Close
Faqja 14 prej 47 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 461
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Qenke i çuditshëm.

    Kërkon si i thonë gomarit në Kosovë (gegnisht) dhe të thashë se i thonë: magar / magjar, ndërsa tashi thua që është greqisht, gjë që mua s'më rezulton kështu sipas kërkimeve në google (γάιδαρος - gaidaros), dikush që di greqisht mund ta verifikojë. Po gomar ça është, pellazgjisht?

    Ironikja qëndron në faktin se na e heq veten si ekspert lol, aq ekstertë sa thua se kerr i thonë gomarit. Pash Zotin, ik shih Çufo Tv-në.
    Në Greqi i thonë edhe gajdharos edhe magjar. Hyre ti në gogël dhe e gjete

    Në Jug gomarit të vogël i thonë edhe kërr edhe kërriç.


    Nëse nuk përballesh dot me arsyetimet e mia, je ti ai që duhet të shikosh Çufo-tv.

  2. #132
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Nuk i thonë kërr apo kerr të voglit të gomarit por krriç (ose përlak).
    Jack, qe kuptimet qi i jep fjalori i guhës së normueme për fjalën kërr:

    KËRR m. sh.
    1. Kërriç.
    2. Kalë i përhimë, kalë çil; kalë i bardhë me pulla të
    murrme.

    Sa herë kam mundësi nuk parapëlqej me folë përmendsh.

  3. #133
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Në Greqi i thonë edhe gajdharos edhe magjar. Hyre ti në gogël dhe e gjete

    Në Jug gomarit të vogël i thonë edhe kërr edhe kërriç.


    Nëse nuk përballesh dot me arsyetimet e mia, je ti ai që duhet të shikosh Çufo-tv.
    Jo gomar i vogël, por i vogli i gomarit, që dallon thelbësisht.
    Ja si e përshkruan fjalori:

    KËRRIÇ m. sh.
    1. I vogli i gomaricës, pulisht, visk.
    2. fig. shar. Djalë i ri, jo i zgjuar a mendjelehtë ose
    pa përvojë në jetë; njeri i papjekur.

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    Kjo që i thonë edhe greqisht nuk do të thotë gjë, se ky Ballkan është, dhe nuk i dihet kurrë kush nga kush huazoi.
    Apo ke harruar si e fillon Kadare librin e tij Dosja H. duke vënë në gojë të ambasadorit shqiptar në SHBA disa fjalë nga vargjet hyrëse të Iliadës, mes të cilave edhe fjalën gege MËNI (jo mëri, siç është normuar), dhe e cila nuk ndodhet në fjalorin e gjuhës së sotme zyrtare që flitet tek ata që pretendojnë se janë trashëgimtarë të Homerit.
    Nuk thashë që magjar është fjalë greke dhe e ka huazuar Kosova, por jam i sigurtë që e kanë huazuar grekët.

    Nuk jam shumë i sigurtë, por më duket se edhe në Jug të Shqipërisë, përdoret fjala magjar
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 27-11-2009 më 19:49

  5. #135
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    E dija qe do te futem tek tema e diktimit komunist. S'ka lidhje, e perseris mendimin tim edhe ne kete teme.

    E para: Sipas mendimit tim eshte vetem nje presupozim qe Kongresi i Njesimit ishte diktim i urdheruar. Nuk ka deshmi per kete gje...


    Prektora

  6. #136
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Magar i thonë edhe greqisht. (magjar)
    Ne toskerisht i thon magjar, por qe perdoret me shume nga pleqt. Ne greqisht vec nese i thone arvanitasit se greket nuk ma ha mendja.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kerr=veture, ma shqip, qe edhe pleqt i thone - VETURA ajo qe veton sgkon shpejt, veton si vetetimia, e frengj. eshte ma shqip se sa shqip, E emri - kerr, car ang. perdoret per qerren e drurit me kuaj, kerri i kijeve, kerri i kuajve... VETURA

    ne Kosove flitet - kerr, per makinen, si shenje modestie qe mos te thohet dicka ndryswhe nga kerri i kuajve... me kerr pa kerr...

    budalle - vie nga rrenja bude, buda budallai

    gomar, gomer, magar, magjar (magjarr) ai qe i beson kongresit 72, se ishte njesim i gjuhes letrare shqipe, sepse nuk ishte njesim - po i njeanshem! Kete e dine edhe gomeret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 28-11-2009 më 11:05 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Bato e puroshkodran, leni fyemjet me njeri-tjetrin e na shkruani dicka qe dini qe te mesojme shqipen, jo puro, se edhe purizmi eshte i demshem, po, ashtu si ua merr mendja, gjithmone me argumente e jo me hamendje, se nuk behet shkenca me teka: e lagu, s'e lagu.
    Persa i perket fjales: "kerr" vertet qe vjen nga "kjerr-e"=qerre, ashtu si "kjumsht-i"=qumshti, kjaj=qaj, etj. Them se fjala "makine/a" nuk mund te zevendsohet me "kerr" se ate e terheqin qete ( kafshe), kurse makina asht vetelevizese, eshte nje neologjizem qe ka hyre ne Shqiperi bashke me mjetin, makinen. Shqipja e vjeter, ashtu si edhe gjuhet e tjera, nuk e ka pasur kete fjale, ashtu sikur se "televizion", "kompiuter", "maus" shqip "miu" vetem si forme po nuk eshte, them une, sinonim i mirefillte per "maus-in". Gjuha pasurohet me neologjizma dhe disa fjale zhduken e perbejne "arkaizma" qe perdoren rralle vetem nga ndonje shkrimtar kur pershkran personazhe e bema arkaike. Sot po quhet arkaike edhe fjala "kerre"="qerre" e s'eshte e drejte te zevendsoje fjalen: "makine". Zevendsimi do kohe. Po te shikojme Kadaren e perdore fjalen "tymtar" per fjalen "oxhak" me origjine turqisht, po nuk eshte bere prone e shqipes, ashtu sikur se rilindasit qe deshen te zevendsonin fjalen "shkolle" me "mesonjtore", "gjeografi" me "dheshkronje"etj. Mire do te ishte, po, c'e do se nuk u arrit te behej e ne vazhdojme te themi:"shkolle", "gjeografi"etj.

  9. #139
    Postuar më parë nga ZANOR
    Ti nuk flet me kokë, po me brryl e me bark. Askush nuk thot - ta dënojmë Toskninë, po dhunën ndaj gegnistes e të bashkësisë masive gege - duhet dënuar dhuna, që i bahet gegës edhe sot dikush çjerret gjoja po mbroj ''gjuhë të njësuar'' gjoja kombtare, kur kjo osht krejt toskërishte, gjuhë njëdialektore - dhunë mbi Shqipen e vërtetë! Dhe as mos të krekoset dikush se mbronë DHUNË se dihet kush ish inisiatori i gjoja gjuhës së njësuarrrr, e kush ish e osht viktima! Po asnjë dhunë nuk shkon tepër gjatë e kputet, e sa ma shpejt ta kuptojm. - aq ma mirë do të jetë për vet ata që gjoja po mbrojnë kët ''gjuhë të njësuarrrr''. po kush osht ai që sot don të futi dro në lirinë e shprehjes së SHQIPES SË VËRTETË? Kush osht ai?

    Merr nji libër të shkruar shqip para vitit 1972 në Kosovë dhe e sheh SHQIPEN e ndjenë (vetëm me pak ndryshime nga gjuha e folur e popullit)... merr psh romain ''Rrushi ka nisë me u pjekë'' apo tjetër me tregime...apo poezitë e botuara në Kosovë para vitit 1972 dhe e sheh sot dhunën e hapur edhe të disa maskarenjve që furdullisen gjoja po mbrojmë gjuhë të njësuar - se cili element dominon mbi kët gjuhë të njësuar - gegnisht apo krejt tosknisht! Kush osht ai që don të na mashtroj edhe ma shumë sot?

    Gjuha unike shqipe formohet vet nga populli!
    Po ti kush na qenke keshtu ; perfaqesuesi i gjithe popullit te Kosoves ???
    Me kete lloj te shkruare qe perdor ti “Zanor”, vetem je duke i bere dem si dialektit Geg ashtu edhe atij Tosk ,ashtu edhe Gjuhes Letrare.
    Nuk e kuptoj se cfare ndjen kur ti tallesh dhe ironizon gjuhen tende te njesuar.Vetem dashamir i gjuhes shqipe ti nuk mund te quhesh. Ti nuk e ke idene se sa krenare do te ndiheshin ata atdhetare e pendarte te shek. XIX e te shek XX(qe nuk jane gjalle)nga Konispoli e deri ne Vermosh, per kete arritje te gjuhes se njesuar; ku cdo shqipetar i cdo krahine do te krenohej pas 1972 per nje gjuhe te vetme per te gjithe shqipetaret anembane . Kosova e vitit 1968, jo vetem qe e mirepriti projektin e rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe te 1967s ne Tirane, por e respektoi ate projekt tejmase,saqe e futi ne perdorim para Kongresit te 1972, prandaj pati sukses edhe Konsulta e Prishtines e 1968s.
    Ky nuk ishte thjesht nje veprim patriotik nga ana e Kosoves ,sepse zhvillimet dhe punimet per njesimin e nje gjuhe letrare per te gjithe shqiptaret kane filluar qe para shekullit te XIX dhe ka qene e ditur qe atehere, se Toskerishtja ishte paksa me e standartizuar se Gegerishtja, sepse qe atehere te gjitha dialektet pothuajse kane pasur nje fare standarti brenda vetes se tyre ,d.m.th brenda nen-dialekteve.
    Sot nuk te ndalon njeri se cfare dialekti ke deshire te flasesh apo te shkruash(cdo dialekt ka bukurine e vet)
    Pse cfare deshe ti apo disa te tjere qe sot te kishim “shqiptarce, kosovarce, camerishte, shqipce maqedonishte,shqipce malazesce”? Jo jo sot ka nje gjuhe te njesuar per te gjithe shqiptaret kudo qejane dhe ka pasuri dialketore aq shume sa qe ne vetem duhet ta pasurojme sa me shume kete mbi-pasuri qe kemi d.m.th gjuhen tone letrare. Duhet ta pasurojme sa me shume me elemente Gege ,e me elmente Toske dhe pse jo ,me elemente Arbereshe.
    .................................................. ........................................

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    Ne toskerisht i thon magjar, por qe perdoret me shume nga pleqt. Ne greqisht vec nese i thone arvanitasit se greket nuk ma ha mendja.
    Atëherë, mbase do të ishtë më e drejtë që fjala magjar të ishte letrare dhe të zëvendësonte gomarin.

    Dalin dy pyetje:

    1) Cila është prejardhja e fjalës gomar?
    2) Ka ndonjë lidhje fjala magjar me hungarezët? (pasi edhe hungarezët quhen kështu).


    ---------------------------------

    Pasurimi i gjuhës letrare me fjalë të reja, por njëkohësisht duke ruajtur edhe ato që janë, me qëllimin që të mbeten të gjithë të kënaqur, nuk është i mundur. Po mundohem ta shpjegoj me një shembull:

    Marrim për shembull fjalën letrare është.
    Në vise të ndryshme, folja është shqiptohet kështu:

    osht - (Kosovë, Maqedoni)
    asht - (Veri)
    o - (Shqipëri e Mesme)
    esht - ( e, jo ë. Myzeqe - Fier Lushnjë, Berat)
    ësh - (Labëri - Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër)

    Në qoftë se do t'i futim të gjitha këto pasuri në gjuhën letrare, që të mbeten të gjithë të kënaqur, atëherë cila do të jetë fjala e njësuar? Apo ta shkruajë secili si të dojë?

    Apo duhet të shpikim një fjalë të njësuar aëoesht që të mbeten të gjithë të kënaqur?


    Siç e kam thënë edhe më lart, pasurimi do të ishte i mirë, por vetëm për fjalët e huaja.
    Për shembull, marrim fjalën letrare dyqan. Kjo është një fjalë e huaj (turqisht) që mua nuk më pëlqen. Në Kosovë kemi fjalën e bukur shqipe shitore, që vjen nga folja shes (blej, shes, shitje). E mira do të ishte që fjala shitore të hynte në gjuhën letrare dhe të zëvendësonte fjalën dyqan.

    Kjo është ajo që duhet bërë, dhe jo zëvendësimi i fjalëve shqipe me fjalë të tjera shqipe. Kjo nuk sjell asnjë dobi.

    Në qoftë se ne e kemi gjuhën të mbushur me fjalë të huaja, turke, italiane, angleze, etj. por i mbajmë këto fjalë, dhe ndryshojmë gjuhën letrare duke zëvendësuar fjalë shqipe me fjalë shqipe, duke menduar se rregullojmë gjuhën, atëherë nuk bëjmë asgjë tjetër, por vetëm gënjejmë veten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 28-11-2009 më 13:44

Faqja 14 prej 47 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •