Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb Me këngë për Komunën e Tuzit

    Tuz- Iniciativa Qytetare nga Tuzi, në praninë e një numri të madh qytetarësh nga Malësia, pardje, në sheshin e Tuzit, për herë të dytë organizoi protestë ndaj vendimit të Qeverisë së Malit të Zi që Tuzi të jetë komunë urbane, e jo komunë e plotë. Motoja e kësaj proteste ishte "Me këngë për Komunën e Tuzit".
    Protestën e hapi artisti i njohur shqiptar, Reshat Arbana, i cili përmes recitalit të bërë nga vargjet e poetëve shqiptarë, tha disa mesazhe drejtuar të pranishmëve.
    Ndërkaq, në emër të organizatorit (Iniciativës Qytetare) masës iu drejtua, Ismail Maliq Çunmulaj, duke thënë, përveç tjerash, se "është koha të ndërtojmë shtëpinë tonë" dhe duke shprehur mendimin: "Nuk jemi gjeloz ndaj atyre që mendojnë ndryshe".
    "Ata që mendojnë se Mali i Zi i pavarur është e ardhmja dhe e mira jonë, kurse komunën e pavarur të Tuzit nuk e duan, ne i pyesim se a duhet të pritet komuna edhe 4, edhe 14, apo ndoshta edhe 44 vite." Ai tha se deri para pak kohe të gjithë ishin për komunë të veçantë dhe shtoi: "Bindjen që e patën tash 50 vite e ndërruan për një kohë që mund të matet me orë. Kjo është edhe arsyeja e formimit të Iniciativës Qytetare, që tzi tregojmë pushtetit malazias, atij ndërkombëtar, po pse jo edhe atij shqiptar, se ekziston një masë e madhe e popullatës sonë, që nuk e kanë ndërruar mendjen, që ende mendojnë se në komunën e pavarur të Tuzit me të gjitha trevat e Malësisë do tzi kemi marrëdhëniet më të mira edhe me Shkodrën, Prishtinën, por gjithsesi edhe me Podgoricën. E duam, pra, komunën si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Janë të mashtruar ata, që mendojnë se me këtë komunë duam të shkojmë në Bjeshkët e Nemuna. Këtë komunë e duam për një të ardhme më të mirë të bijve dhe bijave tona", tha ai. Çunmulaj apeloi që nëse ka dikush që është penduar, ai mund të bashkangjitet, duke sqaruar se në "mesin tonë" nuk ka vend për urrejtje. "Ne kemi nevojë për bashkim dhe përkrahje" ishin fjalët e tij të fundit me këtë rast. Më pastaj, të njëjtin mesazh e lexuan edhe Xhevdet Pepiq në gjuhën malazeze dhe Ana Dushaj në gjuhën angleze. Në emër të studentëve nga Malësia, përkrahje kësaj iniciative i dha edhe studenti i Fakultetit të Mësuesisë në Podgori4cë, Noc Camaj.
    Të pranishmit i argëtuan grupi "Etno Engjuj", Nikollë Nikprelaj, Lekë Dedvukaj, Lindon Camaj, Shoqata "Dedë GjozLuli" nga Traboini dhe Shoqata "Besa e Trieshit" nga Trieshi.
    Protesta kaloi e qetë, meritë kjo e përbashkët e organizatori të mirë dhe e publikut të kulturuar.

  2. #2
    SIPAS RREGULLORES SË RE TË PROPOZUAR TË PARLAMENTIT TË MALIT TË ZI

    Në Parlament edhe shqip

    Podgoricë - Në qoftë se deputetët e Parlamentit të Malit të Zi do ta miratojnë rregulloren e re të propozuar, atëherë deputetët shqiptarë në këtë Parlament do të kenë mundësi të flasin në gjuhën e tyre amtare.
    Rregullorja e re parashikon që deputeti, gjuha e të cilit nuk është gjuhë zyrtare në Mal të Zi, ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij amtare në mbledhjen e Parlamentit, por është i obliguar që nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë, ta njoftojë për këtë në kohë sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, në mënyrë që të sigurohet përkthimi në gjuhën zyrtare.
    Partitë parlamentare shqiptare në Mal të Zi e kanë përshëndetur rregulloren e re të propozuar të Parlamentit.



    (Kohapress)

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Pakti i Carlo I Toccos me Komunën e Gjenovas (1389-1390).
    Nga Bizantin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 16:56
  4. Kryetari që e drejton komunën nga “kulla e ngujimit”
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 07:49
  5. PS fiton zgjedhjet në komunën e Dushkut
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •