulėn nė anėn tjetėr tė dhomės pėrkundrejt meje. U pėrpoqa tė shikoja vjedhurazi nė drejtimin e tyre dhe ndjeva qartė se ky biēim njeriu, qė mė kishte tėrhequr, ishte duke parė kėmbėt e mia”.

    E ardhmja e tyre, lidhja plot fat pwr vajzwn ėshtė gati e kuptueshme edhe vetėm nė kėtė pėrpjekje tė shkurtėr, qė shpjegon Eva. Vajza, qė vinte nga njė formim Kuvendi, iu kėnaq sė tepėrmi kujdesit tė tij dhe ishte pak si e zėnė ngushtė nė njė moment, kur sapo kishte shkurtuar vetė me duart e saj fustanin dhe “nuk ishte e sigurtė nėse nuk kishte pėrveshur si duhet palėn e saj”.

    “Ishte e vėrtetė, qė i huaji, e kishte vėrejtur me kujdes vajzėn e mrekullueshme mbi shkallė. Hitleri iu prezantua (si “Herr Wolf”- Zoti Ujk, prezantimi i tij i zakonshėm) nga bosi i saj Heinrich Hoffmann, njeriu qė ishte njėkohėsisht fotografi edhe miku i tij. Njeriu qė do tė bėhej nė njė farė mėnyre shpagimi - dhe qenia e saj - duhet qė t’i ketė bėrė njė pėrshtypje tė menjėhershme: Eva vendosi menjėherė qė tė martohej me tė. Por, Ai kishte mbetur njėsoj i vendosur, qė tė mbeste beqar dhe pa fėmijė. Koha tregoi se askush nuk do tė linte tjetrin qė tė ikte.

    Eva, nė fakt, nuk ishte e dashura e parė e Hitlerit. Ky privilegj disi i dyshimtė i kishte takuar fillimisht mbesės sė tij, Geli Raubal, e cila kishte ndarė fillimisht krevatin e tij, ndėrsa e ėma e saj e mbante nė shtėpi. Nuk ishte vetėm kjo marrėdhėnie inēestuale nė jetėn e tij. Bash nė kohėn kur Geli u pėrpoq qė tė shmangej, duke u lidhur me tė tjerė tė dashur, Hitleri i zuri frymėn me xhelozinė e tij tė pamėshirshme. Eshtė njė tregim disi revoltues, qė i ngjan tė Bukurės dhe Bishės.

    Nė vitin 1931, kur Geli e konsideroi plotėsisht se Hitleri jo vetėm nuk do tė martohej me tė, por edhe se nuk do ta linte qė tė lidhej me ndonjė tjetėr, ajo bėri vetėvrasje. Loja e fajit u dyshua gjatė, por asnjėherė nuk u provua ndonjėherė. Hidhėrimi i tij dukej qė ishte i vėrtetė: Dhoma e saj mbeti njė si tip faltore deri nė fund tė jetės sė tij.

    Eva gjeti mundėsinė dhe rastin nė kėtė qerthull, qė tė kėnaqte Führer e goditur; sepse brenda pak javėsh, ata ishin plotėsisht tė dashuruar. Kėshtuqė, Eva i vlerėsoi natyrisht tė gjitha femrat jashtė kompeticionit me tė. Mė kot, Unity Mitford u pėrpoq qė tė bėnte pėrshtypje, duke ngacmuar snobizmin e Hitlerit. Duhet thėnė, se ai e pėrdori atė pėr t’u treguar thjesht miqve Berlinin e paraluftės. Nė fakt, ajo ishte shumė e paekuilibruar dhe tepėr britanike pėr tė qenė njė rivale serioze. Magda Goebbels, pa asnjė takt, e vendosi veten si njė nga tė adhuruarat e Hitlerit, nė momentet qė ai kishte thjesht nevojė tė argėtohej. Eva ishte gjithmonė e mbajtur pas kuintave dhe zakonisht nė raste zyrtare. Fatkeqėsisht, pėr zhgėnjimin e saj tė madh, kurrė nuk arriti qė tė ishte e pranishme nė protokollet e mėdha, tė tilla, si ato qė u bėnė pėr pritjen e Dukės dhe Dukeshės sė Windsor-it. Por, nė Berghof, nė shtėpinė e fshatit tė Hitlerit, Eva ėshtė detyruar qė tė jetė nė hierarkinė Naziste. Kuptohet se pas kurrizit, nazistėt vazhdonin ta quanin atė “lopa e ēmendur”.

    Pėrveē thashethemeve pa fund, nuk ka asnjė dėshmi qė Hitleri ka qenė seksualisht jonormal, megjithatė duhet pranuar se ai ka qenė i turpshėm dhe ka tė ngjarė qė tė ketė qenė i virgjėr deri afėr tė tridhjetave. Ndryshe nga punėt qė rrodhėn me mbesėn e tij, kjo nuk ishte ndonjė lidhje abuzive, por nė njė mėnyrė shprehėse njė ndjenjė tepėr e pėrbashkėt. Akoma mund tė jetė tepėr sinjifikante edhe fakti qė tė gjitha gratė e rėndėsishme nė jetėn e Hitlerit pėsuan vetėvrasje: duke filluar qė nga pėrpjekja e tij e dėshtuar me njė tė dashur tė hershme, Mimi Reiter, pastaj vijuan Geli dhe Unity (qė vrau veten ditėn qė Anglia i shpalli luftė Gjermanisė). Nė fund, Eva pati kėnaqėsinė e shikimit tė rivales sė saj histerike Magda Goebbels, qė u godit nga Hitleri vetėm pak minuta pasi tė bėnte vetėvrasjen e saj me tė shoqin.

    Ajo qė ėshtė pika mė e njohur e referimit nė tė gjithė historinė e tyre ėshtė fakti qė, shumė kohė mė parė, Eva pėr dy herė me radhė u pėrpoq qė tė vriste veten. Nė nėntor tė vitit 1932, ajo e goditi veten nė grykė, por duket se nuk e shėnjoi mirė qafėn. Dhe, njė herė mė pas, nė vitin 1935, ajo u pėrpoq pėrsėri… por kėtė herė me pilulat e gjumit. Arsyeja e aktit tė saj nė tė dyja herėt, ishte mėse e thjeshtė: Hitleri e neglizhonte. Megjithatė, ai priti qė ajo tė ndėrpriste karrierėn e saj dhe tė gjithė shpresonin te martesa e tyre dhe te fėmijėt, por ai edhe atėherė e shihte vetėm njėherė nė tri apo katėr javė. Dhe, madje, kur ishte larg… ai shpesh as nuk i shkruante dhe as i telefononte. Pak pėrpara tentativės sė vetėvrasjes sė dytė, do tė shkruante nė ditar: “Sikur nuk e kam parė kurrė njėherė nė sy!”.

    Duke vazhduar mė poshtė. Megjithėse ishte e palumtur, devocioni i saj ėshtė njė fakt i qartė i jetės sė tyre. Kur ata u martuan pėrfundimisht, ajo dukej se kishte pėrmbushur tė gjithė jetėn e saj. Dhe tė mendosh vetėm pėr 36 orė, koha kur asaj duhet qė t’i drejtoheshin me “Zonja Hitler”, megjithėse ende i shoqi i saj e thėrriste… “Zonjusha Braun”.

    Biografia plot jetė dhe e lexueshme e Angela Lambert pėrpiqet shumė qė tė hedhė dritė mbi “jetėn e humbur” tė Evės dhe ta bėjė mė shumė se njė shenjė nė histori. Sqarojmė se lidhja e saj me Hitlerin ėshtė mbajtur tepėr private, madje, edhe pėr familjen, shokėt dhe shėrbėtorėt. Kėta tė fundit bėnin mė shumė hamendėsime, mėnyrė veprimi qė i bėnte ata shumė tė dyzuar. Ashtu si pranon vetė ajo, ne dimė mė shumė pėr ditėt e saj nė bunkerin e Berlinit sesa nė tė gjithė pjesėn tjetėr tė jetės sė saj. Dhe duhet thėnė qė faza e fundit e jetės sė saj ėshtė shumė mė tepėr familjare.

    Pėr ta bėrė Evėn edhe mė shumė tridimensionale, Lambert ka pėrdorur shumė mjete tė ndryshme, qė shtrojnė pyetje. E para, ajo shkruan njė rrėfim paralel rreth lidhjeve tė saj tip gjermane, veēanėrisht nėnės sė saj, e kaluara e tė cilės sillte instiktivisht shumė ngjashmėri me Braunin. Nė njė farė mėnyre ajo ishte e pafuqishme dhe tepėr e ēmendur. Atėherė, autorja arrin qė tė spekulojė rreth asaj ēfarė ka thėnė X pėr Y, por edhe se ēfarė Hitleri dhe Eva duhet tė kenė thėnė… ndėrsa kryenin vetėvrasjen. Kjo duhet thėnė se ėshtė nė mėnyrė shumė pozitive, por edhe tepėr irrituese. Pėrfundimisht, ajo u pėrpoq qė tė zėvendėsonte jetėn e Braunit me kontekstin e njė drame historike rreth saj. Kjo ėshtė e mrekullueshme, por ajo ėshtė madje edhe jashtė… thellėsisė sė saj.

    Autorja pranon vetė deri ku ėshtė futur nė kėrkimet e saj. Ajo dinte fare pak pėr kėtė periudhė dhe unė kam frikė se ajo e tregon kėtė rastėsi qartė. Pėr shembull, ajo mbivlerėson shumė famėn dhe suksesin e Hitlerit, kur ai e takoi nė vitin 1929, duke pretenduar se Partia Naziste qė atėherė kishte “Njė milion anėtarė”. (Numri i vėrtetė ka qenė shumė mė pak se njė e pesta e kėtij numri), apo edhe se ‘Mein Kampf’ ka shitur gati “miliona” kopje nė vitin 1927 (Nė tė vėrtetė - vetėm dy vjet mė vonė, tė dy volumet sė bashku kanė shitur 40.000 kopje).

    Lambert identifikon, deri mė atėherė me subjektin e saj, se ajo u pėrpoq qė tė tregonte se Eva nuk ishte njė anti-semite dhe, madje, nuk dinte asgjė se ēfarė kishte ndodhur deri mė atėherė me hebrejtė. Eshtė e pamundur qė tė provosh kėtė nė mėnyrė negative, por asnjė historian me reputacion nuk ka tė ngjarė qė tė bindet. (Nuk ėshtė e qartė nga shėnimet nėse David Irving, tė cilin Lambert e ka intervistuar pėr librin e saj, e ka inkurajuar atė qė tė kthejė kėtė libėr nė njė apologji). Thjesht akoma, Eva qė ka qenė njė vajzė e kėndshme katolike dhe qė nuk iu bashkua kurrė Partisė Naziste, nuk e shkarkon atė nga faji. E vetmja gjė qė i jepte kuptim jetės sė saj ishte Hitleri dhe ajo e dinte mė mirė se tė gjithė se ēfarė i jepte jetės sė saj… ishte kuptimi i jetės me tė. Kjo grua e kishte atė vetėm pėr veten e saj vetėm nė vdekje, dhe kjo duket se ka qenė e mjaftueshme pėr tė.

    Nė vend tė epilogut
    Tė kesh sillė me Hitlerin

    Lidhja nė mes tė Hitlerit dhe Braunit ka qenė shpesh e paparaqitur nė publik, veēanėrisht nė vitet e para. Ka tė ngjarė qė Hitleri e ka trajtuar atė nė fillim me indiferencė apo dhe e ka injoruar komplet. Nė 1 Prill tė vitit 1935, ajo ankohej te ditari i saj pėr njė sillė tė mėparshme nė njė hotel: “Isha ulur pranė tij pėr tri orė dhe nuk kemi shkėmbyer qoftė dhe njė fjalė tė vetme. Nė momentin e ndarjes, ai mė kapi nė dorė ashtu si kishte bėrė mė parė dhe mė la nė tė njė zarf me kartmonedha. Do tė kishte qenė shumė mė mirė, nėse ai do tė kishte mbyllur me njė pėrshėndetje apo thjesht me njė fjalė dashurie”.


    Pėrktheu nga anglishtja Ben Andoni



    ABC nr.31-Daniel Johnson, Pėrktheu Ben Andoni
    06.04.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Eva Braun pervec se qenit Zonjushe e Flirtit nuk mendohet te mos kete pasur ndonje rol te vecante, e aq me pak influence ne jeten e Hitlerit. Gruaja e vetme per te cilen Hitleri kishte respect te ralle, admironte dhe dashuronte me te vertete ka qene Winifred Wagner, gruaja e Siegfried Wagner, djalit te compositorit te njohur Richard Wagner.

    Winifred, angleze nga lindja martohet me djalin e Wagnerit kur ishte 17 vjec, ndersa ky 45. Winifred brumoset me kulturen antisemitike te shtepise se Wagnerit te percuar nga Richard Wagner, dhe sidomos gruaja e tij e dyte (vjehrra e Winifred) Kozima. Kozima vete, qe bije e paligjshme e Franc Listit dhe e nje Konteshe te njohur franceze me origjine cifute. Mendohet se bindjet e Kozimes u krijuan ne kunderpergjigje te antipatise qe kishte formuar per prinderit e saj. Sidoqofte, R. Wagner ishte antisemit edhe para njohjes se Kozimes (kur te dy ishin te martuar me njerez te tjere).

    Wagneri (kompozitori) admironte Jesusin por mednonte se ai nuk ksihte origjine cifute. Po ashtu, mendonte qe Zoti i Jesus nuk ishte ai i izraeliteve. Flitej se Wagnerin e terhiqte Budizmi.Wagneri kishte botuer edhe nje liber mbi ndikimin cifut ne muzike. Ka krijuar mjaft opera por me te preferuarat per Hitlerin qene “Siegfried” dhe “TannHauser”.

    R. Wagner, e pas vdekjes se tij Kosima dhe Siegfried, dhe pas vdekjes se tyre Winifred qene inisiatoret dhe udheheqesit e nje rrethi me influence te madhe politike ne ate kohe te quajtur Beiruth (Bayreuth), ku benin pjese politikane me ze te qarqeve angleze, nje prej te cileve ishte edhe dhenderri i Eves, vajzes se R. Wagner.

    Winifredi qe e vetmja grua qe mund ti telefononte Hitlerit ne cdo kohe dhe kudo, I vetmi person qe mund t’I kerkonte favore dhe t’I plotesoheshin. (permendet nje rast per te hequr njerez nga lista internimit). Sidoqofte Winifred nuk ishte nga ato qe benin nder, ose qe perdorte lidhejne saj per te shpetuar qofte edhe te njohur te afert. Shtepia e Wagner-eve ne Bayreth qe vendi I pushimit me I preferuar per Hitlerin.Familja Wagner ne Bayreuth gezonte status te vecante, privilegje ne taksa etj.

    Femijet e Winifredit (sidomos 3 djemte) e konsideronin Hitlerin si babane e vet, pasi ai perkujdesej ne menyre te vecante, diskutonte edhe shetiste me ta. Winifredi qe perkthyesja e Hitlerit ne paktin me Angline. Para se Hitleri te ngihej ne pushtet Winifredi beri cmos te perparonte kauzen e tij dhe brumoste bindjet e perbashketa. Kur Hitleri u fut ne burg (ne fillim te karieres) Winifred I shpinte cdo jave pako me ushqime dhe letra per te shkruar. Mendohet se ne letrat qe conte ajo eshte shkruar Main Kampf.

    Winifredi pati lidhje te ngushta me Hitlerin deri pak muaj para renies se Gjermanise. Ndersa ne vitin 1933 shume mendonin se ata do martoheshin bashke. Winifredi vdiq ne moshe te thyer pak vjet me pare. Femijet e saj tregojne se e ma nuk u pendua kurre per lidhjen shpirterore me Hitlerin, dhe se “nuk do deshironte kurre qe kjo te mos I kishte ndodhur”. Winifredi nuk lejoi askend te fliste negativisht per Hitlerin ne presence te saj deri ne fund te jetes.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Dashuria nė dy kohė
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •